Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes Riza me....

    Më flet Akili

    Ka kohë që më flet Akili
    "Ç'kujtoni, se thembra më vrau?
    Legjendat kupash vere i pini
    Nga dehja thoni: Kështu ngjau.

    Vazhdoni o të ngratë, me dehjen
    Akili ju përqesh në mijra vjet
    Nuk kisha pikë të dobët thembrën
    Por egon e të fortit, që s'vdes!"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Prandaj kjo botë...

    Ju pëlqeka Odisea, çudi?!
    Zili e paskeni Penelopën!?
    Kurse unë Odisenë s'e kam zili
    Se ëndrrat m'i zhduku bashkë me Trojën.

    Sa shpejt u harroka gjak' i derdhur
    Sa lehtë u dashuroka një dinak
    Prandaj kjo botë mes gjakut është dehur
    Dhe prapë vazhdon kënaqësin' me gjak!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ooo, Peshk!

    Mësoma frymëmarrjen tënde, o peshk!
    Timen mos ma kërko se nuk ta jap
    S'ke parë ti ç'ësht' njeriu-peshkaqen
    Që njeriun-peshk përditë e ha.

    Aty me ty kalofsha jetën e mbetur
    Aty di të dalloj armikun tim
    Këtu karemi m'ngulet me të qeshur
    Më vdes e më mban gjall' në kryqëzim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Përditshmëri

    Nuk pres diellin
    Me hënën zgjohem
    Ditën ja marr natës me zor.
    Me gjumin zgjuar
    Pimë kafenë
    Dhe njeri-tjetrin e zbojm'.

    Urban gjumashësh
    Kozmetikë e shtrembër
    Trupash e fytyrash drobitur.
    Frymëmarrje mbytëse
    Erë e qelbur
    Gojrash mastikëpërtypur.

    Lëvizje këmbësh
    Duarsh lëvizje
    Materia njerëzore-robot.
    Pagesë jete
    Për ditën e nesërme
    E prapë avazi si sot.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Përnatshmëri

    E huaj dita
    I huaj unë
    Flasim gjuhën memece.
    Unë natën pres
    Ajo e shtyn
    Të shtojë pangopësin' e vetes.

    E prapë nata
    Ditën le pas
    Në trupin tim vjen të prehet.
    Atëhere unë
    Vetvetja jam
    Me lakuriqësinë e natës dëfrehem.

    Na vranë ditën
    Ditjetën na vranë
    Me natën na lanë jetuar.
    Por ne errësirën
    Të errët s'e lamë
    Me shpirtrat tanë e ndriçuam.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Per mbyllje te ketij cikli, poezia ne vazhdim...



    Tradhëtia jonë

    Tradhëtoje për një natë burrin tënd
    Krevatin e një nate, tradhëtoje!
    Jepmu veç një natë në atë vend
    Ku vajzërinë e turpit ma dhurove!

    Një natë tradhëtar dhe unë do ngrysem
    Ta gdhij vetëm një natë atë vegim
    Kur djalërinë e turpit ma përmbyse
    Njëlloj si unë të turpit, vajzërin'.

    E lemë për një natë njeri-tjetrin
    Takojmë njeri-tjetrin për një natë
    Tradhtuar sa më shumë kështu mbetshim
    Dashnija jonë ç'na bëri tradhëtarë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te dashur bili99 dhe ajzberg, ju falenderoj e pershndes me....

    Me gjethen

    Me gjethen u ndamë nga dega
    Drithshëm drejt tokës u nisëm
    Dëgjova dhe ooh-un nga pema
    Nga rrënjët që tokën lëvizën.

    Nga degët pikuan lot vese
    Na njomën buzët e tharra
    Një çast u ktheva në gjethe
    Që zhduket, por sythin le prapa.
    Sa u ngjanë zogjve gjethet në fotografinë e parë, sa i ngjanë balerinës e dyta dhe një si zanë mali e treta.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Sa u ngjanë zogjve gjethet në fotografinë e parë, sa i ngjanë balerinës e dyta dhe një si zanë mali e treta.
    Te falenderoj e pershendes xani1, me...

    Qarja e parë

    Qarja e parë e ka emrin, Frikë
    Ankesë, qarja e parë emrin e ka
    Krijesa e qetë, brenda në mitër
    Mbase kësaj bote ka frikë të dal'.

    Qeshja e parë e ka emrin, Gëzim
    Kërkesë, qeshja e parë emrin e ka
    Vazhdoni o njerëz, ta gëzoni fëmijën
    Mos lini t'i kthehet, të qarës së par'!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te falenderoj e pershendes xani1, me...

    Qarja e parë

    Qarja e parë e ka emrin, Frikë
    Ankesë, qarja e parë emrin e ka
    Krijesa e qetë, brenda në mitër
    Mbase kësaj bote ka frikë të dal'.

    Qeshja e parë e ka emrin, Gëzim
    Kërkesë, qeshja e parë emrin e ka
    Vazhdoni o njerëz, ta gëzoni fëmijën
    Mos lini t'i kthehet, të qarës së par'!
    Vërtetë vargje të bukura. Të faleminderit, mik i nderuar.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Filloi me lajmin...


    Me rastin e 15-vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës,
    Shtëpia Botuese “D.I.J.A-Poradeci” organizon:
    “Një ditë me miqtë e Nositit”

    Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të vizitoni mjediset e redaksisë, të shtypshkronjës
    dhe të njiheni me aktivitetin dhe produktet tona.

    Ditën e shtunë, 17 tetor 2009, prej orës 10:00

    * * *

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nositi” në poezi dhe çmimet për botimet
    më të mira, ora 12.00.

    Jeni të mirëpritur!

    Afroviti Gusho, Gazeta “Nositi”
    Ilir Duka, Shtëpia Botuese “D.I.J.A-Poradeci”


    Ja dhe shpallja e çmimeve "Nositi", ku unë miku juaj forumist diçka paskam fituar. Nuk besoj ta merrni për mungesë modestie dhënien e këtij lajmi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •