Close
Faqja 78 prej 82 FillimFillim ... 28687677787980 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 771 deri 780 prej 820
  1. #771
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    duhet dhe nji here berisha te beje nje miting diku ne ndonji fushe..

    sdi ku ka ndonje fush te madhe..

    e aty le te mblidhen gjith ata qe nuk deshirojne revolucione kanibale tip vlor-muzin-dardho-berato-xhepaxhi cerrikse-97 tshe..e me kte t'i demonstrojne falangave edviniste vampiriste.. se.. beni prove e dilni me hanxhare.. rrugve e sulmoni institucionet..
    se.. do ju bluajme nje here e mire..

    vetem keshtu kupton kelishi i nomenklatures enveriste edvin kanibali..
    keshtu kuptojne dhe agoll qoset qe po perpunojne ideologjikisht falangat krokodilse.. sikurse ne 97 ten..
    populli do qetsi do buk uje e korent..jo xhevata e causha e gjoleka e altin dardha rrugve..



    http://www.youtube.com/watch?v=OFUAwa6LbCU
    Brar,
    Tmerri që përfshiu Shqipërinë më 97-tën ishte skenar i përgatitur mirë në Athinë dhe Beograd me ndihmën e bandave të Lushnjës dhe Vlorës me në krye Zani Qaushin për ta zhbërë Shqipërinë nga faqja e dheut e për ta ndarë atë pastaj midis këtyre dy shteteve vampire në Ballkan.....!!
    Pra, gjithçka ishte e kurdisur me kohën dhe vendin, pikërisht kur Kosova ngadalë po hynte në luftë të pashmangshme me Serbinë. Skenare antishqiptare këto nga të cilat nuk heqin dorë kurrë shovinistet greko-serbë.
    Por, për fat duket se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO këtyre planeve ogurzeza ua ka tharë rrënjët në themel.....

    Megjithatë, lexoni më poshtë çka shkruan Kastriot Myftaraj rreth regjistrimit të popullësisë në Shqipëri mbi baza etnike dhe fetare:

    "Mbajtja e regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike është loja më e rrezikshme me zjarr që ndonjë qeveri shqiptare mund të ketë bërë në historinë e shtetit shqiptar. Regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë në Shqipëri do të jetë premise e federalizimit dhe në perspektivëe shpërbërjes së shtetit shqiptar. Pasi qendrat e huaja, posaçërisht ato në Greqi, të kenë arritur rezultatin që duan, do të vijnë kërkesat nga komunitetet fetare dhe etnike për federalizimin e Shqipërisë, deri edhe për shkëputje nga shteti shqiptar......"!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rugova : 24-01-2010 më 14:57

  2. #772
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Exclamation Edi Rama pro futjes ne parlament dhe kundra bojkotit?

    Think inside the box

  3. #773
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta standart

    -
    Brukseli dhe Strasburgu i tregojnë PS-së derën e Kuvendit

    BLERINA GJOKA



    Në përpjekje për të siguruar mbështetje për vazhdimin e bojkotit nga socialistët evropianë, PS, në fakt, ka marrë një mësim demokracie nga të ngjashmit e saj në Këshillin e Evropës dhe në Parlamentin Evropian. Përfaqësues të së majtës në këto institucione kanë shfaqur rezerva për bojkotin e socialistëve shqiptarë si mjet demokratik. Në Bruksel ishin kundërshtarët e bojkotit, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët pas takimit me zv.presidentin e Parlamentit Evropian, Libor Roucek, duket se e kanë më të lehtë vendimin për të hyrë në Parlament, edhe nëse pjesa tjetër e partisë nuk do ta bëjë këtë. Socialdemokrati çek Libor Roucek e ka krahasuar reagimin e Ramës me atë të demokratëve në Amerikë kur u zgjodh George W. Bush, por në fund u pranua vendimi i institucioneve përkatëse, ndryshe nga Shqipëria. “Do të dëshiroja që vendimi të merrej nga e gjithë partia para mbarimit të afatit, që do të thotë para marsit. Mesazhi im është që duhet rikonsideruar situata, jo vetëm në Shqipëri, por ka një rregull të përgjithshëm. Bojkotimi i Parlamentit nuk të çon gjëkundi”, - është shprehur ai në takimin me tre deputetët socialistë. Më tej, ai ka thënë se në rastin e kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve, kemi shembullin e zgjedhjes së Presidentit Bush në SHBA. “Shumë demokratë i vunë në dyshim zgjedhjet, por në fund u arrit që u pranua humbja, ndoshta në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por u respektua vendimi”, - komentoi më tej Roucek. Numri dy i PE-së ka gjetur me vend që t’u kujtojë shqiptarëve se më e rëndësishme se çështja që ngre opozita është puna e përbashkët për të mirën e vendit. “Sistemi politik në Shqipëri të jetë më i bashkuar, kjo do të thotë që forcat kryesore politike të bien dakord për një strategji të përbashkët për të mirën e popullit shqiptar. Të përqendrohen tek prioritetet, ku kryesori është integrimi evropian”, - theksoi ai. Të njëjtin mesazh ka përcjellë dhe europarlametarja Doric Pack, një njohëse e mirë e politikës shqiptare. Në takimin me deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe ajo tha se “respektoj votën e elektoratit shqiptar dhe interesave të vendit që qëndrojnë më lart se interesat e çdo partie, por mendoj se çdokush në vend dhe sidomos Partia Socialiste duhet të dijë rregullat se si funksionon partia dhe këto rregulla duhet të jenë në një vijë me Kushtetutën e vendit”. Pack ndërkohë e ka cilësuar të drejtë vendimin e 5 deputetëve të LMN-së që të hyjnë në Kuvend dhe shtoi se “është pak e vështirë sepse bie në kundërshtim me vendimin e partisë të cilës i përkasin, por nuk po veprojnë kundër PS, po ndjekin rregullat. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë anëtarët e partisë”

    Deputeti Blushi, një nga kundërshtarët më të fortë të kryesocialistit Edi Rama dhe linjës radikale të bojkotit të vazhdueshëm u shfaq i qetë pas takimeve që zhvilloi në selinë e PE-së në Bruksel. Ai tha: “Vendimi ynë për të hyrë në Parlament është inkurajuar, për të mos thënë se kërkohet si detyrim i çdo opozite demokratike që të marrë pjesë në Parlament dhe kjo është ajo që do të ndodhë. Jemi të bindur se bashkë me bisedat e zhvilluara dhe bashkë me kolegët tanë në Tiranë, shumica e deputetëve socialistë në një datë të afërt do të futet në parlament për të ushtruar detyrën tonë kushtetuese”.






    28/01/2010


    --


    llozin deres mos ja verë
    se vjen benua me te tjerë..

    thot kenga..

    lol


    oj ne dor te nje xhelato-xhahili si edvinua e te ca kuruvicave rreth shaleve te tije.. ka mbetur shqiperia..
    tmerr..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-01-2010 më 17:34

  4. #774
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Llogorja e fundit ligjore e Berishes - keshtjelle prej rere

    Ngjela: Kolegji Zgjedhor nuk është brenda pushtetit gjyqësor



    Avokati Spartak Ngjela deklaroi dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla se Kolegji elektoral nuk është brenda pushtetit gjyqësor të parashikuar nga Kushtetuta. Në arsyesimin e tij ai është brenda trupës zgjedhore dhe se në këtë kontekst nuk ka asnjë pengesë për hapjen e kutive të votimit. Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se përballemi me një pushtet që është uzurpuar nga mazhoranca. “Edhe nëse hapen kutitë dhe kemi Berishën kryeministër prapë nuk do të ketë garanci për nesër”, tha Ndoka. Sakaq, Partia Socialiste paralajmëron ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse Kuvendi do të vendosë zëvendësimin e mandateve të grupit parlamentar socialist. Në prag të negociatave Rama-Berisha, PS konsideron si të panegociueshme pikën për hapjen e kutive të votimit. Deputeti socialist, njëkohësisht nënsekretari për çështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri, pohoi dje se nëse do të merret një hap i tillë, do të jetë grupi parlamentar që do të vendosë. Gjiknuri paralajmëroi mazhorancën se nuk mund të luajë me mandatet e deputetëve socialistë dhe se të gjitha interpretimet e dhëna për këtë çështje janë hipoteza juridike. Për nënsekretarin e çështjeve ligjore në PS, kërkesat e opozitës për hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit janë objektive dhe kushtetueshmërisht të realizueshme. Bojkoti do të vazhdojë sipas tij, derisa komisioni hetimor parlamentar të mos jetë i kushtëzuar, duke argumentuar në këtë pikë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2003, që lejon çdolloj objekti të hetimit.

    Ndërkohë, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade, tha se për opozitën kutitë janë themeli i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. “Sali Berisha nuk do të mund ta pengojë kurrë me forcë këtë hetim, prandaj ne e ftojmë atë të reflektojë me seriozitet dhe të bëhet pjesë e transparencës që kërkon opozita, shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë e të heqë dorë nga mjetet e vjetruara për të keqinterpretuar rezolutën e Këshillit të Europës dhe të vonojë me argumente false zgjidhjen e krizës”, deklaroi Dade. Sipas saj, duke pranuar Rezolutën e Këshillit të Europës, pas përpjekjesh të dështuara për ta ndryshuar atë, Sali Berisha më në fund u detyrua të pranojë ekzistencën e krizës politike dhe zgjidhjen e saj në tryezën e Presidentit.

    Partia Socialiste është e vendosur që kjo krizë të zgjidhet vetëm përmes negociatash në prani të Presidentit të Republikës që do të rezultojnë në ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar me objekt hetimor të pakufizuar të procesit elektoral të 28 qershorit.

    “Kur hetohet një krim, me provat nuk mund të ketë kompromis”, përfundoi deputetja socialiste. Mazhoranca ka paralajmëruar ngritjen e një komisioni hetimor, për të cilin edhe PS ka qenë dakord, por ai të mos jetë i kufizuar në mjetet e hetimit. Sipas deputetit socialist, Saimir Tahiri, një komision hetimor parlamentar i kufizuar në objektin hetimor do të ishte memec dhe i dështuar.
    Albania Uber Alles

  5. #775
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Teme pa "kuptim"...Si spartak ngjela e sali berisha

  6. #776
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    kuptim ka po edhe qe spartaku ja keput po hajt mo

    te mbaroje kjo kriza se morem fund ti shte e tani qe spanja e ka presidencen e be do na pip nones

    se saper dijeni spanja nuk e ka njoft kosoven si shtet prandaj

    ne dac ti hapin ne dac ti djegin ne dac ti bejne zgjedhjet ngae para ne dac te shkojne ne te semes po ta zgjidhin ket lemsh se na cane koken si ato bundrat ne bordello jane bere .

    lind pytja kush eshte pronari bordellos ???

  7. #777
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Pronari i bordellos..duhet te jete populli....

    Ndersa punonjesit e bordellos..jane...saliu,edi,tosi,nexhmia,ramizi,fa tosi,spartaku...etj etj...

  8. #778
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ngjela: Kolegji Zgjedhor nuk është brenda pushtetit gjyqësor



    "Avokati Spartak Ngjela deklaroi dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla se Kolegji elektoral nuk është brenda pushtetit gjyqësor të parashikuar nga Kushtetuta. Në arsyesimin e tij ai është brenda trupës zgjedhore dhe se në këtë kontekst nuk ka asnjë pengesë për hapjen e kutive të votimit. Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se përballemi me një pushtet që është uzurpuar nga mazhoranca. “Edhe nëse hapen kutitë dhe kemi Berishën kryeministër prapë nuk do të ketë garanci për nesër”, tha Ndoka. Sakaq, Partia Socialiste paralajmëron ankimimin në Gjykatën Kushtetuese nëse Kuvendi do të vendosë zëvendësimin e mandateve të grupit parlamentar socialist. Në prag të negociatave Rama-Berisha, PS konsideron si të panegociueshme pikën për hapjen e kutive të votimit. Deputeti socialist, njëkohësisht nënsekretari për çështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri, pohoi dje se nëse do të merret një hap i tillë, do të jetë grupi parlamentar që do të vendosë. Gjiknuri paralajmëroi mazhorancën se nuk mund të luajë me mandatet e deputetëve socialistë dhe se të gjitha interpretimet e dhëna për këtë çështje janë hipoteza juridike. Për nënsekretarin e çështjeve ligjore në PS, kërkesat e opozitës për hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit janë objektive dhe kushtetueshmërisht të realizueshme. Bojkoti do të vazhdojë sipas tij, derisa komisioni hetimor parlamentar të mos jetë i kushtëzuar, duke argumentuar në këtë pikë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2003, që lejon çdolloj objekti të hetimit.
    "

    ------------------------------------------------------------------------
    Neni 146 i Kodit zgjedhor të RSH,

    Përbërja e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë

    1. Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë përbëhet nga tetë gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
    2. Në shortin e hedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve, që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, përfshihen emrat e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha gjykatave të apelit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të atyre të përcaktuar në nenin 148 të këtij Kodi.
    3. Shorti për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë hidhet jo më vonë se 5 ditë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve për Kuvend. Jo më vonë se 48 orë pas daljes së dekretit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpall publikisht dhe boton në të paktën tri gazeta me tirazhin më të madh datën, orën dhe vendin ku do të hidhet shorti dhe u dërgon dy partive parlamentare të shumicës dhe dy partive parlamentare të opozitës, që kanë përkatësisht numrin më të madh të mandateve në Kuvend, listën e gjyqtarëve që do të përfshihen në short. Shorti hidhet në praninë e publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medies. Shorti zhvillohet duke tërhequr emrat e tetë gjyqtarëve nga kutia e shortit. Para fillimit të tij, të pranishmëve u jepet mundësia të këqyrin kutinë e shortit dhe emrat e gjyqtarëve të futur në të. Pas këqyrjes, nxirren tetë emra nga kutia. Secili prej përfaqësuesve të dy partive parlamentare të shumicës dhe dy partive parlamentare të opozitës, që kanë përkatësisht numrin më të madh të mandateve në Kuvend, ka të drejtën të përjashtojë një prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit. Asnjë prej partive të tjera nuk ka të drejtën e kundërshtimit. Procedura për përjashtimin e emrave është e fshehtë. Kërkesa për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur shkaqet e përjashtimit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi konstaton rastin e përjashtimit, brenda një ore nga shorti i parë, organizon një hedhje të dytë shorti për të zëvendësuar emrat e përjashtuar nga përfaqësuesit e partive politike. Tetë emrat që mbeten përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe delegohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë menjëherë pas hedhjes së shortit.
    4. Brenda 24 orëve nga përzgjedhja e tyre me short, të tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë bëjnë betimin në një ceremoni publike, në prani të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës. Betimi ka përmbajtjen që vijon: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti”.
    5. Gjykata e Apelit, Tiranë vë në dispozicion të Kolegjit Zgjedhor mjedise të mjaftueshme pune, pajisje dhe personel, në mënyrë që të sigurojë kryerjen në kohë dhe në mënyrë profesionale të detyrave të veta.


    Neni 152 i Kodit zgjedhor të RSH

    Afati i ankimit në gjykatë

    1. Ankimet, sipas këtij Kodi, paraqiten në Gjykatën e Apelit, Tiranë, e cila ia kalon ato Kolegjit Zgjedhor.
    2. Ankimi për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në periudhën, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre. Për vendimet që KQZ-ja merr jashtë kësaj periudhe, afati i ankimit në Kolegjin Zgjedhor është 30 ditë.


    Neni 158

    Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor

    1. Në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji Zgjedhor vendos:
    a) pushimin e gjykimit;
    b) gjykimin e çështjes në themel; ose
    c) detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim.
    2. Pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi është paraqitur jashtë afateve të përcaktuara në këtë Kod ose për mungesë kompetence. Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesën e kompetencës, ia dërgon çështjen organit kompetent.
    3. Me gjykimin e çështjes në themel, Kolegji Zgjedhor vendos pranimin e plotë apo të pjesshëm të padisë ose rrëzimin e plotë apo të pjesshëm të saj.
    4. Kolegji Zgjedhor vendos detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim, në zbatim të pikës 2 të nenit 145 të këtij Kodi. Në këtë rast Kolegji Zgjedhor cakton afat të prerë për marrjen e vendimit jo më të gjatë se 10 ditë.
    5. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë. Ndaj tij nuk bëhet ankim.
    6. Kolegji Zgjedhor është i detyruar të zbardhë vendimin jo më vonë se tre ditë nga data e dhënies së tij.
    ------------------
    SHPALLJA E REZULTATIT PËRFUNDIMTAR TË ZGJEDHJEVE

    Neni 167

    Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

    Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë nga data e shpalljes së rezultatit për shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore, sipas pikës 7 të nenit 163 të këtij Kodi dhe pasi të kenë përfunduar procedurat e ankimit, sipas këtij Kodi.
    ---------------------------

    Neni 71 i Kushtetutes së RSH


    1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
    2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
    a) kur ai nuk bën betimin;
    b) kur heq dorë nga mandati;
    c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
    ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;
    d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
    dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

    Neni 72

    Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

    -------



    Neni 164 i Kodit zgjedhor të RSH

    Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi


    1. Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.
    2. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës, sipas procedurës së parashikuar në pikën 1 të këtij neni. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike.
    3. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

  9. #779
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tryeza topi.. eshte nje fitore ne fakt e mafies kanibale me ne krye edvin ramen..

    ata ja arriten ta detyrojne saliun te ulet ne b.ithe.. e ndoshta dhe te kapitulloje para presionit te djallezuar edvinsto enverist..

    ed rama .. kryekrokodili i falangave vampire.. ja arriti qellimit..
    ta fuse shqiperine ne krize.. kurse ne fakt ne krize cmendurie e barbarie eshte selia roz e jo shqiperia..

    te shohim si do i perballoj saliu djallezite e sofistikuara te edvinit
    .

  10. #780
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Rama: Rinumerim votash, rezultati nuk do te ndryshoje

    Denis Dedej,"Koha Jone",Tirane

    E Merkure, 10 Shkurt 2010


    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama pas informimit nga Presidenti i Republikes, se diten e shtune do te hapet tryeza e dialogut per te trajtuar, uroi zgjidhjen e krizes politike dhe institucionale ne vend. Permes nje komunikimi per mediat nga selia roze, kryesocialisti e vleresoi kete moment, si shprehje e progresit te bere ne nje perpjekje qe tashme nuk eshte vetem e tyre, por edhe e miqve dhe partnereve nderkombetare, per te zgjidhur nje krize qe thellohet dita-dites, me implikime te renda ne te gjitha fushat e jetes se vendit. Nga ana tjeter, kryesocialisti theksoi se "hapja e kutive eshte nje kusht i patjetersueshem per te pasur nje hetim te plote dhe per te garantuar nje transparence te te gjithe procesit zgjedhor, ne funksion te Kushtetutes dhe ligjit, duke zberthyer te gjithe elementet qe e perbejne procesin". "Ne nuk duam te hapim kutite per te permbysur pushtetin ne tavoline. Ne duam te hapim kutite per te hetuar procesin dhe permes hetimit te procesit, te plotesojme te gjithe kuadrin Kushtetues, per nje hetim parlamentar me te gjitha aspektet, te cilat duhet ta shqetesojne dhe vene ne levizje Parlamentin e vendit kur behet fjala per te trajtuar kete ceshtje dhe per t'i dhene zgjidhje nje sere problemesh qe dalin nga hetimi", deklaroi Rama. Pra sipas tij, "jo rinumerim per rishperndarje mandatesh ne tavoline, por rinumerim per hetim te atij procesi numerimi, te konsideruar i keq dhe shume i keq ne 1/3 e tij dhe per hetim te raportit mes te gjithe atyre qe u perfshine ne administrimin e zgjedhjeve dhe ligjit te Republikes se Shqiperise". Gjate fjales se tij, kryesocialisti sqaroi se vazhdimi i komunikimit me te gjithe aleatet e tyre, te Frontit Opozitar, eshte pjese e ketij procesi ne pergatitjen jo vetem te tryezes se dialogut, por edhe i te gjitha hapave qe parashohin kontributin e tyre per zgjidhjen e kesaj krize. Lidhur me format e reagimit, ndersa negociohet, Rama tha se, opozita eshte ne proteste pavaresisht formave te shfaqjes se saj, e nuk mund te paragjykoje rezultatin e tryezes se presidentit. "Eshte shume e rendesishme te theksohet pa pushim, se ne kete perpjekje nuk eshte fati i PS, por eshte fati i demokracise ne Shqiperi, qe na perfshin te gjitheve me mish e me shpirt, te vetedijshem se pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme s'ka marredhenie lirie mes shtetit dhe qytetarit dhe as ndershmeri te pushtetit ne raport me qytetarin", deklaroi kryetari i PS. Rama tha se "eshte koha qe te gjithe se bashku, te trajtojme me seriozitetin qe na takon kete ceshtje madhore te demokracise ne Shqiperi, per t'i dhene fund nje kohe kur populli varet nga pushteti dhe per te bere qe te rifilloj koha kur pushteti varet nga populli permes shprehjes se vullnetit te tij te lire dhe numerimit te ndershem te votes qe shpreh ate vullnet".
    ------------------------------
    Topalli: Nuk mund të ketë rinumërim të votave pa prova

    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerëson thirrjen e Presidentit për dialog

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një intervistë televizive, ka theksuar se qeveria nuk është në krizë, por ajo që është përfshirë nga kriza është Partia Socialiste dhe vetë kryetari i saj Edi Rama. Pak ditë përpara fillimit të negociatave në tryezën e presidentit Topi, Topalli përjashton çdo mundësi për pranimin e kërkesave të opozitës për hapjen e kutive të votimit.

    Kryetarja e parlamentit theksoi se kreu i qeverisë nuk mund të dalë mbi vendimin e gjykatave për të hapur kutitë, ndërsa përmend raportin e OSBE/ODIHR duke shtuar se në këtë raport zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Kryeparlamentarja u shpreh se nuk mund të ketë rinumërim të votave pa asnjë provë dhe pasi procesi zgjedhor ka kaluar çdo hallkë. “Pasi mbyllet procesi zgjedhor nuk mund te ribëhet rinumërim i votave. Nuk ka rinumërim pa asnjë provë”, u shpreh Topalli. Kryetarja e Parlamentit deklaroi se pavarësisht gjithçkaje dialogu mes Berishës e Ramës nuk ka munguar gjatë gjithë periudhës që pas zgjedhjeve të 28 qershorit. “Dialogu mes Berishës e Ramës nuk ka munguar. Gjatë gjithë kohës Rama e Berisha kanë komunikuar përmes kanaleve të shumëllojshme, direkte, indirekte, të brendshme e të jashtme, dhe kjo është gjë e mirë. Dialogu është gjë e mençur”, tha Topalli. E pyetur për mundësitë e zgjidhjes së krizës politike në tryezën e presidentit, kryetarja e parlamentit theksoi se organizimi i tryezës është çështje e presidentit Topi, ndërsa shtoi se zgjidhja e duhur mbetet thyerja e bojkotit dhe hyrja në parlament e opozitës. Ndër të tjera, Topalli foli edhe për mandatet e deputetëve socialistë duke theksuar se për këtë çështje do të zbatohen nenet e Kushtetutës. “Kushtetuta thotë se mandatet digjen, kur një deputet nuk paraqitet për 6 muaj në parlament. Unë u them të vijnë në parlament, të bëjnë betimin, dhe të zbatojnë detyrën që u ka dhënë populli”, nënvizoi ajo.

    (pjese nga nje interviste e gjate e znj. Topalli)

    Gazeta "SOT",Tirane,10.2.2010
    -----------------------

Faqja 78 prej 82 FillimFillim ... 28687677787980 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •