Ua akoma me Meron ne forum .....kot nuk thene mos e shkel m....se mban ere ,duhet kohe te iki era nga forumi ....
Ua akoma me Meron ne forum .....kot nuk thene mos e shkel m....se mban ere ,duhet kohe te iki era nga forumi ....
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
O po akoma me Meron mereni ju mo? Mero ashtu eshte, nje lepires, der dje iu lepinte Saliut se mos merte ndonje kocke. U rrah u be gazi i botes nga Ruēet dhe sa u rrah nga ata filloi tu lepihej ketyre tani se Saliut nuk iu serviloste dot me. Tani do filloje qe ti serviloset Taēi-t. Gjera te thjeshta keto.
Pastaj, ai nuk ka dashur ta denoncoje Taēin dhe shkeljet qe ka bere Taēi, ai thjesht ka dashur ti beje shantazh ne menyre qe Taēi ti ofronte nje grusht dollare. Merua e ka pare se ēfare perfitimesh marramendese nxjerrin disa nga koleget e tij nga ky stil gazetarie dhe ka tentuar ta provoje, por ja qe i doli huq dhe gjeti belane.
Edhe siē eshte edhe titulli i atij filmit shume te famshem western, gjithēka behet "Per nje grusht dollare"
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
gazeta sot'
--
Presidenti i Republikės dhe ambasadori i SHBA ēojnė nė qeli Rezart Taēin
Avokatėt: Presionet e Uidhers dhanė efekte nė vendim
Presidenti Bamir Topi dhe Ambasadori amerikan Xhon Uidhers lėnė nė burg biznesmenin Rezart Taēi. Incidenti i paramenduar dhe i provokuar nga Mero Baze, tashmė ka marrė pėrmasat e njė fenomeni tė frikshėm, ku njė person nėn petkun e gazetarit, pranon tė pėrdoret nga politika jo vetėm pėr tė shkatėrruar biznese tė fuqishme, por dhe institucionet e shtetit. Sulmi ndaj biznesmenit Rezart Taēi, pėr tė cilin Gjykata e Tiranės vendosi dje masėn e sigurisė “Burg pa afat”, dėshmon qartė se ėshtė njė sulm politik dhe viktimė e njė loje tė ndyrė politike ku vetė kreu i shtetit, Presidenti Bamir Topi nė bashkėpunim me kreun e opozitės Edi Rama dhe ambasadorin amerikan Xhon Uidhers janė tė implikuar nė kėtė skemė mafioze identike me veprimet e sigurimit tė shtetit nė kohėn e Enver Hoxhės. Drejtėsia shqiptare, e vėnė nėn trysninė e kryetarit tė KLD dhe Presidentit tė Republikės si dhe tė ambasadorit Amerikan Uidhers, mori njė vendim tė paarsyetuar mbi logjikėn e fakteve por nė bazė tė urdhrave tė nisura nga konferencat e organizuara enkas pėr kėtė linēim. Ky ėshtė njė nga rastet mė skandaloze nė drejtėsinė shqiptare, ku njė ambasador dhe njė president dėnojnė me burg njė biznesmen, nga tribunat e konferencave ku lėshojnė urdhra pėr gjykatėsit. Furtuna ndaj Rezart Taēit, u paralajmėrua 1 javė para se nga ai nga njė biznesmen i fuqishėm tė gjendej papritur e pa kujtuar pas hekurave, siē nė njė shtet ligjor pa influencime do tė ndodhej vetėm njė kriminel i rrezikshėm. Njė javė pėrpara se tė dhunohej Mero Baze, Partia Socialiste nėpėrmjet eksponentėve tė saj tė pėrzgjedhur akuzonte ēdo ditė biznesmenin Taēi pėr probleme ligjore nė kompanitė e tij private. Mė 31 tetor, Akademia e Vlerėsimit Vjetor Radioteleviziv nderon Mero Bazen me ēmimin si gazetari investigativ i vitit. Pas njė sėrė shkrimesh kundėr biznesmenit Taēi, mė 2 nėntor nė mbrėmje, Mero Baze gjendet pikėrisht nė lokalin e preferuar tė biznesmenit Taēi, ku ndodh dhe incidenti mes Bazes dhe shoqėruesve tė tij. Mė 4 nėntor vizion plus nė tė cilin punon Baze, organizon njė konferencė ku presidenti Topi i bėn presion gjykatės pėr vendim ekstrem ndaj Taēit. Mė 6 nėntor, Unioni i Pavarur i Mediave fton ambasadorin Uidhers nė njė konferencė ku ky i fundit ashtu si presidenti Topi terrorizon gjyqėsorin para se tė jepte vendimin.
ne rd lexojme..
..
Malltezi: Riblerja e TEMA binte erė pastrimi parash
Nė fletushkėn personale TEMA, pronari dhe gazetari i saj, Mero Baze vijoi me shpifjen e radhės, sipas tė cilės Rezart Taēi ka qenė klient i studios sime ligjore.
Sqaroj me pėrgjegjėsi tė plotė se, Rezart Taēi nė asnjė rast dhe nė asnjė rrethanė nuk ka qenė klient i studios sime. Jam e hapur t'i pėrgjigjem ēdokujt qė pretendon se ka prova pėr tė kundėrtėn.
Nė fakt, e vėrteta ėshtė se Mero Baze ka qenė klient i studios sime deri nė kohėn kur studioja i refuzoi tė pėrpilonte sipas kėrkesave tė tij njė praktikė pėr rimarrjen pa shpėrblim tė gazetės "Tema", tė cilėn ai mė parė e kish shitur me njė ēmim qindra milionėsh. Kur ne i bėmė tė qartė se njė praktikė e tillė binte erė pastrimi parash, zoti Baze vendosi tė mos ishte mė klient i studios sonė dhe nisi serinė e tij tė shpifjeve.
Duke qenė e detyruar tė bėj kėtė pėrgėnjeshtrim, gjej rastin tė shpreh keqardhjen e thellė dhe t'i uroj shėrim zotit Baze si dhe tė dėnoj ashpėr dhunėn ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjetėr si njė akt absolutisht tė papranueshėm dhe qė lėndon mbarė shoqėrinė.
Argita MALLTEZI
RD
..
dy llafe.. nga brari..
nje nga shkaqet qe PD humbi ne kto zgedhje.. pra qe nuk mundi te fitoje aq sa te kish aq mandate sa te qeveriste pa i lepire hallatet metove e tjereve mikro-politikan te dyshimte.. sic do e donte vota e qendrestareve e deshira e demokrateve te vertete.. eshte se.. PS ja mbrriti te bombardoje opinionin me gogolin argit fazlliq e xen gerdec trebick etjetj..
indiferentizmi i femijve te berishes per te mbrojtur PD-ne nga te perdorurit e emrave te tyre prej PS-se eshte proverbial..
a thua se keta nuk rrojne ne tirane e se u mungon aftesia te lexojne.. e aftesia te ken pend e laps e mendje per te neutralizuar sadopak industrine shpifse anti-berish..
keta te dy i kan kushtuar shume PD-se..
industria edviniste mero bazoiste e shpfjes e ka pasur ciftin argit -xen nje eldorado te vertete.. per te gerrmuar flori..
kurre keta te dy ...pra git e xen.. nuk e vun ujin ne zjarr per te mbrotjur vehten e baban e tyre e mbi te gjitha PD-ne e ata mijra te pa buke qe e votojne PD-ne pa pare prej saje asnje privilegj..
edhe kur ndonje here argit e xen jan tundur vidhesh per te hedhur dy llafe as mish as peshk ne media kunder industrise shpifse edvino bazoiste .. kan qen shum te ngathet shum te vonuar e shum "farmaciste" ne argumentime..
pra shum pak shum pak bile aspak kta te dy u ndeshen me mafien shpifse qe i kishte cdo dite ne gryk te topit..
sic duket kta nuk ndjejne per PD-ne e per voten e demokratreve ndonje pergjegjsi a ndonje dhimbsuri apo respekt..
mos valle kujtojne se jan aftesit e tyre qe ka Pd ne pushtet ne kto 5 vjet?
aspak..
asnjihere.. nuk dime ndonje pik kontributi te ketyre te dyve ne te mire e PD-se..
gjithmon kan qen dy peshq qe jan peshkuar kollaj nga mafia miljardere edviniste per tu perdorur kunder PD-se.. qe nga "pucrrat" e fillimit te histerise se enverizmeskunder berishes.. e der me sot..pra plot 20 vjet..
kurre argita nuk gjeti forc e deshire te ndeshet me shpifjen.. perkundrazi e la te lire te lundroje e te na poshteroje per qejf..
jo zonj jo keshtu se ste kemi asnji borxh sepse asnji qendrestar e demokrat sta ka pare hajrin ty e studios tende..
tani si kofini pas te vjeli argita hedh dy llafe per meron..
merua e beri punen oj argit e ti fjete e fjete..
tani askush ska nevoj per sqarimet e tua se m.uti u bė.. se merua miku yt i dikurshem ta shembi babane tend deri ne rreze me nje cop stilolaps.. e ty te dhj.efsha studion e leshit.. studio qe vetem edvin rames i ka sherbyer si miniere ku "gjenden fakte" kunder PD-se..
cte ben femija sta ben perendia..thot poplli..
tundu oj trullane me gjith tet vella e luftoni ne se kini cte thoni kunder maFIES SHPIFSE.. NDRYSHE POPULLI DO BESOJ EDVININ..
E NE KTO VOTIME.. JU TE DY ISHIT.. KAL E KARROCE PER SELIN ROZE..
MOS E HARRONI KTE..
BANDITI EDVIN NUK KISHTE ASNJI ARME TJETER KUNDER PD-SE NE FUSHATEN E TIJ TE qelbur ..vec "bemat" e juaja.. te cilat fet e fet i nxirrte cdo dite si simte furre merua juaj..
..
Ajo ma e rėndėsishmja ėshtė qė; Demek kėtij Bazes ia paskan duk pak faqet, ė?!
Ishte i fortė ky njeri ( baze mero) se sa dajakun e ka hėngėr i shkreti edhe akoma i fortė!
Unė e pėrkrah Mero bazen edhe i them mos u dorėzo fare; sepse edhe nja dy a tri rreh ka me ngrėnė sė shpejti veq net kėndėllet pak - le t'han pak mirė groshė, qė kur t'i pėlcas barku - ti pėlcas bile!
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
Lajmet Kryesore
Topi-Uidhers, takim kokė mė kokė pėr lėnien nė qeli tė Rezart Taēit
Written by Grigor Gjylameti
E Merkure, 11 Nentor 2009 00:00
Ambasadori i SHBA dhe Presidenti i Republikės pėrdhunojnė drejtėsinė shqiptare
Pasi u ka ngelur “patatja e nxehtė nė duar”, Presidenti i Republikės Bamir Topi dhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers janė takuar dje kokė mė kokė pėr tė marrė masa tė mėtejshme mbi vijimėsinė e skenarit goditės ndaj biznesmenit Rezart Taēi. Topi dhe Uidhers janė protagonistėt e kėtij skenari, ndėrsa drejtues mbetet kryesocialisti Edi Rama, i cili i ka blerė qė tė dy nė shėrbim tė interesave tė tij, nė mbajtjen e njė qėndrimi dhe shėrbimi tė njėanshėm. Nė qėndrimin
e tyre publik kundrejt kėsaj ngjarjeje, Topi dhe Uidhers u treguan hapur shqiptarėve se kjo ishte njė strategji e tyre, e cila tashmė ėshtė e ezauruar dhe e zbuluar totalisht. Gazeta “SOT” nuk ka si qėllim tė mbrojė Taēin si person apo si biznesmen konkret, por denoncon skemėn e pisėt tė tipit tė sigurimit tė shtetit, tė pėrgatitur nga protagonistėt e mėsipėrm ndaj Taēit. Skema politike Rama-Topi-Uidhers arriti tė ēonte nė burg biznesmenin Taēi, ndėrsa ende nuk dihet fati i mėtejshėm i procesit farsė pėr tė cilin ai duhet tė pėrballet nė dyert e drejtėsisė.
Kush ėshtė qėllimi real i luftės ndaj Taēit
Lufta ndaj Taēit ka si qėllim tė parė goditjen e qeverisė Berisha.
Bamir Topi, nėpėrmjet Taēit, i cili njihet si biznesmen i mbėshtetur nga qeveria, kėrkon tė godasė Berishėn pėr tė marrė hak pėr izolimin qė i ka bėrė nė fushėn politike, pėrmendim kėtu mospėrfshirjen nė listat e kandidatėve pėr deputetė gjatė zgjedhjeve tė 28 qershorit, tė eksponentėve tė PD tė cilėt njihen si njerėz pranė Topit. Madje njė pjesė e tyre, firmosėn dhe nė peticionin e disa gazetarėve nė njė thirrje publike pėr nisjen e njė aksioni tė pėrbashkėt “pėr tė vendosur standarde tė reja pėr lirinė e shtypit nė Shqipėri” si dhe futjen nė qeli tė Rezart Taēit. Pėr tė arritur kėtė qėllim, presidenti Topi shfrytėzoi ambasadorin Uidhers, i cili personalisht ka njė urrejtje tė madhe pėr Berishėn. Ndėrkaq, si ideator dhe organizator i kėsaj strategjie, kryesocialisti Rama kėrkon tė krijojė konflikt, pėr tė ngjallur tensione me qėllim shmangien e vėmendjes ndaj humbjes sė zgjedhjeve qė shkaktoi mė 28 qershor. Por njė tjetėr shkak qė Rama lufton biznesmenin Taēi, ėshtė dhe fakti se njė nga bosėt e karburanteve i cili njihet si person pranė Ramės, ėshtė njėkohėsisht njė nga konkurrentėt mė tė fortė tė Taēit. Duke tentuar shkatėrrimin e Taēit dhe bizneseve tė tij, Rama i krijon klimė tė favorshme kėtij biznesmeni pranė tij. Gjithashtu, strategjia e Ramės nėpėrmjet kėsaj lufte dallohet qartė si njė presion ndaj bizneseve tė cilat nėse nuk i japin para, ai i “masakron”. Presioni i Ramės ndaj bizneseve, ėshtė bėrė gjithnjė e mė i qartė sidomos pas fushate, ku arka e partisė rezulton bosh. Nė procesin farsė ndaj Taēit janė implikuar gjyqtarja Fahrije Budo e cila pa pikė integriteti dhe morali, dha njė vendim tė paarsyetuar mbi logjikėn e fakteve por nė bazė tė urdhrave tė presidentit Topi dhe ambasadorit Uidhers. Nė kėtė proces janė pėrfshirė gjithashtu dhe vetė presidenti Topi dhe kreu i KLD, Kreshnik Spahiu, ky i fundit njė nga miqtė e Ramės dhe koordinator i dashurisė Rama-Topi.
gazeta sot
Panorama, 10/11/2009
Rreziku real i fenomenit Baze-Taēi
Blendi Kajsiu
Sė pari duhet thėnė qė reagimi publik qė shpėrtheu pas dhunimit tė gazetarit Mero Baze ėshtė pėr tu pėrshėndetur. Pavarėsisht se kush ėshtė apo se ēfarė ka bėrė Mero Baze, ushtrimi i dhunės ndaj njė gazetari, sidomos nga persona afėr pushtetit, dhe pėr mė tepėr nė publik ėshtė njė akt i shėmtuar qė duhet dėnuar me forcė. Nė kėtė aspekt dėnimi i gjerė dhe publik qė iu bė dhunės sė ushtruar nga biznesmeni Taēi dhe bodigardėt e tij ndaj Mero Bazes ėshtė njė shenjė e mirė, se shoqėria shqiptare ėshtė ende e aftė tė vendosė disa kufij pėrballė abuzivizmit. Fakti qė kufijtė duhen vendosur edhe ndaj abuzimit me fjalėn e lirė, nuk do tė thotė se duhet injoruar abuzimi me gazetarėt. Ndaj ėshtė e vėshtirė tė mos solidarizohesh dhe pėrkrahėsh reagimin publik kundėr dhunės ushtruar ndaj gazetarit Baze.
Problemi ėshtė se debati aktual rrezikon tė riprodhojė pikėrisht atė qė dėnon, fenomenin Taēi, duke legjitimuar logjikėn ekonomike nga buron ky fenomen.
Me tė drejtė njė pjesė e mirė e debatit ėshtė fokusuar te dėnimi i fenomenit tė pasurimit tė disa individėve qė janė pranė pushtetit. Vetė gazeta Tema dhe Baze nuk kanė reshtur sė denoncuari privatizimin e ARMO-s nga Taēi si produkt i korrupsionit tė klientelizmit politik. Ideja ėshtė se nėse privatizimi i ARMO-s do bėhej nė mėnyrė korrekte dhe transparente, kompania me siguri do privatizohej nga ndonjė kompani e huaj e fuqishme. Dhe ndoshta ėshtė vėrtet kėshtu, ndoshta nė njė proces transparent tenderimi jo Taēi, por ndonjė kompani e fuqishme nafte amerikane do ta merrte ARMO-n nėn pronėsi. Ashtu sikurse telefonia celulare, telefonia fikse, sistemi bankar, energjia elektrike dhe pothuajse ēdo aset kombėtar shqiptar me vlerė, nė fakt tashmė ėshtė nė pronėsi tė kapitalit tė huaj. Pėr faktin e thjeshtė se kapitali lokal nuk ka takat dhe as mbėshtetje nga qeveria pėr tė marrė nėn kontroll pasuritė tona kombėtare.
Denoncimi aktual i fenomenit Taēi nė fakt legjitimon pikėrisht kėtė proces; privatizimin e tė gjitha aseteve kryesore kombėtare shqiptare nga kapitali i huaj. Ama ky nuk ėshtė ndonjė proces qė realisht zhvillon Shqipėrinė nė termin afatgjatė. Nė fakt kemi tė bėjmė me njė proces qė shpesh nxjerr jashtė Shqipėrisė qindra milionė euro ēdo vit, pa prodhuar ndonjė vlerė tė shtuar. Fitimet qė nxjerr kapitali i huaj nė sistemin bankar apo telefoninė celulare shpesh dalin nga ekonomia shqiptare nė vend qė tė stimulojnė prodhimin e saj. Madje nė kuadrin e liberalizmit tė tregjeve financiar qeveria shqiptare nuk ka as tagrin qė tė kėrkojė ri-investimin e kėtij fitimi nė ekonominė tonė.
A do tė thotė kjo se nuk duhet denoncuar privatizimi jo transparent i ARMO-s? Apo se nuk duhet denoncuar nė pėrgjithėsi marrėdhėnia okulte politikė-biznes? Jo dhe jo. Natyrisht qė fenomene tė tilla duhen denoncuar, por pėr tė tjera arsye. Fakti qė ARMO ėshtė privatizuar nga njė biznesmen shqiptar nė vetvete ėshtė njė lajm i mirė. Problemi nuk ėshtė thjesht se po pasurohet Rezart Taēi, problemi ėshtė se sa vende punė po hapen nga pasurimi i tij. Problemi nuk ėshtė se qeveria shqiptare po mbėshtet apo po krijon njė biznesmen shqiptar. Problemi ėshtė se ēfarė merr qeveria dhe shoqėria nė shkėmbim tė mbėshtetjes qė i ofron njė biznesi lokal? Punėsim? Investim nė ekonominė lokale? Apo ulje tė ēmimit tė naftės pėr sektorė strategjikė tė ekonomisė shqiptare? Me fjalė tė tjera ēėshtja shtrohet se si kontribuon nxitja dhe pėrkrahja e biznesmenėve lokalė nė zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Sepse duhet tė jetė e qartė qė zhvillim tė ekonomisė lokale pa fuqizim tė biznesit vendas nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Pikėrisht pėr kėtė arsye qeveritė amerikane, gjermane apo japoneze e mbėshtesin hapur dhe fort biznesin vendas, dhe bėjnė ēmos qė asetet kombėtare tė mbeten nė pronėsi lokale.
Ama qė njė mbėshtetje e tillė tė ketė kuptim ajo duhet tė bėhet nė kuadrin e njė plani tė qartė zhvillimi. Pra, duhet tė ekzistojė njė strategji kombėtare zhvillimi qė i jep pėrparėsi sektorėve tė caktuar tė ekonomisė. Kjo pėrparėsi mund tė materializohet duke e mbrojtur produktin lokal nė kėto sektorė, duke lehtėsuar kreditimin e tyre, duke i favorizuar nėpėrmjet taksave, apo duke i ofruar njė lėndė tė parė me ēmim tė ulėt, siē ėshtė nafta. Kėshtu privatizimi i aseteve kombėtare nga biznesmenė lokalė mund tė justifikohet nė kuadrin e njė plani zhvillimi qė nxit ekonominė lokale dhe sektorė specifik tė saj. Nė shkėmbim tė mbėshtetjes qė i jep biznesit vendas qeveria ka tė drejtė ti kėrkojė atij edhe kuota dhe kushte tė caktuara punėsimi, prodhimi apo ēmimi, nė funksion tė njė plani tė caktuar zhvillimi. Pėrndryshe mbėshtetja i jepet njė individi dhe jo njė sektori, njė biznesmeni dhe jo njė industrie. Dhe ky ėshtė problemi real nė ekonominė shqiptare sot, ēka prodhon edhe fenomenin Taēi.
Strategjia jonė kombėtare qė presupozon se zhvillimi buron vetvetiu nga tregu, dhe qė e koncepton shtetin thjesht si shitės tė pasurisė kombėtare e ka reduktuar biznesin vendas thjesht nė klient tė pushtetit, dhe jo nė aktor tė zhvillimit tonė ekonomik. Pėr pasojė privatizimi tek ne nuk shikohet aspak nė funksion tė zhvillimit tė ekonomisė kombėtare.
Pyetja se si privatizimi aktual do i shėrbejė zhvillimit tė ekonomisė shqiptare as nuk shtrohet, pasi zhvillimi ekonomik shikohet si diēka qė ndodh vetvetiu nga tregu i lirė. Pyetjet qė shtrohen janė gjithmonė specifike; kush e mori?, sa e mori?, apo kujt ja mori?. Nė fakt ky ėshtė edhe rasti konkret. Ne si qytetarė ende nuk e kemi tė qartė se ēfarė fiton ekonomia dhe shoqėria shqiptare nga privatizimi aktual i ARMO-s. Ajo qė kemi tė qartė ėshtė se atė e ka marrė Taēi, pėr pak lekė, dhe se ia dha Berisha. I gjithė diskutimi u reduktua te debati i kishte apo jo lekėt Taēi pėr blerjen e ARMO-s. Aq sa ky i fundit filloi tė deklaronte blerjen e Milanit dhe Bolonjės pėr tė treguar se sa shumė para kishte.
Aq total ishte injorimi i interesit tė ekonomisė kombėtare saqė pėrballė deklaratave tė tilla asnjė media lokale nuk shtroi pyetjen; ēfarė leverdie ka ekonomia shqiptare nėse njė biznesmen lokal qė sapo ka privatizuar naftėn blen Milanin? Pėrgjigjja: as edhe njė pikė interesi. Pėrkundrazi, nėse Taēi vėrtet do blinte Milanin sot apo nesėr, kjo thjesht do tė thoshte se qindra milionė euro dalin nga ekonomia shqiptare drejt Italisė. Nė njė kohė kur qindra mijėra qytetarė shqiptarė jetojnė nėn nivelin e varfėrisė. Ky ėshtė nė fakt njė nga fenomenet qė ka varfėruar dhe po varfėron Rusinė, nga e cila dalin ēdo vit qindra miliardė euro. Manjatėt e tipit Abramoviē fitimet qė nxjerrin nga privatizimi i naftės apo gazit rus i nxjerrin jashtė ekonomisė ruse, duke blerė ekipe si Chelsea nė Britani apo duke blerė plazhe dhe troje nė vende turistike. Ndaj ēėshtja nuk duhej tė shtrohej i ka apo jo paratė Taēi pėr tė blerė Milanin?
Ēėshtja shtrohet a duhet lejuar njė biznesmen lokal qė fitimet qė nxjerr nga pasuria kombėtare tė cilėn e ka pėrftuar me mbėshtetjen e qeverisė, ti nxjerrė jashtė vendit? Nė kėto kushte media, por edhe qeveria shqiptare duhet tė ishin tė parat qė duhet tė denonconin deklaratat pėr blerjen e Milanit apo Bolonjės, jo sepse ato ishin tė pavėrteta, por sepse ato mund tė ishin tė vėrteta. Ēkuptim ka qė qeveria jonė ti japė njė biznesmeni shqiptar pasurinė tonė kombėtare me tė cilėn ai blen pėr 800 milionė euro Milanin, kur me kėto para nė Shqipėri mund tė hapeshin 100.000 vende pune (nėse pranojmė qė hapja e njė vendi pune kushton 8000 euro). Fatkeqėsisht njė shqetėsim i tillė as nuk u shtrua fare, pasi koncepti i ekonomisė dhe zhvillimit kombėtar ėshtė inekzistent nė debatin tonė publik. Madje edhe vetė Taēi nė vend qė tė na thoshte se si do ndihmonte ekonominė shqiptare me privatizimin e ARMO-s, na tha qė do bėhej pronar i Milanit me lekėt qė nxirrte nga ARMO!?
Ndaj nuk ėshtė rastėsi qė tek incidenti Taēi-Baze gjithēka u pėrqendrua tek individi biznesmen dhe arroganca e tij ndaj njė gazetari veteran. Edhe pse ky biznesmen dhe arroganca e tij janė produkt i njė sistemi qė e ka katandisur biznesin lokal nė klient dhe nė mėshirė tė pushtetit. Biznesit lokal i hidhet ndonjė copė tender apo ndonjė copė privatizim, nga ajo ēka mbetet pas privatizimit tė aseteve madhore kombėtare nga kapitali i huaj. Nė shkėmbim i kėrkohet financim i fushatave politike dhe i politikanėve tė caktuar, dhe jo ndonjė kontribut nė zhvillimin e ekonomisė kombėtare, e cila supozohet se zhvillohet vetvetiu.
Ndaj biznesi shqiptar gjithmonė e mė tepėr i ngjason njė qeni qė ose i lėpihet ose i leh pushtetit, shpesh nėpėrmjet medias. Arroganca e biznesmenit shqiptar pjesėrisht buron nga pasiguria qė prodhon njė situatė e tillė. Pėrndryshe ėshtė e ēuditshme se si njė biznesmen i fuqishėm mund tė zihet me grushte me njė gazetar nė publik. Njė incident i tillė mbi tė gjitha reflekton nervozizmin dhe pasigurinė e biznesit shqiptar, qė pėrkthehet nė arrogancė dhe humbje kontrolli. Kritika qė po i bėhet sot kėtij biznesi duke injoruar modelin e zhvillimit nga ai buron, rrezikon ta riprodhojė atė nesėr.
Diqka nuk po kuptoi perse rrafet ky gazetaruc kaq shpesh dhe kaq pak?
Liri e medias apo liri e shprehjes?
Fatos Lubonja
Rasti i rrahjes sė Mero Bazes nga biznesmeni Taēi ka rindezur edhe njė herė debatin mbi lirinė e mediave. Sė fundi ka pasur njė debat tė ashpėr nė emisionin "Opinion", i cili pati si jehonė dy peticione kundėr njėri-tjetrit, tė firmosur nga qindra gazetarė e njė numėr shkrimesh.
Po pėrpiqem tė shpreh mendimin tim lidhur me ēka ėshtė thėnė nė kėto debate nėpėrmjet kėtij shkrimi, qė e konsideroj si vazhdimėsi tė dy shkrimeve qė kam botuar sė fundi nė gazetėn "Korrieri", me titujt "Mbi mizerabilitetin e mediave" dhe "Fenomeni 'Taēi'"..
Gjykoj se ka njė spekulim me termin "liria e mediave", kur kjo pėrdoret duke nėnkuptuar lirinė e shprehjes. Janė dy gjėra tė ndryshme, veēanėrisht nė Shqipėri. Mediat nė Shqipėri nuk janė viktima, qė kėrkojnė tė ēlirohen, sikurse janė pėrpjekur shumė gazetarė (dhe jo vetėm), t'i paraqesin ato nė kėtė debat, duke identifikuar rrahjet e gazetarėve me rrahjen e mediave. Nė Shqipėri, viktima e vėrtetė ėshtė liria e shprehjes, kurse ēėshtja e lirisė sė mediave ėshtė diēka tjetėr, mė e komplikuar, madje me kundėrthėnie tė forta. Sepse mediat te ne janė fatkeqėsisht njė nga shtyllat kryesore tė sistemit tė korrupsionit qė ėshtė ngritur nė Shqipėri, tė cilin nė shumė shkrime paraardhėse e kam quajtur "regjim mediatik", i cili, si ēdo regjim, ėshtė shtypės edhe i lirisė sė shprehjes.
Le ta shtjelloj ēka dua tė them, duke u nisur nga debati mbi televizionin "Klan" (e jo vetėm), qė u lakuan pas "Opinionit", pėr shkak tė deklaratave tė Frangajt.
Ēfarė ėshtė televizioni "Klani"? Sipas Bazes dhe mbrojtėsve tė tij, ėshtė njė instrument i pushtetit tė Berishės. Sipas asaj qė tha Erion Veliaj nė "Opinion", ėshtė njė viktimė e pushtetit, si shumė media tė tjera, sepse nuk mund tė mbijetojė dot pa lidhjen apo pa i shėrbyer atij. Sipas drejtorit Frangaj, zgjedhja e "Klanit" pėr tė qenė me pushtetin ėshtė njė zgjedhje editoriale, ashtu siē ėshtė njė zgjedhje editoriale ajo e "Top Channel" apo e "Neės 24" pėr tė mbėshtetur opozitėn. Cila ėshtė e vėrteta e gjithė kėtyre televizioneve dhe e shumėve rreth tyre?
Sipas meje, kėto tre argumente nuk e pėrjashtojnė krejtėsisht njėri-tjetrin, por e vėrteta e tė vėrtetave ėshtė ajo qė e dimė tė gjithė: kėto media ose lindėn si anekse tė bizneseve tė tjera tė pronarėve tė tyre, pėr t'i mbrojtur e zhvilluar ato duke shantazhuar politikėn apo duke i shėrbyer asaj, ose u bėnė tė tilla gjatė rrugės. Kurse tė ashtuquajturėn gazetari e "liri shprehjeje", si material me tė cilin punon media, ato e kanė pėrdorur nė mėnyrė selektive e abuzive pėr tė shantazhuar politikėn apo pėr t'i shėrbyer asaj. Ky ėshtė thelbi i sė vėrtetės sė tyre, i zhveshur nga detaje dhe nga hipokrizia e shumė pronarėve e gazetarėve. Dhe mediat nuk mund tė quhen kurrsesi viktima tė pushteteve, siē tha Veliaj, sepse ato kanė pasur njė rol aktiv nė ngritjen e ruajtjen e kėtij sistemi. Dhe jo vetėm televizioni "Klan". Televizioni "Top Channel" apo "Neės 24" e me radhė janė edhe ato instrumente pushteti, por tė pushtetit tė opozitės, e cila ėshtė ndėrtuesja e kėtij sistemi mediatik pas vitit 1997, me protagonistė kryesorė Metėn dhe Ramėn, nė njėrėn anė, dhe njė numėr biznesmenėsh nga mė tė njohurit nė vend nė anėn tjetėr. Ato nuk janė pra tė lira, pasi ato janė tė ndėrvarura plotėsisht me pushtetet, qė ato normalisht, po tė ishin tė lira, do tė duhet tė kontrollonin. Mjafton tė kesh parasysh se mediave, ashtu si dhe partive politike dhe bizneseve mė tė fuqishme, nuk u dihen burimet e tė ardhurave pėr tė nxjerrė konkluzionin se bash te kjo ndėrvarėsi e bashkėfajėsi qėndron lidhja midis tyre.
Prandaj, kur bėhet fjalė pėr dhunim ose favorizim tė mediave, kėtė duhet ta kuptojmė nė kontekstin e luftės pėr pushtet midis dy forcave politike ekonomike, instrumente tė tė cilave janė edhe mediat. E nė kėtė luftė, ai mė i forti, qė zakonisht ėshtė ai qė ka pushtetin qendror, fillon e dhunon tjetrin.
Nė kėtė kontekst po zhvillohet edhe konflikti i fundit lidhur me rrahjen e Bazes. Edhe Baze vetė nuk ėshtė thjesht njė gazetar. Ai ėshtė edhe njė pronar, tė cilit i janė prekur interesat nga pushteti politiko-ekonomik qė ka nė krye Berishėn. Qė tė jemi deri nė fund tė vėrtetė, duhet thėnė se ai gėzoi disa privilegje nė krye tė herės, kur Berisha mori pushtetin dhe ia morėn ato me forcė, kur filloi tė kritikojė pushtetin. Shkaku i prishjes ende nuk ėshtė bėrė i qartė as nga Baze, as nga Berisha. Kryeministri ka heshtur (vetėm tani, d.m.th., shumė vonė pėr njė juriste, e bija e tij, ka deklaruar se prishja ka ardhur lidhur me shitblerjen e "Temės", ku Baze, sipas saj, i ka propozuar njė skemė qė mbante erė pastrim parash), kurse Baze ka pretenduar se prishja ėshtė bėrė pėr tė denoncuar mosmbajtjen e premtimeve nga kryeministri pėr tė luftuar korrupsionin. As njėri e as tjetri argument nuk janė bindės. Dyshimi se prishja ėshtė shkaktuar pėr pazare tė prishura ėshtė shumė i fortė dhe kjo flet shumė pėr ēka po pėrpiqem tė shtjelloj. Edhe Baze, pra, sipas meje, nuk ka arritur tė bindė pėr principialitetin e kritikave tė tij jo vetėm pse Berishės i ka mbėshtetur nė tė kaluarėn bėma shumė mė tė rėnda, por edhe sepse njė luftė principiale kundėr korrupsionit nėnkupton goditjen e tij 360 gradė dhe jo pėrqendrimin nė dy-tri shėnjestra dhe lėnien jashtė tė shumicės, e veēanėrisht tė sistemit qė e prodhon atė. Me kėtė nuk dua tė them se ai ka shpifur, siē akuzohet nga kundėrshtarėt e tij. Kėtė mund ta provojė vetėm gjykata dhe vetė jam i prirur tė besoj se mė shumė se shpifja, e nervozon e vėrteta. Por dua tė them se ka goditur nė mėnyrė selektive, pra se ka pėrdorur tė njėjtat metoda pėr tė cilat akuzohet Berisha kur i thuhet se godet mediat nė mėnyrė selektive. Po kėshtu, kėtė luftė Baze nuk do tė mund ta bėnte kurrsesi pa pasur njė prapavijė politike dhe ekonomike, sepse thjesht si gazetar i pavarur, nuk do tė mund ta mbante dot gazetėn "Tema" as edhe njė ditė tė vetme. Dua tė them pra, se nė thelb tė kėtij konflikti nuk kemi tė bėjmė me luftėn midis medias si "qen roje" e interesit publik nė njėrėn anė, dhe kėrcėnuesve tė kėtij interesi, cilėtdo qofshin ata, nė anėn tjetėr, por me luftėn midis dy pushteteve: pushtetit nė rritje tė Berishės dhe Metės e mediave pranė tij nga njėra anė, dhe atij tė Ramės dhe mediave pranė tij, qė synojnė ripėrmbysjen e kėsaj situate nė anė tjetėr. Nėse mund ta ēoj pak mė tej metaforėn me "qenin roje", mediat tona, si tė thuash, lehin pėr tė ruajtur gardhin e pronarėve dhe politikanėve tė lidhur me ta, ēka do tė thotė se lehin nė mėnyrė selektive, sepse hajdutė tė tjerė i lėnė ta kalojnė gardhin pa problem.
Nė kėtė lloj lehjeje ekziston edhe njė kod heshtjeje qė Baze sė fundi e ka shkelur. Sipas kėtij kodi, gazetarėt kanė akuzuar politikanėt e njėri-tjetrit, por jo pronarėt e njėri-tjetrit. Sipas kėtij kodi, Sali Berishėn, Edi Ramėn e Ilir Metėn mund t'i akuzosh sa tė duash, por jo biznesmenėt dhe veēanėrisht jo pronarėt e mediave qė mbėshtesin ata. Ata duhet tė jenė tė lirė tė kalojnė gardhin. Kėshtu, teatri i gjoja demokracisė sonė funksionon nė rregull: tė parėt bėjnė lojėn e demokracisė nė skenė, tė dytėt tėrheqin fijet e lidhjeve korruptive nė prapaskenė. Kurse nė darkė, pas rėnies sė perdes, tė dyja palėt bėjnė hesapin se sa kanė fituar nga spektatorėt.
Ajo ēka bie nė sy sot pėrtej elementit psikologjik tė Bazes, i cili nė kėtė njėanshmėri ėshtė shquar edhe pėr pėrdorje tė goditjeve nėn bark, ėshtė se interesat e palėve nė konflikt, ku janė pėrfshirė edhe gazetarėt, po bėhen mė tė ashpra. Ndoshta pėr shkak tė krizės ekonomike qė ka varfėruar tryezėn. Ndoshta pėr shkak tė polarizimit tė mėtejshėm tė politikės shqiptare; (ekzistenca e LSI-sė si njė pol i tretė siguronte pak mė shumė hapėsira). Ndoshta pėr shkak se nė krye tė politikės kanė mbetur dy persona antropologjikisht tė ngjashėm, qė ėndėrr finale kanė eliminimin e ēdo kundėrshtari. Ndoshta pse kjo ėshtė rruga e pashmangshme e njė diēkaje tė ngritur keq, qė kėshtu ėshtė e dėnuar tė dėshtojė.
Dikush, nė kėtė pikė, do tė mė thotė nėse ėshtė e drejtė tė pėrdoret fjala "dėshtim" pėr kėtė sistem mediatik. Pse tė mos themi se kjo dialektikė ndeshjeje e interesave tė kundėrta edhe pėr pushtet mund ta ēojė pėrpara tė vėrtetėn edhe lirinė e shprehjes? Nė shkrimin paraardhės e kam pohuar edhe vetė, por duke shtuar dyshimin e fortė, se "pėrvoja qė kemi me akuzat e ndėrsjella e tė dyja palėve, qė "harrojnė" pėrgjegjėsinė e tyre, nuk na ka ēuar shumė pėrpara". Kam shkruar edhe pėr gazetari qė "vret" tė vėrtetėn nėpėrmjet luftės sė gjysmė tė vėrtetave. Pėr tė kthjelluar kėto dyshime, mė erdhi nė ndihmė njė shkrim i gazetarit italian Marco Travaglio, ribotuar pikėrisht nė gazetėn "Tema", mbi gazetarėt me kurriz tė drejtė dhe me kurriz tė lakuar. Midis tė tjerash, Travaglio, duke folur pėr gazetarinė qė i shėrben njėrės palė kundėr palės tjetėr thotė: "Ėshtė shumė mė e mirė mungesa totale e informacionit, sesa njė shumicė e informacioneve gjysmake ose false". E mė pas shton: "Duke bashkuar dy gjysmė tė vėrteta, nuk arrihet njė e vėrtetė. Arrihet njė dopio gėnjeshtėr, e mė keq akoma, duke bashkuar gėnjeshtra tė ndryshme, arrihet njė gėnjeshtėr me fuqi tė shumėfishuar". Pėr mua kjo gazetari e gjysmė tė vėrtetave, ashtu sikurse edhe politika e gjysmė tė vėrtetave qė pasqyron ajo, janė njė alibi e fuqishme edhe pėr sistemin gjyqėsor qė akuzohet sot pse nuk vepron. Njė gazetari e sė vėrtetės tė plotė do tė ndihmonte edhe njė sistem gjyqėsor sė pavarur, qė do tė ndėshkonte ēdo krim kundėr interesit publik dhe anasjelltas, njė sistem gjyqėsor i pavarur do tė ndihmonte njė gazetari tė tė vėrtetave tė plota.
Kjo historia e "gjysmė tė vėrtetave" ka filluar herėt nė mediat tona, shpejt pas lindjes sė kėtij sistemi mediatik qė kemi sot. Njė datė simbolike mund tė ishte fushata e katarsisit tė Nanos, i cili pati mbėshtetje tė fortė mediatike. Rezultatet dihen: nė vend tė katarsisit patėm shtim tė pisllėkut. Sot, pas dhjetė vjetėsh, nuk di tė them nėse prej asaj kohe e kėtej shprehja e lirė, si nevojė pėr tė vėrtetėn e plotė, ka ecur pėrpara apo prapa. Kur shikoj gazetarėt e rinj qė ka prodhuar ky sistem, qė tashmė nuk merakosen fare tė kenė njė tė vėrtetė tė tyren, por edhe shpinėn gjithnjė e mė tė pėrkulur tė tė vjetėrve, them me siguri qė ka bėrė prapa nė favor tė gazetarisė sė gjysmė tė vėrtetave. Dhe njė nga shkaqet, sipas meje, ėshtė se gjatė kėtyre viteve ky sistem ėshtė konsoliduar nė kuptimin se klasa e politikanėve, biznesmenėve dhe gazetarėve qė e ka ndėrtuar atė, ėshtė konsoliduar nė pushtet. Me aq sa mund tė flitet pėr konsolidim, sepse rasti "Baze" tregoi gjithashtu edhe brishtėsinė dhe kalbėzimin e kėtij sistemi.
Dikush do tė mė thotė: kėto i dimė, i ke thėnė edhe herė tė tjetra, por puna ėshtė sesi ta ndryshojmė kėtė gjendje. Personalisht, para katėr vjetėsh e kam paraqitur njė projekt, tė cilin ma hodhėn poshtė me fjalė dhe me heshtje, me veprime dhe mosveprime, si mazhoranca e Berishės, ashtu edhe opozita e Edi Ramės dhe mediat e tyre. Sipas meje, kjo sepse ata ishin tashmė vetė sistemi i gjysmė tė vėrtetave apo i dopio gėnjeshtrės qė unė propozoja tė prishej. Nė ndonjė nga shkrimet pasardhės, duke ndjekur edhe debatin qė po zhvillohet, do tė pėrpiqem t'i artikuloj disi mė mirė disa prej ideve tė asaj kohe, qė mė duket se mbeten aktuale, por edhe mė tė vėshtira pėr t'u realizuar sesa katėr vjet mė parė.
shekulli
QENI ROJE
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 13-11-2009 mė 15:11
Krijoni Kontakt