
Postuar mė parė nga
marcus1
Ndėrrova mėndje, do komentoj edhe mbi shkrimin e mėsipėrm.
Peniel, ajo qė kam vėne re unė nga pėrvoja ime me Krishtin ėshtė se duhet tė ndodhė zbulesa mė parė qė tė kuptosh Shkrimin. Shkrimi nuk ėshtė si njė libėr udhėzimesh qė sa herė dikush tė thotė diēka, para se tė shohim nėse ajo qė thotė, ėshtė e saktė apo jo, e hapim atė, e lexojme dhe mė pas vendosim nėse ajo qė ai tjetri na ka thėnė, ėshtė e saktė apo jo. Jo, nuk ndodh kėshtu me Shkrimin.
Po tė tė sjell njė shembull nga vetė shkrimi tė shohėsh se mė parė ndodh zbulesa, hapja e syve qė tė kutposh atė qė po lexon.
Acts 8:26 Dhe njė engjėll i Zotit i foli Filipit, duke i thėnė: ''Ēohu dhe shko drejt jugut, nė rrugėn qė nga Jeruzalemi zbret nė Gaza; ajo ėshtė e shkretė''.
Acts 8:27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, njė njeri Etiopas, eunuk, njė zyrtar i lartė i Kandaces, mbretėreshės sė Etiopisė, pėrgjegjės i tė gjitha thesareve tė saj, i cili kishte ardhur nė Jeruzalem pėr tė adhuruar.
Acts 8:28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur nė karrocėn e vet, lexonte profetin Isaia.
Acts 8:29 Dhe Fryma i tha Filipit: ''Afrohu dhe arrije atė karrocė!''.
Acts 8:30 Filipi iu turr afėr dhe, duke dėgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ''A e kupton atė qė lexon?''.
Acts 8:31 Ai tha: ''E si do tė mundja, po s'pata njė qė tė mė udhėzojė?''. Pastaj iu lut Filipit tė hipė dhe tė ulet pranė tij.
Acts 8:32 Por pjesa e Shkrimit qė ai po lexonte ishte kjo: ''Atė e ēuan si delja nė thertore; dhe ashtu si qengji ėshtė memec pėrpara qethtarit, kėshtu ai nuk e hapi gojėn e vet.
Acts 8:33 Nė pėruljen e tij iu mohua ēfarėdolloj drejtėsie; po kush do tė mund ta pėrshkruajė brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka''.
Acts 8:34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ''Tė lutem, pėr kė e thotė profeti kėtė? Pėr veten e vet apo pėr ndonjė tjetėr?''.
Acts 8:35 Atėherė e mori fjalėn Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
Pak a shumė kėshtu ndodh edhe me ne sot. Ndėrsa lexojmė Shkrimin, Zoti, nėpėrmjet Frymės mund tė na hapė sytė dhe tė kutpojmė diēka qė nuk e kishim kuptuar mė parė. A nuk tė ka ndodhur ty qė pėr vite me radhė tė kesh njė interpretim tė caktuar pėr njė varg dhe nė njė moment, ose duke lexuar ose nga njė vėlla, ose nga rrethanat qė ti po kalon, tė tė hapen sytė dhe tė shohėsh njė interpretim mė tė thellė tė atij vargu? Mua pėr vete mė ka ndodhur.
Kėshtu pra, unė Shkrimin nuk e shoh si njė manual qė do mė tregojė si tė funksionojė njėra apo tjetra gjė. Shkrimin e shoh si njė ushqim nga i cili mund tė marr dhe tė rritem. Nė tė, kėrkoj tė gjej Krishtin dhe tė ushqehem prej Tij. Ndėrsa marr nga Ai, Ai mė tregon mė shumė nga Vetja e Tij.
Nėse dikush thotė diēka qė unė nuk e kam parė ende, atėhere kėrkoj qė Ai tė ma tregojė. Por ka raste qė dikush mund tė mė thotė gjėra qė janė ndryshe nga ato qė mė ka zbuluar Ai dhe qė dikur unė e kam kaluar atė shteg. Pėr atė gjė, unė jam i bindur pėr tė vėrtetėn dhe mbahem nė tė. Nuk tregohem i ashpėr kur ėshtė fjala pėr gjėra dotkrinore, pėrkundrazi jam shumė elastik me vėllezėr qė kanė mendimė tė ndryshme nga unė. Por kur vjen puna qė disa gjėra doktrinore kėrkohen tė bėhen qendėr e Krishtėrimit, atėhere unė nuk lėshoj pe.
Njė shėmbull konkret ėshtė ndryshimet nė doktrinė qė unė kam me Toni77. Ai i pėrket kishės katolike, ndėrsa unė ndodhem jashtė ēdo sistemi fetar. Por unė kam parė kaq shumė Krisht nė atė vėlla, kam marrė kaq shumė Krisht nga ai vėlla, jam mbushur kaq shumė nė frymė nga ai vėlla, saqė nuk merrem fare me ndryshimet doktrinore qė unė mund tė kem me tė. Fryma e Krishtit nuk mund tė pengohet nga barrikadat e doktrinave.
Ndėrsa ti nuk ke parė pothuajse asgjė biblike ne shkrimet e mia. Mos vallė ndodh kjo sepse ke bėrė qendėr doktrinat?
Krijoni Kontakt