
Postuar mė parė nga
marcus1
Matrix ka shumė tė drejtė. E parė nga ana doktrinore, Kisha e ka zanafillėn e saj qė nga pėrjetėsia. Ajo ka qenė gjithmonė brenda Krishtit dhe Ajo ka dalė nė kohė nga brinja e Tij.
Nė zanafillė, Eva ėshtė njė ikonė e bukur, e mahnitėshme, madhėshtore e Kishės sė Krishtit. Ashtu siē doli Eva nga brinja e Adami tė vjetėr, ashtu doli edhe kisha nga brinja e Adamit tė ri, Krishtit.
Kjo ėshtė ana doktrinore, por le ta shohim pak nga ana praktike. Kur lindi Kisha nė kohė?
Mendoj se para se ajo tė lindė ka pasur njė fazė embrionale. Dhe ajo fazė ėshtė koha rreth 3 vjet e gjysėm qė Krishti ndenji me dishepujt e Tij. Ēfarė bėnte Krishti me ta?
E dimė shumė mirė se Kisha ėshtė pasioni i Atit dhe i Krishtit. Mendoni pak pėr veten tuaj. Nėse ju keni ndonjė pasion, a nuk do rrinit tėrė ditėn duke i folur tė tjerėve pėr kėtė pasion? Sigurisht! Atėhere, ēfarė bėri Krishti? U fliste dishpujve tė Tij tėrė kohėn pėr Kishėn? Si ėshtė dhe si duhet tė jetė ajo? Si funksionon apo si duhet tė funksionojė? Jo, aspak! Nė fakt, tek ungjijtė kisha pėrmendet vetėm dy herė. Por Krishti bėri diēka mė shumė, Ai shkoi pėrtej thjeshtė tė folurit pėr kishėn, Ai e jetoi kishėn bashkė me dishepujt.
Qėndrimi sė bashku i dishpujve me Krishtin pėr rreth 3 vjet e gjysėm pėr 24 orė ishte mėnyra e tė jetuarit sė Kishės. Ēfarė bėnin tėrė kohėn dishepujt me Krishtin? Ata kalonin kohė sė bashku, ata bisedonin sė bashku, ata ndanin me njėri-tjetrin, ata dėgjonin me endje Krishtin, ata qėndronin nė kėmbėt e Jezu Krishtit, ata bėnin ēfarėdo qė u kėkonte Krishti, ata ndonjėherė grindeshin me njėri-tjetrin. Ata bėnin gjithēka sė bashku, nė njė mėnyrė natyrale, spontane, tė thjeshtė. Ata thjeshtė jetonin me Krishtin. Kjo pra mendoj se ėshtė faza embrionale e Kishės sė Tij.
Deri tani, a shohim ndonjė pastor/bari, prift apo drejtues? Po! Pastori, prifti apo drejtuesi i tyre ishte Krishti! Po ndonjė drejtues njerėzor, a shohim? Sigurisht qė jo! A shohim ndonė predikim tė sė Djelės? A shohim ndonjė studim biblik? Sigurisht qė jo!
Mė vonė do vazhdoj mė tej mendimet e mia.
Krijoni Kontakt