Duke shfletuar tekstin shkollor Historia për klasat e gjashta të autorëve Millan Boshkoski, Jordan Ilioski dhe Nebi Dervishi hasa në ashtu anomali, paradokse, gënjeshtra.shtrembërime,trillime dhe të pavërteta historike sa i vura duartë në kokë, u rënqetha dhe u neverita se çfarë historie mësojnë fëmijët tanë dhe çfarë historie ligjërojnë arsimtarët tanë.U detyrova ta lexoj tërë librin e historisë dhe askund nuk gjeta asnjë fjali dhe fjalë të vetme për egzistencën e shqiptarëve në këto troje mijëvjeçare në asnjë periudhë historike, përveçse historisë së Shqipërisë dhe të lë përshtypjen se shqiptarët dhe paraardhësit e tyre kanë ekzistuar vetëm në hapsirën territoriale të shtetit shqiptar, Dhe nxënësit shqiptarë kur do ti mësojnë këto mësime vetvetiu do t’u lind pyetja: Po ku jemi na shqiptarët e Maqedonisë, ku janë dhe kush kanë qenë stërgjyshrit dhe katragjyshrit tanë? Dhe mësuesi i dashur ( nëse e ka lepurin në bark) do t’u përgjegjet’e di, ashtu shkruan në libër dhe ashtu duhet ta mësojmë! Ndoshta këtu kam të drejtë, pasi deri më sot s’kam lexuar asnjë reagim të ndonjë arsimtari apo Shoqatës së historianëve, pedagogëve, etjerë. Në këtë libër historie glorifikohen ardhacakët sllavë të jugut deri në skajshmëri dhe popullata vendase autoktone nënçmohet dhe injorohet deri në skajshmëri, duke mos përmendur asnjë fis Ilir, kur botërisht dihet se në territoret e shtetit të Maqedonisë së sotëshme kanë jetuar disa dhjetra fise Ilire dhe më kryesorët kanë qenë Dardanët dhe kryeqendra e Dardanisë së lashtë ka qenë Shkupi. ( Është interesant të theksohet se këtë pohim në një debat televiziv paradisa muajsh e ka vërtetuar publikisht ish kryeministri i Maqedonisë Lupço Georgievski, i cili ndër të tjera tha: Dihet botërishtë se sllavët këtu kanë ardhur në shekullin e gjashtë dhe të shtatë dhe se maqedonët dhe Maqedonia e sotme s’ka asnjë lidhje me Maqedoninë antike, byle Shkupi ka qenë kryeqendra e Dardanisë antike.)
Absurditeti i këtij teksti mësimor historie që edhe më shtyri që ti shkruaj këto reshta është njësia mësimore: Qëndrimi i sllavëve ndaj popujve autokton, ku ndër të tjera thuhet: Mbeturina të popullsisë vendase në Ballkan janë vllehët e sotshëm.Cfarë çmendurie! Cfarë zbulimi epokal! Lëre që vllehët i quan mbeturina, por vallë vetëm vllehët janë popullsi autoktone në Ballkan?! Poashtu edhe në njësinë mësimore: Sjellja e sllavëve ndaj banorëve vendas, ndërtë tjera thuhet: “Sllavët për atdheun e ri e pranuan emrin Maqedoni dhe filluan të quheshin maqedonas.Banorët vendas maqedonas e pranuan gjuhën sllave, e më vonë edhe shkrimin sllav. Banor të mbetur nga maqedonasit antikë janë vllehët.” Cilit t’i besoj tani?! Unë s’jam historian, por kam lexuar libra dhe vepra historike aq sa kam patur mundësi dhe një ndër ata libra është Historia e Shqipërisë e shkruar në vitet 1884-1889 nga historiani francez Zhan Klod Faverial, i cili pa asnjë pretendim mendon ndryshe dhe sjell argumente, ku ndër të tjera shkruan: “…Shkaku për këtë është se, sipas Strabonit Maqedonasit dhe Shqiptarët e Epirit, përbënin një popull të vetëm. Në të vërtetë, Straboni i Sinopit, i cili duket se ka vizituar këto vende, thot se :”Shqiptarët dhe Maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njëjtën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)…” Gjithashtu po këto fakte i vërteton edhe historiani i famshëm francez Alfonse de Lamartine (1790-1850) për shqiptarët në veprën e tij Historia e Turqisë, 1855 shkruan: “ HOMERI AKILIN E GJETI ATJE; GREKËT E GJETËN ALEKSANDRIN (E MADH); TURQIT E GJETËN SKËNDERBEUN, KËTA TË TRE JANË TË NJË RACE, TË NJË GJAKU, TE NJË GJENI,”.
Shumë historian botëror gadishullin Ballkanik e quajnë Gadishulli Ilirik, ashtu si e quan edhe historiani Zhan Klod Faveirial në librin e përmendur disa dhjetra here e përdor termin Gadishulli Ilirik. Pra nënkuptohet se banorët e Gadishullit Ballkanik kanë qenë Ilirët, Epirotët dhe Maqedonët e lashtë, të cilët kanë prejardhje të përbashkët pellazgjike dhe pasardhësit e tyre natyral janë shqiptarët dhe na shqiptarët heshtim…Me Aleksandrin e madh mburen grekët, mburen sllavo maqedonët, po na shqiptarët pse heshtim?! Kur faktet historike janë në favor tonin. Dhe bashkëqytetarët tanë sllavomaqedon edhe sllav, edhe ardhacak nga Karpatet e përvetsojnë emrin e maqedonëve antik, shpallen autokton dhe duke përpiluar përralla historike si me tekste mësimore dhe tash së fundi me shpalljen e Enciklopedisë famëkeqe na zgjuan cazë nga letargjia që të reagojmë për të vërtetën, sepse pseudohistorianët dhe pseudoakademikët e ASHAM-it si interesojnë faktet historike, por në botën e civilizuar, në botën e shkencës së mirëfilltë s’ka vend për gënjeshtra, për trillime djallëzore, andaj na shqiptarët duhet të kthjellemi mire dhe të përpilojmë një enciklopedi tonën me faktografi. Vetëm me angazhim dhe punë sot kur janë të gjitha mundësitë për të mbledhur fakte nga mijra e mijra burime shkencore mund ta mposhtim gënjeshtrën dhe hipokrizinë e ASHAMIT dhe pseudointelektualëve sllavomaqedon….Dhe nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të ndoten me të pavërteta historike, nuk duhet të lejojmë që shqiptarët të bëhen bashkautor të teksteve mësimore ku paraqitemi ardhacak në trojet tona autoktone.
Në bisedë e sipër me arsimtarët e historisë, edhe në tekstet e klasave të pesta, të shtata, të teta është i njëjti fenomen, ku shqiptarëve u injorohet tërësisht e kaluara dhe e tashmja. Shkurt shqiptarët nuk ekzistojnë fare në këto hapësira dhe në këtë shtet. Me që edhe nxënësit maqedonas mësojnë nga të njëjtit programe dhe tekste mësimore, qartë duken qëllimet raciste dhe fashizoide të historianëve maqedonas, nëntokës maqedono-serbo-ruso-sllave me mbështetje shumë të fuqishme të gjitha qeverive të deritashme.
… Dhe pyes përfaqsuesit e OSBE z, Volebek, i cili me Projektin e tij, vallë si do ta implementoj bashkëjetesën, kur sipas Programeve të Ministrisë së arsimit dhe teksteve mësimore shqiptarët janë inekzistent në hapsirë dhe kohë, thjeshtë janë fantazma që sorrollaten lartë e poshtë nëpër labirinthet e kësaj “Oaze të paqes”!!!

QEMAL HALILI
Gazeta Lajm