Close
Faqja 41 prej 82 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 820
  1. #401
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po behet perhere me e qarte se saliu ka kaluar ne defensive, duke ngulur kembe si mushka ne mos-hapjen e kutive, me pretendimin aq qesharak tipik sali-mandati se respekton vendimi gjykate ...

    por memorja e miletit nuk eshte shuar, nuk tjetersohet ashtu si deshiron salis ta shofi veten reflektuar ne batakun mashtrues elektoral ...

    sa here eshte thirrur ne gjykate e prokurori sali-mandati, dhe ai nuk ka vajtur nje here? S'di a po iu kujtohet ju topkave kuq e blu ...

    kembengul sali-mandati ne mos-hapje kutish sepse:

    se pari, do ti dalen vjedhjet e mashtrimet monstruoze, qe ia nxjerrin bojen si hajdut votash, edhe frikacak i lapangjozur ...

    se dyti, kembengulja e tij ne mos-hapjen e kutive i ben thirrje edi rames per pazar, kuptohet qe salis te dali perseri pa lagur ...

    se treti, detyrimet qe ka ai ndaj b/punetoreve te ngushte kamorriste, duke filluar nga familja, e bejne ate qe te instrumentalizohet radikalisht ...

    te shohim ...

  2. #402
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga TARGET.al Lexo Postimin
    E ka filluar karrjeren si HITLERI duke shit piktura trotuareve , inshalla nuk kalon si HITLERI nga trotuari ne force .
    pse e ofendon kot Hitlerin duke e krahasuar me ramen,
    hitleri te pakten e donte popullin e vet.

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Duket qe Shqiptareve nuk u behet vone per voten. E rendesishme eshte te hyjne ne BE, te marrin e vizat e .... Te ikin nje ore e me pare nga Shqiperia. Kujt ju be vone per votat, per Shqiperine? As Sales, as Edit, por as vet Shqiptareve...
    ti ashtu si edhe socialet e tjere qe i shkoni nga prapa Edvinit nuk e kuptoni qe ky ka lujt me ju me punen e hapjes se kutiave .... mos harroni se edhe ky njeri ben pjese ate kategori qe quhen aktore politike .... pra ka luajt rolin e tij shume mire deri tani
    me thene te drejten me vjen keq per ju te tjeret
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 22-11-2009 më 16:30
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #404
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ... hitleri te pakten e donte popullin e vet
    a do te perdorni krahasime qe zene vend, apo shkon keq e me keq ... aq keq sa te jane erresuar shikimi e mendimi ...

    hitleri donte ... popullin e vet ... sipas menires se vet ... mein kampf ...

    e beri gjermanine shkrumb e hi, 8 meleone gjermane vdiqen, u vrane e u shuan qe nga stepat e rusise e deri ne brigjet e atlantikut, skandinavi e deri ne shkretetirat e afrikes veriore ...

    perveç neo-nazistave, askush tjeter nuk mund ta thote ate me siper ... lere ky tjetri kur thote,
    Laf me ven plako
    çfare niveli ...

  5. #405
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Haxhi Qamili i shekullit 21


    Redin Hafizi


    Gjithnjë në periudhat më të rëndësishme për kombin tonë, kanë qenë vetë shqiptarët të blerë apo të shitur që kanë shkatërruar shpresat e mëdha të shqiptarëve për liri dhe integrim në botën e zhvilluar. Në një kohë kur intelektualë të shquar shqiptarë kërkonin që ta shkëputnin Shqipërinë nga perandoria turke që po shkërrmoqej dhe ta afronin me vendet perëndimore, doli Haxhi Qamili që me protestat e tij dhe bandat e tij thërrisnin "Dum Babën (Sulltanin)". Për ironi të fatit të kombit tonë, historia po përsëritet, pasi nuk ka patur moment në historinë e Shqipërisë, që shqiptarët ta kenë parë veten më të integruar dhe shumë pranë Europës. Anëtarësimi në NATO dhe miratimi i statusit të vendit kandidat për në BE i bën të gjithë optimist për një Shqipëri europiane. Por, jo, nuk është aq e thjeshtë, pasi hija e Haxhi Qamilit po vërtitet nëpër zyrat e PS-së dhe ka nxjerrë në shesh birin e vet më të denjë, sundimtarin e ngastrës së vet politike që quhet PS dhe që kërkon të ndalojë hovin e shqiptarëve për të shkuar drejt Europës. Në një kohë që të gjithë shohin nga Perëndimi, Edi Rama ka kthyer sytë nga Lindja, duke studiuar çdo lëvizje të republikave ruse, për t'i përdorur artificialisht në Shqipëri. Edi Rama nuk po bërtet "Dum Babën" këtë herë, por po ulërin "Dum pushtet patjetër" dhe në krah të tij i ka dalë mjeshtri i revoltës alla Haxhi Qamil, komandanti i përgjithshëm i protestës më të fundit, Gramoz Ruçi.

    Gramoz Ruçi ishte krimineli që drejtoi operacionin e vrasjes të katër qytetarëve të Shkodrës dhe njëri prej tyre ka qenë një prej liderëve të studentëve të dhjetorit, miku i gjithë studentëve Arben Broci. Ky njeri, pra Ruçi, kurrë nuk u penalizua për çfarë ai bëri thjesht për faktin, sepse në atë kohë ishte shumë e thjeshtë të intimidoje Prokurorinë. Eshtë po i njëjti njeri që është deklaruar si komandant i përgjithshëm i organizimit të protestës së opozitës.

    "Nesër të gjithë ndryshe", ishte kjo deklarata më e rëndësishme e kreut të PS gjatë nisjes së mitingut pa motiv të Ramës përpara Kryeministrisë. Ky karagjoz i çuditshëm po e deklaron një gjë të tillë në një kohë kur Shqipërisë i është miratuar statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe diskutimi për liberalizimin e vizave ende vazhdon dhe në realitet varet shumë edhe nga vendimi i opozitës për të ndaluar së destabilizuari situatën. Pra, të jemi ndryshe sipas Ramës, mendoj se lideri i opozitës premton se, Shqipëria nuk duhet të jetë europiane. Ky është i vetmi ndryshim që mund të kërkohet nën deklaratën "Nesër të gjithë ndryshe" dhe kjo mbështetet me idenë që, kërkesa për hapjen e kutive të votimit përmes dhunës, realizon mosrespektimin e vendimit të gjykatave shqiptare për rezultatin e zgjedhjeve. Nën këtë konteks, çdo zyrtar perëndimor ka deklaruar qartë se, vendimi i Gjykatës është i pakthyeshëm. Pra, në realitet Rama po kërkon sërish një 1997 dhe nuk është e rastësishme që komandanti i përgjithshëm është kreu i bandave mafioze të vitit 1997, Gramoz Ruçi. Edhe tani si atëherë kërkohet destabilizimi i vendit vetëm për faktin, se tetë vjet në opozitë i kushton shumë Ramës dhe Ruçit. Tetë vjet në opozitë janë të mjaftueshme për qeverinë, që me ritmet që ka marrë të kryejë integrimin e Shqipërisë në BE. Madje, Rama dhe Ruçi e dinë shumë mirë se tetë vjet janë shumë të mjaftueshme edhe për zërat ndryshe në PS, për të bindur mbështetësit e të majtës, se kjo dyshe nuk po kërkon të udhëheqë socialistët, por t'i sundojë ata dhe me forcë po kërkojnë që të shkatërrojnë ëndrrën e shqiptarëve thjesht për interest e tyre personale dhe egoizmin e sëmurë dhe etjen e shfrenuar për pushtet. Edi Rama e ka të qartë se, Berisha nuk ka të drejtë të urdhërojë hapjen e kutive. Këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat dhe ndaj me protestën e vet në dyert e Kryeministrisë, ai thjesht po bën thirrje për destabilizmin e vendit dhe shkatërrimin e shpresës që ngriti studentët në dhjetor 1990 dhe më pas gjithë shqiptarët kundër diktaturës komuniste, pjesë e së cilës ishte edhe komandanti i përgjithshëm i Ramës. Thirrja e 19 vjetëve më parë ishte "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa" dhe kurrë shqiptarët nuk e kanë parë Shqipërinë më pranë Europës. Tashmë, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO, ka nisur dhe vazhdon bisedimet për liberalizimin e vizave dhe ç'është më e rëndësishmja i është miratuar statusi i vendit kandidat për të hyrë në BE. Sipas fakteve historike, vetëm një vendi i është refuzuar anëtarësimi në BE, pasi ka patur statusin e kandidatit dhe ky ka qenë Maroku, pasi nuk plotësonte kushtin gjeografik. Pra, anëtarësimi është thjesht çështje kohe dhe mendoj se, nëse Rama, ky Haxhi Qamil i shekullit 21, të mendonte seriozisht për Shqipërinë europiane do të vepronte ndryshe dhe me qetësi, nuk do të kërkonte përmbysje me dhunë të qeverisë dhe refuzim të dhunshëm të vendimit të pushtetit gjyqësor. Nëse një gjë e tillë do të realizohej, atëherë kredibiliteti i një qeverisje tjetër do të ishte shumë i dyshimtë, pasi do të vinte nga një lëvizje e dhunshme, pushteti gjyqësor do të shkatërrohej e do të duhej kohë, që të stabilizohej dhe vetë demokracia në Shqipëri do të ishte shumë e dëmtuar. Të gjitha këto nuk të çojnë në një Shqipëri europiane, por më shumë duket sikur Edi Rama dhe komandanti i tij i përgjithshëm, të thirrur nga nostalgjia e vjetër, kërkojnë më shumë ta shndërrojnë Shqipërinë në një republikë ruse në gjunjë përpara serbëve.





    rd

    .

  6. #406
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha: Vendimi është i prerë
    Kryeministri Berisha: Vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikin më të plotë në historinë e këtij vendi.

    Kryeministri Berisha, pas homazheve në nderim të Prof. Selman Riza, ju përgjigj interesimit të mediave lidhur me protestën e organizuar nga opozita gjatë këtyre ditëve.


    “Unë jam këtu për të nderuar këtë burrë të madh të kombit por meqënëse po më pyesni, siç theksova dhe po theksoj përsëri, është në detyrimin tim madhor, të garantoj protestën e cilitdo qytetar të këtij vendi dhe kjo është e qartë se ndodhi dhe do të ndodhë. Tani, vazhdon tre ditë, vazhdon tridhjetë ditë, vazhdon tre muaj, vazhdon në infinit, këto janë çeshtje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia.


    Theksoj edhe një herë një gjë, absolutisht jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin,.


    Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin dhe kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikin më të plotë në historinë e këtij vendi.


    Ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre, shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë çertifikuar, unë këto mund të theksoj dhe e theksova edhe dje. Në mënyrë kategorike vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset as nga ata që unë thashë dje, as nga ai, po u ngrit lugat për t’i ndihmuar. Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë.”

    | 22.11.2009

    Jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin.
    --------------------------------------
    Po a din tjeter kuqaloshet perpos mashtrimeve e shpifjeve?
    Mos i merr punet me shaka o Sale se kuqaloshet jan mashtrues e kriminela, kete radhe po ta humbasish, do te jem kundershri dhe urryesi ma i madh i yt.
    Mos i lejo vrasesit ,perbindeshat te gjakosin shqyptarin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 22-11-2009 më 17:18 Arsyeja: gabim shkronjash

  7. #407
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ca do te them per temen mer pallavesh i kuq.???

    boll ju kena duru 45 vjet.

    ja iku maloku do e gelltisni gjuhen pastaj??

    fare e keqe paska qen ky komunizmi.

    na vodhet rinine mor .................
    Kush ta vodhi ty mo drague, kalamajt e forumit, se shumica qe jane ketu ne demokraci kane lind lol. Sala do iki, e do vijne pasuesit e tij te denje. Po ashtu Edi do iki dhe do vijne te tjeret. Nuk besoj se do behet Shqiperia me keta qe jane sot. Edhe per nje 10 vjecare rrugeve te botes do endemi o drague. Vetem andej e shikojme te ardhmen persa kohe Shqiperia do jetoje akoma me te shkuaren e njerezit e te shkuares.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 22-11-2009 më 17:21
    Feelings change - memories don't.

  8. #408

    Vota e numëruar, çelësi me të cilin qytetari hap dyert e shoqërisë!

    Vota e numëruar, çelësi me të cilin qytetari hap dyert e shoqërisë!

    Kryeministri ynë, zoti Sali Berisha pas deklaratës së tij të fundit: “Kutitë e votimit nuk i hap edhe po të ngrihet Enver Hoxha nga varri” më bëri të përforëcoj bindjet e mija të vjetra për këtë njeri: Ai është një pjellë me gjak të përzier me rruza gjaku staliniste, hoxhiste, sllave dhe kafshë shpellash primitive.

    Së pari: Ju zoti Berisha përzietë dy histori krejt të pangjashme. Të drejtën demokratike të hapjeve të kutive të votimit me figurën e larg-qoftit, diktatorit Hoxha.

    Po përpiqem t’i shtjelloj akuzat me argumente dhe jo tymthi, sepse unë s’jam as majtist, djathtist. Unë jam shkrimtar, poet, zakonisht s’merrem me politikë, me përjashtim kur dritaren e demokracisë e hapin diktatorët, si në rastin tuaj.
    Tani po vendos në peshoren e vlerave personin tuaj dhe diktatorin.
    1) Diktatori Hoxha qëndron dhjetë shkallë më lart se sa personi juaj, trupërisht dhe mendërisht.
    Trupërisht ai ishte më i bukur se ju. Ai ishte një diktator i dashur për femrat ashtu si Berluskoni. Asnjë grua qejflie s’do të shtrihej në krevat me ju. Ju edhe dhëmbët i keni të kalbur, fytyrën të deformuar si një gur antik, të paskalitur. Diktatori fliste më bukur se ju, përdorte gjuhë të kultivuar, fjalor të pasur, ndërsa ju s’keni mësuar ende shqipen letrare, zyrtare, një premisë kjo e domosdoshme për një kryeministër i cili i drejtohet popullit të tij, si në rastin tonë, një populli me ndjenja të forta krahinore, dialekte të ndryshëm. Për Diktatorin qanë jo vetëm nënat tona, edhe pse me tru dhe logjikë të narkuar por edhe baballaret tanë, një fenomen ky i rrallë për burrat e egër të ballkanit.
    Për ty, s’kanë qarë kurrë nënat shqiptare. Për ty, qajnë vetëm vampirët, të korruptuarit dhe pjesa tjetër e popullit, e plagosur prej diktaturës, bijtë e të cilëve u groposën, burgosën padrejtësisht.
    2) Diktatori, shpirtërish, e donte më shumë artin perëndimor se ju, paçka se për interesa personale, trumbetonte himnet staliniste-leniniste.
    3) Diktatori, parimisht ishte më i zgjuar se sa ju. Ai na i thartoi trutë me broçkullat staliniste, teorinë leninist-marksiste. Shkurt, ai kishte një idhull politik edhe pse të rremë.
    Cili është idhulli juaj demokratik? Kush figurë e madhe e botës demokratike ju frymëzon ju për të instaluar dhe zhvilluar demokracinë shqiptare? Ju, ashtu si pjesa e madhe e udhëheqësve shqiptarë, vithiseni në detin e përgjithsimeve, duke na recituar si papagaj: Evropa demokratike, demokracia perëndimore.
    Kam frikë se ju s’e dini ta recitoni përmendësh kuptimin e termit demokraci ?!
    Së fundi, mos hidh vickla me emrin e diktatorit, sepse sa ishte ai gjallë, ju e mbyllët gojën si lepurush, s’guxuat jo vetëm ta sfidoni personalisht, por as ta shihnit në sy.

    4) Si të shkoi në mendje o, qënie e mallkuar të ndërlidhësh çështjen themelore të hapjes së kutive me ringjalljen e diktatorit nga varri?
    Në varrin e diktatorit dergjet e gjakosur gjysma e dytë e shekullit të njëzetë dhe jo ai i njëzetëenjë-të?
    Ç’lidhje kanë kutitë e votimit me diktatorin? Këtu kemi të bëjmë me vota demokratike dhe jo vota hoxhiste, apo jo?
    Më mirë të kishit thënë: Kutitë e votimit s’i hap edhe po të ringjallet demokracia nga varri, dhe jo diktatori…
    Tek e fundit, si guxuat të bëni një deklaratë të tillë? Mos ju fluturoi në mendje thënia e diktatorit: Bar do hamë dhe dorën s’ia shtrijmë imperialistëve? Nëse kjo ishte arsyeja, atëherë po ju kujtoj, se në kohën që diktatori e bëri këtë deklaratë, Shqipëria ishte e robëruar, popullit i ishte shplarë mendja, dhe mëndjendriturit dergjeshin në burgje, ose nën qiejt e kurbetit.
    Ndërsa, sot, oj kolere kombëtare, Shqipëria s’jeton më e izoluar. Sot, ne e dimë se fqinjtë tanë dhe Evropa jetojnë në shoqëri më të zhvilluara, mirëqënie dhe liri më të larta njerëzore se sa shoqëria jonë.
    Kjo deklaratë, vetëm se e egërson popullin, e detyron të hidhet në kryengitje për t’ju shporrur prej fronit si lakuriq nate…

    Hapja e kutive të votimit, zoti Berisha, qëndron mbi kufijtë e interesave partiake apo personale. Hapje e kutive të votave duhet bërë jo për hatrin e opozitës. Nëse e bëni këtë, këtu s’fiton opozita, siç frikësoheni ju, por triumfon demokracia shqiptare. Atëherë, ia rrit imazhin vendit tonë në sytë e Evropës, dhe së fundi përligj mitingun e djeshëm, tepër paqësor, po aq paqësor sa kutitë e mbyllura në qilarin tuaj, të votave.
    Në ato kuti votimi, ndodhen fletushka votimi, të njëjta, po aq të vlefshme sa fletushka juaj e votimit. Si do të reagonit ju, nëse kutinë e votimit, ku ndodhej fletushka juaj, s’hapej, por mbahej e mbyllur si një libër i ndaluar????
    Ose po ju jap edhe një shembull më të thjeshtë, sepse ju, kur jeni i turfullosur, si tani, tek shihni popullin e derdhur në rrugë, s’kuptoni kollaj shqip:
    Personalisht, unë besoj, se një votë e numëruar, është çelësi i qytetarit, me të cilin ai hap dyert e shoqërisë. Po sikur bashkëshortja juaj, të ndërronte bravën e portës së shtëpisë, çdo të bënit ju, si do të hynit në shtëpi? Atëherë ju, ose do të flinit në bangot e qytetit, ose do të thirrnit policinë, dhe nëse kjo s’ju ndihmonte, ju do ta shpartallonit atë…
    E kupton tani se në ç’pozicion të vështirë ndodhen votuesit e votave që ju refuzoni t’i numëroni ???

    Besomëni: Një deklaratë të tillë, s’e pata pritur prej gojës tënde. Pas kësaj deklarate, ju më zbarkuat në kujtesë Berishën e vjetër të viteve 97-të, ku unë dhe mijëra shqiptarë humbën paratë e tyre, dhe bota tallej me atdheun tonë, tek digjej e bëhej shkrumbë e hi. Më kujtuat, Berishën e vitit 1996, kur u betove i vetëm, si një hije mesjetare, përballë parlamentit bosh, përkrah bustit të Skëndërbeut. Më kujtuat Berishën e vitit 1994, kur burgosët Nanon, të mallkuarin e bëtë hero, dhe kjo na kushtoi tetë vite të humbura demokracie, ringjalljen e një korrupsioni vigan dhe demokraci gjumashe, si ajo e Rusisë në kohën e Jelcinit pijanec e drogaxhi. Më kujtuat ndjekjen shtazore të policisë greke, tek më mbërtheu në mezin e natës, ma ngopi barkun me shkelma, pasi ju, njohtët Maqedoninë i pari në Ballkan, ndërkohë që 600 mijë shqiptarë punësoheshin në Greqi, ndërkohë që Maqedonia i klasifikon shqiptarët si kafshë pylli…

    Unë tani po ju drejtoj 2 pyetje themelore. 1) Ju s’pranoni t’i hapni kutitë e votave për inat të Edi Ramës?
    2) Apo s’i hapni ato sepse në to fshihet pandora e fitores tënde parlamentare?
    3) Apo jeni një sadist popullor, doni ta shihni popullin tuaj të ecë në një qerre primitive dhe familja juaj në karrocë mbretërore?

    Pyetjes së parë, ju jam përgjigjur. Hapja e kutive është po aq e shenjtë, sa edhe liria demokratike.
    Pyetjes së dytë do t’jua japë përgjigjen koha e cila s’ka për t’jua falur.
    Pyetjes së tretë, përgjigja ndodhet në mendjet e burrave të këtij shteti, intelektualëve të popullit shqiptar.

    Nëse ata jetojnë ende, le të zgjohen nga strofkulla e tyre aristokrate, ti dalin popullit në krye, ( të mos kujtojnë se është vonë, sepse demokracia shqiptare po ecën si një qerre pa dema, në rrëpirë drejt humnerës) dhe t’i tregojnë dhëmbët Berishës, këtij perandori primitiv që po na mban peng në kohëra moderne.

    Rezart Palluqi Poet/shkrimtar Holandë
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a mundet kush me me sqaru ca asht kjo puna e kutive????
    si mundet mu dhan nje rezultat perfundimtar pa u hap tana kutite?
    po vezhgusit europian ca leshin bajne
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #410
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha: Vendimi është i prerë
    Kryeministri Berisha: Vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikin më të plotë në historinë e këtij vendi.

    Kryeministri Berisha, pas homazheve në nderim të Prof. Selman Riza, ju përgjigj interesimit të mediave lidhur me protestën e organizuar nga opozita gjatë këtyre ditëve.


    “Unë jam këtu për të nderuar këtë burrë të madh të kombit por meqënëse po më pyesni, siç theksova dhe po theksoj përsëri, është në detyrimin tim madhor, të garantoj protestën e cilitdo qytetar të këtij vendi dhe kjo është e qartë se ndodhi dhe do të ndodhë. Tani, vazhdon tre ditë, vazhdon tridhjetë ditë, vazhdon tre muaj, vazhdon në infinit, këto janë çeshtje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia.


    Theksoj edhe një herë një gjë, absolutisht jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin,.


    Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin dhe kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë çertifikin më të plotë në historinë e këtij vendi.


    Ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre, shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë çertifikuar, unë këto mund të theksoj dhe e theksova edhe dje. Në mënyrë kategorike vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset as nga ata që unë thashë dje, as nga ai, po u ngrit lugat për t’i ndihmuar. Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë.”

    22.11.2009

    Jam dhe mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin.
    Bota Sot

Faqja 41 prej 82 FillimFillim ... 31394041424351 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •