Close
Faqja 54 prej 82 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 820
  1. #531
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Mein Kampf-i i Berishës

    Nje psikoanalize qe vertet ja vlen ta lexosh!


    Andrea Stefani

    Nuk është e para herë në këto 20 vjet që Sali Berisha u rikthehet akuzave histerike kundër një lideri të opozitës. Shkak është një tension i madh, por jo se e kanë lënë nervat. Gjithë ai lumë akuzash me nënë e me motër, me kriminelë, me mafiozë dhe me të korruptuar, është një kalkulim i hollë, një taktikë shantazhiste që synon ta terrorizojë psikologjikisht kundërshtarin. Një katarakt të tillë të tërbuar akuzash ka lëshuar Berisha edhe më parë kundër liderit të opozitës, Fatos Nano. E ka akuzuar edhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Por më vonë i ka përgënjeshtruar vetë këto akuza monstruoze, duke bërë edhe pakte dhe duke shtrënguar duart me Fatos Nanon, pikërisht me atë që para pak muajsh e akuzonte si "padrino". Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin, për ta shtypur, për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe "ndërkombëtarët". Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit '97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë.

    ***

    Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj. Përse e shohim Berishën kohë pas kohe të akuzojë me kaq nerv dhe forcë edhe kundërshtarë me të cilët sapo ka përfunduar një konsensus? Pse i rikthehet pafundësisht dhunës verbale dhe oratorisë së urrejtjes? Sepse e kanë lënë nervat? Jo, por sepse sikundër Hitleri, ai beson se "psikologjia e masave nuk mirëpret asgjë që shfaqet e dobët dhe me gjysmë zemre... sepse sikundër një grua psikika e së cilës përcaktohet më pak nga llumi i arsyetimit abstrakt sesa nga një përgjërim i papërcaktueshëm emocional ndaj një force që duhet të kompensojë natyrën e saj dhe që, për rrjedhojë, do të parapëlqente t'i nënshtrohej një burri të fortë, sesa të sundonte mbi një ngordhalaq, po ashtu masat duan më shumë një komandant, sesa një hartues peticionesh..." (Mein Kampf). Berisha nis të çirret dhe të ulërasë pikërisht në atë moment kur ndjen se po humbet monopolin e sundimit mbi turmën, kur ndjen se po humbet ekskluzivitetin e politikanit, liderit të fortë, të komandantit të cilit i nënshtrohet turma. Mitingu madhështor i opozitës solli një moment të tillë ndaj dhe shpjegon reagimin e tij histerik si dhe orvatjen e dëshpëruar, por edhe shumë konfliktuale dhe të rrezikshme, për organizimin e një antimitingu nën maskën e festimit të 8 dhjetorit. Antimitingu është më shumë një shantazh edhe për "ndërkombëtarët", të cilëve do t'ju tregojë se ka ende shumë mbështetje në "popull" dhe se cenimi i pushtetit të tij nuk mund të jetë pa kosto për "stabilitetin".

    ***
    Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë "me nënë e babë", përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nano? Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, "vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...". (Mein Kampf). Këtë shpreson Berisha kur i turret sot Ramës, ashtu sikundër i turrej dje Nanos dhe jo pak të tjerëve. Tamam sikundër Hitleri edhe Kryeministri shqiptar, natyra e pandreqshme autoritariste dhe e rrezikshme për demokracinë e të cilit mund të jetë e panjohur vetëm për të verbrit, beson se kjo taktikë shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar në një vlerësim të saktë të dobësive njerëzore, ka një siguri matematike për sukses. Dhe, ç'është e vërteta, i ka funksionuar me sukses në rastin e liderit të mëparshëm socialist, Fatos Nano. Prandaj Berisha duket i vendosur ta zbatojë deri në fund taktikën hitleriane të terrorit psikik mbi kundërshtarin si individ apo si masë. Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t'i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara! Opozita duhet t'i qëndrojë taktikës së bojkotit demokratik derisa pushteti i Berishës t'i nënshtrohet jo presionit të opozitës, por të drejtës dhe ligjit, derisa të zbatojë nenin e Kodit Zgjedhor që detyron hapjen e kutive, atë nen që vetë e miratoi me konsensus me opozitën, por që po vetë e dhunoi tiranikisht pa konsensus me të.

    ***

    Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj". Por sikundër ka treguar Erich Fromm, duhet që të jemi të aftë të depërtojmë pas formulimeve racionale, pa i vënë veshin asaj që lideri thotë, por duke bërë kujdes se si e thotë, duke parë fytyrën, gjestet, personin në tërësi. Vetëm atëherë zbulohet karakteri i tij. Vetëm atëherë mund të kuptojmë kur Fromm thotë "se udhëheqësi në fjalë është nekrofil... me të nuk ke çfarë të bësh, nuk mund të jesh kurrë mik", sepse ndryshe nga një lider biofil që angazhohet me të gjitha forcat për të mbrojtur jetën, dinjitetin njerëzor dhe lirinë, një lider nekrofil "të gjitha energjitë i ka drejtuar drejt shkatërrimit, përvetësimit dhe pushtetit absolut". Nuk do ndalem se çfarë të sugjerojnë mimika, gjestet dhe egërsimet e Berishës. Por po t'u kthehesh bëmave, a nuk gjejmë në tërë karrierën e stërgjatë të Berishës, gjakimin dhe shkatërrimin për hir të pushtetit absolut? Sa herë do lejohet të rrënohet shteti dhe Shqipëria për hir të pushtetit personal të këtij njeriu? A nuk ishte e mjaftë viti 1997? Po shtatori i vitit 1998? Po vrasja dhe rrënimi i jetëve në Gërdec për shkak të babëzisë së përvetësimit? Po rrënimi i buxhetit me anë të një korrupsioni dhe papërgjegjshmërie që epshin për pushtet dhe fitime të paligjshme e maskon me patriotizëm? Po shkatërrimi i pavarësisë së institucioneve, opozitës, medias? Po shkatërrimi fizik i Zogut të Zi vetëm si një kapriçio shumëmilionëshe e luftës për pushtet? Janë edhe shumë e shumë të tjera. Berisha është një politikan që gjen forcë te shkatërrimi.

    ***
    Ngjashmëria me Hitlerin e Berishës është në deklarata, bëma madje, në disa raste ai thyen edhe rekordet e Hitlerit. Erdhi nga e majta, si Hitleri. Ka kapur dhe shantazhuar partinë dhe porsi Hitleri, është bërë Fyhrer i pazëvendësueshëm dhe idhull i PD-së. Flet pa fund për "antikomunizmin" si Hitleri, megjithëse është kriptokomunisti më i thekur i mbetur. Ka 20 vjet në krye të partisë dhe të politikës, ndërsa Hitleri qëndroi në krye të politikës dhe shtetit vetëm 12 vjet. Hitleri shfrytëzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistët ia vunë flakën vetë), për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën, Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit, për të bërë një grusht shteti të dështuar si puçi i birrës në Mynih. Hitleri bëri ca burg për një krim të tillë, Berisha jo. Përflitet se ka gisht në asgjësimin e Hajdarit, që bëhet kështu fatalisht i krahasueshëm me Ernst Remin, shefin e grupeve të sulmit që Hitleri e asgjësoi vetë. Tashmë është fakt i provuar që ish-badigardët e Berishës janë autorë dhe pjesëmarrës në skemën e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha përdor, si Hitleri, në shkallë të gjerë mitingjet. Po si Fyhreri përdor në shkallë të gjerë mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisë mbi turmën. Prandaj kritikat që i bëhen, i toleron (si garniturë e fjalës së lirë) më shumë nëpër gazeta që kanë përgjithësisht tirazh të pakët në Shqipëri, por jo aq shumë në ekrane që ndikojnë audienca më të gjera. Jo rastësisht ka adoptuar formula që i japin mundësi t'u flasë përnatshëm, në një formë ose në një tjetër, shqiptarëve nga ekranet. Duket se ka bërë me vetveten betimin e Gebelsit: "Sapo të kemi pushtetin në dorë, ne nuk do ta lëshojmë kurrë. Veç kufomat tona mund t'i nxjerrin prej ministrive". Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij politik, është kapja e të gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundër parlamentarizmit, Berisha synon të kapë shtetin nëpërmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, të vërë nën thundër gjykatat dhe prokurorinë, për t'i keqpërdorur kundër opozitarëve. Për këtë çështje të madhe u përplas me një President ish-gjeneral, me versionin shqiptar të Hindenburgut. Ashtu si Hitleri, edhe Sali Berisha është një shantazhist i përsosur. Zbulimi i korruptimit të politikanëve nuk i intereson për të luftuar korrupsionin, por për t'i shantazhuar, nënshtruar dhe vënë në shërbim të tij. Jo rastësisht sa herë ashpërsohet lufta politike, nis të tundë para hundës së kundërshtarit dosje disavjeçare të mbajtura fshehur në sirtar (sikundër dosja e "Tajvanit", por ka edhe shumë të tjera që i mban abuzivisht mbyllur) në shkelje të ligjit dhe devocionit ndaj interesit publik. Si edhe Adolfi, arriti të shantazhojë Perëndimin jo vetëm me destabilitet në Shqipëri, por edhe në Kosovë. T'i tregonte Perëndimit kreditë e tij të shumta politike në Kosovë ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij në tetor të këtij viti atje, ku dhe për turp Hashim Thaçi i dha medaljen e artë të lirisë këtij shtypësi të lirive në Shqipëri. Themi për turp edhe për faktin e dhimbshëm se qenë po shërbimet e fshehta të këtij Berishe që i morën lirinë Hashim Thaçit, luftëtarit të UÇK-së kur luftonte për lirinë e Kosovës.

