Close
Faqja 48 prej 82 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 820
  1. #471
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    thuj pastaj q nuk po nxjerrim malln e 97 presim 'i reagim' t djegim e bojm rmuj se na provokun nji i drogum n'krye, po mkeq kush po e suporto ene mban veten si esell c'te presesh prej v'Romes ligjin se ka ndjek noi her q t'boj ndryshe tani.
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  2. #472
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Sot isha ne nje varim.
    Mu be qefi qe pashe aty disa ministra e deputete te PD si dhe deputete te PS si dhe te tjere politikane.
    Kjo tregon se pavaresisht ngjyrimeve partiake, politikanet tane jane njerezore e te mencur.
    Ne dreken e permortshme ishin ulur po bashke.
    E kuptoni o njerez se loja politike nuk ka asgje te perbashket me shkaterrimin e dhunen?
    Ekstremistat e te dy kraheve nuk mund ta djegin perseri Shqiperine.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #473
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Me 8 dhjetor berisha thrret mitingun ne qender te tiranes
    Zotri kryeminister ky miting eshte dashte te thirret ne te njejten dit kur edhe lugati edi rama kishte thirr nje tuf bagetish dhe u qjerren dy dit.
    Te gjith shqipetaret ne shesh me 8 dhjetor ti tregoim edvinit se shqiperia eshte e shqipetarve e jo e grekve.

  4. #474
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Popo tamam aty do veje puna qe te filloje te provokoje policia dhe athere fillon fundi i tupshem i demokarateve pushtetvjedhes.
    Nje grimce dhune e leshoi policia qe kur ne mitingun e pare qelloi me shkop gome disa pjesmarresh ne tubim nga Fieri afer ministrise se bujqsise.
    Qelluan nja dy veta dhe kur ju turr turma policise ja dhane vrapit si kalamaj te vegjel qe kerkonin fustanin e mamase.
    Te njejten rruge do kaloje gjithe shpura e dhjere e demokrateve "trima"
    Nga syte kembet do ikin se e dine mire ci kane bere ketij populli
    Kthehu e lexoje serish kete qe ke thene!
    Ky eshte koncepti qe ka per shtetin i nje mase dermuese te shqipove.
    Policia eshte rojtar i ligjit dhe ajo ate detyre ka, pavaresisht se kush force politike qeveris dhe te kenaqesh qe "tubuesit nga Fieri" ju turren atyre, eshte me shume se poshtersi!
    I ke pare ato videot para zgjedhjeve se si sillej Veliaj & Co me policet, duke i provokuar e duke i penguar ne punen e tyre!
    Ne Shqiperi polici duhet te cilesohet i shenjte!
    Mesohuni te respektoni shtetin dhe mesohuni ti bindeni ligjit!
    Kur lexoj thenje te tilla si keto qe ke sjelle me lart, ndjej dhimbje per ate vend e per shumicen e njerezve qe duan shtet.

  5. #475
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini sot kishte mbledhur ne kuvend.. njesitet guerile .. e pikerisht ato te sektorit te ashtuquajtur "sindikatat".. dhe bilbiloste ai ne ate salle gjigande ku benej ky kongresi aneks i ppsh-se i ashtuquajtur kongres sindikalist.. sikur te ishte enveri ne kongres te ppsh-se e edvinua fol e ata shperthe ne duartrokollitje e zgerdhimje triumfatore..
    hajde sindikata hajde.. qe dhe bashkimet profesionale dikur do i kishin zili.. ne zellin serviloses..ndaj sekretarit te pare te selise roze.. edvinos ramorucos..

    po cdel nga ki kongres..me ckuptova une..
    qe sindikata do organizojne ( kur tu a japi sinjalin Bosi i tyre EDVIN..) ASFIKSIMIN E SHTETIT E TE JETES.. ne shqiperi..
    pra nje leve e fantaksur e selise roze.. qe sot u betua para KOmandantit se do ta bejne Shqiperine sic e do Edvini.. pra DARFUR..


    ne hall eshte e gjora shqiperi..

    Sala tha do u a shkul dhembet..
    lol..

    e rren mendja te ngratin..
    dhembet ne fakt po ja shkul edvini atij nje nga nji.. me ane te njesitit gueril me nick "Prokuroria e pergjithshme" .. me sekretare qarkori shoqen Inke Ramaj..

    i zoti edvini..

    pik..



    ..

  6. #476
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Nuk është Koha E Kallashit Puçist, Por Koha E Demokracisë

    NUK ËSHTË KOHA E KALLASHIT PUÇIST, POR KOHA E DEMOKRACISË


    BAROMETRI DIPLOMATIK

    *** Lerëni rrugën, kthehuni në Parlament, mos na turpëroni para Evropës dhe para Amerikës demokratike, sepse në atë formë vetëm se mund të humbisni favoret lehtësuese ekonomike, tregtare dhe kredibilitetin politik tek aleatët tanë evroperëndimorë. Me protesta të tilla rrugore nuk mund të zgjidhen problemet, as mosmarrëveshjet politike, por me dialog dhe me mirëkuptim në mënyrë paqësore dhe demokratike. Kjo është rruga e vetme e zgjidhjes së të gjitha problemeve, që rëndojnë sot mbi kurrizin e popullit dhe të shtetit shqiptar.

    *** Rebelët e shtirur dhe të vetëmashtruar socialistë të Edi Ramës në vend se të ngrihen në protesta për bashkimin e Tiranës me Prishtinën, me Tetovën, me Shkupin, me Çamërinë, me Tuzin, me Ulqinin, me Preshëvën dhe me Medvegjën, ata duke u kërcënuar demonstrojnë si zogjtë e qyqes, duke hedhur vezë në ndërtesën e Qeverisë së Tiranës, në mënyrë që me çdo kusht ta përmbysin atë, ashtu sikurse në fillim të vitit 1997: me forcë, me dhunë, me terror, me kallash dhe me vrasje, në mënyrë që ta marrin me dhunë, me forcë dhe me terror pushtetin shtetëror demokratik në Shqipëri...!?

    *** Sot, nuk është në “rend dite” rrotullimi i kutive të votave për rrëzimin e pushtetit demokratik të Tiranës, por është koha për organizimin e REFERENDUMIT TË BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRISË ME SHQIPËRINË!
    Nëse këtë kërkesë të drejtë dhe legjitime e injorn kryeministri Sali Berisha, atëherë, jo vetë Partia Socialiste, por të gjitha partitë dhe lëvizjet e tjera shqiptare gëzojnë të drejtën që të hidhen në protesta paqësore demokratike, duke kërkuar bashkimin e SHQIPËRISË ME SHQIPËRINË!

    Ndryshe, këto protesta të socialistëve për rrëmbimin e pushtetit me forcë, janë vetëm një provokim i keq dhe i rrezikshëm jo vetëm për qeverinë aktuale të Sali Berishës, por edhe për interesin e përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve në Ballkan, sepse ndjellin ndarje dhe copëtim të tyre dhe të Shqipërisë Etnike, e jo kurrfarë zhvillimi, përparimi dhe stabilizimi politik, ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

    Kundër dhunës dhe kërcënimit nga pozita e politikës së forcës!
    Edhe Arben Malaj (deputet i Partisë Socialiste), me të drejtë është shprehur kundër kërcënimit të përdorimit të mjeteve të dhunës për të rrëzuar pushtetitn shtetëror të kryemistrit Sali Berisha, duke nënvizuar se : “ Nuk fitohet pushteti me protesta radikale. Nuk jam kundër protestave si një e drejtë legjitime dhe mjet demokratik për çdo forcë politike, por këto protesta të pasinkronizuara me opozitën parlamentare nuk e maksimizojnë efikasitetin e veprimit politik të PS-së. Prandaj, jam kundër mbështetjes së bojkotit parlamentar të kërkesës konstante të Partisë Socialiste, sepse nuk mund të ketë asnjë fitore politike të opozitës, duke vepruar me format e këtilla radikale, të cilat mund të krijojnë edhe ciklin e krizave të përsëritura.”(www.telegrafi.com, 22.11.2009).

    Tërësisht mbështes opinionin vlerësues politik të deputetit socialist Arben Malaj se, kërcënimi ultratotalitarist i rebelëve të Ramës ëshë jashtë kohës, jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës dhe jashtë parimeve demokratike pluraliste të sistemit kapitalist, të instaluar në Shqipëri (1990-2009).

    - Po kush është ai dreq i mallkuar, që socialistët po i mëson “aq mirë”, që ta shkatërrojnë dhe ta përmbysin shtetin e vet shqiptar sipas parullës së pashkruar ideologjiko-socialiste, se vetëm socialistët e dështuar të Fatos Nanos dhe të Edi Ramës (me tapi) “ e gëzojnë” dhe, përgjithmonë, duhet ta drejtojnë shtetin e Shqipërisë!?

    Kjo “rregull” e pashkruar, tanimë ka perënduar, si thonë pleqtë tanë të urtë “hangër fiq e vdiq”, nuk ka më në Ballkan vampirizim të revizionizmit sovjetik dhe të socialimperializmit serbo-jugosllav, sepse, tanimë, qe 20 vjet në Ballkan janë të pranishme NATO-ja dhe Amerika, jo Traktati i Varshavës dhe Moska e kuqe “internacionaliste”! Me një fjalë, qe 20 vjet (1990-2009) me vetëdëshirën dhe me vetëkapitullimin e të ashtuqujaturve socialistë, ka përfunduar “loja e miut” në sistemin kapitalist demokratik.

    Këtë realitet duhet ta kuptojë mbarë popullli në Shqipëri, dhe më gjerë se, në sistemin e ri kapitalist pluralist, roli i “miut” socialist, është vetëm një zero e madhe, sa për ta mashtruar popullin me ideologjinë e tyre boshe, sikurse këtu e njëzet vjet më parë(1990-2009).

    Sepse përvç abuzimeve dhe shfyrtëzimit të popullit, asgjë tjetër të mirë dhe të dobishme nuk i kanë sjellë për përmirësimin e kushteve të tij ekonomike dhe ekzistenciale etj. Përkundrazi, vetëm se e kanë përçarë dhe difernecuar mbi baza ideologjike partiake, ekonomike, politike dhe lokaliste, duke e lënë pa bukë, pa punë dhe pa strehë, duke bredhur nëpër botë, me “trastë në krah” si refugjatë të përjetshëm.

    Duke mbajtur parasysh këtë realitet të ri, të hidhur politik dhe jetësor të shqiptarëve (1990-2009) në Ballkan, parapëlqehet që “socialistët” destruktivë, të cilët për hir të luftës së tyre për pushtet kanë ndërruar ditën me natën, parapëlqehet që, t’i braktisin ëndrrat e tyre të “bukura” të ditës, duke e gënjyer dhe mashtruar keq vetëvetën dhe popullin se, vetëm ata janë të “parapaguar përjetësisht”, që ta drejtojnë pushtetin shtetëror në Shqipëri.

    Kjo është esenca e strategjisë së tyre dështuese që, socialistët ende nuk e kanë të qartë se në sistemin shumëpartiak kapitalist, mund të luajnë vetëm rolin e “miut”, sa për të “mbijetuar” vetë. Për të përfituar vetë si pushtetarë dhe si politikanë karrieristë dhe materialistë, e jo, asesi, nuk janë të dobishëm për mbështetjen e interesit të përgjithshëm dhe të mirëqenies së popullit, sepse fjalën kryesore e ka prona private dhe sundimi i kapitalit dhe i demokracisë kapitaliste pluraliste, jo njëmendësia dhe monizmi ideologjik i ashtuquajtur socialist me përmbajtje evrokomuniste të Enriko Berlinguerit, të Zhorzh Marshesë dhe të Santiago Karilos.

    Në Shqipëri, nuk ka më pushtet shtetëror, të rezervuar dhe të “parapaguar” vetëm për të ashtuquajturit socialistë, të cilët me programin ideologjik dhe partiak të tyre po mashtrojnë popullin kinëse janë një “vazhdimësi” e scocializmit të dikurshëm të Shqipërisë së Enver Hoxhës!? – Mirëpo, praktika e tyre 20-vjeçare (1990-2009) ka dëshmuar të kundërtën-vetëm luftën e dhunshme për grabitjen e pushtetit me forcë, me dhunë dhe me terror, ashtu sikurse në vitin 1997.

    Ja, kjo është kuentisenca e “socializmit” nanosit-ramoist në “mbrojtjen” e popullit dhe të shtetit shqiptar. Kjo është hipokrizia dhe demagogjia e zhveshur antipopull dhe anti-Shqipëri e “socializmit” të kallashit në Shqipëri (1990-2009).

    Si socialistët, ashtu edhe majtistët e shtirur deformistë në Shqipëri dhe më gjerë, duhet ta brakitisin ideologjinë dhe politikën e tillë destruktive, amorale dhe antidemokratike, dhe, në vend të përdorimit të forcës dhe të mjeteve të dhunës, të strategjisë së frikësimit dhe të indoktrinimit të popullit, me qëllim që ta përfitojnë dhe, për interesa të luftës së tyre për pushtet të pakufizuar, ta shtyjnë atë në kryerjen e aksioneve vandaliste dhe subversive për përmbysjen e pushtetit shtetëror demokratik kapitalist, të përdorin gjuhën e dialogut dhe të bashkëpunimit paqësor ndërpartiak, që si në kuptimin moral dhe ligjor, janë alfa dhe omega e çuarjes përpara e zhvillimit të reformave ekonomike, politike, sociale dhe demokratike të Shqipërisë në frymën e rendit kapitalist shumëpartiak, si dhe të zhvillimit, të përparimit dhe të integrimeve paqësore demokratike të Bashkimit Evropian.

