“Vendimi i BE-së më 16 nëntor ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime. Kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cenojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë”. Kështu deklaron nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas ultimatumit të dhënë nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama për hapjen e kutive të votimit. Gjatë një aktiviteti të posaçëm të zhvilluar në godinën e seancave plenare për 20 vjetorin e nënshkrimit të Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve, tha se: “Askush nuk mund të cenojë sistemin e demokracisë. Demokracia është e pakthyeshme dhe shteti ligjor është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për të gjithë shqiptarët”. “Sot jemi në 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe për ne shqiptarët e në mënyrë të veçantë për PD-në, që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e shtetit. Natyrisht që askush as bijtë, as ministri i fundit të Sigurimit të Shtetit, as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo ta Hamidve apo të së tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të Qeverisë dhe institucioneve”, theksoi Topalli. Ndërsa më i ashpër në reagimin e tij ka qenë deputeti i PD-së, Edi Paloka në lidhje me qëndrimin e opozitës. “Ditët e fundit çunat e Bllokut, çuni i Kristaqit, çuni i Sul Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit së bashku me ministrin e fundit të Sigurimit të shtetit, ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë në ‘90 dhe eksponentë të mafies së kuqe duan të vijnë në pushtet me dhunë”, tha Paloka. Demokrati shtoi se: “Jam këtu për t’ju bërë të qartë se ne që hodhëm në koshin e plehrave të historisë baballarët e tyre, jemi të gatshëm dhe ju premtojmë se do u rezervojmë të njëjtin fat, në mos me keq, këlyshëve të Bllokut nëse iu shkon ndërmend të përmbysin demokracinë e të kërkojnë të vijnë në pushtet me dhunë. Megjithëse unë mendoj se këlyshët e rrahur vetëm lehin e kuisin”.
Skenari i opozitës për hapjen e kutive
Ultimatumi përfundon në 1 dhjetor
Deri në fund të muajit, opozita do sensibilizojë qytetarët
Takime dhe tryeza me grupet e interesit që të bëhen pjesë e reagimit opozitar
Do të ketë protesta lokale nga bashkitë dhe komunat socialiste për taksat
Pas përfundimit të ultimatumit
Thirrje për mosbindje qytetare
Bizneset e vogla që do bëhen të mëdha të mos paguajnë taksat
Ish ushtarakët të protestojnë për pensionet e tyre
Minatorët të bllokojnë minierat
Do nxiten qytetarët që marrin asistencë sociale të ngrihen në protestë
Tetraplegjikët dhe paraplegjikët që u hiqet trajtimi do të nxiten në protestë
Besoj se eshte krenari te jesh pjese e lakuriqit, sa here del ne ekran na kujton lakuriqesine e tij dhe merr cdo here nga nderi yne i familjes.Ai eshte nje ligesi qe duhet shporre.Po ju qe i shkoni mbrapa?Ju dergojne grate ? Jane ato qe simpatizojne te pa brekun,apo keni bere bisnes me te?Po si nuk ju vjen turp.
Krijoni Kontakt