    Në momente të caktuara Berisha shfaq një tërbim tipik hitlerian ndaj kundërshtarëve politikë. Është urrejtja tipike nazisto-komuniste për armikun e pushtetit. Mezi pret një shkak, një incident (madje akuzohet se i prodhon si Hitleri) që të sulmojë dhe groposë armikun e "popullit" që është përherë opozita. Fon Papeni tregon se në momentet kur digjej Rajhshtagu, mbërriti në vendin e mynxyrës Geringu, që në kulmin e zemërimit dhe gjithë djersë thërriste mesa kish në kokë: "Ky është një krim komunist kundër qeverisë së re". Të njëjtin brutalitet antiligjor ka shpalosur edhe Berisha në disa raste. Kur vite më parë një bombë shpërtheu para një supermarketi të një firme piramidale, duke shkaktuar disa të vrarë, Berisha, atëherë President i Republikës, sapo mbërriti në vendin e ngjarjes akuzoi opozitën komuniste për një akt të tillë terrorist. Po kështu akuzoi publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit edhe Kryeministrin socialist, Fatos Nano, duke u bërë ndërsyesi i turmave fanatike (aspak rastësisht të armatosura) që ndërmorën një sulm mbi godinën e Kryeministrisë në 14 shtator. Kur dështoi, tha: Dolën nga kontrolli! Po s'kishin faj se ju vranë liderin. Ja u vranë apo ja u vrau?
    Hitleri u tërbua kur social demokratët gjermanë nuk pranuan të votojnë Aktin e Aftësimit Ligjor që i jepte Hitlerit gjithë pushtetet dhe që në fakt i lejoi të nazifikojë Gjermaninë. Deri në atë moment, rrëfen gazetari Uilliam Shirer, ndërsa bënte premtime se "Akti" nuk do të cenonte as Parlamentin dhe as pozitën e Presidentit, "udhëheqësi nazist dukej tepër i arsyeshëm, madje, thuajse i përvuajtur". Pyesim sa herë e kemi parë Berishën të luajë rrengun e të "zbuturit"? Por me të ndeshur kundërshtimet e social demokratëve në mbrojtje të parimeve të humanizmit, drejtësisë dhe lirisë - vazhdon Shirer, Asambleja dëgjoi një mostër të gojëtarisë së tij të vërtetë: Ju arritët vonë, por, ja ku erdhët! - ulëriti ai... Nuk kam nevojë për ju... ylli i Gjermanisë po lind dhe i juaji po perëndon. Kambana e vdekjes suaj ka rënë... Unë nuk i dua votat tuaja. Gjermania do të jetë e lirë, por pa ju". Nuk është aspak vështirë të gjesh plot raste të një oratorie të tillë hitleriane plot mllef kundër opozitës në gojën e Berishës. Më e fundit qe ajo e para pak ditëve, kur u betua se do t'ia shkulte dhëmbët, deri edhe nofullat, me darën e ligjit opozitës. E vetmja gjë që mund të thuhet është: Po çdo dara e ligjit në dorën e Kryeministrit? Rastet e ngjashmërisë së fjalorit të Berishës me Hitlerin janë pafund. Ja një tjetër. Ndërsa kërcënonte Europën me luftë, Hitleri hakmerrej kundër poshtërimit që i kish bërë Gjermanisë Traktati i Versajës, duke deklaruar: Armiqtë tanë nuk do të guxojnë të qeshin më me ne! Kur në vitin 1997 Berisha humbi pushtetin për shkak të aventurave dhe korruptimit, shprehte një mllef hakmarrës, duke deklaruar publikisht për kundërshtarët politikë: do jua ngrijmë buzëqeshjen në buzë!

    ***
    Çfarë i lidh Hitlerin me Berishën? Përse përputhet gjuha dhe mllefi i Berishës me atë të Hitlerit? Berisha nuk ka aspak elokuencën e liderit nazist. Çfarë kanë të përbashkët? Asgjë më shumë sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret të gjejë një pretekst të groposë kundërshtarët politikë. Është karakteri nekrofil dhe antiliri. Të përbashkët kanë edhe masën e fanatikëve që i mbështet pa rezerva e bashkuar rreth liderit në një solidaritet narcist grupi të çeliktë. Ka mësuar edhe diçka tjetër nga Hitleri. Pas grushtit të dështuar të shtetit të shatorit të vitit '98, hoqi dorë nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puçit të Birrës dhe vendosi t'i realizojë qëllimet për një pushtet absolut në rrugë "kushtetuese". Dhe i avancoi këto qëllime falë konsensusit të mbrapshtë historik me PS-në për ndryshimin e Kushtetutës. Një gabim fatal që e godet opozitën sot si një bumerang dhe e detyron të qëndrojë jashtë Parlamentit deri në momentin kur të dërrmohet strategjia e shantazhit e këtij Hitleri të Shqipërisë.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #532
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Homo mitingus

    » Vendosur: 29/11/2009 - 13:15

    "Panorama"

    • Edmond Tupja

    Nga australopithecus afarensis-i (i pari primat që, 5,5 milionë vite më parë, kaloi nga pozicioni mbi katër putra në atë mbi dy këmbë) tek homo sapiens sapiens-i (prototipi i njeriut të sotëm, shfaqur para 100 mijë vitesh), historia e njerëzimit ka njohur, përveç homo habilis-it, homo erectus-it dhe njeriut të Neanderthal-it, disa lloje njerëzish fryt i paparashikueshëm i zhvillimit të një ideologjie të mbrapshtë sidomos në shekullin XX, si, për shembull, homo sovieticus (njeriu i ri i Lenin-Stalinit), homo leifenus (njeriu i ri i Mao Ce Dunit) dhe homo albanicus (njeriu i ri i Enver Hoxhës).
    Pas shembjes së diktaturës hoxhiste në Shqipëri, pra, para gati 18 vjetësh, nisi të shfaqej mes nesh, për habinë, por edhe për fajin tonë, një homo i ri, homo mitingus, d.m.th. ai ose ajo që sillet nga rrethet për të mbushur Sheshin “Skënderbej” ose atë “Nënë Tereza” në kryeqytetin tonë, arenë përplasjesh politike të shpeshta, sidomos në periudha fushatash para e paszgjedhore. Disa nga tiparet kryesore të homo mitingus-it janë: së pari, atij i duket vetja diçka e veçantë, gati e jashtëzakonshme; them “diçka” dhe jo “dikush” sepse, me shumë gjasë, homo mitingus-i ndihet gjysmë send e gjysmë frymor i manipulueshëm e, njëherazi, i moneypulueshëm; së dyti dhe për rrjedhojë, ai është pasiv, d.m.th. e marrin dhe e hipin në autobus, si të ishte robot, për ta çuar falas në kryeqytet, i caktojnë vendin ku do të qëndrojë (gjithsesi mbi dy këmbë dhe jo mbi katër putra), i mësojnë përmendsh disa parulla që jo gjithmonë ai i kupton plotësisht; shpesh i ngjisin në dorë një pankartë së cilës ai i kupton vetëm rrokjen e dytë sepse i tillë ndihet pjesërisht ose, në rastin më të keq, plotësisht; pastaj, me të mbaruar mitingu, e marrin dhe e hipin sërish në autobus, si të ishte robot, për ta kthyer falas në fshatin, qytetin apo rrethin ku ka lindur e jeton dhe, me shumë gjasë, do të vdesë në anonimatin më të plotë, por krenar që ka marrë pjesë në aksh miting madhështor organizuar nga Partia e tij e zemrës dhe e thembrës (së Akilit); së treti, gjatë zhvillimit të mitingjeve, ai nuk dëgjon se ç’thonë oratorët nga maja e tribunës, por vetëm klith e ulërin ose ha fara kungulli, ose kruan herë pas here vrimat e hundës, të veshëve apo ndonjë tjetër vrimë më të strukur e më të fshehtë të trupit të tij.
    Figura tragjikomike e homo mitingus-it u shpalos fare qartë edhe gjatë protestave triditore të organizuara së fundmi në Sheshin “Skënderbej” nga Partia Socialiste. Kësaj herë, tipareve të tij të lartpërmendura erdhën e iu shtuan edhe disa të tjera si, për shembull, prania e çadrave për të nënvizuar e përforcuar instinktin e tij të kopesë partiake, kësaj radhe ngjyrë rozë, rozë, rozë deri në neveri; si, për shembull gjithashtu, dëshira e tij për t’u dëfryer duke kërcyer rock apo rap të tipit roza, rozina, na sill ca trëndafila. Në këtë mënyrë, homo mitingus-i u ndje më tepër frymor i sendërgjuar sesa send i frymëzuar, pra, të paktën, gjallesë e vetëdijshme për trupin e vet që nuk rri më gatitu! apo qetësohu!, i ngrirë si hell, por lëviz, lëviz fizikisht, sepse mendërisht është krejt i par(e)alizuar ngaqë për atë mendon Udhëheqësi, Lideri, Iniciuesi, Ideatori, Kryetari i Dyfishtë – ai i Bashkisë dhe i Partisë. Homo mitingus-i i kësaj here e ndjeu, turbullazi, por e ndjeu ama, se kafka i kishte marrë formën e një kutie, bosh sigurisht, por që e hap dhe e mbyll vetë Udhëheqësi, Lideri etj., etj. si të ishte kuti votimi fletëvotimet e së cilës duhet t’i numërojë e rinumërojë sa herë t’i teket deri sa t’i bëjnë sytë tek a çift e t’i dalin hesapet siç i do palla, vetëm Ai, i Pagabueshmi, i Pakorruptueshmi, i Ndriçuari, d.m.th. Udhëheqësi, Lideri etj., etj., Simboli dhe Ikona e një Politike të Re Socialpatologjike me politikanë të vjetër, Figura Emblematike e një embleme pa figurë në krye të një partie të çoroditur dhe të një bashkie të hallakatur.
    Miku dhe kolegu im i ri Françesk Armadhi, pas disa përsiatjesh ontologjike e fenomenologjike mbi homo-mitingus-in e të gjitha ngjyrave, por sidomos atë rozë, ka arritur në përfundimin se metazmorfoza e radhës e këtij të fundit ka mundësi të jetë një tjetër produkt më i sheshtë, më i rrafshtë, më i dystë i llojit homo, madje ai ka gjetur edhe termin shkencor që do t’i përshtatet atij më së miri në një të ardhme fare të afërt: “homo trapus”!

  3. #533
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Euforia e protestave dhe përgjegjësia ndaj protestuesve


    29/11/2009


    • Arben Malaj

    Mbështetja e publikut në protestën e 20 Dhjetorit, disa politikanëve u ka dhënë entuziazmin e fitores së madhe, ndërsa disave u ka krijuar alibinë e qëndrimeve radikale. Disa nxitojnë nëpër media dhe këtë mbështetje e konsiderojnë jo vetëm si fitore ndaj PD-së, por edhe si fitore ndaj çdo debati të brendshëm në PS. Edhe pse jo fitues dhe me rezultate zhgënjyese ndaj mbështetësve të tyre, ndaj financuesve të tyre, por sidomos ndaj ambicjes së tyre edhe personale, tashmë në podiumet e protestave dhe në dalje televizive, pas protestës së 20 dhjetorit, ata ndjehen dhe sillen si fitimtarë. Kjo mund të jetë e vërtetë për ta personalisht, sepse nga mos fitues zgjedhjesh, janë bërë fitues podiumesh, ndjehen promotorë të fitores së ardhshme, qoftë kjo edhe nëpërmjet krizave zinxhirë. Ndoshta ata ndjehen fitues se për ta fitorja në politikë vjen më shpejt, jo nga përkushtimi dhe shërbimi publik në çdo moment dhe aspekt të angazhimit të tyre, por nga suksesi kryesisht mediatik, i shoqëruar me vetpërkëdhelje publike. Aq shumë ndjehen fitues, sa edhe oponencën brenda Partisë Socialiste, kundër bojkotit të saj, kundër radikalizimit të PS, kundër klientelizmit në Partinë Socialiste, kundër arrogancës dhe abuzivitetit, e konsiderojnë thjesht një debat për pak më shumë demokraci, apo pak më shumë kozmetikë. Natyrshëm që këtu ka një dallim të madh dhe cilësor. Për ta ardhja në pushtet është shndërruar në padurim. Për ta qëllimi justifikon çdo mjet, pavarësisht nga kosto që sjell së pari dhe mbi të gjitha mbi vetë protestuesit, që nuk janë aty për asnjë prej nesh por janë aty për hallet e tyre të përditshme. Me disa nga kolegët e PS në heshtje apo publikisht kemi rënë dakord që ne nuk mund të jemi dakord për mënyrën se si po radikalizohet PS, nuk jemi dakord për depersonalizimin në PS, nuk jemi dakord për klientelizmin në PS, nuk jemi dakord për sistemit e drejtimit me pushtet absolut. Nuk do ta mirëkuptoja vet krenarinë deri në fodullëk të këtyre “udhëheqësve” pa votues, por fitimtarë podiumesh përballë protestues plot halle në jetën e tyre të përditshme. Nuk do ta mirëkuptoja lodhjen e tyre për solidaritet dhe unitet, qoftë edhe revolucionare brenda PS apo opozitës protestuese. Nuk e mirëkuptoj dot strategjinë e tyre të fitores të bazuar tek premtimet për gjithçka dhe ndaj kujtdo, me vetëdijen se duhet mashtruar për të fituar. Nuk i mirëkuptoj dot sepse heshtën kur u shkel Kushtetuta e vendit të tyre, heshtën kur ndryshimi i saj u bë në errësirë të plotë dhe në marrëveshje të plotë të dy partive kryesore. Nuk i mirëkuptoj dot kur heshtën për deformimet e mëdha që po pësonte demokracia shqiptare me cenimin e parimeve të kontrollit dhe balancës së pushteteve, por që kishte mirëkuptimin “mbipartiake”. Nuk e mirëkuptoj dot këtë kategori udhëheqësish kur vetpërdoreshin për ta mbajtur të ngritur grindjen brenda forcave të majta politike, ndoshta si rruga më e mirë e mbijetës së ambicjes së tyre për karrierë personale politike sa më të shpejtë. Jam i zhgënjyer nga politikanët që fitoren e shpresojnë më shumë te krizat ekonomike dhe sociale sesa tek avantazhet reale të strategjisë, platformës dhe ekipeve. Krizat ekonomike si ushqim për kriza politike janë përvoja më e dhimbshme e protestuesve të zhgënjyer. Kostot e rënda të krizës politike rëndojnë sot jo pak mbi taksapaguesit grek, rumunë, hungarez etj. Jo thjesht për të qartësuar këta politikanë të mbisunduar nga euforia e protestave, por për të respektuar më mirë protestuesit, sërish shprehem publikisht se bojkoti i parlamentit duhet të ishte ndërprerë, se opozita parlamentare duhet të jetë detyrim ndaj votuesve dhe mbështetësve tanë, se demokracia nëpërmjet institucioneve është shumë më e plotë dhe shumë më e qëndrueshme se fitoret që ushqehen nga krizat ekonomike dhe që riprodhojnë kriza politike. “Rruga e shkurtër të bie më gjatë” – këshillon mençuria popullore në këto raste.


    http://www.panorama.com.al/index.php?id=35708

  4. #534
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine

    Opozita e ka shtrire protesten e saj per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit edhe ne Greqi.

    Qindra emigrante jane grumbulluar prane nderteses ku jane mbledhur diplomatet e OSBE-se, ne Athine.

    Protestuesit mbajne ne duar pankarta si: “Ku eshte vota ime?” dhe “Berisha na vodhi votat”.

  5. #535
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine

    Opozita e ka shtrire protesten e saj per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit edhe ne Greqi.

    Qindra emigrante jane grumbulluar prane nderteses ku jane mbledhur diplomatet e OSBE-se, ne Athine.

    Protestuesit mbajne ne duar pankarta si: “Ku eshte vota ime?” dhe “Berisha na vodhi votat”.
    Sa eshte paguar secili prej ketyre protestuesve?
    Ne Tirane u paguan nga 50000 leke protestuesit, po ne Athine?
    PS paska pasur thase te tere me para per kete pune.
    Di te me thote njeri nga dalin keto para?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #536

    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine



    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine


    01/12/2009 17:55

    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine
    Opozita e ka shtrire protesten e saj per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit edhe ne Greqi.

    Qindra emigrante jane grumbulluar prane nderteses ku jane mbledhur diplomatet e OSBE-se, ne Athine.

    Protestuesit mbajne ne duar pankarta si: “Ku eshte vota ime?” dhe “Berisha na vodhi votat”.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=169244&ref=fp
    Ndrysho Firmën

  7. #537
    Ja ku i ka rrenjet edwin rama.

    Filloi ngapak ta nxjer koken iniciativa skizofrene e edwinit.

    Greku e serbi, kane qene, jane dhe do te jene armiqte me te perbetuar.
    Ndrysho Firmën

  8. #538
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin


    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine


    01/12/2009 17:55

    Kutite, protesta e opozites vijon ne Athine
    Opozita e ka shtrire protesten e saj per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit edhe ne Greqi.

    Qindra emigrante jane grumbulluar prane nderteses ku jane mbledhur diplomatet e OSBE-se, ne Athine.

    Protestuesit mbajne ne duar pankarta si: “Ku eshte vota ime?” dhe “Berisha na vodhi votat”.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=169244&ref=fp
    Perderisa kane mbajte pankarta , perse nuk kane mbajte dhe fotografite nudo te psikopatit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 01-12-2009 më 19:03 Arsyeja: Edhe ti, une e te gjithe ne jemi Shqiptare

  9. #539
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Mos te harrojme se kur Saliu ishte ne opozite, ai benete protesta me mebshtetsit e tij ne Zvicer edhe ku kishte qendren e tij, pervec ne Shqiperi, keto jane te dokumentuara dhe me foto.

    Tani sa per protestat e Greqise, mos te harrojme perseri, se votuesit e grupeve me te medhaja emigrante erdhen nga Greiqa dhe Italia, keshtu qe nuk eshte ndonje gje e re! Nqs ata do te protestojne, mbasi me te shumtit dihet kane votuar per PS'ne atehere ata do te protestojne perpara ketij Samiti ose amabasades Shqiptare.
    Biles ishte thene qe do te behej edhe nje proteste ne NY ose ne Washington per kete pune. Une nuk e marr ne prizmin qe e merrni disa nga ju, mbasi e ka bere Saliu i pari kur vjen per vendin tone keto lloj prtestash, dhe shume vende te tjera, emigrantet e te cilave jetojne ne vende te ndryshme bejne protesta kunder qeverise se tyre aty ku jetojne. Njerezit nuk kane para ti presin me gershere te vene lart e poshte.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #540
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Mos te harrojme se kur Saliu ishte ne opozite, ai bente protesta me mbeshtetsit e tij ne Zvicer edhe ku kishte qendren e tij, pervec ne Shqiperi, keto jane te dokumentuara dhe me foto.
    Athua qenkan te 'dokumentuara'!
    Cka po do me thane me kete pune?
    Mos po do te thuash se kane baze te njejte argumentuese apo se edhe keto kane po ate legjitimitet; Cka je kah thu?
    Tani sa per protestat e Greqise, mos te harrojme perseri, se votuesit e grupeve me te medhaja emigrante erdhen nga Greiqa dhe Italia, keshtu qe nuk eshte ndonje gje e re! Nqs ata do te protestojne, mbasi me te shumtit dihet kane votuar per PS'ne atehere ata do te protestojne perpara ketij Samiti ose amabasades Shqiptare.
    Prej nga e dini ju qe "me te shumtit" paskan votuar per greqine, pardon PS???
    Atehere perse kerkohet te sterhapen kutite?!!
    Ju i ditkeni votat pa i numeruar fare...

    A ka mundesi qe PS tash e nje vit te tere pas zgjedhjeve ka punuar ne vjedhjen e kutive dhe mbushjen e tyre me vota falso per PS, qe kerkojne kaq me ngulm sterhapjen dhe sternumrimin e votave te numeruara te vertetuara dhe te supercertifikuara nga vet komisioni me i larte i partise socialiste te serbise, pardon greqise, pardon shqiperise se djalli e mori nuk po te kuptoj cfare flet?

    lol perse nuk i kontestoi votat / rezulatet e votmit menjehere pas zgjedhjeve dhe sa ishin kutite e nxehta? Apo nje jave me vone; Nje muaj pas; tre, hajde gjashte muaj pasi qe firmosen dhe qertifikuan numrin e tyre?

    Apo serish duhet te dalim aty ku qeme - nuk i kishin votat, nuk i votoi populli, si deshi populli, dhe prap si do! Atehere si u bene votat tani?! - Athua pjerdhkan keto votat e socialisteve pas nente muajsh brenda ne kuti?!!
    Biles ishte thene qe do te behej edhe nje proteste ne NY ose ne Washington per kete pune.
    Per cilen pune? Pse ditkeni ju cfare eshte puna? - Kur keni punuar ju?!

    Une nuk e marr ne prizmin qe e merrni disa nga ju, mbasi e ka bere Saliu i pari kur vjen per vendin tone keto lloj prtestash, dhe shume vende te tjera, emigrantet e te cilave jetojne ne vende te ndryshme bejne protesta kunder qeverise se tyre aty ku jetojne. Njerezit nuk kane para ti presin me gershere te vene lart e poshte.
    Saliu, - [ thuhet e shkruhet SALIHU nga pjesa me e madhe e shqiprtareve te pa-greqizuar].

    Perkrahesit e diktatures dhe pucit militant te kapjes se pushtetit me kallashnikove plot demokraci e gjak te qytetareve civile shqiptar - paskan harruar se protestat kunder nje qeverie te tille kriminale qe e beri shqiperine placke nderkombtare dhe prone te grupeve mafioze qe thithin infuzion nga greqia dhe serbia sot e asaj dite - ndersa sot gjoja protestojne - paskan harruar plotesisht tani se Saliu (qe po e quani ju) - apo me saktesisht PD-ja jo vetem qe kishte te drejte te protestonte - por e kishte obligim patriotik kombtar e nacional edhe te rrokte armet [mekat qe se beri] serish per hater dhe stabilitet kombtar. Por perkrahesit e diktatures puciste te fares tradhtare despotike qe synon rrenimin e shtetit shqiptar dhe aneksimin e pjeseve te saj greqise e serbise u bene te na shesin analogji te drejtash per proteste.

    Me te vertete protagonistet e tradhetise kombtare sot kane nje paftyresi vertete absurde qe s'mund te quhet ndryshe pos cmendi kolektive e ish shtreses se privilegjuar te despotatit enverian te platformes sllavo-komuniste te nenes rusi.

    Jan proponentet e pucit te funderrinave diktatoriale qe sot quajne perpjekjet tona per liri dhe popullin shqiptar te kosoves me nofken "Çeçene" apo jo?

    Gjoja keta jan ruset ndersa ne cecenet e pathyeshem ne luften e tyre per liri. Cfare mund te shtoj me tej - se ju i quani interesat hegjemoniste te pushtimit pansllav si interesa tuaja intime e nacionale?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 02-12-2009 më 00:31
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 54 prej 82 FillimFillim ... 444525354555664 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •