Close
Faqja 76 prej 82 FillimFillim ... 26667475767778 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 820
  1. #751
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Rama: PS i njeh zgjedhjet, por nuk hyjme ne Kuvend

    E Premte, 22 Janar 2010


    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje ne emisionin "Top Story" ne televizionin "Top Channel", se i njeh zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, ndersa theksoi se nuk do hyjne ne Parlament derisa te hapen kutite e votimit
    .............
    http://www.kohajone.com/html/artikull_50609.html


    nuk e di se me cilen koke arsyeton ky tipi se po i njohe zgjedhjet do pranosh rezultatin dhe pastaj per cilat kutia do kerkoje hapjen .....???
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 23-01-2010 më 06:48
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #752
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2009
    Postime
    27
    97 nuk ka mé kur serial killerat si altin dardha dhe zan çaushi terrorizuan miletin, tirranasit e edvinit nuk kan b.. te shkrehin arme, keta far lepurash veç fjale kan qe tjerrin.

  3. #753
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Rama: PS i njeh zgjedhjet, por nuk hyjme ne Kuvend
    dhe ky per lesh paska ikur
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #754

    Ngjela: Hapja e kutive...rrëzon përfundimisht otomanizmin në Shqipëri!?

    Interviste e z. Spartak Ngjeles dhene gazetes Shqip dhe qe titullohet:

    Ngjela: Grupi “Blushi” nuk bashkohet me kufomën politike



    Nder te tjera gazetari e pyet Ngjelen:

    Cilat janë disa prej kushteve që ju sugjeroni ose do të dëshironit t'ia shtonit axhendës së opozitës përballë zotit Berisha?

    Nuk ka nevojë për të tjera, mjafton vetëm një: kutitë. Kjo e zgjidh çështjen, madje hapja e kutive mund t’ju them se e rrëzon përfundimisht otomanizmin në Shqipëri. Që nga viti 1924, Shqipëria ka notuar në otomanizëm, kanë drejtuar otomanët. Otomani më klasik ka qenë Enver Hoxha, pa dyshim, por Sali Berisha është Otomani i fundit, prandaj, rrëzimi i tij, me hapjen e kutive, vendosja e zgjedhjeve të lira dhe hapja e perspektivës për ngritjen institucionale perëndimore të Shqipërisë, zgjidhja e çështjes së rëndë të drejtësisë dhe zhvillimit në përgjithësi, pa dyshim që do të sjellë rrëzimin përfundimtar të otomanizmit në Shqipëri...pas kaq shekujsh, më shumë se pesë shekuj otomanizëm... dhe do shpëtojmë përfundimisht.

  5. #755
    Rama: Do largojmë Berishën nga rruga

    » Vendosur: 22/01/2010 - 08:52


    Kryetari socialist Edi Rama tha mbrëmë në emisionin "Top Story" me gazetarin Sokol Balla në "Top Channel" se do të largojë Berishën me protesta si në 1990. Rama këmbënguli për hapjen e kutive dhe hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes një kompromisi të negociuar me maxhorancën.

    "Bojkoti i opozitës ka dëmtuar marrëdhëniet e opozitës me parlamentin e KE",-thotë rezoluta e Strasburgut. A do ta çoni ju anëtarin tuaj në këtë Parlament?

    Keqardhjen për bojkotin e kam shprehur unë në emër të PS, ai është e vetmja rrugë për ne. Anëtari ynë në Asamblenë e KE mund të shkojë atje, vetëm në rast se ne jemi në Parlament. Meqë ne nuk kemi anëtarin tonë në këtë Asamble, do të vijë Asambleja këtu në Shqipëri.

    Ju nuk kërkoni një komision hetimor siç e kërkon Asambleja KE-së?

    Ne kemi kërkuar komisionin hetimor, tani po e kërkojnë ata. Është hera e parë që ndërkombëtarët bashkohen me ne që zgjedhjet duhen hetuar. Pse reporterët kërkojnë hetim të zgjedhjeve? Sepse ata e kanë parë realitetin në Shqipëri dhe kanë lexuar dhe raportin e OSBE-ODIHR-it.

    KE thotë të hyni në Parlament dhe të krijohet komisioni hetimor?

    Ne jemi gati të hyjmë sapo të marrim garancinë përmes një marrëveshje të negociuar mbi bazën e kërkesave tona që të hetojmë zgjedhjet. Kompromisi ynë i madh është se meqenëse vendimi i KQZ është një skandal i madh për moshapjen e kutive, po ashtu dhe vendimi i Kolegjit, ne e kemi mbyllur këtë kapitull dhe nuk kërkojmë hetim për të përmbysur rezultatin, por për t'i dhënë fund kësaj maskarade që po hedh në erë demokracinë në Shqipëri.

    Si do ta largoni Berishën?

    Me fuqinë e protestës së madhe popullore, me lëvizje demokratike siç kanë ikur dhe shumë të tjerë në vende të tjera në rrugë demokratike. Ne kërkojmë të bëjmë një kompromis. Ne nuk e konsiderojmë nul vendimin e Kolegjit Zgjedhor, por një shprehje të korruptuar të sistemit. Por nga ana tjetër, më lër të hetoj, ta shikojnë të gjithë shqiptarët se çfarë kanë ato kuti. Ne jetojmë në një rajon ku nuk ka më probleme me zgjedhjet.

    Çfarë qëndrimi do të ketë për zërat kundër bojkotit në PS?

    Vullneti i opozitës ka marrë një përmasë të re përmes vullnetit të shprehur nga KE për hetimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
    Asnjë lloj lëvizjeje në kundërshtim me këtë lëvizje të madhe popullore dhe demokratike nuk e kthen popullin opozitar nga rruga dhe opozitën në Parlament. Kjo është një fjalë e thënë nga socialistët dhe progresistët.

    Ku do ta vendosni demokracinë, në rrugë?!

    Ku e vendosi populli shqiptar demokracinë në 1990? E vendosi në rrugë, dhe në çdo rast kur një populli i mohohet liria dhe e drejta për të jetuar, do ta rivendosë sërish në rrugë.
    Ne jemi që të mos vendoset demokracia në rrugë, pasi nuk jemi parti politike, por jemi gazetarë...
    Ky është një abuzim total. Bojkotin e ka në dorë Sali Berisha dhe mund ta ndalojë atë menjëherë duke hapur kutitë e votimit.

    Pas 6 marsit sipas kryetares së parlamentit digjen mandatet e deputetëve, ju çfarë do të bëni?

    E kam thënë që në krye të herës se ato nuk janë mandatet e Jozefinës dhe të Sali Berishës, por janë mandatet e dhëna nga populli dhe në këtë mënyrë ato s'mund të digjen. Mandatet nuk do të digjen!

    Çdo bëni nëse mandatet do të digjen?

    Ato mandate nuk do të digjen!

    Ka zëra për një rikthim të mundshëm të Fatos Nanos në politikë, si mbështetës të deputetëve që mendojnë ndryshe, ose për një parti të re. Cili është komenti juaj?

    Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë kohë që janë bashkë kundër Partisë Socialiste.

    Ben Blushi është me ta..?

    Nuk mund të bëj një koment të tillë se do të ishte një spekulim. ritheksoj se vendimi për të mos hyrë në parlament deri në plotësimin e kërkesave që kemi parashtruar dhe që tani ia kanë mbështetur dhe ndërkombëtarët është një vendim që nuk kthehet, nuk thyhet dhe nuk zhbëhet deri në plotësimin e këtyre kërkesave.


    panorama

  6. #756
    Blushi: Pushteti vjen nga vota jo nga rruga



    » Vendosur: 23/01/2010 - 09:44


    "Vendimin për bojkotin e merr grupi i deputetëve, jo kryetari" Deputeti socialist Ben Blushi, në përgjigje të deklaratave të Edi Ramës, tha dje në emisionin "Ora e debatit" të gazetarit Alfred Peza, se pushteti merret me vota dhe jo përmes rrugës. "Brenda PS ka shumë që mendojnë se në pushtet shkohet me vota. Edi Rama po thotë qartë se rruga për në pushtet nuk kalon nga vota, por nga rruga, kjo është pika ku ne ndahemi nga zoti Rama. Kjo nuk është vetëm në aspektin filozofik, por dhe atë legal. Ne jetojmë në një shoqëri demokratike, pluraliste, PS është një parti politike që konkurron dhe kërkon vota për të fituar. Në sistemin që kemi, e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet është përmes votës", u shpreh Blushi. Sipas tij, Rama me qëndrimin e tij kokëfortë po e mban peng PS. "Unë do të përpiqem që deri në minutën e fundit PS të mos vuajë nga kjo kokëfortësi e Edi Ramës, por sigurisht nëse kokëfortësia e Edi Ramës do ta marrë peng PS-në, kjo është një arsye më shumë për të marrë vendime të ndryshe, që nuk e ndajnë PS por e kthejnë në rrugën e fitoreve legjitime e cila është shumë më e lehtë duke shkuar në Parlament", tha Blushi. Deputeti socialist, duke shprehur dhe qëndrimin e grupit të deputetëve për mendim ndryshe, tha se vendimin për vazhdimin apo ndërprerjen e bojkotit të socialistëve duhet ta marrë mbledhja e grupit të deputetëve. "Vendimi për bojkotin nuk varet nga Edi Rama. Vendimi i bojkotit është një vendim i marrë në fillim të shtatorit dhe duhet të jetë një vendim i grupit të deputetëve socialistë, nëse do ta vazhdojë përtej marsit apo do ta ndërpresë atë. Këtë gjë e kam kërkuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, që grupi parlamentar të mblidhet, të konsultojë kontekstin politik në të cilin jemi futur, të përcaktojë se cili do të jetë aksioni politik për vitin 2010, duke marrë parasysh se në gjashtë muajt e fundit, PS ka humbur jo vetëm zgjedhjet, por më shumë se kaq ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve, humbi mundësinë për të hapur kutitë, humbi mundësinë për të hetuar zgjedhjet jashtë Parlamentit dhe e vetmja rrugë mbetet që Partia socialiste të kthehet në një parti legale", tha Blushi.

    panorama

  7. #757
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Interviste e z. Spartak Ngjeles dhene gazetes Shqip dhe qe titullohet:

    Ngjela: Grupi “Blushi” nuk bashkohet me kufomën politike



    Nder te tjera gazetari e pyet Ngjelen:

    Cilat janë disa prej kushteve që ju sugjeroni ose do të dëshironit t'ia shtonit axhendës së opozitës përballë zotit Berisha?

    Nuk ka nevojë për të tjera, mjafton vetëm një: kutitë. Kjo e zgjidh çështjen, madje hapja e kutive mund t’ju them se e rrëzon përfundimisht otomanizmin në Shqipëri. Që nga viti 1924, Shqipëria ka notuar në otomanizëm, kanë drejtuar otomanët. Otomani më klasik ka qenë Enver Hoxha, pa dyshim, por Sali Berisha është Otomani i fundit, prandaj, rrëzimi i tij, me hapjen e kutive, vendosja e zgjedhjeve të lira dhe hapja e perspektivës për ngritjen institucionale perëndimore të Shqipërisë, zgjidhja e çështjes së rëndë të drejtësisë dhe zhvillimit në përgjithësi, pa dyshim që do të sjellë rrëzimin përfundimtar të otomanizmit në Shqipëri...pas kaq shekujsh, më shumë se pesë shekuj otomanizëm... dhe do shpëtojmë përfundimisht.
    Ky Spartaku, mos eshte gje iluzionist, se dashka me shpetu...!

  8. #758
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Ky Spartaku, mos eshte gje iluzionist, se dashka me shpetu...!
    ne kete pike, spartaku nuk eshte iluzionist (po deshe revizionist) ...

    spartaku po tregohet vizionar ...

  9. #759
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    keta tipat si blushi po e bejne salis e kompani te flasin me vete ...

    duke qene se nuk ka arritur ti bleje, spekullimet e blushit e shtyjne edhe me tej salis ne tatepjeten qe ka marre ...

    demokracia nuk ka kthim prapa ...

  10. #760
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Të gjithë ata që nuk kanë pushtet,janë vizionarë dhe sapo vinë në pushtet,ju humbasin vizionet!!!
    Mos prisni gjë nga këta njerëz që ju largohen partive ose grupimeve sa herë që nuk përfitojnë ndonjë post ministror!
    Mos prisni gjë nga këta lloj që tërë jetën e tyre mbajnë nga katër a pesë tesera partie në xhepa dhe tundin çdo herë nga një!
    Kutitë le të hapen nëse e pranon ligji dhe jo pse do Rama apo nesër ndonjë tjetër.
    Po ashtu, edhe futja në parlament,nuk duhet të bëhet dëshirë e liderëve por detyrë që buron nga votuesit.
    Ore zotërinj!
    A e dini ju që nëse një puntor nuk shkon një ditë në punë i hiqet dita e punës që i kushton vetëm 5-600 lekë dhe nëse e përsërit ikëln fare nga puna?
    Kush janë këta që nuk shkojnë në punë dhe jo vetëm që nuk po i përjashton njeri nga puna por duan edhe lekët?!
    Demokracia ndërtohet me punë dhe jo me inate fëminore.Shkoni punoni!

Faqja 76 prej 82 FillimFillim ... 26667475767778 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •