Ngacmuar nga vargjet e Emma Lazarus, vazhdova....
Ejani me mua!
Ejani me mua, o të zhgënjyer!
Me mua asgjë s'do humbni, veç gënjeshtrës.
Një Zot të vetëm unë e kam mbi krye
I vetmi Zot i madh i së vërtetës!
Ejani me mua, o shpresëvrarë!
Me mua s'do humbni gjë, veç pesimizmit
Kjo botë ka shumë gjynahe për të larë
Na pret t'i kthejmë shpresën e besimit!
Ejani me mua, ju ëndërhumburit!
Me mua asgjë s'do humbni, veç mashtrimit
Kjo është e vetmja rrugë, ku pas fundit
Do bëjmë botën tonë që prej fillimit!
Krijoni Kontakt