Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22

    SHBA: Raporti mbi lirine fetare ne Shqiperi e Kosove (2009)

    Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, SHQIPĖRIA (26 Tetor 2009)

    Kushtetuta garanton lirinė e fesė dhe ligje dhe politika tė tjera kontribuan pėr ushtrimin e lirė tė fesė.

    Qeveria pėrgjithėsisht respektoi liritė fetare nė praktikė. Nuk pati ndryshim nė statusin e respektimit pėr lirinė fetare nga qeveria gjatė periudhės sė raportimit.

    Nuk pati raportime pėr abuzime apo diskriminim shoqėror mbi bazė identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar.

    Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinė fetare si pjesė e politikės sė saj tė pėrgjithshme pėr tė mbėshtetur tė drejtat e njeriut.

    Seksioni I. Demografia Fetare

    Vendi ka njė sipėrfaqe prej 11,100 milje katrore dhe njė popullsi prej 3.6 milionė. Nuk kishte nė dispozicion tė dhėna tė besueshme mbi pjesėmarrjen apo anėtarėsinė fetare; regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisė qė pėrfshinte tė dhėna tė tilla ishte kryer nė vitin 1939. Shumica e shtetasve nuk ushtrojnė ndonjė besim nė mėnyrė aktive; megjithatė, katėr grupet fetare tradicionale janė myslimanėt (sunitė), bektashinjtė (njė formė e sufizmit shia), tė krishterėt ortodoksė (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė), si dhe katolikėt romakė. Gjithashtu, ka edhe shifra thelbėsore tė feve protestante dhe grupeve tė tjera fetare, pėrfshi Bahait, Dėshmitarėt e Jehovait, si dhe anėtarė tė Kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtėve tė Ditėve tė Mėvonshme (mormonėt).

    Komiteti Shtetėror pėr Kultet raportoi njė total prej 245 grupesh, organizatash, dhe fondacionesh fetare, pėrpos katėr grupeve tradicionale fetare. Kjo shifėr pėrfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vėllazėrinė Ungjillore Shqiptare (VUSH).

    Seksioni II. Statusi i Respektimit nga Qeveria pėr Lirinė Fetare

    Kuadri Ligjor/i Politikave


    Kushtetuta siguron lirinė e fesė dhe ligje e politika tė tjera kontribuan pėr njė ushtrim pėrgjithėsisht tė lirė tė fesė. Ligji nė tė gjitha nivelet e mbron kėtė tė drejtė nga abuzimet, si prej qeverisė ashtu edhe prej aktorėve privatė.

    Qeveria ėshtė shekullare. Sipas Kushtetutės, nuk ekziston njė fe zyrtare dhe tė gjitha fetė janė tė barabarta; megjithatė, bashkėsitė mbizotėruese fetare (myslimanėt sunitė, bektashinjtė, ortodoksėt dhe katolikėt) gėzojnė njė shkallė mė tė madhe njohjeje zyrtare (p.sh. festat kombėtare) dhe statusi shoqėror bazuar mbi praninė e tyre historike nė vend. Pushimet zyrtare pėrfshijnė ditėt e shenjta pėr tė katėr besimet mbizotėruese.

    Qeveria nuk kėrkon regjistrim apo licensim tė grupeve fetare; megjithatė, Komiteti Shtetėror pėr Kultet mban tė dhėna dhe statistika pėr organizatat fetare tė huaja qė e kontaktojnė atė pėr ndihmė. Lėvizjet fetare mund tė marrin status zyrtar tė njė personi juridik duke u regjistruar pranė Gjykatės sė Rrethit Tiranė sipas Ligjit pėr Organizatat Jo-Fitimprurėse, i cili njeh statusin e njė shoqate jo-fitimprurėse pavarėsisht nėse organizata ka karakter kulturor, argėtues, fetar, apo humanitar. Regjistrimi u jep grupeve fetare tė drejtėn tė mbajnė llogari bankare dhe tė zotėrojnė prona. Gjatė periudhės sė raportimit, katėr bashkėsive fetare tradicionale iu akordua statusi i pėrjashtimit nga taksat; megjithatė, pėr shkak tė marrėveshjeve tė reja tė arritura me qeverinė mė 24 tetor 2008, atyre u kėrkohet tė riregjistrohen si bashkėsi fetare pėr t’u kualifikuar. Grupe tė tjera fetare pa marrėveshje dypalėshe me qeverinė vazhduan tė kėrkonin statusin e pėrjashtimit nga taksat.

    Komiteti Shtetėror pėr Kultet, nėn juridiksionin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ėshtė ngarkuar me rregullimin e marrėdhėnieve midis qeverisė dhe bashkėsive fetare si dhe me mbrojtjen e lirisė fetare dhe promovimin e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit ndėrfetar. Komiteti pretendon se tė dhėnat e tij pėr organizatat fetare lehtėson dhėnien e lejeve tė banimit nga policia pėr punonjėsit e huaj tė organizatave tė ndryshme fetare. Asnjė organizatė nuk raportoi ndonjė vėshtirėsi nė marrjen e lejeve tė qėndrimit gjatė periudhės sė raportimit. Megjithatė, si rregull i pėrgjithshėm, misionarėve tė huaj u jepeshin leje qėndrimi njė-vjeēare nė vend tė lejeve pesė-vjeēare tė lejuara pėr personat qė banojnė nė vend pėr mė shumė se dy vjet. Komiteti vazhdoi tė punonte me qeverinė mbi kriteret qė do tė lejonin leje qėndrimi deri nė pesė-vjeēare pėr organizata fetare tė konsoliduara me lidhje afatgjata me vendin.

    Neni 10 i Kushtetutės kėrkon marrėveshje tė veēanta dypalėshe pėr tė rregulluar marrėdhėniet midis qeverisė dhe bashkėsive fetare. Mė 24 tetor 2008, qeveria nėnshkroi marrėveshje me bashkėsitė myslimane, ortodokse dhe bektashiane. Kisha Katolike ka pasur njė marrėveshje tė tillė me qeverinė qysh nė vitin 2002. VUSH, njė organizatė protestante ombrellė, ka kėrkuar tė konkludojė njė marrėveshje dypalėshe. Mes avantazheve tė pasjes sė njė marrėveshje pėrfshihet njohja zyrtare e bashkėsisė, rikthimi me pėrparėsi i pronave dhe pėrjashtimi nga taksat. Mbėshtetja financiare nga qeveria dhe subvencionet shtetėrore pėr pagat e klerikėve do tė zbatohen bazuar mbi njė ligj pėr financimin e bashkėsive fetare miratuar mė 5 qershor 2009.

    Sipas Ministrisė sė Arsimit, shkollat publike janė shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Feja nuk jepet si mėsim nė shkolla publike. Sipas shifrave zyrtare, bashkėsitė, organizatat dhe fondacionet fetare kishin 103 shoqata e fondacione lidhur me to, ku 101 prej tyre administronin 101 institucione arsimore, nga tė cilat 15 ishin shkolla me lidhje zyrtarisht fetare. Me ligj, Ministria e Arsimit duhet t’i licensojė kėto shkolla dhe programet mėsimore duhet tė pėrputhen me standartet kombėtare tė arsimit. Grupet katolike dhe myslimane administronin shkolla tė shumta tė licensuara nga shteti dhe nuk raportuan problem pėr marrjen e licensave pėr shkolla tė reja. Kisha Ortodokse dhe bektashinjtė administronin qendra arsimore ekskluzivisht fetare pėr trainimin e klerikėve.

    Kufizime mbi Lirinė Fetare

    Qeveria pėrgjithėsisht respektoi lirinė fetare nė praktikė. Gjatė periudhės sė raportimit, nuk pati ndryshim nė statusin e respektimit tė lirisė fetare nga qeveria.

    Nuk ka ligj qė ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorėt e shkollave kanė tė drejtė tė pėrcaktojnė standartet pėr “veshjen e pėrshtatshme,” ēka me raste pėrfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik tė simboleve fetare. Gjatė periudhės sė raportimit, tri nxėnėse tė shkollave tė mesme publike u ndaluan tė ndiqnin orėt e mėsimit ngaqė mbanin shami koke.

    Qeveria vazhdoi tė trajtonte pretendimet nga secili prej katėr grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave tė marra gajtė ish epokės komuniste; megjithatė, shumė nga pretendimet pėr prona mbetėn tė pazgjidhura. Pas marrėveshjeve tė reja dypalėshe tė nėnshkruara, Agjencia Kombėtare pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhėzua t’u jepte pėrparėsi pronave tė zotėruara nga bashkėsitė fetare.

    Kisha Ortodokse vazhdoi ndėrtimin e njė katedraleje tė re nė Tiranė mbi tokė qė e mori si kompensim pėr token e marrė nga qeveria komuniste, por citoi mungesė veprimi pėr pretendime tė tjera pėr prona nė gjithė vendin.

    Si Kisha Ortodokse edhe Kisha Katolike pėrfshinė nė pretendimet e tyre pėr kompensim ikona fetare dhe dorėshkrime tė vyera marrė nga qeveria komuniste, tė cilat mbeteshin nė arkivat kombėtare.

    Komuniteti Islamik Shqiptar vahzdoi tė kėrkonte leje ndėrtimi pėr njė xhami tė re nė njė tokė kthyer bashkėsisė nėpėrmjet procesit tė kompensimit pas-komunist. Kėrkesa mbeti nėn shqyrtim nga Bashkia e Tiranės.

    Nuk pati raportime pėr tė ndaluar apo tė burgosur fetarė nė vend.

    Konvertimi Fetar me Forcė

    Nuk pati raportime pėr konvertim fetar me forcė, pėrfshi tė shtetasve minorenė tė Sh.B.A. tė rrėmbyer apo larguar jashtėligjshėm nga Shtetet e Bashkuara apo qė nuk lejoheshin tė ktheheshin nė Shtetet e Bashkuara.

    Seksioni III. Statusi i Respektimit nga Shoqėria pėr Lirinė Fetare

    Nuk pati raportime pėr abuzime dhe diskriminim nga shoqėria me bazė identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar; nuk pati as raportime pėr akte domethėnėse vandalizmi.

    Seksioni IV. Politika e Qeverisė sė Sh.B.A.

    Qeveria e Sh.B.A. diskuton mbi lirinė fetare me qeverinė si pjesė e politikės sė saj tė gjithanshme pėr nxitjen e tė drejtave tė njeriut.

    Ambasada e Sh.B.A. mbėshteti pėrpjekjet e Komitetit Shtetėror pėr Kultet pėr tė zhvilluar dhe plotėsuar marrėveshje dypalėshe midis shtetit dhe disa bashkėsive fetare. Zyrtarė tė ambasadės ishin aktivė nė promovimin e tolerancės fetare, duke sponsorizuar qendra ndėrfetare nė Shkodėr, Elbasan dhe Tiranė si dhe duke angazhuar tė rinj, grad he anėtarė tė bashkėsive nė veprimtari tė pėrbashkėta si seminare dhe mbledhje komunitare.

    Gjatė periudhės sė raportimit, ambasada dėrgoi njė udhėheqės tė njohur fetar nė Shtetet e Bashkuara nėpėrmjet Programit tė Udhėheqėsisė sė Vizitorit Ndėrkombėtar. Zyrtarė tė ambasadės vazhduan tė nxisnin qeverinė tė trajtonte pretendime pėr prona fetare dhe tė kthente ndėrtesa, toka dhe prona tė tjera grupeve fetare qė i kishin humbur ato gjatė sundimit komunist

    Ambasada Amerikane
    Tirane

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Sikur te vinin edhe raportet e tjera nderkombetare sikur ky atehere do ishte shume me mire. Per fene, nuk kemi nevoje per raporte fare sepse dihet qe ne shqiperi njerezit jetojne ne nje harmoni fetare te plote. Madje, ne Shqiperi ka me shume xhelozi brenda lloit (dmth ka sherre brenda te njejtes fe, organizate fetare etj), se sa sherre mes feve te ndryshme.

    Gjithashtu nje rol te rendesishem ne kete kane luajtur edhe te gjitha qeverite postkomuniste. Asnjera qeveri nuk ka diskriminuar njeren apo tjetren fe ose te favorizoje njeren apo tjetren me shume.

    Shpresoj qe te jete gjithmone keshtu, te pakten te kemi diēka dhe ne Shqiptaret me te cilen te krenohemi.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Amerika bon raport per neve, a te na lirija , toleranca e harmonia fetare jon nja 100 her ma te fuqishme se ne amerik edhe se ku do ne bote
    We are all Aliens

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,300
    Postimet nė Bllog
    22
    KOSOVĖ

    Kushtetuta parashikon lirinė e fesė, dhe ligjet e politikat e tjera i kontribuuan ushtrimit nė pėrgjithėsi tė lirė tė fesė. Qeveria nė pėrgjithėsi e respektoi lirinė e fesė nė praktikė. Nuk pati asnjė ndryshim nė statusin e respektimit tė lirisė sė fesė nga Qeveria gjatė periudhės raportuese. Dhuna shoqėrore shėnoi rėnie, por tensionet ndėrmjet bashkėsive mbeten tė larta, posaēėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė sė vendit nė shkurt tė vitit 2008. Ndonėse dukej qė diskriminimi dhe dhuna shoqėrore ishin nė pėrgjithėsi me motive etnike, lidhja e ngushtė ndėrmjet pėrkatėsisė etnike dhe fesė e bėri mė tė vėshtirė tė pėrcaktohej nėse ngjarjet ishin tė motivuara nga armiqėsia etnike apo fetare. Si pjesė e politikės sė vet tė pėrgjithshme pėr mbėshtetjen e tė drejtave tė njeriut, Qeveria Amerikane i diskuton ēėshtjet e lirisė sė fesė me Qeverinė dhe pėrfaqėsues fetarė. Qeveria Amerikane ndėrhyri nė raste specifike pėr tė siguruar qė vendet e adhurimit qė i pėrkasin Kishės Ortodokse Serbe (KOS) dhe vendet e tjera tė trashėgimisė kulturore tė jenė tė mbrojtura.

    Seksioni I. Demografia fetare

    Kosova ka njė sipėrfaqe prej pėrafėrsisht 10,900 km2 dhe dy milionė banorė, ndonėse regjistrimi i fundit i besueshėm ėshtė bėrė nė vitet e 80-ta. Feja mbizėtoruese, e pranuar nga pjesa mė e madhe e popullatės shumicė shqiptare, nga bashkėsia boshnjake, gorane dhe turke, si dhe nga disa anėtarė tė bashkėsisė rome/ashkalike/egjiptiane, ėshtė feja islame. Megjithatė, feja nuk ėshtė faktor i rėndėsishėm nė jetėn publike. Retorika fetare mungonte shumė nga fjalimi publik nė bashkėsitė myslimane, pjesėmarrja nė xhami ishte e ulėt, dhe paraqitjet publike tė rrobave dhe tė kulturės konservatore islame ishin minimale. Popullata serbe, qė llogaritet prej 100,000 – 120,000 veta, ėshtė kryesisht ortodokse serbe. Katolikėt romanė dhe protestantėt pėrbėjnė mė pak se pesė pėr qind tė popullatės. Bashkėsitė katolike janė tė pėrqendruara pėrreth kishave katolike nė Prizren, Klinė dhe Gjakovė. Protestantėt kanė popullata tė vogla nė shumicėn e qyteteve, por pėrqendrimi i tyre mė i madh ėshtė nė Prishtinė.

    Seksioni II. Statusi i respektimit tė lirisė sė fesė nga Qeveria

    Korniza ligjore/politike Kushtetuta parashikon lirinė e fesė, dhe ligjet e politikat e tjera i kontribuuan ushtrimit nė pėrgjithėsi tė lirė tė fesė. Ligji pohon tė drejtėn pėr lirinė e shprehjes, ndėrgjegjes, dhe fesė pėr tė gjithė qytetarėt pavarėsisht nga bindjet e tyre fetare. Ai parashikon ndarjen e bashkėsive fetare nga institucionet publike dhe tė drejta e detyrime tė barabarta pėr tė gjitha bashkėsitė fetare, dhe pėrcakton qė nuk ka fe zyrtare. Ligji gjithashtu i definon dispozitat unike ligjore qė parashikojnė tė drejta e detyrime tė barabarta pėr tė gjitha bashkėsitė fetare dhe ndalon diskriminimin e bazuar nė fe dhe pėrkatėsi etnike.

    Qeveria i pranon disa, por jo tė gjitha festat fetare tė besimit mysliman, katolik dhe ortodoks si festa zyrtare, pėrfshirė kėtu Eid-al-Adha [Kurban Bajramin], fillimin e Ramazanit, Eid-al-Fitr [Fiter Bajramin], pashkėt ortodoksė, kėrshėndellat ortodokse dhe perėndimore. Nuk ka rregullore pėr regjistrim tė detyrueshėm pėr grupe fetare; megjithatė, pėr tė blerė pronė ose pėr tė marrė mjete financiare nga organizatat ndėrkombėtare, grupet fetare duhet tė regjistrohen pranė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike si organizata joqeveritare (OJQ). Ligji dhe rregulloret parashikojnė ndarje ndėrmjet sferės fetare dhe publike, dhe ua ndalojnė institucioneve tė arsimit publik ofrimin e arsimit fetar ose tė veprimtarive tė tjera qė mbėshtesin ndonjė fe specifike, Kufizimet mbi lirinė e fesė Qeveria nė pėrgjithėsi e respektoi lirinė e fesė nė praktikė. Nuk pati asnjė ndryshim nė respektimin e lirisė sė fesė nga Qeveria gjatė periudhės raportuese. Udhėheqėsit fetarė u ankuan se duhet tė kenė status tė veēantė pėrveē atij tė OJQ-ve. Udhėheqėsit islamikė u ankuan pėr mungesė tė statusit ligjor pėr fenė e tyre. Udhėheqėsit protestantė gjithashtu e theksuan kėtė problem, duke vėnė nė pah se njė kishė protestante ėshtė e detyruar ta pėrdorė numrin e vet tė identifikimit tatimor si dėshmi tė vetme tė statusit tė saj ligjor. Protestantėt u ankuan se pa regjistrim zyrtar dhe ligjor bashkėsia nuk mund tė zgjidhte shumė prej problemeve me tė cilat ballafaqohej lidhur me regjistrimin e tokės dhe marrjen e lejeve pėr ndėrtim. Protestantėt pohuan diskriminim institucional nga qeveria qendrore dhe qeveritė komunale. Pėr shembull, ata u ankuan se nuk u lejuan ta regjistronin pronėn nė emėr tė kishave tė tyre apo ta themelonin njė varrezė protestante, gjė qė shpesh rezultonte qė protestantėt tė varroseshin nė varreza myslimane, dhe nė shumė raste klerikėt myslimanė i kryenin shėrbimet e varrimit pėr protestantėt. Ata pohuan se kjo ishte shkelje e tė drejtės sė tyre pėr t’u varrosur nė mesin e personave tė fesė tė tyre, dhe ishte imponim i njė tradite tjetėr fetare mbi ta. Protestantėt gjithashtu raportuan se mungesa e lirimit nga tatimi pėr importimin e mallrave tė dhuruara bamirėse i pengonte pėrpjekjet e tyre. Udhėheqėsit islamikė u ankuan pėr vėmendje tė pamjaftueshme pėr ēėshtje dhe aktivitete fetare nga radiotelevizioni publik i Kosovės (RTK). Protestantėt deklaruan se RTK-ja posaēėrisht ngurronte tė raportonte pėr fenė protestante. Ministria e Arsimit ndaloi mbajtjen e shamive, posaēėrisht nė shkollat ku veshja e uniformės ishte e detyrueshme, pėrkundėr njė vendimi tė vitit 2004, tė lėshuar nga ombudspersoni, se ai rregull duhet tė zbatohet vetėm pėr mėsimdhėnės dhe nėpunės tė shkollės, e jo pėr nxėnės. Mė 12 dhjetor 2008, njė gazetė ditore raportoi se njė mėsimdhėnėse nė komunėn e Klinės u suspendua nga puna pėr shkak tė mbajtjes sė shamisė nė vend tė punės. Drejtori i shkollės dhe zyrtarė tė tjerė komunalė e cituan kėtė si shkelje tė rregullės nga mėsimdhėnėset qė mbajnė shami. Sipas Zyrės sė Ombudspersonit, Ministria e Arsimit u pajtua, dhe mėsimdhėnėsja gjoja vendosi tė mos kthehej nė vend tė punės nėse nuk i lejohej ta mbante shaminė. Ombudspersoni gjithashtu raportoi se nė njė rast tė ngjashėm nga periudha e mėparshme raportuese, mėsimdhėnėsja e dėmtuar mė vonė vendosi ta lėshonte vendin e punės. Nė njė rast tjetėr, nė shtator 2008, zyra rajonale e Ombudspersonit nė Gjilan raportoi se njė grua nuk ishte pranuar si mėsimdhėnėse pėr shkak se mbante shami.

    Zyra e Ombudspersonit dhe Bashkėsia Islame e Kosovės (BIK) u ankuan se nxėnėset myslimane vazhdonin tė pėrjashtoheshin nga shkollat publike pėr shkak se mbanin shami. Ombudspersoni raportoi se njė rast nga shtatori 2008 ishte zgjidhur nė favor tė nxėnėses, e cila nė fund u lejua tė kthehej nė shkollė--me shami--nė mars 2009. Protestantėt gjithashtu raportuan se komuna e Deēanit, duke cituar reagime negative nga qytetarėt lokalė, vazhdonte t’ua mohonte lejen pėr ndėrtimin e njė objekti kishtar nė tokėn private qė e kishin blerė. Rasti gjyqėsor lidhur me dhėnien e lejes pėr ndėrtim mbeti para Gjykatės Supreme nė fund tė periudhės raportuese. Protestantėt gjithashtu raportuan pėr raste tė tjetra tė vazhdueshme nė tė cilat kongregacioneve tė tyre vazhdimisht u mohohej leja pėr tė ngritur ndėrtesa tė reja kishtare nė tokėn nė pronėsi tė kishės. Nuk pati raportime pėr tė burgosur ose tė ndaluar fetarė nė Kosovė. Ndėrrimi i detyrueshėm i fesė Nuk pati raportime pėr ndėrrim tė detyrueshėm tė fesė, pėrfshirė kėtu njė numėr tė vogėl tė shtetasve amerikanė qė ishin rrėmbyer ose nė mėnyrė tė paligjshme ishin larguar nga SHBA-ja, ose qė nuk ishin lejuar tė ktheheshin nė SHBA. Pėrmirėsimet dhe zhvillimet pozitive lidhur me lirinė e fesė Komisioni shumetnik pėr zbatimin e rindėrtimit (KZR) rifilloi punėn e vet nė maj 2009 nė rindėrtimin e kishave tė dėmtuara gjatė trazirave tė vitit 2004. KOS-i zgjodhi ēėshtjet e brendshme politike dhe u pajtua tė vazhdonte tė merrte pjesė nė KZR. Tė gjitha palėt e KZR-sė, pėrfshirė kėtu Qeverinė, u pajtuan pėr njė procedurė tė re tė tenderimit. Priftėrinjtė, murgjit, dhe laikėt e KOS-it i zunė disa objekte tė rindėrtuara tė KZR-sė gjatė periudhės raportuese.


    Seksioni III. Statusi i respektit shoqėror pėr lirinė e fesė

    Dhuna shoqėrore shėnoi rėnie, por tensionet ndėrmjet bashkėsive mbetėn tė larta. Diskriminimi dhe dhuna shoqėrore dukeshin tė ishin nė pėrgjithėsi me motive etnike, por lidhja e ngushtė ndėrmjet pėrkatėsisė etnike dhe fesė e bėri mė tė vėshtirė tė pėrcaktohej nėse ngjarjet ishin tė motivuara nga armiqėsia etnike apo fetare. Ndonėse shumica e shqiptarėve tė Kosovės e identifikojnė veten si myslimanė, ky pėrcaktim ka mė tepėr domethėnie kulturore se fetare. Serbėt e Kosovės e identifikojnė veten me KOS-in, e cila e definon jo vetėm fenė e tyre, por edhe perspektivėn e tyre kulturore e historike.
    Pati raportime pėr sulme tė drejtuara kundėr bashkėsisė dhe pronės ortodokse serbe, pėrfshirė kėtu kėrcėnimet, vjedhjet dhe vandalizmin. Pati raportime pėr incidente tė hedhjes sė gurėve dhe pėr sulme tė tjera kundėr klerikėve ortodoksė serbė gjersa udhėtonin jashtė manastireve tė tyre. Pėrveē kėsaj, pelegrinėt serbė qė udhėtonin me autobus nga Serbia pėr tė marrė pjesė nė shėrbime nė manastirin e Deēanit shpesh gjuheshin me gurė, zakonisht nga fėmijėt. Nė komunat perėndimore tė Pejės, Deēanit, Gjakovės, Istogut, Klinės dhe Skenderajt, dhe gjithashtu nė Mitrovicėn jugore (zonat qė pėrshijnė Patriarkanėn e Pejės, manastirin e Deēanit, Goriocit, Budisalcit dhe tė Deviqit), klerikėt kėrkuan pėrcjellje nga forca paqeruajtėse ndėrkombėtare e udhėhequr nga NATO (KFOR) dhe ajo ua siguroi atė. Klerikėt theksuan se nuk mund t’i vizitonin anėtarėt e kishės nė perėndim (ku edhe gjenden vendet mė tė rėndėsishme tė shenjta tė KOS-it) pa pėrcjellje, dhe anėtarėt i cituan kėrcėnimet pėr sigurinė e tyre si pengesa pėr mundėsinė e tyre pėr t’i vizituar vendet e shenjta. Murgjit e murgeshat nė disa manastire gjoja nuk i shfrytėzonin pjesėt e pronave tė manastireve, shpesh tokėn jashtė mureve tė manastirit, pėr shkak tė brengave tė sigurisė. Nė qershor 2009, kryetari dhe zyrtarė tė tjerė tė Klinės dėnuan pėrdhosjen e njė varreze nė fshatin serb Videjė, ku vandalėt dėmtuan dhjetė gurė varresh. Disa OJQ, pėrfshirė kėtu Kėshillin e Kosovės pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, gjithashtu e dėnuan pėrdhosjen. Qeveria komunale pagoi pėr riparimin dhe restaurimin e varrezave. Ndonėse mė parė protestantėt raportonin pėr pėrmirėsim tė vogėl nė gjendjen e tyre tė pėrgjithshme, ata raportuan pėr dhunė dhe diskriminim tė shtuar gjatė periudhės raportuese. Njė listė e emrave tė ministrave dhe misionarėve protestantė, pėrfshirė kėtu shqiptarė tė Kosovės dhe misionarė tė huaj, bashkė me mbiemrat, adresat, numrat e telefonit, dhe emrat e kishave apo organizatave tė tyre pėrkatėse, mbeti nė dispozicion nė rreth 100 ueb sajte private. Ky informacion ishte dhėnė fillimisht nė nėntor 2007 nė ueb sajtin e degės sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė Gjakovė. Protestantėt individualė pohonin diskriminim verbal. Ndonėse disa kisha protestante ishin thyer e plaēkitur gjatė periudhės raportuese, udhėheqėsit e bashkėsisė nuk i konsiderojnė kėto incidente tė motivuara nga diskriminimi fetar. Incidentet ishin gjoja tė drejtuara kundėr bashkėsisė myslimane, pėrfshirė kėtu vjedhjet, vandalizmin dhe kėrcėnimet. Shqiptarėt katolikė, ortodoksė dhe myslimanė raportuan se nuk kishin probleme me shqiptarėt etnikė qė u pėrkasin grupeve tė tjera fetare. Megjithatė, ka pasur disa probleme ndėrmjet grupeve shqiptare myslimane. Mė 9 janar 2009, njė grup prej nėntė shqiptarėve etnikė, qė i pėrkisnin njė sekti vahabist, rrahėn rėnd klerikun mysliman Mulla Osman Musliun gjersa ishte duke hyrė nė njė xhami nė fshatin Zabel tė Ulėt tė Gllogocit. Policia ndaloi nėntė tė dyshuar dhe arrestoi pesė prej tyre. Mė 16 janar 2009, Musliu i tha njė gazete lokale se ai nuk do t’i lejonte vahabistėt t’i merrnin pėrsipėr xhamitė e tjera lokale nė Gllogoc. Musliu gjithashtu kritikoi kreun e BIK-ut Naim Tėrnava qė nuk u ngrit kundėr vahabizmit. Ai u tha mediave se pati disa imamė vahabistė qė predikonin pa miratim paraprak nga BIK-u. Gjithashtu, mė 16 janar 2009, njė gazetė tjetėr lokale botoi njė artikull duke vėnė nė pah se xhamia ku ndodhi sulmi kishte qenė e mbyllur. Zyra e Bashkėsisė Islame nė Gllogoc gjoja kishte kėrkuar qė qeveria komunale tė ndėrmerrte masa pėr ta penguar mbajtjen e aktiviteteve fetare islame pa miratimin e BIK-ut, duke cituar brengat e sigurisė. Nė fillim tė 2009-ės, Policia e Kosovės (PK) miratoi procedura tė reja operative pėr tė siguruar mbrojtje mė tė madhe pėr objektet fetare e kulturore serbe. PK u pajtua tė ofronte mbrojtje mė tė madhe pėr objektet mė tė rrezikuara ortodokse serbe, siē ishte pėrcaktuar nga zyrtarėt e KOS-it. Zyrtarėt e PK-sė deklaruan se kishin vendosur roje 24-orėshe nė Kishėn e Shėn Nikollės nė Prishtinė. Ata gjithashtu raportuan se ishin duke patrulluar afėr objekteve tė tjera kulturore serbe. KFOR-i raportoi se ishte duke ruajtur manastirin e Pejės, Deēanit, Budisalcit, Goriocit, Deviqit, dhe tė Arkangjelit.

    Mė 18 shtator 2008, Jeton Mulaj u dėnua pėr shtėnie me mortajė dore nė manastirin e Deēanit nė vitin 2007 dhe u dėnua me tri vjet e gjashtė muaj burg. Udhėheqėsit katolikė raportuan se kishin marrėdhėnie tė mira me bashkėsinė myslimane, por kishin pak kontakte bilaterale me udhėheqjen e KOS-it. Udhėheqėsit katolikė dhe tė KOS-it e konsideronin njėri-tjetrin shumė tė politizuar. Bashkėsia myslimane gjithashtu raportoi pėr marrėdhėnie tė mira me udhėheqjen katolike, por pėr bashkėveprim tė kufizuar me bashkėsinė ortodokse. Udhėheqėsit myslimanė, katolikė dhe disa udhėheqės ortodoksė vendės u pėrpoqėn ta inkurajonin tolerancėn dhe paqen nė sferėn fetare dhe politike. Megjithatė, zbatimi i planifikuar i konkluzioneve tė konferencės ndėrfetare tė vitit 2006, organizuar nga Norewgian Church Aid [Ndihma e kishės norvegjeze], vazhdoi tė ngecte nė fazėn planifikuese pėr shkak tė ngurrimit tė udhėheqjes sė KOS-it pėr tė marrė pjesė nė tė.


    Seksioni IV. Politika e Qeverisė Amerikane

    Si pjesė e politikės sė vet pėr mbėshtetjen e tolerancės etnike dhe fetare, Qeveria Amerikane i diskuton ēėshtjet e lirisė sė fesė me Qeverinė dhe pėrfaqėsues fetarė. Shumė zyrtarė tė lartė dhe ushtarakė tė lartė tė Qeverisė Amerikane vazhduan tė takoheshin me udhėheqės politikė e fetarė pėr ta vlerėsuar situatėn dhe pėr ta nxitur pajtimin dhe pėrparimin drejt njė shoqėrie mė tolerante shumetnike. Zyrtarėt amerikanė gjithashtu mbajtėn kontakte tė ngushta dhe rregullisht u takuan me udhėheqėsit fetarė tė serbėve ortodoksė, myslimanėve, katolikėve dhe protestantėve pėr t’i diskutuar brengat e tyre dhe pėr ta mbėshtetur dialogun ndėrfetar. Zyrtarėt amerikanė nxitėn dialogun ndėrmjet anėtarėve tė KOS-it dhe anėtarėve shqiptarė tė Qeverisė. Qeveria Amerikane vazhdoi ta mbėshteste Qeverinė dhe Kėshillin e Evropės nė rindėrtimin e objekteve fetare tė dėmtuara gjatė trazirave ndėretnike mė 2004 dhe tė ndėrhynin me zyrtarė tė qeverisė nė emėr tė interesave tė KOS-it kur tė drejtat e KOS-it kėrcėnoheshin apo shkeleshin. Trupat paqeruajtėse tė KFOR-it amerikan punuan pėr ta parandaluar dhunėn etnike e fetare, dhe i ruajtėn objektet fetare. Qeveria Amerikane vazhdoi t’i financonte 80 policė amerikanė tė caktuar nė misionin e BE-sė pėr sundimin e ligjit nė Kosovė dhe siguroi pėrkrahje tė konsiderueshme pėr PK-nė, tė dy palėt punonin pėr ta parandaluar dhunėn etnike e fetare. Diplomatėt amerikanė punonin me personelin ushtarak amerikan tė caktuar nė KFOR pėr t’i mbrojtur objektet fetare nė zonėn e pėrgjegjėsisė sė ushtrisė amerikane dhe mbėshtetėn pėrpjekjet pėr rindėrtimin e kishave tė dėmtuara apo tė vandalizuara. Pėrfaqėsuesit e Qeverisė Amerikane ndėrhynė pėr ta mbrojtur integritetin e zonės sė posaēme mbrojtėse tė Deēanit. Puna restauruese vazhdoi nė shtatė projekte rindėrtimi tė financuara pėrmes njė granti njė milion dollarėsh tė Qeverisė Amerikane si pjesė e pėrpjekjeve tė UNESCO-s pėr ruajtjen e trashėgimisė fetare dhe kulturore tė Kosovės.

    Ambasada Amerikane
    Prishtine

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •