Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a po na e sillni fjalimin e shkurter te Presidentit.. per votimet a jo..
    Llap pse nuk e sjell?

    apo nuk e njeh Sejdiun si president..

    sille qe te na vertetosh se e pranon voten e popullit.. sepse sejdiu me vot populli eshte president..

    drenicak..
    duhet te dali poplli ne votime qoft per te votuar ata qe jan pak si me te mire.. qofte ..dhe kryesorja kjo.. per te respektuar e vleresuar Votimin si proces i natyrshem qe kryen nji shtet e nji popull i qyteteruar.. qe e njeh demokracine dhe e mendon te ardhmen me te mire nepermjet rruges se zgedhjeve te lira.. te herpashershme..
    nuk jam me vetfundosjen..
    mos dalja ne votime shkakton kriza..e nji kosov ne kriz nuk na duhet..

    ..

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    drenicak..
    duhet te dali poplli ne votime qoft per te votuar ata qe jan pak si me te mire.. qofte ..dhe kryesorja kjo.. per te respektuar e vleresuar Votimin si proces i natyrshem qe kryen nji shtet e nji popull i qyteteruar.. qe e njeh demokracine dhe e mendon te ardhmen me te mire nepermjet rruges se zgedhjeve te lira.. te herpashershme..
    nuk jam me vetfundosjen..
    mos dalja ne votime shkakton kriza..e nji kosov ne kriz nuk na duhet..

    ..
    Pajtohem me ty edhe pse jam 200% me vetvendosje
    duhet te dali populli me vtu
    te mos votioj thaçi dot fitoje
    por te votoj prap thaçi dot fitoj vetem popupulli me mir punet do ti kuptoj.

    kush vendos per ne
    pra Vetfundosja e Brarit.....te hujt ......keshtu na thot meselejshen show
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a po na e sillni fjalimin e shkurter te Presidentit.. per votimet a jo..
    Llap pse nuk e sjell?

    apo nuk e njeh Sejdiun si president..

    sille qe te na vertetosh se e pranon voten e popullit.. sepse sejdiu me vot populli eshte president..



    ..
    Enkas per Brarin
    -------------------------------

    Sejdiu: Zgjedhjet lokale dëshmojnë qëndrueshmërinë e shtetit tonë
    Prishtinë, 10 nëntor - Presidenti i Republikës Pof. Dr. Fatmir Sejdiu vizitoi sot Kolegjin AAB, dhe para studentëve dhe stafit akademik ligjëroi me temë: "Zhvillimet, sfidat dhe perspektiva e Republikës se Kosovës". Presidenti Sejdiu në fjalën e tij përqendrua në historinë e re të zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë për dinamikën e ngjeshur dhe sfiduese të dy tre viteve të fundit, nga periudha e bisedimeve për përcaktimin e statusit politik të vendit tonë, e cila suksesshëm u kurorëzua më 17 shkurt të vitit 2008, pra me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. "Kosova ka hyrë në obligime të qarta dhe shumë e vetëdijshme se do të jetë një shtet demokratik i të gjithë qytetarëve, se do ketë një kujdes të veçantë në trajtimin më të mirë të mundshëm dhe respektimin e standardeve për të drejtat dhe liritë njerëzore dhe të drejtave të komuniteteve pakicë, se do të jetë partner i rëndësishëm i bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare dhe faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon", theksoi Presidenti Sejdiu. Më tej, Presidenti tha se megjithë prognozat e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë, në Kosovë nuk kanë ndodhur asnjëra nga parashikimet, sepse ishte një busull e qartë e ecjes, një koherencë e plotë e bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës, por edhe me miqtë e Kosovës, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shtetet kyçe të Bashkimit Evropian. Kjo rrugë, tha ai, është rruga më e mirë për perspektivën, për zhvillimin e Kosovës dhe për mirëqenien e qytetarëve të saj, theksoi Presidenti. Presidenti Sejdiu foli edhe për strukturën e institucioneve shtetërore të ndërtuara pas shpalljes së pavarësisë se Kosovës. Pasi konstatoi se vendin tonë deri më tash e kanë njohur 63 shtete, ai tha se Kosova deri më tash ka ndërtuar rrjetin diplomatik me 21 misione diplomatike në botë, ka ndërtuar korpusin legjislativ shumë të mirë për kohën dhe për rrethanat e saj, Kushtetutën moderne, e cila në vete përmban parimet e rëndësishme përgjithshme që kanë kushtetutat bashkëkohëse të botës. Janë ndërtuar institucionet më vitale të një shteti të ri, vijoi Presidenti Sejdiu, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Nacional të Sigurisë, Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencinë e Inteligjencës. Të gjithë këta mekanizma krahas punës së Parlamentit, Qeverisë dhe pushtetit lokal, janë mekanizma që e tregojnë natyrën e një shteti në gjenezën e vet. Presidenti në ligjëratën e tij foli edhe për sfidat zhvillimit ekonomik dhe nevojën e rritjes së GDP së vendit, procesin e privatizimit, problemet me energjinë elektrike, e cila është një ndër sfidat më të mëdha për zhvillimin ekonomik, përkundër resurseve të mëdha që ka vendi. Si rrafshe të investimeve që duhet të bëjë Kosova, Presidenti përmendi fuqizimin e institucioneve të shtetit, rritjen e efiçencës së tyre dhe në veçanti investimi në sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjitha organet dukë përfshirë policinë doganat, gjykatat dhe prokuroria ta kryejnë punën e tyre në bazë të ligjit. Presidenti Sejdiu duke folur në veçanti për këta resorë, tha se duhet të respektohen dispozitat ligjore, për të pasur një polici të mirë, një gjyqësor të mirë, një prokurori të mirë, ku sundimi i ligjit, në esencën e vet, do ishte në radhë të parë. Gjithashtu Presidenti Sejdiu shpjegoi edhe raportet e institucioneve të vendit kanë me institucionet ndërkombëtare dhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu përmendi gjashtëpikëshin, me përmbajtjen e të cilit, siç tha, kishte tendenca të hapjes edhe një herë të një cikli të ri të bisedimeve dhe një definim i çështjes së Kosovës si një temë e pakryer, tezë kjo e Serbisë dhe e mbështetësve të saj. - Përgjigjja jonë, - vijoi Presidenti, - ishte një jo e madhe. Këtë e bëmë jo për të lënduar ndjenjën e bashkëpunimit të madh që e kemi pasur dhe e kemi me bashkësinë ndërkombëtare, por për të treguar se Kosova është pavarësuar me vullnetin politik të popullit të saj. Presidenti gjatë ligjëratës së tij foli edhe për problemet në veri të vendit, të cilat do të zgjidhen gradualisht deri në shuarjen e plotë të strukturave paralele, si dhe për procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Ai ftoi qytetarët që masivisht të marrin pjesë në zgjedhje, si test i rëndësishëm i dëshmisë së Kosovës se është në gjendje të organizojë vetë zgjedhje të vërteta demokratike. Presidenti edhe me këtë rast u bëri thirrje qytetarëve serbë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe përmendi komunat e reja të formuara mbi bazë të Planit të Ahtisaarit dhe ato komuna që pritet të krijohen. Pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve në zgjedhje do ta dëshmonte qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës, tha ai. Pas ligjëratës së tij, Presidenti iu përgjigj pyetjeve të studentëve, që kryesisht kishin të bënin me vizionin e institucioneve të Kosovës për integrimet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, çështjen e liberalizimit të vizave, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx llap..

    ne tv del ka i her sejdiu kto dit e ne nji fjalim te shkurter i drejtohet popullit per votimet.
    nuk ben tifozllyk per asnji parti ne at fjalim por thekson rendesin e daljes ne votime etjetj..
    Kte fjalim do desha tena e sjell dikush ne se eshte diku i shkruar..
    Llap.. shih mos e gjen..




    Uroj qetsi te ket ne kosov e njerzit krejt at dit me i lan kafiqat e krevetat e oturakat e me dal ne votim e me votue ma te miret..


    doruntin oj gjeraqin..

    e pse je dakort me vetfundosjen..

    ne se vetfundosesit do lexonin forum..e do ngonin brarin.. nuk kishin me dal ne protest provokuese budallakino-kuse.. e ata djemt qe i vrau polici rumun do ishin sot gjall e ne shpi te vet tuj ushqye fmit a tuj studiue.. e punue per te mir te kosoves..
    mirpo nguen albin kastravecin e shkune si qeni ne rrush e albini i ka harrue ata sepse kti lloj tipi aventuristi nuk i ha palla per djem kosove..

    albini por dhe gjithkuish qe don me u angazhue ne politik.. e ka nji rrug..

    formo parti or zotni..
    dil ne votime.. e mbaj fjalime..
    fito deputet e baj si don vet..
    sepse kur ke fitue.. e ke ligjerue..
    se poplli po i don pikpamjet qe trumbeton..
    e pra ty te takon me zhvillue platformen qe e mendon..
    si ma e mira ..
    oj dorunntin.. qe han kompira..

    ndryshe rrugt e tjera..
    jan per lahpera..
    qe mir e dijn se votat nuk i mbrrijn..
    e smunden me formu qeverri..
    ne se hyjn si parti..
    e hajt kshu tuj protestue..
    pa qen parti e tuj u lazdrue..
    dal ku dal se po u dh.i puna..
    hajt se e zgidh sejdiu me do hashuma..
    jo keshtu nuk ban oj doruntin..
    sejcili me mbajt duhet pergjegjsin..
    kush m.utin e ban..le te shkoj vet ta han..
    jo me e ba.. e tjeret me i shti ne bela..

    dume me ba shtet.. e jo tralala per lezet..
    larg nga albin magari.. aventurieri qe ka mend sa k ..i..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-11-2009 më 06:59

  5. #35
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Ani kush po fton per zgjedhje?!!!

    Fushata tregon më së miri se kush po konkuron dhe cfarë do të "bëjn" ata kur të zgjiidhen.

    Populli duke e pa se alternativa për të zgjedhur është e një niveli aq të dobët , sa , sic thot një thënie "kape njonin e mshoj tjetrit" , kështu që më e mira për popullin është që mos të bëhet pjes e kësaj loje të pist të "politikanve" pra dallarevgjive , rrencave , hajnave ... të politikes ditore.

    Le të votoj ata vetne e tyre ,edhe ashtu nuke kan pyetur populin pothuajse per asgjë.
    Kur u pyt populli për :kushtetut , flamur , himën , kufij , bashkim kombëtrë ...
    Asnjëhr!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Po dole në zgjedhje , do të jesh faktor për ato që pasojn pas përfundimit të tyre.
    Nës eke ndërgjegje , do të pendohesh!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #36
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Ani kush po fton per zgjedhje?!!!

    Fushata tregon më së miri se kush po konkuron dhe cfarë do të "bëjn" ata kur të zgjiidhen.

    Populli duke e pa se alternativa për të zgjedhur është e një niveli aq të dobët , sa , sic thot një thënie "kape njonin e mshoj tjetrit" , kështu që më e mira për popullin është që mos të bëhet pjes e kësaj loje të pist të "politikanve" pra dallarevgjive , rrencave , hajnave ... të politikes ditore.

    Le të votoj ata vetne e tyre ,edhe ashtu nuke kan pyetur populin pothuajse per asgjë.
    Kur u pyt populli për :kushtetut , flamur , himën , kufij , bashkim kombëtrë ...
    Asnjëhr!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Po dole në zgjedhje , do të jesh faktor për ato që pasojn pas përfundimit të tyre.
    Nës eke ndërgjegje , do të pendohesh!
    "PO " i nderuar Kili "PO" Zgjedhjeve :
    qe te te pyes kush , duhet te jeshe aty ku pyetet dhe aty ku behet politika kombetare.
    Rruga te len ne rruge, ja nje shembull sa per perkrahje ketij mendimi : kur ne protestonim ne rruget e botes per Kosoven fare pak ne mos hic ishte ndikimi ne institucionet nderkombtare per te drejten tone, kur nisem te hyjme neper Parlamente, Kongrese dhe Shtepia te Bardha dhe shtepia Blu ndryshoi qendrimi i botes!!!
    Ne vendin tone duhet te jete edhe me lehte : duhet te jeshe aty qe te nderrosh Kushtetuten, te nderrosh fizionomine e shtetit te ri te Kosoves dhe PATJETER DUHET TE JESHE ATY QE MOS TE NDERROSH IDENDITETIN DHE FLAMURIN !!!
    Shqiperia Etnike ( E Bashkuar) qe thua ti nuk behet nga rruga dhe margjinat, do te behet nga ata qe jane ne krye te institucioneve kombetare ne Tirane dhe ne Prishtine, dhe nese nuk e bejne ata NE ME VOTA do te zgjedhim ata qe do ta bejne bashkimin realitet , edhe une dhe ti do ndihmojme nje cike gjithesesi !!!


    P.S.
    mosdurimi personal me anetare te ketij Forumi nuk duhet te erresoj gjykimin e drejte, sepse shpesh mund te kete qendrime te njejta per nje ceshtje te nje rendesie te madhe kombetare edhe kur ka averzion personal per njeritjetrin(kjo pa arsye dhe si pasoje e nje paaftesie komunikimi, se vertete kush me kend nuk njihet aq mire ketu sa te shkoje aq larg deri ne urrejtje per njeritjetrin), por shpesh mund te kete nje miqesi te plote mes anetaresh por qendrim diametralisht te kundert per nje ceshtje te rendesishme kombetare.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-11-2009 më 10:16
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    E, cilat zgjedhje te presim, qe mos t'i bojkotojme...?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #38
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    E, cilat zgjedhje te presim, qe mos t'i bojkotojme...?
    kur te behet erjon veliaj kryeminister.

  9. #39
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    S'na ka mbet tjeter veq te votojm per te vdekurit!Kta te gjallet spo i duam,e ata te vdekurit bile nuk po premtojn asgje.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fushata paraelektorale dhe mediat

    Hënë, 09 Nëntor 2009 20:05

    Ferdi Kamberi



    Fushatës paraelektorale vetëm sa ka filluar t'i vijë fundi dhe gjatë kohës së mbajtjes, ajo në ombrellën e saj ka pasur anët pozitive dhe negative. Gjatë tërë kësaj kohe, kemi qenë dëshmitarë të asaj se fushata ka pasur shumë aspekte për t'u lavdëruar, por edhe shumë aspekte të cilat padyshim se i japin konotacione negative vetë demokracisë, por edhe vendit, pasi që për herë të parë këto zgjedhje organizohen nga vetë institucionet e vendit. Mediat, edhe pse realisht kanë pasur një punë mjaftë të vështirë, shpeshherë kanë qenë ato me të cilat është manipuluar, njëherit mediat janë përdorur si një instrument psikologjik drejt instrumentalizmit të publikut, duke bërë kësisoj që edhe vetë fushata paraelektorale të marrë një kthesë tjetër. Nuk është rastësi, pse thuhet që media është pushteti i katërt pas atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, sepse mediat si ato elektronike, por edhe të shkruara ofrojnë një informacion, mbi ndodhitë, problemet dhe fenomenet anë e mbanë botës, ato janë prodhim i procesit të globalizmit. Në çdo vend demokratik, mediat i shërbejnë publikut, e sidomos ato mediat publike, dhe kur jemi tek fushata paraelektorale ato kanë një përgjegjësi jashtëzakonisht të lartë, por edhe një ndikim, një kredibilitet me faktin që ato janë i vetmi element pragmatik i cili ofron projeksionet e partive politike pranë qytetarit.

    Hermetizmi mediatik?

    Edhe pse mediat luajnë rol me rëndësi gjatë fushatës paraelektorale, ato njëherit janë mekanizëm dhe njëra ndër shtyllat fundamentale të vetë sistemit demokratik. Madje, një ndër teoristët e demokracisë bashkëkohore, Giovanni Sartori, në librin e tij "Edhe një herë për teorinë e demokracisë" thekson se " zgjedhjet e lira pa opinion të lirë nuk thonë asgjë, andaj në këtë kontekst është e nevojshme që media të ketë lirinë e saj të shprehjes, emetimit, por edhe pasqyrimit real të gjendjes së krijuar. Gjatë fushatës media kosovare, të themi kushtimisht mbi 90 % të mediave kanë qenë të hermetizuara, të mbyllura, në atë kuptim që presione të shumta dhe të vazhdueshme gjithnjë e më tepër kanë pasur nga partitë politike. Prandaj, se si kanë ndikuar këto forma vlen t'ia hedhim një sy fushatës paraelektorale, ku kemi pasur rastin të shohim reklama të shumta të partive politike, gjë që janë në pajtim me vetë elementet fundamentale të sistemit demokratik, por jo ashtu siç janë shfaqur tek ne, sepse është parë qartë ndikimi i politikës në media. Në këtë drejtim media ka qenë e ngujuar nga presioni i vazhdueshëm për emetimin e reklamave - spoteve publicitare të partive politike, të cilat kanë ndikuar negativisht në vetë psikologjinë e qytetarit, por njëkohësisht kjo mund të ketë edhe një "efekt boomerang" drejt daljes në zgjedhje të vetë qytetarit. Andaj, në botën demokratike, posaçërisht në Perëndim i kushtohet rëndësi e veçantë transmetimit dhe emetimeve të këtyre spoteve, ku gjithashtu ato kanë një minutazh të caktuar në pajtim me rregullat e parapara.

    Depersonalizimi i votuesit nga pakujdesitë e partive politike?

    Duke parë shumë pakujdesi që janë zhvilluar nga partitë politike gjatë fushatës paraelektorale, shumë votues janë depersonalizuar nga ajo, dhe kanë krijuar një bindje tjetër. Ata, tani më mund të kenë qëndrim neutral në zgjedhje me faktin se, nëse i analizojmë vetëm ca sekuenca gjatë fushatës së partive politike, shohim që të gjitha partitë politike, premtojnë shumë, japin premtime të mbështjella me një kameleon fantastik. Ndërsa, asnjëra nga to nuk ka një program se si do të krijojë mekanizma për luftimin e aferave korruptive, si do të krijojë projekte, plane konkrete për infrastrukturën, ujin e pijshëm, kanalizimin, shërbimet tjera publike etj. Pra, këtu shihet qartë që në esencë secilës parti pothuajse i mungon qasja psikologjike dhe organizimi social i cili do t'i ofronte qytetarit një projeksion mbi atë "se ne premtojmë dhe atë e realizojmë". Kësaj çështje në vendet tjera i kushtohet tepër rëndësi, dhe gjatë ballafaqimit të kandidatëve për poste zyrtare secili shpalos programet - projektet e tij, shkurt dhe në mënyrë të qartë. Një rast i tillë që vlen të ceket është rasti me Danimarkën, gjatë ballafaqimit të kandidatëve ku secili shpaloste plan-programet e tij, shkurt dhe atë në disa pika, andaj partia në pushtet në atë kohë (kemi fjalën për zgjedhjet e fundit), kishte shpalosur plan - programin e saj në disa pika: ekonomi, shëndetësi, migrim etj., ku edhe arriti të fitojë mandatin e zgjedhjeve. Tek ne, shohim që kësaj pike nuk i kushtohet rëndësi, andaj nga kjo mund të rrjedhë se votuesi mund të ketë një qëndrim negativ, eventualisht neutral nëse nuk i ofrohet një plan konkret apo strategji nga një parti politike e caktuar.

    Së dyti, duke vëzhguar për së afërmi muajin e fushatës, transmetimet e spoteve të partive politike në televizionet tona nacionale, kemi parë të nevojshme që të pasqyrojmë si element të dytë edhe "varfërinë cilësore" të spoteve politike. Gjatë transmetimit kemi parë që shumica e partive politike nuk kanë një spot të mirëfilltë të cilën do të duhej ta kishte një parti politike ashtu siç i ka hije. Andaj, pasi që Kosova ka një popullsi mbi 40 % në varfëri, dhe një pjesë bukur e madhe janë të papunë, socializmin më të madh dhe akomodimin social, ata e gjejnë pranë mediave, e sidomos atyre elektronike, ku syri i qytetarit në momentin kur sheh sfondin e errët të spoteve - reklamave televizive, ngjyrosjen e estetikës së këtyre reklamave, pastaj mënyrën e dhënies së mesazhit të kandidatëve, në mënyrë automatike kjo ndikon në vetë psikologjinë e votuesit, sepse ai (votuesi) dëshiron të shoh një reklamë e cila ngjallë ndjenjën për votim, e motivon atë për të votuar, por edhe krijon një bindje që të paktën 50 % të premtimeve do t'i përmbushë. Një rast i tillë kishte ngjallur me ish-presidentin e SHBA-ve Nickson-nin i cili gjatë fjalimeve të tij për kandidim të mandatit tjetër, vetëm se kishte bërë shumë me gjeste, në këtë rast kishte drejtuar gishtin masës, mediat e kishin asociuar me portretet e diktatorëve, ku edhe u eliminua nga gara presidenciale. Prandaj, këtu tek ne as që flitet për gjëra të tilla, sepse në parim mungon qasja e një ekspertize dhe përvoje të duhur politike.

    Si përfundim, mund të theksojmë se fushata paraelektorale ka pasur rëniet dhe ngritjet e saj, shpesh ka dalë nga rregullat e parapara, e sidomos me fyerjet ndërmjet partive politike, përkatësisht kandidatëve për kryetar komune, por edhe media ka qenë pre e presioneve të ndryshme, për emetimin e reklamave jashtë rregullores së saj. Në këtë drejtim votuesi kosovar duhet të zgjedhë mirë dhe me mend se këtë do të votojë. Le të votojë më të mirin, sepse në fund të fundit ata që vijnë në pushtet duhet t'u shërbejnë qytetarëve, atyre votuesve të cilët kanë dalë dhe nuk kanë dalë në zgjedhje.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •