Demonhyjnia
Fli
Po ta le e dashur në krahët e gjumit
Të vetmin partner në mungesën time
Tradhëtia tënde e parë dhe e fundit.
Fli
Me të vetmin mëkat të falshëm
Që demonët e epshit tonë i ndali
Tek ndiznim zjarr të përgjakshëm.
Fli
Bashkë me demonin tim kësaj nate
Tëndi qenka kthyer në hyjni
Mos vall' si demon hyjnia shfaqet?
Fli
Ja, tani dhe unë me ty po fle
Demonhyjnia në gjumë e zgjim
Të tjerë zjarre epshesh na ndez.
Krijoni Kontakt