Një marrëdhënie pozitive Shqipëri-Serbi, nuk do të ishte pozitive për Kosovën, kur në 1 Dhjetor Prishtina dhe Beogradi përballen në Gjykatën e Hagës. Kështu ka deklaruar ish-kryeministrit Pandeli Majko. ...
Postuar: 12:33:51 / 03.11.2009


Majko tha se një vizitë e paralajmëruar ministrit të Jashtëm shqiptar Ilir Meta në Beograd do të ishte e gabuar, pasi do të rriste prepotencën e Serbisë ndaj Kosovës. Ai thekson se tashmë Shqipëria duhet të ketë në tryeze me palën serbe, çështjen e Preshevës dhe se është optimist që Tirana dhe Prishtina do të luajnë së bashku lojën e munguar në rajon.

Miku jonë më i rëndësishëm dhe kyç në rajon, për arsye shumë të kuptueshme dhe të dukshme nuk është Beogradi zyrtar, por Prishtina zyrtare.

Me të ne kemi filluar dhe shumë shpejt do të luajmë një rol specifik përsa i përket orientimit të politikave tona rajonale dhe më gjerë dhe mendoj do të jemi një dyshe shumë e mirë për të bërë lojën që duhet ta bëjmë, ka deklaruar Majko.