
Postuar mė parė nga
Zarathustra.
Une nuk e kuptoj si ka mundesi qe cdo post ketu eshte shprehje e opinionit personal ndaj Meros. Mero ka te drejte te thote c'te doje, ta dredhe si te doje, dhe nuk ka asnje detyrim ndaj askujt vecse ligjit. Fakte apo shpifje, keto i verteton gjykata, dhe jo badigardet leshqene te Tac leshqenit, e as opinionet tuaja ketu nga maja e thanes.
Problemi qendron se Mero u dhunua ne nje menyre te tille qe shoqerine shqiptare e nxjerr si nje shoqeri barbare, gangosh dhe xhahilesh te cilet nuk njohin as shtet, as rregulla, as norma civile, as ligje, as integritet, asgje. Rrahja e tij vertetoi se Shqiperia eshte akoma vendi i alabakeve, dhe i langove me mercedeza te fundit, qe hiqen si biznesmene dhe qe as duan tia dine per ligj dhe shtet. Prezenca e shtetit ne kete akt u barazua me zero, dhe institucionet e rendit dhe ligjit duket si lengaraqe perpara Tac alabakut, qe i zgjidh problemet e veta si ti doje by_tha ne ate vend. Vet-gjyqesia shikohet si nje fenomen mjaft normal tashme pasi ja, aplikohet edhe nga bosat e biznesit dhe miqte e ngushte te pushtetit. Mesoni pra si te silleni prej tyre. Nderkohe ky fenomen per shume ketu nuk perben problem, problem perben ato qe thote Mero ne media, qe ketyre u eshte mbushur mendja se jane genjeshtra. Hajde merhume hajde.
Mesazhi qe ne i transmetojme brezave dhe shqiptareve duke sulmuar Meron ne kete rast eshte nga me kafsheroret. Ne po u themi femijeve tane, qep gojen, mos fol, mos pyet, mos kerko pergjegjesi .... se te vjen alabaku alla-Tac dhe te nxin. Behu si Taci, alabak e gango qe mos te te haje as per shtet, as per police, as per gjykate, .... as per rob te gjalle.
Ne vazhdojme ti tolerojme vetes akte te tilla mesjetare duke perdorur pikerisht justifikime absurde qe burojne prej ndjenjave personale ne kete ceshtje. Kjo nuk eshte ceshtje opinioni personal, a genjente Mero apo jo, a kishte fakte apo jo, a ishte Mero pro/kunder Sali?
Kjo eshte ceshtje principesh, dhe normash sociale mbi te cilat ne ndertojme nje shoqeri qe te pakten kerkojme te jete ndryshe nga shoqeria e kafsheve. Do ndertojme nje shoqeri te hapur dhe ku fjala e lire rregullohet me ligj, apo nje shoqeri ku fjala e lire rregullohet nga Tac-badigard leshqen xhahilet. Nqs ne kemi nje sens social dhe civilzues ne duhet ta denojme kete kafsheri dhe Tac langua duhet te kalbet ne burg. Nqs ne duam te jetojme ne shoqeri xhungle, plot anarki dhe vet-drejtesi puthni Tacon pastaj.
Krijoni Kontakt