Bruna dhe ajzberg, ju falenderoj dhe pershendes....
Pasqyra
Më mplak më pak se e vërteta
Qejfbërja e imja pasqyrë
Iluzionist i shembëlltyrës mbeta
I kthyer çuditërisht në shembëlltyrë.
Ec gjithandej i shpenguar
Metamorfoza njerëzore më brengos
Moshatarët ma paskan kaluar
Nga rrudhat dhe thinjat në kokë.
Rënduar nga mishi i tepërt
Nga dhjami i tepërt në bark
Moshatarët e mi të vjetër
S'më ngjanë sot moshatarë.
Çuditshëm dhe mua më shohin
Keqardhës deri në dhembshuri
"Sa paske ndryshuar, o Mondi
As qimja në kokë s'të mbin!"
Pastaj zbresin poshtë e më poshtë
Më shtojnë e më shtojnë nga një rrudhë
Pale, edhe barkun ma shtojnë
Aq sa nuk besoj se jam unë.
E marr veten tjetër me vete
Pasqyrës përballë ja ve
"Jam ky, ti pse më gënjeve?"
"Për mua je ti!", ma kthen.
Krijoni Kontakt