Close
Faqja 55 prej 82 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 820
  1. #541
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Athua qenkan te 'dokumentuara'!
    Cka po do me thane me kete pune?
    Mos po do te thuash se kane baze te njejte argumentuese apo se edhe keto kane po ate legjitimitet; Cka je kah thu?


    Prej nga e dini ju qe "me te shumtit" paskan votuar per greqine, pardon PS???
    Atehere perse kerkohet te sterhapen kutite?!!
    Ju i ditkeni votat pa i numeruar fare...

    A ka mundesi qe PS tash e nje vit te tere pas zgjedhjeve ka punuar ne vjedhjen e kutive dhe mbushjen e tyre me vota falso per PS, qe kerkojne kaq me ngulm sterhapjen dhe sternumrimin e votave te numeruara te vertetuara dhe te supercertifikuara nga vet komisioni me i larte i partise socialiste te serbise, pardon greqise, pardon shqiperise se djalli e mori nuk po te kuptoj cfare flet?

    lol perse nuk i kontestoi votat / rezulatet e votmit menjehere pas zgjedhjeve dhe sa ishin kutite e nxehta? Apo nje jave me vone; Nje muaj pas; tre, hajde gjashte muaj pasi qe firmosen dhe qertifikuan numrin e tyre?


    e ate fare e mbolli enveri per 50 vite, e tash duhet me ju ndegju pordht,akoma edhe sote disave.
    Apo serish duhet te dalim aty ku qeme - nuk i kishin votat, nuk i votoi populli, si deshi populli, dhe prap si do! Atehere si u bene votat tani?! - Athua pjerdhkan keto votat e socialisteve pas nente muajsh brenda ne kuti?!!


    Per cilen pune? Pse ditkeni ju cfare eshte puna? - Kur keni punuar ju?!


    Saliu, - [ thuhet e shkruhet SALIHU nga pjesa me e madhe e shqiprtareve te pa-greqizuar].

    Perkrahesit e diktatures dhe pucit militant te kapjes se pushtetit me kallashnikove plot demokraci e gjak te qytetareve civile shqiptar - paskan harruar se protestat kunder nje qeverie te tille kriminale qe e beri shqiperine placke nderkombtare dhe prone te grupeve mafioze qe thithin infuzion nga greqia dhe serbia sot e asaj dite - ndersa sot gjoja protestojne - paskan harruar plotesisht tani se Saliu (qe po e quani ju) - apo me saktesisht PD-ja jo vetem qe kishte te drejte te protestonte - por e kishte obligim patriotik kombtar e nacional edhe te rrokte armet [mekat qe se beri] serish per hater dhe stabilitet kombtar. Por perkrahesit e diktatures puciste te fares tradhtare despotike qe synon rrenimin e shtetit shqiptar dhe aneksimin e pjeseve te saj greqise e serbise u bene te na shesin analogji te drejtash per proteste.

    Me te vertete protagonistet e tradhetise kombtare sot kane nje paftyresi vertete absurde qe s'mund te quhet ndryshe pos cmendi kolektive e ish shtreses se privilegjuar te despotatit enverian te platformes sllavo-komuniste te nenes rusi.

    Jan proponentet e pucit te funderrinave diktatoriale qe sot quajne perpjekjet tona per liri dhe popullin shqiptar te kosoves me nofken "Çeçene" apo jo?

    Gjoja keta jan ruset ndersa ne cecenet e pathyeshem ne luften e tyre per liri. Cfare mund te shtoj me tej - se ju i quani interesat hegjemoniste te pushtimit pansllav si interesa tuaja intime e nacionale?
    Te lumte Baptist,se tek je i dijes dhe i pendes !

    Kan pas than "mos te bift fara e keqe te pragu i shpise"...

    e kete fare e mbolli enveri per 50 vite,e tash duro toke kyt fare te pa rode.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 02-12-2009 më 07:16

  2. #542
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Kan pas than "mos te bift fara e keqe te pragu i shpise"...

    e kete fare e mbolli enveri per 50 vite,e tash duro toke kyt fare te pa rode.
    hajt pra se po ta difton ni mbese balliste ni prej farave te kqija qe ka pas mbjelle enveri ne 50 vitet e meparshme ... ni komunist me çrregullim antisocial personaliteti ...

    Shekulli, 02/12/2009

    Letër ish-pedagogut tim, Berisha

    DR. INA VETRIOLO

    I vetë-çnderuari, z. Sali Berisha!

    Unë që po ju shkruaj kam qenë studente në fakultetin e Mjekësisë, kur ju ishit pedagog. Për të më kujtuar, po ju them se mungoja qëllimisht në leksionin tuaj të Kardiologjisë për arsye të teknikës së dobët të mësimdhënies; në fakt fuga idearum e juaja (vrapim idesh) e bënte të vështirë për auditorin të kapte idenë themelore...

    Pavarësisht se logjika apo rrethanat mund të më kërkonin të rrija në vendin tim, u largova prej Shqipërisë në 1995-ën. Ndoshta duket e çuditshme, por shkaku për këtë vendim ju atribuohet juve.

    Isha e bindur se për aq kohë sa ju do të ishit drejtues-qeverie do të ishte e pashpresë konvaleshenca e Shqipërisë në çfarëdolloj fushe, përfshirë këtu, atë që më interesonte më shumë, sferën e mjekësisë. E dini pse? Vendimi bazohej në një bindje timen personale lidhur me figurën tuaj: Bindja ime ishte që diçka nuk shkonte me korteksin tuaj.

    Sot jam mjeke (e trajnuar më shumë jashtë Shqipërisë), por besoj se çdonjëri shqiptar i një profesioni tjetër nuk ka nevojë të jetë doktor apo psikolog, që të dallojë probleme të rënda te ju.

    Jo thjesht pse asokohe në Fakultet, keni qenë një komunist i devotshëm. Dhe jo vetëm pse unë personalisht mora atë vendim në 95-ën. Por, sepse sot, 14 vjet më vonë, duke parë në distancë akumulimin e sjelljes suaj, nuk mund ta lë pa e germëzuar: Zoti Berisha- M- j -a- f-t m- ë, u m -b- u -sh k- u- p- a!

    Më lejoni të shpreh veten thjeshtë e qartë si mjeke: Schizophrenia mund të ketë nevojë të kurohet prapa kangjellave të Spitalit Psikiatrik, por Psychopathia (çrregullim antisocial i personalitetit) ka nevojë për izolim të domosdoshëm. Z. Berisha, keni simptomat e plota të një çrregullimi të rëndë të personalitetit.

    Kuptohet lehtë që në pozicionin tuaj kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë.
    Më lart fola si mjeke, tash po flas si shqiptare. Kam pasur kontakte të shumta këto ditë me bashkëkombës që dinë shumë më tepër se të tjerët për çështjen e kufijve detarë dhe marrëveshjen, mbi të cilën po bëhet zhurmë këto ditë.

    Ajo që di me siguri është që ata janë ekspertë dhe nuk kanë asnjë arsye dhe asnjë interes që të gënjejnë. Ajo që del nga të gjitha bisedat dhe logjika jonë e bazuar në fakte është që ju si kryeministër keni firmosur (arsyet unë nuk i marr dot me mend) kalimin e një pjese të territorit shqiptar në favor të Greqisë fqinje.

    Shpeshherë kam menduar këto vite për ironinë e faktit që unë që kam pasur gjyshër të persekutuar nga diktatura, jam jashtë vendit tim, kurse ish-komunistë të devotshëm të asaj kohe dominojnë skenën politike aty në Tiranë.

    Filozofia ime është: "Kur s'ke opsione të mira zgjedhjesh, zgjedhja e opsionit më pak të dëmshëm është më e arsyeshme". Përfundimi im i këtyre ditëve është ky: "Po të duhej që unë të zgjidhja midis dy psikopatëve Enver Hoxha apo ju z. Berisha, do të preferoja Enver Hoxhën".

    Së paku, deri te një marrëveshje, si ajo që dëshironi të bëni ju me Greqinë, ai nuk do të arrinte kurrë. Mos harroni se kjo është deklaratë që vjen nga zemra e një pasardhëseje "familje ballisti".

    Vendi juaj sot, z. Berisha është në tavolinën e të akuzuarit. Qytetarëve shqiptarë, sot më e bindur se kurrë, dua t'ju them: "Nëse rrëzimi i Berishës është i mundur, duke protestuar për hapjen e kutive të votimit, atëherë vazhdoni pa ndërprerje. Shqipëria vjen në zë, para gjithë partive".

    Së fundmi, më lejoni një analogji me veten: edhe pse jam një republikane, këtu në SHBA, unë ia dhashë votën time Obamas. Vendosa interesat e vendit tim të ri përpara preferencave të partisë sime.

    Lutem dhe shpresoj përtej oqeanit që qytetaria shqiptare do të gjejë forca të ngrihet mbi rrugën e pistë ku ka hyrë vendi. Zoti ju shikoftë dhe ju shpëtoftë. Jetojmë në një kohë të vështirë.

  3. #543
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Athua qenkan te 'dokumentuara'!
    Cka po do me thane me kete pune?
    Mos po do te thuash se kane baze te njejte argumentuese apo se edhe keto kane po ate legjitimitet; Cka je kah thu?
    Baptist, keto jane mese te dokumentuara, i ke kudo ne interent, dhe shume mire qe bente protesta! Si opozite qe ishte atehere ishte e drejta e tij te protestonte, per ato qe ai shikonte qe bente poizta ne ate kohe. Kur shikon qeverine qe iken nga truri i kokes, meqe ne populli Shqiptar dihemi jemi "dele", nuk bejme gje si popujt e tjere per te kerkuar te drejtat tona, atehere kjo i takon opozites te ngreje zerin qe c'fare behet! Hapja e kutive eshte mese demokratike, te cilat edhe ne Afganistan u hapen. A thua te jemi me poshte se vendet e Talibaneve?


    Prej nga e dini ju qe "me te shumtit" paskan votuar per greqine, pardon PS???
    Atehere perse kerkohet te sterhapen kutite?!!
    Ju i ditkeni votat pa i numeruar fare...
    Kjo dihej shume mire edhe para votimeve qe emigrantet me te shumte ishin me PS'ne me te gjitha statistikat e dhena, keshtu qe nuk ka asnje gje per tu habitur! Pikerisht sepse dihet si eshte votuar, kutite duhet hapur ku jane votat qe jane votuar! E kupton qe po kundershton veten ketu, me kete lloj pyetje!

    A ka mundesi qe PS tash e nje vit te tere pas zgjedhjeve ka punuar ne vjedhjen e kutive dhe mbushjen e tyre me vota falso per PS, qe kerkojne kaq me ngulm sterhapjen dhe sternumrimin e votave te numeruara te vertetuara dhe te supercertifikuara nga vet komisioni me i larte i partise socialiste te serbise, pardon greqise, pardon shqiperise se djalli e mori nuk po te kuptoj cfare flet?
    E kuptoj qe ke veshitre te kuptosh! Pikerisht PS'ja po thote qe hapni kutite le te verifikohet c'do gje, dhe nqs kemi bere keto vjedhje le te ndeshkohemi edhe ne, dhe te mbaroje kjo pune njehere e mire ne Shqiperi, qe te mos vazhdoje me, ose te jete me nje perqindje te vogel. Nqs ne vazhdojme akoma, lere edhe kete rradhe te kaloje, ketu do te jemi edhe mbas 10 vjetesh ne kete lloj tranzicioni, sepse ujkun e vjeter nuk e ndryshon dot. Sa per PS, qe eshte Serbe apo Greke edhe mundet, por mos harro se edhe PD'ja nuk eshte larg. Me vjen keq qe ti si Shqiptar nuk je me i preokupuar me marrveshjen e kufijve detare, per te cilen c'do gje qe eshte bere mbi kete marrveshje, eshte bere ne kundershtim me ligjet, matjet, negocijimet, etj qe nuk kane mbarim. Ishin pikerisht ata qe disa nga juve i quani "Grek" po munohen te mbrojne trojet e tyre, troje te cilat gjysherit tane kane luftuar per ti mbrojtur. Per kete te behesh pak me i revoltuar ti bashkatdhetari im, jo per hapjen e kutive qe vete PD me PS e kane vene ne ligj. Vete Prek Zogaj qe ka qene prezent ne perberjen e ketij ligji, tha po te njeten gje. Te hapen kutite, mabsi keshtu eshte nenshkruar ligji ne pranese te te dy partive te medhaja, pikerisht nqs dicka e tille ndodhte.

    lol perse nuk i kontestoi votat / rezulatet e votmit menjehere pas zgjedhjeve dhe sa ishin kutite e nxehta? Apo nje jave me vone; Nje muaj pas; tre, hajde gjashte muaj pasi qe firmosen dhe qertifikuan numrin e tyre?
    Nuk e kuptoj c'fare po flet Baptist, por PS nuk eshte futur akoma ne parlament pikerisht sepse do te hapen kutite te ri-numerohen keto vota. Ata e bene punen e tyre menjehere, ektu nuk duhet te kete asnje kundershitm. Sa me teper Saliu ngul kembe ne mos-hapjen e kutive, aq me teper legjitimon qe ai nuk i ka votat per te qeverisur.

    Apo serish duhet te dalim aty ku qeme - nuk i kishin votat, nuk i votoi populli, si deshi populli, dhe prap si do! Atehere si u bene votat tani?! - Athua pjerdhkan keto votat e socialisteve pas nente muajsh brenda ne kuti?!!
    Ku dole, nuk po shoh te dalesh ne asnje vend, ti vetem po i vjen ketij diskutimi verdall e verdall ketu, por tamam nje analizim te mirefillte nuk po e shof! Me duket se e majta mori me teper se 52% te votave te popullit, keshtu qe duhet te ndjekesh me nga afer lajmet, dhe analizimet e atyre analistave qe jane me afer ketyre te dhenave.

    Per cilen pune? Pse ditkeni ju cfare eshte puna? - Kur keni punuar ju?!
    C'fare pyetje jane keto, e lexove c'fare te thashe, me duket se po kofuzohesh tani! Si nuk e dime kush eshte puna mor Baptist, kemi punuar dhe punojme! Me duket se jane pikerisht emigrantet qe punojne qe edhe me statistika jane 45% e mabjtjes se ekonomise Shqiptare, mos te harrojme edhe asaj Kosovare mesa kam lexuar dhe nuk rrine kafeneve duke bere llogje kavaje. Biles jemi ne emigrantet qe na ka dale qumshti i nenes duke punuar.

    Lexoje pak ate qe me citove, te thashe,"Jo vetem ne Greqi qe u ben protesta, por edhe ne NY dhe Washington u tha, qe do te beheshin keto protesta per hapjen e kutive". Kupton!



    Saliu, - [ thuhet e shkruhet SALIHU nga pjesa me e madhe e shqiprtareve te pa-greqizuar].
    Nuk e di more Baptist, por edhe testera e shokut Sali e thote Sali e jo Salih sipas shumices.



    Perkrahesit e diktatures dhe pucit militant te kapjes se pushtetit me kallashnikove plot demokraci e gjak te qytetareve civile shqiptar - paskan harruar se protestat kunder nje qeverie te tille kriminale qe e beri shqiperine placke nderkombtare dhe prone te grupeve mafioze qe thithin infuzion nga greqia dhe serbia sot e asaj dite - ndersa sot gjoja protestojne - paskan harruar plotesisht tani se Saliu (qe po e quani ju) - apo me saktesisht PD-ja jo vetem qe kishte te drejte te protestonte - por e kishte obligim patriotik kombtar e nacional edhe te rrokte armet [mekat qe se beri] serish per hater dhe stabilitet kombtar. Por perkrahesit e diktatures puciste te fares tradhtare despotike qe synon rrenimin e shtetit shqiptar dhe aneksimin e pjeseve te saj greqise e serbise u bene te na shesin analogji te drejtash per proteste.

    Me te vertete protagonistet e tradhetise kombtare sot kane nje paftyresi vertete absurde qe s'mund te quhet ndryshe pos cmendi kolektive e ish shtreses se privilegjuar te despotatit enverian te platformes sllavo-komuniste te nenes rusi.

    Jan proponentet e pucit te funderrinave diktatoriale qe sot quajne perpjekjet tona per liri dhe popullin shqiptar te kosoves me nofken "Çeçene" apo jo?

    Gjoja keta jan ruset ndersa ne cecenet e pathyeshem ne luften e tyre per liri. Cfare mund te shtoj me tej - se ju i quani interesat hegjemoniste te pushtimit pansllav si interesa tuaja intime e nacionale?
    Nuk e kuptoj si keta te PD'se qenkan me te mire se te PS'se kur te dy dolen sic e kam thene nga e njeta rrenje, nena e tyre PPSH! Me vjen keq me ty, sepse ma merr mendja duhet te dish te analizosh me thelle perberjen e te dyja partive, te cilat kane brenda tyre akoma komuniste, apo femije te komunisteve. Qe te besh njeren me te mire nga tjetern sepse ka vene nje logo qe e ben pak me te bukur, per mua eshte pak shume e cuditshme, dhe ketu fillon habia e gjithe shqiptareve qe ose nuk dine te shikojne realitetin, ose bejne sikur nuk duan.

    Dhe me vjen me teper cudi, se me duket ishte pikerisht ky Sali Berisha i cili burgosi luftetaret Kosovare deri tek Hashim Thaci i cili po pertypej kur po i lexonte Sali Berishes fjalimin e qytetit te nderit, dhe Saliu po mbate koken poshte, sepse nuk mundet nnje nejri si ai te mbaje koken lart, me ato qe ka bere pikerisht edhe per Kosovaret, duke filluar qe me Naften, me Rambujen, etj.

    Anyway!
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 02-12-2009 më 13:35
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #544
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Ramen duhet burgos
    Ne qdo vend normal rama do ishte tani duke vuajt denimin me burg.

  5. #545
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Baptist, keto jane mese te dokumentuara, i ke kudo ne interent, dhe shume mire qe bente protesta! Si opozite qe ishte atehere ishte e drejta e tij te protestonte, per ato qe ai shikonte qe bente poizta ne ate kohe. Kur shikon qeverine qe iken nga truri i kokes, meqe ne populli Shqiptar dihemi jemi "dele", nuk bejme gje si popujt e tjere per te kerkuar te drejtat tona, atehere kjo i takon opozites te ngreje zerin qe c'fare behet! Hapja e kutive eshte mese demokratike, te cilat edhe ne Afganistan u hapen. A thua te jemi me poshte se vendet e Talibaneve?




    Anyway!
    Pikerisht e dashur mike,
    Nuk mund te perdorim praktikat e Afganistanit ne Europe, perndryshe do te ishim shume larg shtetit ligjor.
    Europa nuk mund te mare shembull nje vend kaq te prapambetur , per zbatimin e ligjeve te saj.
    Nese PS kerkon te na e jape Afganistanin si shembull pozitiv ne lidhje me kutite, vaj halli per elektoratin e saj se kujt i kane votuar.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #546
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Protestat nuk kane mbaruar, Rama neper bote!

    Njeriu-katastrofë Rama, në Athinë për protesta kundër OSBE-së.

    30 të paguarve për të bllokuar hyrjen e godinës ku po mbahej samiti i OSBE-së, Rama s’u ka premtuar qofte e birra si në Tiranë, por sufllaqe e xaxiq, siç është tradita e bakshisheve tek terroristët grekë të “17 nëntorit”. Sulmi kundër OSBE-së, në të njëjtën ditë, kur presidenti rus kërkon shpërndarjen e saj, si një organizatë që po shqetëson demokracinë e tyre të cunguar.

    Qendrimet antikombëtare të Ramës po shkaktojnë antiprotesta brenda PS-së. Dje në Durrës, 1600 socialistë firmosën peticionin që kërkojnë ndërprerjen e bojkotit

    Kryetari i Partisë Socialiste është shfaqur dje si njeriu-katastrofë i politikës shqiptare, si personazhi që s’lodhet natë e ditë, duke keqinformuar ndërkombëtarët, duke përpjekje për izolimin e ri të shqiptarëve, duke u kërkuar natë e ditë ndërkombëtarëve që të mos liberalizohen vizat. Dje në Athinë është regjistruar një stacion i turpshëm i njeriut-katastrofë, pagesa e 30 rekrutëve, të cilët janë vetëparaqitur si emigrantë që kërkonin t’u thoshin ministrave të jashtëm të OSBE-së, të mbledhur për ministerialin vjetor, se Shqipëria ishte një vend i destabilizuar e se OSBE-ja ishte një organizatë e blerë, përderisa kishte çertifikaur një palë zgjedhje të tilla. Protesta e turpshme ka pasur një kosto më të lartë, sesa kabareja me çadra në qendër të Tiranës, meqenëse në Athinë standardi nuk kanë qenë qoftet e birrat, por sufllaqet e xaxiqi, menuja greke që zbatohet rëndom nga sindikatat filokomuniste greke, nga Partia Komuniste Greke, nga anarkistët, bile edhe nga disa segmente të organizatës terroriste “17 nëntori”. Në krye të skemës organizuese kanë qenë dy figura të njohura të destabilizimit, Gramoz Ruçi, rekrut i ri dhe i vjetër i qarqeve antishqiptare të politikës greke, si dhe Taulant Balla, një rekrut i ri i politikave filosllave në Partinë Socialiste, gjithashtu i njohur për qendrimet antishqiptare, gjatë ekzilit të tij të përkohshëm në Rumani.
    E veçanta e kryqëzatës qesharake të Edi Ramës kundër OSBE-së është se ajo po ndodh në të njëjtat ditë, kur presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev po kërkon shpërndarjen e OSBE-së, si një organizatë që s’garanton më siguri, si dhe shpërndarjen ose ridimensionimin e NATO-s, për të njëjtat motive. Ndërkohë që Medvedev bën këtë kërkesë, heqja e vizave ka ndodhur për tre vende sllave ballkanike, që të treja, që s’janë ende anëtare të NATO-s. Në këtë gjeopolitikë, Edi Rama s’ka dilema dhe rreshtohet fort pro politikave filosllave dhe kundër organizatës që më së shumti ka mbikëqyrur dhe ndihmuar shtetin shqiptar që të mbërrinte rekordet demokratike që regjistroi në zgjedhjet e 28 qershorit.
    Sa për kronikë, mund të themi se 30 rekrutët socialistë u përpoqën të bëheshin problematikë në zonen Elliniko, 10 km nga qendra e Athines, vendi ku po mbaheshin punimet dyditore te samitit të ministrave te jashtem te vendeve te OSBE-se, duke kërkuar të krijonin barrikadë për qarkullimin rrugor apo duke tentuar bllokimin e hyrjes së selisë ku po mbahej samiti i 17 i organizatës. Sipas burimeve te policise greke, si përpara edhe gjate tubimit te rekrutëve edvinistë, liderët e diplomacisë u sinjalizuan per pengesat e mundshme që mund të krijoheshin prej tyre
    Por ndërkohë që mbahej pazari me sufllaqe e xaxiq në Athinë, Edi Rama duket se e ka të vështirë të kontrollojë strukturat e bllokuara partiake në Shqipëri, të cilat po ndjejnë se bojkoti po i paralizon dhe po e nxjerr PS-në jashtë hartës politike të vendit. Kështu, mbi 1600 anëtarë dhe militantë të degës socialiste në Durrës, kanë hartuar dhe nisur dje një peticion proteste drejt selisë ylberiste në Tiranë, ku i kërkojnë Edvinit, futjen pa asnjë hezitim të deputetëve në Parlament, pasi - sipas tyre - “bojkoti po prish imazhin e Shqipërisë, po vonon politikisht rreshtimin e vendit në krah të vendeve të tjera në BE, duke krijuar njëherësh imazhin e keq të një opozite e cila përballet rrugëve dhe jo në tempullin e demokracisë me maxhorancën qeverisëse”. Peticioni është mbështetur edhe nga ish-deputetët socialistë dhe më veteranët e PS në Durrës, si Bardhyl Agasi, Natasha Paço etj. Në peticion thuhet ndër të tjera se “jemi të lodhur me thirrjet për protesta, pasi ato janë shantazhe boshe nga politikanë karieristë, tashmë vota e 28 qershorit e ka përcaktuar fitimtarin, le ta lemë të ecë qeverinë, të zbatojë reformat dhe detyrat e vëna nga europianët, dhe deputetët tanë të futen pa asnjë ditë vonese në Parlement”.
    Peticioni është sinjali i parë se protesta e paralajmëruar e 5 dhjetorit do të ketë probleme më të rënda sesa protesta e 20 nëntorit, dhe nga 3 mijë vetat e asaj dite, klithjet antishtetërore të 5 dhjetorit ka rrezik të mos marrin mbështetje më të madhe se të 2-300 rekrutëve të paguar.

  7. #547
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Pikerisht e dashur mike,
    Nuk mund te perdorim praktikat e Afganistanit ne Europe, perndryshe do te ishim shume larg shtetit ligjor.
    Europa nuk mund te mare shembull nje vend kaq te prapambetur , per zbatimin e ligjeve te saj.
    Nese PS kerkon te na e jape Afganistanin si shembull pozitiv ne lidhje me kutite, vaj halli per elektoratin e saj se kujt i kane votuar.

    2043, kur bera krahasimin e Afganistanit, nuk e bera sepse ata jane te vetmit qe e kane praktikuar kete model demokratik, por sepse ka filluar pikerisht qe nga vendet me demokratike perndimore e kane vajtur deri tek ato me te prapambeturat lindore. Atehere pse ne si vend "demokratik" i udhehequr tashme nga nje demokrat duhet te vemi kundra gjithe kesaj rryme demokratike, ku shumica e shteteve e kane shume te thjeshte hapjen e kutive, ne e bejme ate kaq te veshtire?!

    Me duket se me kupton!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #548
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Berisha-Rama Kunderpergjigjet e sotme!





    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #549
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    2043, kur bera krahasimin e Afganistanit, nuk e bera sepse ata jane te vetmit qe e kane praktikuar kete model demokratik, por sepse ka filluar pikerisht qe nga vendet me demokratike perndimore e kane vajtur deri tek ato me te prapambeturat lindore. Atehere pse ne si vend "demokratik" i udhehequr tashme nga nje demokrat duhet te vemi kundra gjithe kesaj rryme demokratike, ku shumica e shteteve e kane shume te thjeshte hapjen e kutive, ne e bejme ate kaq te veshtire?!

    Me duket se me kupton!
    Kush tha qe eshte e veshtire hapja e kutive?Problemi themelore eshte se nga hapja nuk ke cfare te kuptosh.Vjedhja fillon qe nga presioni qe ti i ben administrates, vjedhja vazdon dhe tek dera e qendres se votimit ku paguhej 100Euro per voten, pastaj kemi pagesen e komisionereve.Po a edin ti se vetem PS kishte 20000 komisionere, pra duke i shumezuar me 4 anetare te familjes bejne 80 000, forca qe dhe NATO do tikishte zili.Te tjeret paskan vjedhe e keto paskan fjete gjume?Nese kane vjedhe te dy palet , kush eshte ai qe ka moralin per te gjykuar se kush ka vjedhe me shume?Pra hapja e kutive nuk pranon asnje llogjike, per me teper ajo cenon pushttin e KQZ KLD dhe te gjykates se larte.Te gjithe keto institucione jane shprehur dhe kerkush nuk mund te cenoje vendimin e tyre.Ja ke thene Berisha , futu ne parlament dhe kyresoje vet komisionin, per te studjuar voten branda kutive.Por kerkimi i te nvertetes gjithmone ka me shume se dy rruge.Ne keterast rama e kerkon ate duke dhunuar institucionet, duke bere revolta duke kercenuar per destabilizim dhe duke permbushe keshtu dhe aspiraten e tij per te sabotuar procesin e liberalizimit te vizave.Ja gjashte muaj po kalojne , ce gjente per te prite dhe dy muaj ndyresiren, sa te merej vendimi dhe per ne?Me pas le te bente protesta, se sebepe gjen sa te duash.Po ai nuk eshte vetem i lig ,por dhe i semure menderisht.Po si pate posterat e tij me thuaj ti dergoj ,se ai ,si si i veshur dhe i zhveshur duket egersire.

  10. #550
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ne fillim duhen hapur kutite ... u hapen, s'u hapen nuk ka rendesi ...

    pastaj ... zgjedhje te parakohshme ...

Faqja 55 prej 82 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •