vazhdo e shpif..
Sulmohet botuesi i gazetės Tema, Mero Baze
Gazetari dhe botuesi i gazetės Tema, Mero Baze, ėshtė sulmuar fizikisht mbrėmjen e tė hėnės nė Tiranė nga biznesmeni Rezar Taēi, pronar i kompanisė sė naftės ARMO si dhe rojet e tij.
Njoftohet se ngjarja ka ndodhur nė njė prej lokaleve tė ish-bllokut. Sipas dėshmitarėve nė vendngjarje, Taēi e ka sharė e mė pas e ka goditur disa herė Bazenbashkė me bodigardėt e tij.
Shkak duket se kanė qenė shkrimet e vazhdueshme qė Baze ka bėrė nė adresė tė Taēi duke e akuzuar pėr afera tė shumta korruptive falė lidhjeve tė tij me kryeministrin Berisha.
Zėdhėnėsja e policisė nė Tiranė tha pėr BBC-nė se janė arrestuar dy persona tė kompanisė "Taēi Oil" nėn akuzėn e goditjes pėr shkak tė detyrės, ndėrsa ėshtė shpallur nė kėrkim edhe vetė presidenti i kėsaj kompanie, Rezar Taēi.
Ndėrkohė, kryetari i Lidhjes se Gazetarėve tė Shqipėrisė, Ylli Rakipi e quajti ngjarjen tė paprecedentė. Ai tha pėr BBC-nė se dhe mė parė janė sulmuar dhe rrahur gazetarėt, por kjo ka ndodhur fshehtas. Ndėrsa kėtė radhė agresorėt, banditėt, ishin krejt tė identifikuar tha Rakipi duke i bėrė thirrje qeverisė tė vendosė fajtorėt para ligjit.
Krijoni Kontakt