Close
Faqja 57 prej 82 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 820
  1. #561
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    E ku u beme gazi i botes prape. Ja ku po e tregon veten skizofreni, do shkoje ne Greqi te protestoje qe Shqiperia te hape kutite. Turp kush e degjon. Ç'faj kane greket se çfare zgjedhjesh behen ne Shqiperi, i hap apo jo kutite Shqiperia? Pastaj, perse duhet ta kerkoje ne Greqi apo gjetke hapjen e kutive?

    BE ia ka bere te qarte Rames, i ka thene zgjehdjet jane me te mirat te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi, cilesohen si te lira dhe demokratike. Ata i kane thene qe luften politike ta beje ne parlament. Pra, edhe nqs ai kerkon mbeshtetje europiane me kete proteste greke, eshte i deshtuar serish.

    E keqja me e madhe eshte e popullit tone. Po diskretitohemi ne arenen nderkombetare dhe po na ndalen proçeset integruese te vendit nga nje skizofren.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #562
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Këmisha e forcës

    • Prof. Dr Apollon Baçe

    1. Synimi i ultimatumit të Kryetarit të PS-së, krijimi i një situate të mbarsur me konflikt për marrjen me hir a pahir të pushtetit, më rifreskoi ngjarjet e dhimbshme të vitit të prapë ’97: Këngën e Gjinushit në Sheshin e Flamurit “O burra rrokni armët, ja vdekje ja liri”; 2400 viktimat e pafajshme nga kobi i këtyre këngëve; lehjet e gjata të kallashnikovëve mes netëve të padrita; salamandrën e zjarrtë që përpinte Bashkinë e Vlorës; fashat e gjakut të oficerit të SHIK-ut që e rrëshqanthnin për ta linçuar; automatikun që më karikoi në stomak patrulla e Komitetit të Shpëtimit; rënien e GDP-së nga 9,5 % në - 4 %; daljen një herë e mirë të ekonomisë shqiptare nga binarët e prosperitetit, për t’u futur tuneleve të errët të korrupsionit. Athtësia gërryese e këtyre kujtimeve dhe përgjegjësia qytetare më shtynë të heq dorë nga premtimi që i kisha dhënë vetes për mos t’u përzier kurrë më me politikën gernjare shqiptare.

    Pyetjes refren, që sillet e përsillet ekraneve, “jemi apo nuk jemi në krizë politike?”, i përgjigjem, jemi në një pseudokrizë politike. Ku absurdit po tentohet t’i vishet forcërisht manteli i krizës, si të çmendurit këmisha e forcës.
    I tërë emocioni politik i krizës virtuale është përqendruar në thyerjen e 7 vulave të 7 kutive, e hyjnizuar si thyerja biblike e 7 vulave të Solomonit. Ndërkohë ekraneve kanë nisur të gulojnë gjallesat politike që yshtin dhe inkurajojnë tigrin. Me shpresë se nga banketi i tigrit do teprojë diçka edhe për ta, pavarësisht se pre do të jetë njeriu i thjeshtë.

    “Ligji e lejon hapjen e kutive” tund gishtin gjenial eksperti i jurisprudencës anglo-saksone, dhe pala tjetër përgjigjet Kolegji Zgjedhor e ka dhënë verdiktin. Pat klasik (normal për legjislacionin brilant shqiptar, ku njëri nen i kundërvihet tjetrit), ku sado dhe sido të lëvizin palët juridikisht nuk fiton asnjëra palë. Kjo e kthen pseudodebatin teknik në problem arsyeje dhe logjike.
    Ndërkohë që diferenca mes koalicioneve është 9 vende, ç’përmbysje spektakolare pritet nga hapja e 7 kutive? Cila është dobishmëria shoqërore e hapjes së këtyre kutive 150 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor?
    Thjesht thyerja e rekordit të kohëzgjatjes elektorale të fis- shtetit Tualu? Riparimi i firos së PS-së, nga 66 në 65 deputetë? Justifikimi i Kryetarit të PS-së se zgjedhjet ja grabitën dhe s’ka pse të japë dorëheqjen? Shndërrimi i këtij kryetari, nga fajtor për humbjen e zgjedhjeve, në hero socialist ? Justifikimi i varganit të protestave të pritshme për zgjedhje të parakohshme ?

    Logjika të çon drejt pyetjes së fundit, ndërkohë që kujtesa kërkon paralelet midis variantit të ri të skenarit ‘97 dhe skenarit ‘97: Gërmimin me ngut të hendekut e majtë- e djathtë në nivelin e rrugës, kompaktësimin dhe tufëzimin e individëve, ngjizjen e ndjesisë së forcës së tufës dhe agresivitetin kolektiv të bazuar në këtë ndjesi.

    Kjo kujtesë më risjell në mendje gjeneratorët që prodhuan dhe radikalizuan situatën e ’97: Personin- hije dhe urdhrin e tij metalik për tërheqjen e komisionarëve nga procesi elektoral në ’96, briefing-et e tij metaliko-ushtarake në Komitetet e Shpëtimit Publik në ‘97, figurën-hije në krahun e djathtë të Ramës në mitingun në Qytetin “Studenti” në ‘2009, rikujtimin se në ’91 kjo figurë kishte dërguar tanket po në këtë Qytet Studenti. Kundër studentëve. Dhe këtu imazhi nis e davaritet, pa lënë të kuptohet qartë nëse personi-hije qëndronte në krahun e djathtë të Ramës, apo Rama qëndronte në krahun e majtë të personit-hije. Nëse Rama është vërtet Rama, apo një buratino që kujton se tërheq fije, ndërkohë që fijet e tija tërhiqen nga duar profesioniste. Huri dhe dora që godet me hu, janë dy gjëra të ndryshme.


    2. Kriza e mirëfilltë politike mbartet vetëm nga kriza ekonomike dhe emocioni i fortë politik. Nga të dyja bashkë, si në ‘91- 92, ose veç e veç, si në ‘97 dhe ‘98. Sa janë të pranishëm këta elementë ?
    Paradoksalisht primitivizmi i ekonomisë shqiptare e kurseu këtë ekonomi nga pasojat e sofistikuara të krizës globale. Duke përfunduar në një shkarje të butë, jo në rënie drastike dhe të dhimbshme. Kjo për sa i përket eksplozivit, pakënaqësisë së masave. Për sa i përket detonatorit, plasësit, slogani “duam të hapen 7 kutitë”, nuk të ngjall emocion dhe ca më pak të motivon. Shkurt mungon eksplozivi dhe detonatori është i tipit fishekzjarr: Sipas Top Chanel-it, i cili nuk mund të akuzohet kurrsesi për berishizëm, 76 % e të intervistuarve ishin kundër protestave dhe 24 % pro. Sipas minisondazhit tim 70 % kundër, 12 % totalisht indiferentë, 18 % pro. Ky 18 % është dhe minimumi historik i PS-së, bërthama e trashëguar metalike e partisë. Ky dhe është reparti i sulmit, i cili e percepton hapjen e kutive si hapjen e kutive të konservave, ku secili shpreson të hajë diçka.
    Përse proteston?, pyes “protestuesin”. Që të hapen kutitë. Po pastaj? Pastaj e dinë shefat. “Inati i trupit pa kokë” titullohej artikull im i ’97, që përshkruante turmën e varavingur në bulevardin Vlorë- Skelë. E cila pas yshtjes shkoi dhe dogji depot dhe pikën e karburantit të Gjalicës. Dogji mallin dhe paratë e saja. “Foshnjëri është paaftësia që të shërbehesh nga logjika pa ndihmën e të tjerëve... Ki kurajën që të shërbehesh nga inteligjenca e jote”, udhëzonte Kanti kategorinë “e dinë shefave”.

    Turmë ishte edhe ajo që përmbysi shtatoren e Enver Hoxhës, filozofon opinionisti i Top Chanel-it. Pavarësisht se Bastijën a Shtatoren e Enver Hoxhës e shembi shpirti rebel i studentit, antikonformizmi i intelektualit, racionalizmi dhe dëshira për liri e njeriut të thjeshtë. Populli me tërë ingredientët e tij. Ky dhe është ndryshimi esencial: Populli rrëzon diktatura për t’i hapur rrugën demokracisë, turma lëndon demokracitë për t’i hapur rrugën anarkisë. “Kur turma bërtet, populli mendohet” thotë vargu i poezisë.

    Për popullin tim, të parët e mi, ndoshta edhe unë, kemi rrezikuar jetën. Nga turma distancohem. E majtë a e djathtë qoftë, me katër a pesë 0 mbrapa. Distancohem nga ata që ende betohen “p’r ideal t’partis” (ndërkohë që partia s’ka asnjë ideal). Distancohem nga ata që realitetin e shohin me sytë e liderit, e shijojnë me midenë e liderit dhe e gjykojnë me dëshirat e liderit. Distancohem nga mitingashët e paguar profesionistë.

    “Fali Zot se nuk e dinë ç’bëjnë” thotë Shën Mateu. Nuk e dinë se aq sa edhe shqiptarët e tjerë, po dëmtojnë të afërmit dhe veten e tyre. Nuk e dinë se duke ringurtësuar opinionin “ugh, the Albanians”, po rrezikojnë humbjen e çastit më të volitshëm për liberalizimin e vizave dhe po e rishtyjnë integrimin në BE, të vetmen rrugëdalje nga tuneli i pafund i tranzicionit. “Pas 10 ditësh, qytetarët maqedonas mund të hynë pa viza në Greqi”, përcjell kronika lajmin e medies greke. Dhe fill pas tij lajmin e medias italiane “dy motra shqiptare humbën gjyqin për marrjen e vizës, për të parë motrën në grahmat e fundit”.

    Por veçanërisht distancohem nga ata që në kërkim të postit nuk pyesin për rrjedhojat. Dhe këtu pyes atë mikun tim, i cili pasojat e ’97 i njeh po aq mirë sa unë, nëse do të ishte rizgjedhur deputet i PD-së a do ta kërkonte me ngulm ekraneve hapjen e kutive ?


    3. E fundit për nga radha, por jo e fundit për nga rëndësia, është pyetja: vërtet PS-ja dhe Rama janë viktima të amoralitetit politiko-zgjedhor të PD-së ?
    Figuracioni që shkon më për shtat është rasti i paranojakut që pasi minoj garazhin, i bindur se granata e tij nuk kishte të drejtë që t’i bënte dëm atij, shkoj dhe ra pre e grackës së tij. Ngulmimi i të dyve se janë viktima komplotesh politikë, e rrumbullakos paralelizmin.

    Skenarist dhe regjisor, bashkë-operator dhe bashkë-protagonist i zgjedhjeve 2009, Rama i rezervoj vetes rolin më grotesk dhe më tragjikomik të skenarit të tij elektoral. Aktroj si diletant përballë rivalit profesionist dhe padyshim humbi.
    Ishte Rama që së bashku me ekspertin Islami të humbjeve të PS-së, ngulmoj në skemën spanjolle anti-ETA, vrastare për partitë sekondare. Ishte Rama që për të manipuluar jashtë çdo kontrolli, i reduktoi komisionet elektorale në PS-PD dhe nuk pranoi zëvendësimin e komisionarëve partiakë me nëpunës apartiakë. Ishte po Rama iniciator i paktit për mbylljen e hapësirës mediatike dhe polarizimin e debatit. Shkurt ishte Rama ai që përcaktoi rregullat e lojës dhe fushën e lojës.
    Ishte po Rama që “rinovoi” në 70 % PS-në e tij, duke ruajtur nga bërthama e parë vetëm “liberalët” Ruçi, Dokle a Meksi. Duke caktuar si Sulltani oborrtarët një staf fringo të ri me ligjvënës të shquar si Tom Doshi dhe kukulla mekanike të markës “no name”, të shpaketuara nga avioni në Kuvend.

    Ndërkohë që fatkeqësia i solli në këmbë topin e artë të Gërdecit, e la atë, u kthye pas dhe mësoj fermerët se “patatja është edhe gjellë, edhe bukë, edhe kulturë”. Ndërkohë që diferenca midis bllokut të djathtë dhe të majtë ishte 24 mijë vota dhe rivali mblidhte me lugë kafeje miellin e sirtarëve (duke pranuar koalicione edhe me partitë 353 votëshe), Rama i lejoi vetes luksin të flakë tej pakon e miellit, 74 mijë votat e LSI-së. Duke e kthyer përfundimisht LSI-në nga aleat potencial në kundërshtar real. Shkurt i krijoi vetes komoditetin maksimal që të dilte i vetëm në ring me kundërshtarin dhe këtu në çastin e fundit u frikësua. Nuk ju përgjigj sfidës së rivalit për debat publik, duke i përcjellë zgjedhësit mesazhin e frikës nga kundërshtari. E thelloi edhe më tej këtë mesazh me mosdorëheqjen nga posti i Kryebashkiakut, çka zgjedhësi e deshifroi në trajtën “Rama e di se nuk fiton dot, prandaj nuk e prish rehatinë”. Ndërkohë që dihet se zgjedhësi shqiptar anon tradicionalisht nga më i forti. U paraqit në fushatë pa sharm dhe karizëm, pa vizion dhe program. Pa asgjë konkrete, veç me slogane monotone shamanësh të tipit “përtej së majtës” (ndërkohë që përtej së majtës ka vetëm të majtë).

    Padyshim që do thërrmohej nga buldozeri Berisha, siç dhe u thërrmua. Nëse do përgatitej ndonjë film me kronikën e zgjedhjeve, titulli më i përshtatshëm do të ishte “Kronika e një humbjeje të kërkuar me ngulm”. Humbje për të cilën Edi Rama ka të drejtë të akuzojë vetëm Edi Ramën. Ndaj PD-së dhe Berishës kam rezervat e mija, objektive a subjektive.

    Ndërmjet modelit iluminist të Nolit dhe atij autoritarist të Berishës preferoj iluminizmin e Nolit. Por ndërmjet modelit autoritarist të Berishës dhe modelit anarkosindikalist dhe autokrat të Ramës, preferoj autoritarizmin e Berishës. Dhe kurrsesi nuk sakrifikoj integrimin në BE as nuk rrezikoj një ’97 të dytë, thjesht për ta parë vendin nën drejtimin e Ramës, Ruçëve, Dokleve, Mekseve, Doshëve. Qoftë edhe ekspertëve anglo-saksonë dhe kukullave të egra mekanike.


    * Anëtar i Akademisë së Shkencave

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=35841

    .

  3. #563
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Socialistët, në përfundim të afatit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

    Eljona Ballhysa

    Socialistët kanë kërkuar dje, në përfundim të afatit 10-ditor që kishin vendosur për arritjen e një kompromisi e qeverinë, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Anëtari i Kryesisë së selisë rozë, Namik Dokle, është shprehur dje gjatë një konference për shtyp se mungesa e transparencës nga ana e qeverisë nuk sjell gjë tjetër veçse e detyron PS-në që të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Partia Socialiste kishte vendosur një afat 10-ditor për qeverinë për të diskutuar kërkesat e tyre, që në thelb kishin hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimit të votave në disa qendra votimi ku dyshohet për manipulimin e rezultatit zgjedhor. Në përfundim të këtij afati nuk ka pasur asnjë përgjigje pozitive nga qeveria, madje e kundërta ka ndodhur. Drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe ata të Partisë Demokratike, si kundërpërgjigje ndaj kërkesave të opozitës kanë ndërmarrë një fushatë sulmi dhe akuzash personale ndaj kreut të PS-së. Për këtë arsye, opozita ndryshon kërkesat e saj nga hapje e kutive të votimit dhe bërjen e transparencës së procesit zgjedhor, në kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Deklarata
    “Sot është dita e fundit që opozita ka pritur reflektimin serioz të maxhorancës dhe kryeministrit të saj lidhur me kërkesat tona për hapjen e kutive dhe një sërë elementesh të tjerë që do të garantonin jo vetëm transparencën e procesit zgjedhor, por edhe vazhdimin normal të reformave integruese të Shqipërisë. Por, të paktën deri në këtë moment, kërkesat e qarta, demokratike, të drejta e të arsyeshme të opozitës, morën si përgjigje një gjuhë agresive dhe të çoroditur nga kryeministri, qeveritarët dhe orkestra e çakorduar parlamentare. Opozita kërkoi transparencën e plotë të procesit zgjedhor e ata u përgjigjën me kërcënime e shpifje. Opozita kërkoi hapjen e kutive ku numërimi i votave është bërë keq dhe shumë keq, ata u përgjigjën me arrogancë e shurdhëri”, - është shprehur Dokle. Ai shtoi se opozita kërkoi evidentimin dhe dënimin ligjor të shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, ndërsa qeveria dhe përfaqësuesit e saj, sipas tij, tregojnë përralla për afatin e mandateve që na dha më shumë se gjysma e zgjedhësve shqiptarë. “Opozita kërkoi zgjidhje të krizës së demokracisë e të shtetit të së drejtës me dialog dhe mirëkuptim, ndërsa kryeministri kërcënon me skemat e skenarët e krizës së vitit 1997 për shtypjen, siç thoshte ai, “me zjarr dhe hekur” të protestave popullore, për ngrirjen e buzëqeshjes së opozitës, për shkuljen e dhëmbëve me gjithë nofulla e të tjera kërcënime e absurditete të nxjerra nga arkivi i ndryshkur stalinist”, - është shprehur Dokle.
    Gjatë deklaratës së tij deputeti i PS-së theksoi se për sa kohë qeveria nuk reflekton në lidhje me kërkesat e opozitës, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Ne u themi kryeministrit dhe maxhorancës së tij që për sa kohë ka mundësi reflektimi dhe arsyetimi, të mbyllë poligonin enverist të luftës kundër opozitës. Gjuha e çoroditur dhe agresive as e tremb dhe as e shkurajon opozitën! Përkundrazi, i rrit edhe më shumë përgjegjësinë për fatet e vendit, i forcon vendosmërinë për të vazhduar qëndresën dhe protestat bashkë dhe në krye të të gjithë atyre shqiptarëve, këtu dhe në emigracion, të majtë apo të djathtë, për të cilët liria e votës është baza e çdo lirie, e drejta e votës është çelësi i integrimit real në shoqërinë e hapur dhe demokratike! Pa transparencë nuk ka zgjidhje, por zgjedhje”, - është shprehur Dokle.

    Albania
    3 Dhjetor 2009

  4. #564
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Cfare do te thuash me keto, se nuk po merresh vesh perher e me shume ...

    pra pd do kaloje ne pozite vetem, dhe LSI ne opozite, apo si e ke menduar ti ...

    ndersa grupet kriminale te organizuara dashke te na i perjetesosh ne pension ... aq di e aq shkruan, zotrote; ato duhen doemos te perballen me drejtesine, sepse ndrysh kupola familiare na i riciklon perseri per te krijuar ndonje shumice dushk-a-gogla si ajo aktualja me lsi ... oiiiii ....

    largpamesi per te desheruar ...
    Nese nuk e kupton shqipen ja po ta perkthej ediramce:
    PD do te fitoje bindshem - LSI e cila gjate kesaj periudhe ka treguar pjekuri do te rritet aq sa te formoje bllok te fuqishem opozitar dhe te pavarur, ndersa mbeturinat kriminale te aparatit diktatorial do ti thone lamtumire imunitetit politik.

    Qe do te thote se romi rama do te perballet me ligjin e ne rast se vazhdon ta shantazhoje dhe korruptoje me suksesin e deritashem edhe pas kesaj ai perfundimisht do te perballet me drejtesine e popullit shqiptar.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #565
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Nese nuk e kupton shqipen ja po ta perkthej ediramce:
    PD do te fitoje bindshem - LSI e cila gjate kesaj periudhe ka treguar pjekuri do te rritet aq sa te formoje bllok te fuqishem opozitar dhe te pavarur, ndersa mbeturinat kriminale te aparatit diktatorial do ti thone lamtumire imunitetit politik.

    Qe do te thote se romi rama do te perballet me ligjin e ne rast se vazhdon ta shantazhoje dhe korruptoje me suksesin e deritashem edhe pas kesaj ai perfundimisht do te perballet me drejtesine e popullit shqiptar.
    Tegjitha mire i the pervecse me shprehjen "drejtesi te popullit shqipetare".Populli nuk ve drejtesi per te mos thene se ai tenton ta shkele ate.Vetem diktatoret denonin ne emer te dretesise popullore dhe ne e pame sesa e genjeshter ishte ajo.Dretesia eshte nje pakete ligjesh shpesh e importuar dhe e pershtatur per nivelin e zhvillimit te nje populli.Kjo thjeshte mund te thirret "Drejtesia Shqipetare"
    Populli eshte i gjithe problemi dhe drejtesia me ate ka pune , pasi ai eshte mbartesi i te gjithe ketyre elementeve negative e pozitive.

  6. #566
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Këmisha e forcës

    1. Synimi i ultimatumit të Kryetarit të PS-së, krijimi i një situate të mbarsur me konflikt për marrjen me hir a pahir të pushtetit, më rifreskoi ngjarjet e dhimbshme të vitit të prapë ’97: Këngën e Gjinushit në Sheshin e Flamurit “O burra rrokni armët, ja vdekje ja liri”; 2400 viktimat e pafajshme nga kobi i këtyre këngëve; lehjet e gjata të kallashnikovëve mes netëve të padrita; salamandrën e zjarrtë që përpinte Bashkinë e Vlorës; fashat e gjakut të oficerit të SHIK-ut që e rrëshqanthnin për ta linçuar; automatikun që më karikoi në stomak patrulla e Komitetit të Shpëtimit; rënien e GDP-së nga 9,5 % në - 4 %; daljen një herë e mirë të ekonomisë shqiptare nga binarët e prosperitetit, për t’u futur tuneleve të errët të korrupsionit. Athtësia gërryese e këtyre kujtimeve dhe përgjegjësia qytetare më shtynë të heq dorë nga premtimi që i kisha dhënë vetes për mos t’u përzier kurrë më me politikën grinjare shqiptare.

    Pyetjes refren, që sillet e përsillet ekraneve, “jemi apo nuk jemi në krizë politike?”, i përgjigjem, jemi në një pseudokrizë politike. Ku absurdit po tentohet t’i vishet forcërisht manteli i krizës, si të çmendurit këmisha e forcës.

    I tërë emocioni politik i krizës virtuale është përqendruar në thyerjen e 7 vulave të 7 kutive, e hyjnizuar si thyerja biblike e 7 vulave të Solomonit. Ndërkohë ekraneve kanë nisur të gulojnë gjallesat politike që yshtin dhe inkurajojnë tigrin. Me shpresë se nga banketi i tigrit do teprojë diçka edhe për ta, pavarësisht se pre do të jetë njeriu i thjeshtë.

    “Ligji e lejon hapjen e kutive” tund gishtin gjenial eksperti i jurisprudencës anglo-saksone, dhe pala tjetër përgjigjet Kolegji Zgjedhor e ka dhënë verdiktin. Pat klasik (normal për legjislacionin brilant shqiptar, ku njëri nen i kundërvihet tjetrit), ku sado dhe sido të lëvizin palët juridikisht nuk fiton asnjëra palë. Kjo e kthen pseudodebatin teknik në problem arsyeje dhe logjike.

    Ndërkohë që diferenca mes koalicioneve është 9 vende, ç’përmbysje spektakolare pritet nga hapja e 7 kutive? Cila është dobishmëria shoqërore e hapjes së këtyre kutive 150 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor?

    Thjesht thyerja e rekordit të kohëzgjatjes elektorale të fis- shtetit Tualu? Riparimi i firos së PS-së, nga 66 në 65 deputetë? Justifikimi i Kryetarit të PS-së se zgjedhjet ja grabitën dhe s’ka pse të japë dorëheqjen?

    Shndërrimi i këtij kryetari, nga fajtor për humbjen e zgjedhjeve, në hero socialist ? Justifikimi i varganit të protestave të pritshme për zgjedhje të parakohshme ?

    Logjika të çon drejt pyetjes së fundit, ndërkohë që kujtesa kërkon paralelet midis variantit të ri të skenarit ‘97 dhe skenarit ‘97: Gërmimin me ngut të hendekut e majtë- e djathtë në nivelin e rrugës, kompaktësimin dhe tufëzimin e individëve, ngjizjen e ndjesisë së forcës së tufës dhe agresivitetin kolektiv të bazuar në këtë ndjesi.

    Kjo kujtesë më risjell në mendje gjeneratorët që prodhuan dhe radikalizuan situatën e ’97: Personin- hije dhe urdhrin e tij metalik për tërheqjen e komisionarëve nga procesi elektoral në ’96, briefing-et e tij metaliko-ushtarake në Komitetet e Shpëtimit Publik në ‘97, figurën-hije në krahun e djathtë të Ramës në mitingun në Qytetin “Studenti” në ‘2009, rikujtimin se në ’91 kjo figurë kishte dërguar tanket po në këtë Qytet Studenti. Kundër studentëve. Dhe këtu imazhi nis e davaritet, pa lënë të kuptohet qartë nëse personi-hije qëndronte në krahun e djathtë të Ramës, apo Rama qëndronte në krahun e majtë të personit-hije. Nëse Rama është vërtet Rama, apo një buratino që kujton se tërheq fije, ndërkohë që fijet e tija tërhiqen nga duar profesioniste. Huri dhe dora që godet me hu, janë dy gjëra të ndryshme.


    2. Kriza e mirëfilltë politike mbartet vetëm nga kriza ekonomike dhe emocioni i fortë politik. Nga të dyja bashkë, si në ‘91- 92, ose veç e veç, si në ‘97 dhe ‘98. Sa janë të pranishëm këta elementë ?

    Paradoksalisht primitivizmi i ekonomisë shqiptare e kurseu këtë ekonomi nga pasojat e sofistikuara të krizës globale. Duke përfunduar në një shkarje të butë, jo në rënie drastike dhe të dhimbshme. Kjo për sa i përket eksplozivit, pakënaqësisë së masave. Për sa i përket detonatorit, plasësit, slogani “duam të hapen 7 kutitë”, nuk të ngjall emocion dhe ca më pak të motivon. Shkurt mungon eksplozivi dhe detonatori është i tipit fishekzjarr: Sipas Top Chanel-it, i cili nuk mund të akuzohet kurrsesi për berishizëm, 76 % e të intervistuarve ishin kundër protestave dhe 24 % pro. Sipas minisondazhit tim 70 % kundër, 12 % totalisht indiferentë, 18 % pro. Ky 18 % është dhe minimumi historik i PS-së, bërthama e trashëguar metalike e partisë. Ky dhe është reparti i sulmit, i cili e percepton hapjen e kutive si hapjen e kutive të konservave, ku secili shpreson të hajë diçka.

    Përse proteston?, pyes “protestuesin”. Që të hapen kutitë. Po pastaj? Pastaj e dinë shefat. “Inati i trupit pa kokë” titullohej artikull im i ’97, që përshkruante turmën e varavingur në bulevardin Vlorë- Skelë. E cila pas yshtjes shkoi dhe dogji depot dhe pikën e karburantit të Gjalicës. Dogji mallin dhe paratë e saja. “Foshnjëri është paaftësia që të shërbehesh nga logjika pa ndihmën e të tjerëve... Ki kurajën që të shërbehesh nga inteligjenca e jote”, udhëzonte Kanti kategorinë “e dinë shefave”.

    Turmë ishte edhe ajo që përmbysi shtatoren e Enver Hoxhës, filozofon opinionisti i Top Chanel-it. Pavarësisht se Bastijën a Shtatoren e Enver Hoxhës e shembi shpirti rebel i studentit, antikonformizmi i intelektualit, racionalizmi dhe dëshira për liri e njeriut të thjeshtë. Populli me tërë ingredientët e tij. Ky dhe është ndryshimi esencial: Populli rrëzon diktatura për t’i hapur rrugën demokracisë, turma lëndon demokracitë për t’i hapur rrugën anarkisë. “Kur turma bërtet, populli mendohet” thotë vargu i poezisë.

    Për popullin tim, të parët e mi, ndoshta edhe unë, kemi rrezikuar jetën. Nga turma distancohem. E majtë a e djathtë qoftë, me katër a pesë 0 mbrapa. Distancohem nga ata që ende betohen “p’r ideal t’partis” (ndërkohë që partia s’ka asnjë ideal). Distancohem nga ata që realitetin e shohin me sytë e liderit, e shijojnë me midenë e liderit dhe e gjykojnë me dëshirat e liderit. Distancohem nga mitingashët e paguar profesionistë.

    “Fali Zot se nuk e dinë ç’bëjnë” thotë Shën Mateu. Nuk e dinë se aq sa edhe shqiptarët e tjerë, po dëmtojnë të afërmit dhe veten e tyre. Nuk e dinë se duke ringurtësuar opinionin “ugh, the Albanians”, po rrezikojnë humbjen e çastit më të volitshëm për liberalizimin e vizave dhe po e rishtyjnë integrimin në BE, të vetmen rrugëdalje nga tuneli i pafund i tranzicionit. “Pas 10 ditësh, qytetarët maqedonas mund të hynë pa viza në Greqi”, përcjell kronika lajmin e medies greke. Dhe fill pas tij lajmin e medias italiane “dy motra shqiptare humbën gjyqin për marrjen e vizës, për të parë motrën në grahmat e fundit”.

    Por veçanërisht distancohem nga ata që në kërkim të postit nuk pyesin për rrjedhojat. Dhe këtu pyes atë mikun tim, i cili pasojat e ’97 i njeh po aq mirë sa unë, nëse do të ishte rizgjedhur deputet i PD-së a do ta kërkonte me ngulm ekraneve hapjen e kutive ?


    3. E fundit për nga radha, por jo e fundit për nga rëndësia, është pyetja: vërtet PS-ja dhe Rama janë viktima të amoralitetit politiko-zgjedhor të PD-së ?

    Figuracioni që shkon më për shtat është rasti i paranojakut që pasi minoj garazhin, i bindur se granata e tij nuk kishte të drejtë që t’i bënte dëm atij, shkoj dhe ra pre e grackës së tij. Ngulmimi i të dyve se janë viktima komplotesh politikë, e rrumbullakos paralelizmin.

    Skenarist dhe regjisor, bashkë-operator dhe bashkë-protagonist i zgjedhjeve 2009, Rama i rezervoj vetes rolin më grotesk dhe më tragjikomik të skenarit të tij elektoral. Aktroj si diletant përballë rivalit profesionist dhe padyshim humbi.

    Ishte Rama që së bashku me ekspertin Islami të humbjeve të PS-së, ngulmoj në skemën spanjolle anti-ETA, vrastare për partitë sekondare. Ishte Rama që për të manipuluar jashtë çdo kontrolli, i reduktoi komisionet elektorale në PS-PD dhe nuk pranoi zëvendësimin e komisionarëve partiakë me nëpunës apartiakë. Ishte po Rama iniciator i paktit për mbylljen e hapësirës mediatike dhe polarizimin e debatit. Shkurt ishte Rama ai që përcaktoi rregullat e lojës dhe fushën e lojës.

    Ishte po Rama që “rinovoi” në 70 % PS-në e tij, duke ruajtur nga bërthama e parë vetëm “liberalët” Ruçi, Dokle a Meksi. Duke caktuar si Sulltani oborrtarët një staf fringo të ri me ligjvënës të shquar si Tom Doshi dhe kukulla mekanike të markës “no name”, të shpaketuara nga avioni në Kuvend.

    Ndërkohë që fatkeqësia i solli në këmbë topin e artë të Gërdecit, e la atë, u kthye pas dhe mësoj fermerët se “patatja është edhe gjellë, edhe bukë, edhe kulturë”. Ndërkohë që diferenca midis bllokut të djathtë dhe të majtë ishte 24 mijë vota dhe rivali mblidhte me lugë kafeje miellin e sirtarëve (duke pranuar koalicione edhe me partitë 353 votëshe), Rama i lejoi vetes luksin të flakë tej pakon e miellit, 74 mijë votat e LSI-së. Duke e kthyer përfundimisht LSI-në nga aleat potencial në kundërshtar real. Shkurt i krijoi vetes komoditetin maksimal që të dilte i vetëm në ring me kundërshtarin dhe këtu në çastin e fundit u frikësua. Nuk ju përgjigj sfidës së rivalit për debat publik, duke i përcjellë zgjedhësit mesazhin e frikës nga kundërshtari. E thelloi edhe më tej këtë mesazh me mosdorëheqjen nga posti i Kryebashkiakut, çka zgjedhësi e deshifroi në trajtën “Rama e di se nuk fiton dot, prandaj nuk e prish rehatinë”. Ndërkohë që dihet se zgjedhësi shqiptar anon tradicionalisht nga më i forti. U paraqit në fushatë pa sharm dhe karizëm, pa vizion dhe program.

    Pa asgjë konkrete, veç me slogane monotone shamanësh të tipit “përtej së majtës” (ndërkohë që përtej së majtës ka vetëm të majtë). Padyshim që do thërrmohej nga buldozeri Berisha, siç dhe u thërrmua. Nëse do përgatitej ndonjë film me kronikën e zgjedhjeve, titulli më i përshtatshëm do të ishte “Kronika e një humbjeje të kërkuar me ngulm”. Humbje për të cilën Edi Rama ka të drejtë të akuzojë vetëm Edi Ramën. Ndaj PD-së dhe Berishës kam rezervat e mija, objektive a subjektive. Ndërmjet modelit iluminist të Nolit dhe atij autoritarist të Berishës preferoj iluminizmin e Nolit. Por ndërmjet modelit autoritarist të Berishës dhe modelit anarkosindikalist dhe autokrat të Ramës, preferoj autoritarizmin e Berishës. Dhe kurrsesi nuk sakrifikoj integrimin në BE as nuk rrezikoj një ’97 të dytë, thjesht për ta parë vendin nën drejtimin e Ramës, Ruçëve, Dokleve, Mekseve, Doshëve. Qoftë edhe ekspertëve anglo-saksonë dhe kukullave të egra mekanike.

    Prof. Dr. Apollon Baçe, Anëtar i Akademisë së Shkencave (Panorama)
    Think inside the box

  7. #567
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sondazh i "Top Channel"


    Kriza aktuale politike, a duhet te ulen palet e te negociojne kompromisin?

    Po 78%


    Jo 22%



    Vota gjithsej: 10216


    -------------------------------------------

    Vetem 22% e shqiptareve (militantet e thekur socialist) shpresojne tek rrezimi i qeverise me force dhe rifutja e tyre nen tryeze, ku mund te hane therrimet e tortes, qe po ndajne mbi tryeze Rama, Fideli, Dulaku, Kokedhia, etc. .

    78% e shqiptareve nuk duan te shohin dhe perjetojne kriza politike (qofte ato shume pak te ngjashme me 1997) dhe si pasoj edhe krize ekonomike.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 03-12-2009 më 20:10

  8. #568
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=ramaik;2507165]1. Synimi i ultimatumit të Kryetarit të PS-së, krijimi i një situate të mbarsur me konflikt për marrjen me hir a pahir të pushtetit, më rifreskoi ngjarjet e dhimbshme të vitit të prapë ’97: Këngën e Gjinushit në Sheshin e QUOTE]
    Natyrisht qe Apollon Bace eshte nje intelektual i mirefillte dhe une kisha debulece per te , u shqetesov shume kur ai braktisi Berishen.Natyrisht qe ne artikull mban nje qendrim te drejte , ben nje analize te besueshme , por dhe ai vete duhet te gjeje forca dhe te tregohet i sinqerte per mardheniet me PD, pra per te teguar sinqerisht shkaqet qe e detyruan ate per tu larguar perj saj.Ai u kauzua per lejet e ndertimit mbi zona te percaktuara si zona te rendesishme te arkeologjise kryesisht ne qytetin e Duresit.Kur njeriu pendohet , kur kerkon falje madherohet dhe behet pjese promotore e zhvillimit te shoqerise.Intelektuale te tipit Bace jane nje investimi i madh per nje shoqeri dhe eshte mire qe ato te afrohen , per ti sherbyer popullit.

  9. #569

    Nuk ka faj Sali Berisha..

    ..por fajin e kemi ne vete qe nuk demaskojme 'doctor profesorat" qe e mbeshtesin Salen si njerezit me negative te kombit.

    Kane kaluar pothuajse 20-VJET. Ata qe nuk kishin lindur atehere, jane tani 20-vjecare. Ata qe ishin 20-vjecare atehere, jane tani 40-vjecare. Dhe ata qe ishin atehere 40-vjecare plot energji dhe shprese, tani disa nga ata nuk jetojne me dhe disa jane 60-vjecare te deshperuar.

    KUSH ESHTE FAJTORI PER KETE PERIUDHE TE STERGJATUR 20-VJECARE???

    Jepini pergjigje kesaj pyetje ju " doctor profesorat' dhe mos i beni lajka, servilizma dhe lepirje dictatorit per nje titull tjeter doctor profesor.

    Sala eshte elementi kryesor i perdorur me sukses nga ish nomenklatura e kuqe qe ata te drejtojne perseri fatet tona.

    Dhe me shume fajtor se Sala, jeni ju Doctor profesorat qe na trullosni me titujt e juaj dhe ne vend qe te na hapni syte shkoni dhe lepiheni tek elementi me negativ i kombit tone.

  10. #570
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    ..por fajin e kemi ne vete qe nuk demaskojme 'doctor profesorat" qe e mbeshtesin Salen si njerezit me negative te kombit.

    Kane kaluar pothuajse 20-VJET. Ata qe nuk kishin lindur atehere, jane tani 20-vjecare. Ata qe ishin 20-vjecare atehere, jane tani 40-vjecare. Dhe ata qe ishin atehere 40-vjecare plot energji dhe shprese, tani disa nga ata nuk jetojne me dhe disa jane 60-vjecare te deshperuar.

    KUSH ESHTE FAJTORI PER KETE PERIUDHE TE STERGJATUR 20-VJECARE???

    Jepini pergjigje kesaj pyetje ju " doctor profesorat' dhe mos i beni lajka, servilizma dhe lepirje dictatorit per nje titull tjeter doctor profesor.

    Sala eshte elementi kryesor i perdorur me sukses nga ish nomenklatura e kuqe qe ata te drejtojne perseri fatet tona.

    Dhe me shume fajtor se Sala, jeni ju Doctor profesorat qe na trullosni me titujt e juaj dhe ne vend qe te na hapni syte shkoni dhe lepiheni tek elementi me negativ i kombit tone.
    Doktor Sali berisha...po jo si politikan,si doktor.

Faqja 57 prej 82 FillimFillim ... 747555657585967 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •