Shoqatat e gazetareve, ne nje reagim pas deklarates se Rezart Tacit, shprehen se ofrojne nje shperblim prej 10 mije eurosh per cilindo person qe jep informacion mbi vendodhjen e Rezart Tacit, i cili eshte shpallur nga policia si person ne kerkim.
Shoqatat ndihmojne keshtu forcat e rendit qe ky kriminel te vihet sa me shpejt perpara drejtesise, ne nje kohe kur Rezart Taci shperndan permes zedhenesit te tij, deklarata false duke e mohuar paturpesisht dhunimin e gazetarit Mero Baze, thuhet ne deklaraten e shoqatave te gazetareve shqiptare.
Me tej, ne te theksohet se ndersa i shpalluri ne kerkim Rezart Taci dergon komunikata per median, prokuroria ende nuk ka marre ne pyetje as zedhenesin e tij, per te mesuar vendin se ku ndodhet biznesmeni i akuzuar.
Shoqatat e gazetareve u bejne thirrje gjithashtu te gjithe qytetareve te angazhuar te dalin ne nje proteste paqesore te merkuren ne ora 12:00, perpara godines se kryeministrise.
Duke qene se ujdite midis familjes ne pushtet dhe biznesmenit qe goditi gazetarine jane te ditura publikisht, ne e konsiderojme kryeministrin Berisha si njeriun pergjegjes per klimen e mbrapshte te frikes qe po krijohet ndaj mediave dhe shoqerise duke nxitur ne heshtje dhunen ndaj gazetareve, thuhet ne deklarate.
Kjo klime, mbyllje goje, frike dhune dhe censure mediatike, jane shenjat e pagabueshme te nje totalitarizmi te llojit mafioz. Ky skandal i perseritur i armikut te vjeter te fjales se lire, zjarrvenesit te gazetave, Sali Berisha kerkon reagimin energjik te te gjithe qytetareve. Ky eshte sistemi ku mediat dhe njerezit e saj ose blihen ose rrihen, ky eshte sistemi qe kerkon t'i mbaje shqiptaret ne verberi dhe te shurdhuar. Ajo qe po perjetojme eshte Shqiperia qe po ndryshon per keq nen zgjedhjen e familjes se Sali Berishes, perfundon deklarata e shoqatave te gazetareve te Shqiperise.
Nepermjet nje deklarate edhe stafi i televizionit Vizion plus, denoi me indinjate aktin kriminal te Rezart Tacit, qe sulmoi mbreme se bashku me shoqeruesit e tij, gazetarin Mero Baze.
Vizion plus kerkon ne menyre te qarte nga autoritetet shteterore, arrestimin e Rezart Tacit, venien e tij perpara pergjegjesise ligjore, per agresionin kriminal, ndaj gazetarit Mero Baze.
Liberté, égalité, fraternité
Ky eshte i vetmi postim ketu qe me ka pelqyer. Dhuna eshte mjeti i fundit qe perdoret, perdoret kur humbet llogjika dhe arsyea ndaj dhe duhet denuar. Por dua t'iu kujtoj te gjitheve, se Sali Berisha ka miratuar nje ligj, i cili ndalon denoncimin e gazetareve per shpifje, pra u ka dhene liri te plote atyre te thone ēfare te duan. Por prape dhuna nuk justifikohet.
Tani po them dhe dhe disa thashetheme qe kam degjuar rrugeve te Tiranes. Thuhet se ne momentin qe Taēi po kalonte ne zonen e ish bllokut Merua e ka ofenduar rende. Dhe nese e ka bere kete gje, ua lumsha atyre bodiguardeve qe e kane rrahur, se dhe gazetar dhe gangster nuk ka. Bej ē'te duash me gazeten, shpif sa te duash ne televizor, por ama dhe te me shash ne rruge nuk te lejoj. Megjithate kto jane vetem thashetheme dhe nuk mund te them dot asgje per vertetesine e tyre.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Ne nje koment poshte artikullit per Mero Gelbazen ne gazeten balkanveb njeri me nick NYC shkruante (Ne Janar te vitit 2005 z.Berisha ndodhej ne NY.Mero Baze ishte pjese e delegacionit te Berishes si perfaqesues i medias.Isha i ftuar nga nje shok ne nje darke qe disa pronar restorantesh shtruan per z. Berisha dhe kongresmenin amerikan Eliot Engel.Ne tavolinen tone ishte dhe Mero.Pervec servilizmit ne shkallen siperore relative qe Mero shprehte ndaj Berishes me shprehje si:i madhi,doktorri,shefi i madh etj etj me beri pershtypje sinqerisht shume etika ZERO e te ngrenit(hante me gojen hapur duke perplas buzet duke krijuar shkume ne dy anet e gojes si bageti)dhe kundermimi i djerses qe vertet na e shpifi darken,tavolinen.Akoma e kujtoj nje peshk te gatuar mjaft mire qe nuk e hengra dot.I them z.A.K qe e dija qe ka kofidence me Merone lutem i thuaj i cik me lezet per djersen te pakten.Me thote A.K
ne vertet e njoh nga afer,ai eshte aq cinik sa nuk ka qytetari te te thote flm,perkundrazi ai arrin deri atje sa mund te sajoje cdo gje per tu "hakmarr".Eshte shume primitiv.Lere kermen,kerme).
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
un do pres gjyqin..
te shohim cdo veje..
rezarti ne se nuk ka vetem halle biznesi por dhe moral qytetar duhet te coj ne gjyq gjith numrat e gazetes tema te ktyre 2 vjetve edhe ti thot gjyqtareve.. bujrum lexoni e te na sqaroj merua per kte oqean me shpifje..
ka ndonje tiranas te na thote se.. vate merua tek restauranti qe darkon rezarti zakonisht apo rezarti vajti tek restauranti qe kullufit merua bifteke cdo nate...
se ka rendesi kjo nate..
revolucioni bolshevik i miljardereve ka filluar e po zhvillohet sipas skenarit..
u lumte regjisoreve..
saliu cdo dite bie ne kurthin e tyre..
i paafte te mbroje popullin nga kanibalizmi edvinisto enverist.. sikurse me 07 ten..
i keshilloj njerzit te mbrohen vete e te mos presin se i mbron saliu..
merua do marre diplom dhe nga katedra e aktorllikut pran institutit te larte te arteve..
edvinua i njeh aty profesoret..
bravo mero..
druri gjolekes te paska bere mire..
..
ne se di te palame qitja.. o drague.. se neser mbas triumfit te revolucionit stalinistomiljarder.. nuk do e kesh ate mundesi..
ne gazeten e ed ram kokodhimes ka feste.
po festohet rrahja e meros.
ka bere nje surprize per padronin edvin.
i lumte trimit mero.
guxon e i vete rezartit mu te hunda fill mbasi e ka share e shpifur 2 ore rresht ne ekran.
bravo and bushati..
e ka "ftuar per kafe" tahmėm ku e donte edvini.. te mjerin mero..
lol
..
dhe kosten e ngrate ashtu e ftuan..eja te vrasim ca lepuj o koste andej nga ferrat e voskopojes..
mjeshtra o babam.. mjeshtra..
--
Rrėfimi i Mero Bazes:
Mė qėllonin vetėm nė pjesėn e pasme tė kokės
Shekulli Online | 03/11/2009 | Lajm i fundit |
INTERVISTE - Mero Baze shprehet mosbesues ndaj policisė, duke thėnė se "policėt janė tė aftė por tė diktuar". Sipas tij nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ėshtė njė ministėr nėn akuzė, tek i cili nuk beson se do tė ndalojė agresorin Rezart Taēi.
Zoti Baze, njė pėrshkrim tė shkurtėr tė ngjarjes?
Dy kolegėt e mi, Andi Bushati dhe Arban Hasani, mė ftuan pėr njė kafe pasi pėrfundoi emisioni "Zonė e Ndaluar". Shkova rreth orės 23 tek lokali ku po mė prisnin, diku afėr bllokut. Ndėrsa po bisedonim normalisht, nė tavolinė shfaqet Rezart Taēi nga errėsira e fundit tė lokalit. U gjendėm shumė tė papėrgatitur dhe thjesht tentova tė tėrhiqem pas kur ai mė qėlloi duke mė sharė. Por befas pashė qė tavolina ishte rrethuar nga bodyguard-ė tė tij, tė cilėt nėn shembullin e pronarit tė vet nisėn tė gjuajnė. Nuk mbaj mend shumė detaje se humba vetėdijen pėr pak ēaste, por me ē'pashė mė vonė, pozicioni ku isha, mė kishte mbrojtur nga ndonjė dėmtim fatal. Po ashtu kolegu im Bushati, qė ishte para meje, ishte bėrė nė njė farė mėnyre barrikadė pėr tė mos mė qėlluar dot nė pjesėn pėrpara.
A dukej se sulmi ishte i menduar apo i ēastit?
Nuk di tė them sa kohė mė parė ka qenė i menduar, por natyrisht qė ka qenė diēka qė mund ta kenė menduar dhe kanė pritur tė gjejnė rastin. Mėnyra si u sollėn me dy kolegėt e mi, duke bėrė kujdes tė mos i preknin, do tė thotė se nuk janė sjellė si vrasės tė papėrgjegjshėm, por si mafiozė tė mirėinstruktuar. Dhe pėrpjekja pėr tė qėlluar vetėm nė pjesėn e pasme tė kokės, ku dhe mund tė traumatizohesh pėrjetė, ishte kriminale. Mendoj se ata kanė vendosur tė qėllojnė kur kanė parė qė unė hyra nė lokalin ku ata rrinin. Ndoshta pas 20 minutash ata vendosėn tė sulmojnė, dhe na rrethuan papritur duke mė sulmuar.
Sa i vetėdijshėm keni qenė pėr rrezikun pėr shkak tė profesionit?
Rreziku i shoqėron gazetarėt si ndryshku hekurin. Sa herė qė shoqėria degradon, sa herė pėr lirinė ka mjedis tė papėrshtatshėm, aq herė ky ndryshk priret tė sulmojė qė tė brejė profesionin e gazetarit. Nuk ėshtė nė dorėn tonė shmangim rreziqet. Jemi tė dėnuar tė bashkėjetojmė me to. Nė dorėn tonė ėshtė tė bėjmė punėn tonė. Rrezikun nga mjedisi ynė duhet ta zhdukė shteti ligjor dhe njė qeverisje qė jep shembull frymėzimi kundėr krimit, kundėr kėtyre personave dhe pro standardeve tė lirisė pėr median. Fatkeqėsisht qeveria ime dhe e bashkėqytetarėve tė mi ėshtė aleate e kėtij banditi, frymėzuese e keqe kundėr lirisė sė medias dhe degraduese e standardeve tė lirisė nė kėtė vend.
Kryeministri bėri njė deklaratė ku dėnoi aktin e dhunės?
E dėgjova dhe mu dhimbs sa i pafuqishėm ėshtė tė pėrmendė emrin e Rezart Taēit. E di qė emri i viktimės i krijon probleme, por sė paku emrin e kriminelit duhet ta pėrmendte dhe ta dėnonte. S'ka denjuar as vetė tė bėjė deklaratė, por zyra e tij ka bėrė njė deklaratė tė modės kineze tė viteve '70 ku nė vend qė tu adresohet problemeve, flet pėr parime qė i shkel nga mėngjesi nė mbrėmje. Ėshtė e dhimbshme tė shikosh kryeministrin e vendit tėnd nė atė pozicion, peng tė njė njeriu tė pėrzgjedhur prej familjes sė tij pėr tu bėrė miliarder brenda natės.
Ē'mund tė thoni pėr reagimin politik nė pėrgjithėsi?
Nuk pres tė ngushėllohem nga reagimi politik, por nga shteti ligjor. Reagimi politik vlen vetėm pėr tė kuptuar sa e inkriminuar ėshtė politika me krimin dhe sa fuqi ka tė ndahet prej tij. Po tė lexosh deklaratat e partisė sė Berishės dhe partisė sė Ilir Metės, e kupton sa tė pafuqishėm janė tė zėnė nė gojė emrin e kriminelit dhe t'i adresohen problemit me kurajė. Pėr kaq vlen reagimi politik. Vlen pėr tė qenė shembull frymėzimi ose model i bashkėjetesės me krimin. Ajo ē'mė kujton reagimi i partisė sė Berishės dhe partisė sė Ilir Metės ėshtė reagimi i njeriut nė hall, kur djali i shtėpisė kapet nė krim dhe pėrpiqesh tė mos flasėsh mė pėr djalin, por pėr atė ēfarė atij duhet t'i mėsojnė nė shkollė. Ato po sillen si njerėz nė hall. Por shteti ligjor duhet tė sillet mė me dinjitet se pushteti politik.
Si ka qenė reagimi i forcave tė rendit?
Nėse ka njerėz nė hall pas gazetarėve nė kėtė vend, janė ata. Ekziston njė polici qė kėrkon tė bėjė detyrėn e saj dhe njė frymėzim politik kundėr misionit tė saj. Nuk mund tė thuash asgjė tė qortueshme pėr policėt e Tiranės si profesionistė ose njerėz kurajozė. Ata janė shumė tė mirė. Por ata nuk janė tė lirė tė jenė policė. Dhe ndryshe nga ne gazetarėt qė e kemi nė dorė lirinė tonė, pėr ta mbrojtur apo dorėzuar, ata nuk e kanė dhe aq nė dorė lirinė e tyre pėr tė qenė profesionistė. Ata u sollėn shumė korrekt me ngjarjen, erdhėn nė vendngjarje, mė shoqėruan nė spital dhe mė dorėzuan tek mjekėt. Morėn provat dhe u larguan. Drejtori i policisė sė Tiranės dhe Drejtori i Pėrgjithshėm mė vizituan dhe nė spital. Pastaj mė tej ata s'kanė asgjė nė dorė. Tė vinte keq pėr ta. Rezart Taēin nuk kishin fuqi ta arrestonin. Ai i merrte nė telefon dhe u tregonte se kur mund tė kishte kohė tė shkonte t'i takonte. Pėrfytyroni njė shtet qė nuk ndalon dot njė miliarder, qė i ka zyrat nė mes tė Tiranės dhe qė nga mėngjesi nė mbrėmje pėrmend vetėm emrin e kryeministrit. Si mund tė afrohet polici tek njė njeri qė sapo i afrohesh, bėn sikur flet nė telefon me Sali Berishėn.
Cilat mund tė jenė shkaqet qė Rezart Taēi nuk u ndalua qysh nė fillim?
Ata duan tė shkatėrrojnė provat. Mos harroni qė tani Ministėr i Rendit ėshtė njė person nė kėrkim, qė i ka shpėtuar njė dėnimi me procedurė. Ata thjesht duan tė shikojnė dėshmitė tona dhe pastaj tė shpikin ose shkatėrrojnė prova tė reja pėr rrethana lehtėsuese pėr tė. Ky ėshtė regjimi qė ka shpikur mosndėshkimin me ligj, por me vetėgjyqėsi. Vetėm ky regjim ka mundur tė mbyll ēėshtje tė mėdha, pėr tė cilat bota mund tė kishte bėrė luftėra civile, me procedura afatesh apo imunitete ministrash. Vetėm ky regjim ka mundur tė mbyllė me procedurė gjykimin pėr vrasje tė 26 personave apo pastrime tė pastra paresh pėrmes sekserėve tė familjes nė pushtet. Mosndėshkueshmėria e krimit ėshtė identiteti i kėtij regjimi. Lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian se sa qartė e ka theksuar me dėshpėrim faktin qė nė Shqipėri po krijohet modeli i tė pandėshkueshmėve. Rezart Taēi, nėse mė lejohet nė krahasim, nė kėtė rast, ėshtė "kriminel race".
Si e gjykoni solidaritetin e medias?
As qė kam dyshuar ndonjėherė tek solidariteti i kolegėve tė mi. Nuk mė ka munguar kurrė. Edhe kur regjimet nė kėtė vend janė pėrpjekur tė izolojnė gazetarė tė veēantė pėrmes trustit mediatik, gazetarėt nuk e kanė braktisur njėri- tjetrin. Nė kėtė rast duhet qė solidariteti tė mos jetė njė gjest nė mbėshtetje time, por njė instrument pėr tė vrarė frikėn dhe pėr tu shkuar deri nė fund tė vėrtetave tė hidhura tė kėtij regjim. Solidariteti mė i madh pėr mua, ėshtė qė tė shikoj sa mė pak lajme tė gėnjeshtra pėr Rezart Taēin, sa mė pak gėnjeshtra tė paguara prej tij, sa mė pak pėrpjekje pėr tė penguar shtetin tė hetojė evazionin e tij fiskal prej qindra miliona eurosh pėr shkak tė lidhjeve me pushtetin. Solidaritet pėr mua ėshtė qė kolegėt e mi tė kenė mundėsinė tė thonė tė vėrtetėn pėr kėtė njeri qė ka blerė pushtetin politik dhe atė publik me para qė ua merr nga xhepat taksapaguesve shqiptarė. Ky solidaritet mė bėn tė ndjehem i dobishėm pėr kolegėt e mi.
* * * * *
Rezart Taēi nė TV: Nuk po fshihem. Policia: Ėshtė person nė kėrkim
Biznesmeni Rezart Taēi ka duke deklaruar ne linje telefonike per disa TV se "une nuk po fshihem dhe jam gati te perballem me drejtesine".
Ndersa policia e Tiranes thote se e ka shpallur person ne kerkim, per rrahjen e gazetarit Mero Baze. Nė pranga jane qe prej mengjesit dy nga agresorėt e gazetarit Mero Baze Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo . Sipas policisė dy personat qėlluan Bazen pėr shkak tė detyrės. Policia e Tiranės ka bėrė me dije se gazetari Mero Baze ka bėrė kallėzim penal pėr ngjarjen.
Z.Taēi pretendoi se kanė qenė bodygard-et ata qė kanė qėlluar, pas provokacioneve, sipas tij, tė Bazes nė lokalin ku kishin rastisur se bashku mbremjen e sė hėnės.
Ai mohon te kete qelluar vete mbi Bazen. "Hedh poshtė me indinjatė kėtė akuzė tė ulėt nė drejtimin tim dhe siguroj tė gjithė opinionin publik se jo vetėm nuk ėshtė nė karakterin tim tė shmangem por jam i gatshėm tė pėrballem me kėto shpifje nė ēdo kohė pėrpara drejtėsisė sė vendit tim", tha Rezart Taēi.
Mė parė, policia e Tiranės, informoi se pas kallėzimit tė bėrė nga Mero Baze, policia ka ndaluar dy persona tė akuzuar si agresorėt e gazetarit dhe ka shpallur nė kėrkim policor Rezart Taēin.
Gjatė njė konference pėr shtyp, zedhenesia e Policise, tha se "janė shoqėruar shtetasit Bledar Lilo dhe Jurgen Selfo, punonjės te kompanisė "Taēi Oil", truproja te Taēit.
shekulli
es
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-11-2009 mė 19:24
Eshte nje akt qe duhet denuar dhe nese ka shtet duhet te veproj...pavarsisht se Mero Bazen nuk mund ta quash gazetar, me se shumti nje zedhenes partie.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt