Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Një cikël poetik

    Një sinjal më bëni!


    Akuzoj veten,
    ----------------për akuzat e pabëra.
    Veten s'e dënoj,
    --------------- për dënime që kurrë s'i dhashë.
    Falje s'kërkoj,
    ----------------për thëniet e pathëna.
    Dhe nëse më dënoni,
    ------------------------njëlloj do shprehem prapë.

    Thirrje ju bëj,
    ----------------për thirrjet e heshtura
    Qoftë dhe njëherë,
    ---------------------botën siç dua ta shikoj.
    Dhe në mos mjaftofshin,
    -------------------------ditjetët e mbetura
    Një sinjal më bëni,
    -----------------------se dhe i vdekur do gëzoj!




    Shpreslindja

    Sinjalin e parë të dritës
    Nga sytë në shpirt ma përcjell
    Kjo lindje magjike e ditës
    Me dashnorin e përjetshëm diell.

    Nuk di si e patën fillimin
    Vazhdimin më mirë mos e di
    Veç di të shijoj ndriçimin
    Çdo çast kur pas natës, lind.

    Kjo ngjizje kaq harmonike
    Mes natës e ditës së jetës
    Sa herë perëndon, ka lindje
    Ç'më ndrit errësirën e shpresës.




    Uuh, ç'ego!

    Qiellza
    Për egon
    Në çengel fjalësh u kthye.
    Shpirti
    Me gëryerjen
    Firmos zbrazjen e vetvetes.
    Çengelqiellza
    Çaplon gojën
    Zbraz zbrazëtinë e gëryerjes.
    Rikthehet të rimbushet
    Me kënaqësinë e së keqes.




    Nuk hesht!

    Nuk di të hesht
    Ma mësoni heshtjen!
    Nëse është difekt
    Ma heshtoni veten!

    Më qeshet vërtet
    Me mundimin tuaj.
    Sepse dhe kur hesht
    Me heshtjen luaj.




    Moj erë!

    Nga nisesh ti moj erë?
    Ç'shtëpi pa dyer paske?
    E çkrehur veç të bredhësh
    Me ulurimat llafe!

    Ç'i mbush aq shume bullçinjtë?
    Ç'i zbraz aq çakërdisur?
    Ç'inat mbartën mbi shpinë
    Apo nga ai je lindur?

    Do t'vij me ty, moj erë!
    I ngjaj tërbimit tënd
    Të dy mbase do gjejmë
    Qetësi në tjetër vend.




    Kur fle...

    Kur fle...
    Nata ma bën jetën një sekondë.
    Bile as sekondën nuk e ndjej
    Kur mes saj mund të lindë tjetër botë.

    Kur fle...
    Ëndërrat ma bëjnë jetën të pafundme.
    Bile jetëparajsën aty ndjej
    Kur zgjuar më pret ferri pak më tutje.




    Me ujkun

    Me ujkun u takuam përballë
    Dhëmbët i nxorrëm njeri-tjetrit
    "Qenke si vampir", i thashë
    Më tha, "Ti qenke si të vjetrit".

    Mbetëm gojëhapur që të dy
    Të dy të ofenduar sa më s'ka
    Ai veten e quan gjithnjë ujk
    E jo si një vampir që rron me gjak.



    Në barkun e Kohës

    Në barkun e Kohës vazhdoj rritjen
    Jam plazmë embrioni,
    ---------------------------në formim të qënies.
    Koha e mbarsur ende vazhdon dhimbjen
    Mamia e Kohës,
    ------------------- zbut dhimbjen e mëmës.

    Jam rritur tani e akoma s'kam lindur
    Plazmë e qënies,
    ---------------------ende embrion.
    Koha e mbarsur mijra vjet duke pritur
    Njeriun e Kohës,
    --------------------që ende po vonon.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Planeti manekin

    Në të universit vitrinë
    Një planet i çuditshëm u shfaq
    Shastisur rreth tij yjet rrinë
    Kometat vonojn' shuarjen një çast.

    Zoti ndalon punët papritur
    Materia mpihet e ngrin
    Planeti-Tokë i çuditur
    Vitrinës qëndron manekin.

    Vitrinat e kohës do t'i thyej
    Njeriun- manekin ta shpërbëj
    Toka mos turpërohet mes yjesh
    Universi mos turpërohet me të.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përgëzime Mondi për poezitë!
    Nuk jam kompetent të shprehem për poezitë por di vetëm një gjë që janë të bukura e më pëlqejnë shumë!
    Suksese!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mjafton dhe pelqimi Beso, pasi ato me te thellat per vlerat e nje poezie, ja u kemi lene ne dore kritikeve, qe ende s'po shfaqen ne horizont. E keqja eshte se ketu, ne forum, ku jemi te gjithe ne rolin amator te shkrimeve, dalin tek-tuk disa pretendente per kritike, qe ruajna o Zot, c'elozhe e krahasime piedestalike thurrin per krijimtarine modeste te forumisteve. Dikush alivanoset ne perulesi horizontal me token e thote qe krijimi ka arritur majen e majes, dikush tjeter kushedi sa thase me perla ka mbushur me krijimet-perla qe porsa ka zbuluar, dikush tjeter me njohuri absolute boterore, sjell krahasime me korifejte e penes se vendit e botes e keshtu s'mbetet gje tjeter, vec te besojme qe ketu ne forum ekzistojne kritiket e vertete, etalone te krijimeve tona.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mikes së vjetër

    Dikur tjetërlloj njiheshim
    Pamja, relike e kohës ka mbetur
    Dikur tjetërlloj ndiheshim
    Sot ndjenjat me ëndërrat rrinë fjetur.

    Dikur ngacmoheshim tjetërlloj
    Platoni luante me ne
    Ne mbetëm platonikë idiot'
    Drithëruar në iluzionin qejf.

    Tani seriozë në përtej
    Kujtojmë të vjetrën miqësi
    Një çast platonizmin kthej
    Por prapë vazhdon të tallet ai.

    Tani s'jam ai, mikja ime
    Me ondet e flokëve, bukuri
    Por ndjej të njëjtat drithërime
    Dhe prapë tjetërlloj jam tani.

    Mjafton sytë tanë të shikojmë
    Dhe shfaqemi të dikurshmit e rinj
    Vërtet mike, flokët më mungojnë
    Por jam Mondi i tërë, në shpirt.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 10-11-2009 më 04:34
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me Diellin e Hënën

    Çdo ditë lind bashk' me Diellin
    Me Hënën çdo natë ngrysem
    Në gjumë ëndrrat më sjellin
    Atë që zgjuar shuhet.

    E prapë i dua ëndrrat
    E prapë zgjimin e dua
    Ç'ka mangut lind tek zemra
    Ja le shpirtit ta vuaj.

    Me Diellin e me Hënën
    Ndaj ëndrrat, zgjimin ndaj
    Pak Krisht jemi të tërë
    Të tërë jemi pak djaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mikes së vjetër

    Dikur tjetërlloj njiheshim
    Pamja, relike e kohës ka mbetur
    Dikur tjetërlloj ndiheshim
    Sot ndjenjat me ëndërrat rrinë fjetur.

    Dikur ngacmoheshim tjetërlloj
    Platoni luante me ne
    Ne mbetëm platonikë idiot'
    Drithëruar në iluzionin qejf.

    Tani seriozë në përtej
    Kujtojmë të vjetrën miqësi
    Një çast platonizmin kthej
    Por prapë vazhdon të tallet ai.

    Tani s'jam ai, mikja ime
    Me ondet e flokëve, bukuri
    Por ndjej të njëjtat drithërime
    Dhe prapë tjetërlloj jam tani.

    Mjafton sytë tanë të shikojmë
    Dhe shfaqemi të dikurshmit e rinj
    Vërtet mike, flokët më mungojnë
    Por jam Mondi i tërë, në shpirt.

    Mondi:Vargjet fisnike ashtu si shpirti i poetit,si gjithmone !
    Mondushi si vocrrak , cun i mencur dhe me shiqim serioz drejt realitetit jetesor!
    Floket jane si qoshet e fotografise se vjeter, nuk ia humbin bukurine fotografise as shpirtit.

    Per floket : hic mos u merzit se s'je beqar ! atje nga " ne " thone: "Cduhen floket, nuk bejne asnje fryt" me rendesi te keshe kokrra mbrenda ne koke!! me sa di une dhe me sa duket ke plot kokrra (por, prape ka me kompetent se une per kete konstatimin tim, c'thote Mira?...lol),por ne kete krize globale nje harxhim me pak.

    Vargjet rrjedhin ashtu me thjeshtesi fisnike...vec vazhdo mik i dashur


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-11-2009 më 11:41
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mikes së vjetër

    Dikur tjetërlloj njiheshim
    Pamja, relike e kohës ka mbetur
    Dikur tjetërlloj ndiheshim
    Sot ndjenjat me ëndërrat rrinë fjetur.

    Dikur ngacmoheshim tjetërlloj
    Platoni luante me ne
    Ne mbetëm platonikë idiot'
    Drithëruar në iluzionin qejf.

    Tani seriozë në përtej
    Kujtojmë të vjetrën miqësi
    Një çast platonizmin kthej
    Por prapë vazhdon të tallet ai.

    Tani s'jam ai, mikja ime
    Me ondet e flokëve, bukuri
    Por ndjej të njëjtat drithërime
    Dhe prapë tjetërlloj jam tani.

    Mjafton sytë tanë të shikojmë
    Dhe shfaqemi të dikurshmit e rinj
    Vërtet mike, flokët më mungojnë
    Por jam Mondi i tërë, në shpirt.
    Ehhh Mondi,keshtu eshte kjo kjete ,nuk duam ta besojme ,por ecen, ecen koha vete.Me siguri kjo poezi e bukur te ka dale nga zemra kur ke pare ate fotografi ..................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te dashur bili99 dhe ajzberg, ju falenderoj e pershndes me....

    Me gjethen

    Me gjethen u ndamë nga dega
    Drithshëm drejt tokës u nisëm
    Dëgjova dhe ooh-un nga pema
    Nga rrënjët që tokën lëvizën.

    Nga degët pikuan lot vese
    Na njomën buzët e tharra
    Një çast u ktheva në gjethe
    Që zhduket, por sythin le prapa.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te dashur bili99 dhe ajzberg, ju falenderoj e pershndes me....

    Me gjethen

    Me gjethen u ndamë nga dega
    Drithshëm drejt tokës u nisëm
    Dëgjova dhe ooh-un nga pema
    Nga rrënjët që tokën lëvizën.

    Nga degët pikuan lot vese
    Na njomën buzët e tharra
    Një çast u ktheva në gjethe
    Që zhduket, por sythin le prapa.
    Shum e goditur kjo poezi Mondi.Vërtet e ndjeva në shpirt.Suksese....

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •