
Postuar mė parė nga
gerrard73
Ajo qe me habit me shume ne artikullin qe eshte ne krye te kesaje teme, eshte injoranca qe shpreh ai qe e ka shkruar(burimi i lajmit dhe jo the admiral). Me habit mediokriteti dhe mos aftesia e gjykimit, ne asnje vend nuk thuhet se duhen te hiqen kryqat nga instiucionet. Problemi lind nga qe nga viti 2001, nje grua finlandeze, nje e ashtuquajtur "laike", ka protestuar per pranine e nje kryqi ne klasen ku studionin femijet e saje, dhe autoritetet shkollore jane pergjigjur se, "kryqi perfajqeson kulturen 2000 vjeēare te popullit italian". Zonja ne fjale nuk eshte mjaftuar por e ka derguar ēeshtjen ne Gjykaten e Strazburgut, dhe kjo gjykate ne istancen e pare i ka dhene te drejte gruas, duke e konsideruar kryqin nje objekt fetar dhe si i tille nuk mund te qendroje ne nje institucion publik dhe laik. Ne radhe te pare, shteti italian do te beje apelin dhe nuk eshte e thene se nuk e fiton gjygjin ne istancen e dyte. Me vendimin qe ka marre kjo gjykate, rrezikon te krijoje nje precedent shume te rrezikshem. Te rrezikshem jo vetem per problemet fetare por per shume probleme te tjera. Tani te marrim nje shembull te theshte, Shqiperia eshte Republike Parlamentare, por jo te gjithe e duan Republiken, ka shume njerz qe duan monarkine dhe Mbretin. Por ne institucionet publike, e varur ne mur qendron fotografia e Presidentit te Republikes, ne rastin tone e zotit Bamir Topi. Nese duam te ndiekim te njejten llogjike qe ka djekur Gjykata e Strasburgut, fotografia e Presidentit te Republikes eshte antidemokratike dhe fyen te gjithe ata shtetas qe nuk duan Republiken por duan Monarkine. Dhe do te mjaftonte nje denunēe e nje qytetari te thjeshte, kunder fotografise se Presidentit te Republikes ne institucionet publike, qe kjo fotografi te hiqej nga institucionet.
Krijoni Kontakt