Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPĖRIA (26 Tetor 2009)
Kushtetuta garanton lirinė e fesė dhe ligje dhe politika tė tjera kontribuan pėr ushtrimin e lirė tė fesė.
Qeveria pėrgjithėsisht respektoi liritė fetare nė praktikė. Nuk pati ndryshim nė statusin e respektimit pėr lirinė fetare nga qeveria gjatė periudhės sė raportimit.
Nuk pati raportime pėr abuzime apo diskriminim shoqėror mbi bazė identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar.
Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinė fetare si pjesė e politikės sė saj tė pėrgjithshme pėr tė mbėshtetur tė drejtat e njeriut.
Seksioni I. Demografia Fetare
Vendi ka njė sipėrfaqe prej 11,100 milje katrore dhe njė popullsi prej 3.6 milionė. Nuk kishte nė dispozicion tė dhėna tė besueshme mbi pjesėmarrjen apo anėtarėsinė fetare; regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisė qė pėrfshinte tė dhėna tė tilla ishte kryer nė vitin 1939. Shumica e shtetasve nuk ushtrojnė ndonjė besim nė mėnyrė aktive; megjithatė, katėr grupet fetare tradicionale janė myslimanėt (sunitė), bektashinjtė (njė formė e sufizmit shia), tė krishterėt ortodoksė (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė), si dhe katolikėt romakė. Gjithashtu, ka edhe shifra thelbėsore tė feve protestante dhe grupeve tė tjera fetare, pėrfshi Bahait, Dėshmitarėt e Jehovait, si dhe anėtarė tė Kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtėve tė Ditėve tė Mėvonshme (mormonėt).
Komiteti Shtetėror pėr Kultet raportoi njė total prej 245 grupesh, organizatash, dhe fondacionesh fetare, pėrpos katėr grupeve tradicionale fetare. Kjo shifėr pėrfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vėllazėrinė Ungjillore Shqiptare (VUSH).
Seksioni II. Statusi i Respektimit nga Qeveria pėr Lirinė Fetare
Kuadri Ligjor/i Politikave
Kushtetuta siguron lirinė e fesė dhe ligje e politika tė tjera kontribuan pėr njė ushtrim pėrgjithėsisht tė lirė tė fesė. Ligji nė tė gjitha nivelet e mbron kėtė tė drejtė nga abuzimet, si prej qeverisė ashtu edhe prej aktorėve privatė.
Qeveria ėshtė shekullare. Sipas Kushtetutės, nuk ekziston njė fe zyrtare dhe tė gjitha fetė janė tė barabarta; megjithatė, bashkėsitė mbizotėruese fetare (myslimanėt sunitė, bektashinjtė, ortodoksėt dhe katolikėt) gėzojnė njė shkallė mė tė madhe njohjeje zyrtare (p.sh. festat kombėtare) dhe statusi shoqėror bazuar mbi praninė e tyre historike nė vend. Pushimet zyrtare pėrfshijnė ditėt e shenjta pėr tė katėr besimet mbizotėruese.
Qeveria nuk kėrkon regjistrim apo licensim tė grupeve fetare; megjithatė, Komiteti Shtetėror pėr Kultet mban tė dhėna dhe statistika pėr organizatat fetare tė huaja qė e kontaktojnė atė pėr ndihmė. Lėvizjet fetare mund tė marrin status zyrtar tė njė personi juridik duke u regjistruar pranė Gjykatės sė Rrethit Tiranė sipas Ligjit pėr Organizatat Jo-Fitimprurėse, i cili njeh statusin e njė shoqate jo-fitimprurėse pavarėsisht nėse organizata ka karakter kulturor, argėtues, fetar, apo humanitar. Regjistrimi u jep grupeve fetare tė drejtėn tė mbajnė llogari bankare dhe tė zotėrojnė prona. Gjatė periudhės sė raportimit, katėr bashkėsive fetare tradicionale iu akordua statusi i pėrjashtimit nga taksat; megjithatė, pėr shkak tė marrėveshjeve tė reja tė arritura me qeverinė mė 24 tetor 2008, atyre u kėrkohet tė riregjistrohen si bashkėsi fetare pėr t’u kualifikuar. Grupe tė tjera fetare pa marrėveshje dypalėshe me qeverinė vazhduan tė kėrkonin statusin e pėrjashtimit nga taksat.
Komiteti Shtetėror pėr Kultet, nėn juridiksionin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ėshtė ngarkuar me rregullimin e marrėdhėnieve midis qeverisė dhe bashkėsive fetare si dhe me mbrojtjen e lirisė fetare dhe promovimin e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit ndėrfetar. Komiteti pretendon se tė dhėnat e tij pėr organizatat fetare lehtėson dhėnien e lejeve tė banimit nga policia pėr punonjėsit e huaj tė organizatave tė ndryshme fetare. Asnjė organizatė nuk raportoi ndonjė vėshtirėsi nė marrjen e lejeve tė qėndrimit gjatė periudhės sė raportimit. Megjithatė, si rregull i pėrgjithshėm, misionarėve tė huaj u jepeshin leje qėndrimi njė-vjeēare nė vend tė lejeve pesė-vjeēare tė lejuara pėr personat qė banojnė nė vend pėr mė shumė se dy vjet. Komiteti vazhdoi tė punonte me qeverinė mbi kriteret qė do tė lejonin leje qėndrimi deri nė pesė-vjeēare pėr organizata fetare tė konsoliduara me lidhje afatgjata me vendin.
Neni 10 i Kushtetutės kėrkon marrėveshje tė veēanta dypalėshe pėr tė rregulluar marrėdhėniet midis qeverisė dhe bashkėsive fetare. Mė 24 tetor 2008, qeveria nėnshkroi marrėveshje me bashkėsitė myslimane, ortodokse dhe bektashiane. Kisha Katolike ka pasur njė marrėveshje tė tillė me qeverinė qysh nė vitin 2002. VUSH, njė organizatė protestante ombrellė, ka kėrkuar tė konkludojė njė marrėveshje dypalėshe. Mes avantazheve tė pasjes sė njė marrėveshje pėrfshihet njohja zyrtare e bashkėsisė, rikthimi me pėrparėsi i pronave dhe pėrjashtimi nga taksat. Mbėshtetja financiare nga qeveria dhe subvencionet shtetėrore pėr pagat e klerikėve do tė zbatohen bazuar mbi njė ligj pėr financimin e bashkėsive fetare miratuar mė 5 qershor 2009.
Sipas Ministrisė sė Arsimit, shkollat publike janė shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Feja nuk jepet si mėsim nė shkolla publike. Sipas shifrave zyrtare, bashkėsitė, organizatat dhe fondacionet fetare kishin 103 shoqata e fondacione lidhur me to, ku 101 prej tyre administronin 101 institucione arsimore, nga tė cilat 15 ishin shkolla me lidhje zyrtarisht fetare. Me ligj, Ministria e Arsimit duhet t’i licensojė kėto shkolla dhe programet mėsimore duhet tė pėrputhen me standartet kombėtare tė arsimit. Grupet katolike dhe myslimane administronin shkolla tė shumta tė licensuara nga shteti dhe nuk raportuan problem pėr marrjen e licensave pėr shkolla tė reja. Kisha Ortodokse dhe bektashinjtė administronin qendra arsimore ekskluzivisht fetare pėr trainimin e klerikėve.
Kufizime mbi Lirinė Fetare
Qeveria pėrgjithėsisht respektoi lirinė fetare nė praktikė. Gjatė periudhės sė raportimit, nuk pati ndryshim nė statusin e respektimit tė lirisė fetare nga qeveria.
Nuk ka ligj qė ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorėt e shkollave kanė tė drejtė tė pėrcaktojnė standartet pėr “veshjen e pėrshtatshme,” ēka me raste pėrfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik tė simboleve fetare. Gjatė periudhės sė raportimit, tri nxėnėse tė shkollave tė mesme publike u ndaluan tė ndiqnin orėt e mėsimit ngaqė mbanin shami koke.
Qeveria vazhdoi tė trajtonte pretendimet nga secili prej katėr grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave tė marra gajtė ish epokės komuniste; megjithatė, shumė nga pretendimet pėr prona mbetėn tė pazgjidhura. Pas marrėveshjeve tė reja dypalėshe tė nėnshkruara, Agjencia Kombėtare pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhėzua t’u jepte pėrparėsi pronave tė zotėruara nga bashkėsitė fetare.
Kisha Ortodokse vazhdoi ndėrtimin e njė katedraleje tė re nė Tiranė mbi tokė qė e mori si kompensim pėr token e marrė nga qeveria komuniste, por citoi mungesė veprimi pėr pretendime tė tjera pėr prona nė gjithė vendin.
Si Kisha Ortodokse edhe Kisha Katolike pėrfshinė nė pretendimet e tyre pėr kompensim ikona fetare dhe dorėshkrime tė vyera marrė nga qeveria komuniste, tė cilat mbeteshin nė arkivat kombėtare.
Komuniteti Islamik Shqiptar vahzdoi tė kėrkonte leje ndėrtimi pėr njė xhami tė re nė njė tokė kthyer bashkėsisė nėpėrmjet procesit tė kompensimit pas-komunist. Kėrkesa mbeti nėn shqyrtim nga Bashkia e Tiranės.
Nuk pati raportime pėr tė ndaluar apo tė burgosur fetarė nė vend.
Konvertimi Fetar me Forcė
Nuk pati raportime pėr konvertim fetar me forcė, pėrfshi tė shtetasve minorenė tė Sh.B.A. tė rrėmbyer apo larguar jashtėligjshėm nga Shtetet e Bashkuara apo qė nuk lejoheshin tė ktheheshin nė Shtetet e Bashkuara.
Seksioni III. Statusi i Respektimit nga Shoqėria pėr Lirinė Fetare
Nuk pati raportime pėr abuzime dhe diskriminim nga shoqėria me bazė identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar; nuk pati as raportime pėr akte domethėnėse vandalizmi.
Seksioni IV. Politika e Qeverisė sė Sh.B.A.
Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinė fetare me qeverinė si pjesė e politikės sė saj tė gjithanshme pėr nxitjen e tė drejtave tė njeriut.
Ambasada e Sh.B.A. mbėshteti pėrpjekjet e Komitetit Shtetėror pėr Kultet pėr tė zhvilluar dhe plotėsuar marrėveshje dypalėshe midis shtetit dhe disa bashkėsive fetare. Zyrtarė tė ambasadės ishin aktivė nė promovimin e tolerancės fetare, duke sponsorizuar qendra ndėrfetare nė Shkodėr, Elbasan dhe Tiranė si dhe duke angazhuar tė rinj, grad he anėtarė tė bashkėsive nė veprimtari tė pėrbashkėta si seminare dhe mbledhje komunitare.
Gjatė periudhės sė raportimit, ambasada dėrgoi njė udhėheqės tė njohur fetar nė Shtetet e Bashkuara nėpėrmjet Programit tė Udhėheqėsisė sė Vizitorit Ndėrkombėtar. Zyrtarė tė ambasadės vazhduan tė nxisnin qeverinė tė trajtonte pretendime pėr prona fetare dhe tė kthente ndėrtesa, toka dhe prona tė tjera grupeve fetare qė i kishin humbur ato gjatė sundimit komunist
Ambasada Amerikane
Tirane
Krijoni Kontakt