    Jo “rrotullim” të kutive të votave të arkivuara ligjërisht, por kthim në kolltuçet e buta të Parlamentit të Shqipërisë!

    Sa herë, duhet t’i përkujtojmë rebelët ramoistë se post festum nuk mund të ketë korrigjim, as hapje të kutive të fletëvotimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, kur ato kanë përfunduar si të rregullta dhe demokratike. Kështu janë vlerësuar nga vëzhguesit evro-ndërkombëtarë të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Mospajtimi i rebelëve socialistë me humbjen në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, nuk ka të bëjë me falsifikimin e fletëvotimeve, por ky është një pretkest, të cilin ata duan ta shfrytëzojnë për qëllimin e tyre të fundit-përmbysjen e qeverisë së Sali Berishës, i cili, “është bërë i paduerueshëm” për kryeliderin e PS-së, Edi Rama dhe për “xhugashvilët” e tij rebelë, të cilët në mënyrë jashtinstiucionale po ushtrojnë diktat dhe presion, që ta mashtrojnë popullin se kinëse vota e tyre “është vjedhur” nga Partdia Demokratike.

    Mirëpo, derisa komisioni kryesor zgjedhor, si dhe përfaqësuesit e jashtëm kanë konfirmuar se ato zgjedhje i ka fituar Partia Demokratike në koalicion me Partinë Socialiste pët Integrim të Ilir Metës etj., gjithashtu, edhe Partia Socialiste, para pesë muajsh, është dashur, që të pranojë humbjen sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të theksuara, dhe si e tillë, të kthehej në Parlament, jo ta bokojtojnte atë në formë obstruksioni jashtinstitucional antiligjor dhe antidemokratik.

    Në vend se socialistët të pranojnë disfatën për zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, dhe për këtë fiasko politike të humbjes së votës së tyre nga zgjedhësit, ta detyronin kryeliderin e tyre, Edi Rama, që të jipte dorëheqje të parevokueshme, (ashtu, si veproi si burrat, si socialist dhe si demokrat i vlërtetë, Emrush Xhemaili, kryetari i Partisë Socialiste të Kosovës, për shkak se PS-ja e tij fitoi vetëm 1% të votave në zgjedhjet lokale të Kosovës, të bëra më 15 nëntor 2009), ata u mashtruan nga Edi Rama, dhe morën rrugën e gabuar të rebelizmit, duke demonstruar dhe, duke kërkuar “drejtësi” nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës etj.

    Për këtë qëllim, rebelët e rebeluar me në krye Edi Ramën zhvilluan edhe protestat treditore para Kryeministrisë së Shqipërisë, me ç’rast përsëritën kërkesat e tyre të mëparshme ultimative dhe kërcënuese se :“Berisha ka vetëm 10 ditë kohë për t’u menduar” (www.telegrafi.com, 22.11.2009).

    Përkthyer në gjuhën e gramatikës politike çfarë do të thotë ky kërcënim i ri ultimativ i Edi Ramës, drejtuar në adresë të kryeministrit Sali Bereisha? Asgjë tjetër, veç parashikimit të përdorimit të mjeteve agresive të dhunës dhe të forcës për të grabitur pushtetin me kallash puçist, siç ka deklaruar edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta: “ Edi Rama po kërkon të përmbysë pushtetin me dhunë” (www.telegrafi.com, 23.11.2009).

    Fundja, atë që po e mbjell Edi Rama, edhe do ta korrë, po qe se bie ndesh me ligjin dhe me Kushtetutën në fuqi në Shqipëri

    Prof. Dr. Mehdi Hyseni

    http://www.albaniapress.com/lajme/10...MOKRACISE.html
    SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!

  7. #477
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ina Ramen a e vuri vet Sala dhe the qe kjo do ishte "Silvia Konti" e shqiperise tani ca na derdellisni kot per te?

  8. #478
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po au drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Pierre Mirel çfare don te thone me "... duhet të gjendet mënyra që opozita të kthehet në Kuvend dhe ti japë fund bojkotit" ?!?

    Ata e dijne se çfare eshte bere me kutite, me mire se ne ndoshta ketu ne forum qe kuvendojme si e ema (kur ishte nuse) e zeqos ne maje te thanes ...

    Ata e dijne edhe tjetren qe salis shkon ne zgjedhje te parakohshme, apo bashkeqeveris hapur me edverin (duke flakur shtangistin), por kutite nuk i hap ...

    ndaj ajo menyra duhet gjetur ... ngerçi tani i ka kaluar caqet intra-institucionale - ai po behet ekstra ... gersheret e anti-mitingjet jane mjetet primitive qe i kane mbetur ne dore salis ... te tjerat i ka konsumuar ...

    e pjerdhi me keq se ne '96 ...

  9. #479
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Po au drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Pierre Mirel çfare don te thone me "... duhet të gjendet mënyra që opozita të kthehet në Kuvend dhe ti japë fund bojkotit" ?!?

    Ata e dijne se çfare eshte bere me kutite, me mire se ne ndoshta ketu ne forum qe kuvendojme si e ema (kur ishte nuse) e zeqos ne maje te thanes ...

    Ata e dijne edhe tjetren qe salis shkon ne zgjedhje te parakohshme, apo bashkeqeveris hapur me edverin (duke flakur shtangistin), por kutite nuk i hap ...

    ndaj ajo menyra duhet gjetur ... ngerçi tani i ka kaluar caqet intra-institucionale - ai po behet ekstra ... gersheret e anti-mitingjet jane mjetet primitive qe i kane mbetur ne dore salis ... te tjerat i ka konsumuar ...

    e pjerdhi me keq se ne '96 ...
    po perse merr copeza fjalimit e ben propagand horrash more i gjore,more shpirte shitur.

    ia ku e keni deklaraten e plote,marre nga top chanellistat.

    Brukseli: Ne demokraci debati zhvillohet ne kuvend
    24/11/2009 19:45




    Pierre Mirel - Drejtori i Pergjithshem per Ballkanin PerendimorPak dite perpara se Komisioni Europian t’i dorezoje Shqiperise pyetesorin, drejtori i pergjithshem per Ballkanin perendimor, Pierre Mirel u kerkoi te gjitha forcave politike shqiptare, perfshire edhe opoziten, te kontribuojne per pyetesorin brenda parlamentit.
    “Debati politik, diskutimet politike, ne nje demokraci zhvillohen ne parlament dhe jo ne rruge. Perndryshe kjo do te ndikoje ne vleresimin tone, nese demokracia po funksionon, qe do te thote, nese parlamenti, qe eshte nje insitucion kyc ne demokraci, po funksionon. Prandaj duhen gjetur shpejt rruget per te siguruar qe opozita te kthehet ne parlament”, deklaron Mirrel. Ne vijim, ai ka bere thirrje per dialog mes mazhorances dhe opozites per te gjetur zgjidhje, ne menyre qe opozita te kthehet ne parlament per te kontribuar ne kete debat. Duke u shprehur i hapur per dialog me opoziten per ato qe i quajti kerkesa te arsyeshme, ministri i Jashtem, Ilir Meta tha se per partneret nderkombetare dialog nuk do te thote hapje e kutive te votimit.

    “Asnje insitucion ne boten demokratike nuk nenkupton hapjen e kutive apo kur flitet per dialog te parakuptohet kjo. Askush nuk perkrah ultimatumet, askush nuk perkrah destabilizimin”, theksoi Meta.


    1. Debati politik, diskutimet politike, ne nje demokraci zhvillohen ne parlament.

    2. Prandaj duhen gjetur shpejt rruget per te siguruar qe opozita te kthehet ne parlament...

    ...a nuk ju eshte ofruar komision hetimor per zgjedhjet,duke ju dhen dhe shumicen ???

    shkurt...pakica e opozita po ben lojen e gansterave,,,prandaj them une,ti shkojme deri ne fund kesaj loje me kete rruge...doni ti beni gropen vendit more shejtana ? aty vet mbrenda do bini,mos te ju rrej mendja qe do ndaheni leht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EdiR : 24-11-2009 më 19:58

  10. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    po keta e bejne pikerisht per te prishur imazhin e politikes shqiptare,
    rama eshte anti shqiptar.

    fakti qe protesta ishte nje deshtim i plote duke u bere qesharake do te thote se shqiptaret po piqen si popull dhe po e kuptojne qe e mira nuk vjen nga politika, por nga puna.
    Shqiptaret e kane kuptuar kete, nuk kthehet me 97.

Faqja 48 prej 82 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •