Close
Faqja 44 prej 82 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 820
  1. #431
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga micro-phobia Lexo Postimin
    ta shohim kush do poshterohet; Berisha apo Rama?
    une ve bast se Berisha brenda ketyre 10 diteve do hap kutite, pasi trazirat sdo mund ti perballonte dot tani qe shembi ne themel ushtrine e policine, megjithate spaku ose ndonjeri nga ta do leshoj pe ose do kete trazira, me zjarrin e shpirtit e preferoj kete te dyten


    me zjarrin e shpirtit e preferoj kete te dyten
    Ti e perferon por nuk ke motiv per te rrzikuar.Ty te sherben per tu dhene mundesia per te grabite, per nje rast ordiner.Ndersa une sinqerisht lus Zotin te me jape dhe nje here mundesine qe te shkoje ne ate bote i qete, do te kem shume pune nese do te realizohet endrra jote!!!!!S'ka per te ngele kembe komunisti e kopil komunisti ne kembe.

  2. #432
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Ram ben krahasim shume te mire Afganistan-Shqipero!!!hahahah

  3. #433
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Edhe sa kohe ata pak intelektuale qe kane ngelur ne krye te PS, do ta lejojne kete psikopat qe te vazhdoje ne cmendurine e tij te protestave per "hapjen e kutive" dhe "zgjedhjet e parakohshme"? A ka ngelur ndonje intelektual ne krye te PS qe ka kurajon dhe integritet qe ti thote JO politikes rrugace te rruges dhe PO politikes institucionale te Kuvendit te Shqiperise, ku opozita e ka vendin?!

    Psikopat, kutite nuk i hap Berisha e as presidenti i vendit. Kutite i hap vetem Komiteti Qendror i Zgjedhjeve, dhe vetem per aq kohe sa e lejon ligji dhe kushtetuta. E pate mundesine te ankimosh te gjitha verejtjet, dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor e dhane verdiktin e tyre ligjor. Ceshtja u mbyll. Dhe qe ta kuptoje edhe ajo koka jote boshe, ky eshte nje precedent i rrezikshem per demokracine shqiptar e cdo demokraci: cfare do presim tani e tutje, qe kushdo qe humb zgjedhjet, duhet te beje protesta per hapjen e kutive pasi te kete skaduar afati ligjor kushtetues?!

    Psikopat, kujt i hyjne ne pune zgjedhjet e parakohshme? Edhe nese zgjedhjet do te beheshin prape neser, Berisha dhe koalicioni i tij jo vetem qe do te fitonte por do te zgjeronte mandatet e tij, pasi Ilir Meta dhe partia e tij e majte jane tashme pjese e ketij koalicioni, dhe nuk do t'i bien me shkelm pushtetit per t'iu bashkuar nje opozite reaksionare dhe impotente qe refuzon te njohi vullnetin e votes se shqiptareve dhe kerkon te shkeli me te dyja kembet rregullat e lojes demokratike: ligjet e atij vendi qe i shkruajtet vete.

    Eshte e turpshme se si intelektualet e nderuar te se majtes, zgjedhin te heshtin perpara nje maskarade te tille. Psikopati qe keni ne krye nuk e di se cfare eshte turpi, turpi eshte per intelektualet me integritet, eshte per ju qe ta pertypni e te jetoni me te perdite.

    Albo
    Mua me duket se nuk ka nevoj, qe ende te komentohet ne kete tem rrethe hapjeve te kutive te Edi Rames, ngase Albo ka dhane nje purfendim shume te mire ne kete teme!

  4. #434
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Komentet me te forta ketu i ka nje qe i thote vetes poet dhe shkrimtar.I ka lidhur aq mire fjalet,me nje sintakse te perkryer saqe edhe vete ish komandantet e komiteteve te shpetimit te vitit 97 do ta kishin zili.Ky njeri qe kerkon ti nxjere dhembet diktatorit kerkon te vendose demokraci me mjete antidemokratike.Ky njeri qe nuk e ka idene se cfare eshte demokracia,duke mos respektuar ligj dhe gjykate kerkon qe gjykatoret ti bejne grykat e kallasheve dhe gishti ogurzi i Gramoz Rucit sic beri ne Shkoder ne 91 dhe ne pranveren e 97 kur gatuante corben ne guzhinat greke.
    Ky poetuc mjeran dhe shkrimtar i denje vetem per lajmerime vdekjesh i ngjet nje tellalli qe i bie daulles duke dhene mandaten per filanin qe vdiq mbreme nga dambllaja.
    Ky mjeran i lindur dhe i semure me kartele,qe eshte ne krize identiteti me veten e vet duke sajuar figura letrare qe zgjojne brenda tij vullkanet e fjetura te nje njeriu pervers po mundohet te na i shese ketu si leksione demokracie.K mjeran duhet ta dije mire se nese puna shkon deri tek gryka e armes (sic ben ai thirrje), armen nuk dine ta perdorin vetem evgjitet e Elbasanit apo lamashet e Sarandes,as Vlonjatet dhe as Cepelsit e Gramoz Rucit, por dime ta perdorim edhe ne.Prandaj kur llogarite ti beni me lapsin e Gjinushit apo Rucit, mendohuni mire se hesapi del ndryshe kesaj here...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #435
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    "Protesta" neper analet e historise...

    Po postoj nje mesazh si ç'me erdhi, me shprese qe moderatoret qe kujdesen ne menyre te vazhduar per shuarjen e postimeve te mia, ta lejojne se paku 24 ore te qendroje ne liste.



    Rrethimi i parë i “Krujës”

    (marrë me ndryshime nga Historia e Shqipërisë)

    A.L.



    Disfata që kishin pësuar në zgjedhje dhe pjesëmarrja e Kryeministrit në fushatën e përurimeve, e egërsuan aq tepër opozitën sa që kjo, posa gjeti rastin e volitshëm, në vjeshtën e vitit 2009, vendosi t’i jepte grushtin e fundit kundërshtarit.



    “Pasi mblodhi, - thonë kronistët, - një ushtri prej rreth 100 mijë vetash, sultan Murati i dytë u nis në drejtim të Krujës. Ushtria osmane këtë radhë mori me vehte edhe shatorre.. Duke kaluar përmes shumë qyteteve, ushtria doli në Elbasan dhe që këtej, gjatë luginës së Shkumbinit, iu drejtua Krujës, që ishte synimi i saj kryesor.



    Skënderbeu i lajmëruar me kohë për ketë ekspeditë të madhe, mori një tok masash të shpejta. Sikurse dëshmojnë burime të ndryshme, lajmi i nisjes së një ushtrie të madhe dhe të egërsuar, kishte shkaktuar një shqetësim të madh dhe shpresat për të përballuar furinë e saj ishin shumë të pakta. Skënderbeu nga njëra anë grumbulloi me të shpejtë ushtrinë, nga ana tjetër duke kaluar nga një vend në tjetrin ngjalli me fjalimet e veta në popull besimin ndaj fitores. Epërsia e madhe e kundershtarit në numër, e bënë Skënderbeun të ndiqte këtë radhë jo taktikën që kishte ndjekur më parë duke u rënë në fushë të hapur, por i la ata të depërtonin thellë dhe të arrinin deri në muret e Krujës”



    Kundërshtarët arritën nën muret e “Krujës” dhe filluan rrethimin e kështjellës. Masa kryesore ishte vendosja e kampit në bulevardin e tejzgjatur “Skenderbej” ku filloi operacionet blerëse në stendat rreth e rrotull ku shiteshin, kafe, ujë, pije, sanduice e salcice



    Brenda në “kështjellë”, Kryeministri, kishte lënë vetëm një garnizon me një nga komandantët e tij më të shquar. Vetë me pjesën tjetër të stafit qëndroi jashtë, duke patur si bazë për veprimet e tij malin e Tumenishtit, në veri të qytetit (sot mali i Skënderbeut).



    Në fillim, sulmuesit provuan t’a merrnin Kryeministrinë pa luftë. Ata i propozuan Kryeministrit që të hapte “kutitë e votave”, por ky e refuzoi me përbuzje. Atëhere filluan bombardimin e kështjellës, me shpresë se mbrojtësit do të dorëzöheshin nga vezët që përdoreshin për të parën here si bomba në Shqipëri.



    Nga jashtë, “Skënderbeu” e godiste ushtrinë opozitare parreshtur, me fjalime e takime për t’u mbrojtur nga sulmet e papritura kundër “kështjellës”. “Ditë për ditë - shkruan Barleti - Skënderbeu u binte shatorreve dhe nuk i linte asnjë çast të pushonin”. Vetë ai dilte parreshtur në dritare dhe pershëndeste protestuesit. Dhe sikurse një përrua që duke zbritur nga malet prej shirave të mëdha dhe vërshuese rrëmben çdo gjë me vehte, përmbys dhe shkatërron, ashtu edhe “Skënderbeu”, duke përshëndetur a buzëqeshur pas xhamit të dritarës, ku nga një anë dhe ku nga një tjetër, mbi shatoret armike, u shkaktonte kërdi, dëme dhe humbje të pamasë, demoralizim.



    “Rrethimi i parë i Krujës vazhdoi gjatë gjithë dimrit”. Opozita pati shumë të dëmtuar. Shpesh herë ata u ndodhën ngushtë edhe për arësye të sulmeve të vazhdueshme e të pa pritura që pozitarët u bënin. “Sullani iu drejtua disa perëndimorëve, të cilët e furnizuan ushtrinë me karvanet e tyre duke nxjerrë nga kjo tregëti përfitime të mëdha. Skënderbeu në fillim protestoi por kur këta nuk hoqën dorë, atëherë filloi t’i sulmonte edhe karvanet e perëndimorëve. Në një raport raguzan thuhet në lidhje me këtë: “Shkruajnë nga Shqipëria se Turku ka ngulur shatoret nën Krujë, se Skënderbeu po mbrohet burrërisht dhe sikur disa perëndimorë të mos i shpinin miell e bukë të freskët turkut, ky do t’i kishte hequr shatoret



    Nën muret e Krujës shqiptarët korrën një fitore të shkëlqyer. Vetë Skënderbeu, në letrën që i ka dërguar 11 vjet më vonë princit të Tarantos, ka shkruar për këtë fitore: “…Kundër gjithë asaj fuqie, e mbrojta dhe e mbajta gjersa turqit u larguan me dëme dhe me turp, dhe me pak njerëz shtiva në dorë rishtazi atë që armiqtë e shumtë e kishin fituar për një kohë të gjatë”. Fitorja pati një jehonë zë madhe në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës. Në Shqipëri u rrit autoriteti i Skënderbeut, i cili u njoh nga masat popullore si udhëheqësi i vetëm dhe mbrojtësi i lirisë së tyre. Në vendet e tjera, populli shqiptar fitoi respektin e përgjithshëm kurse Skënderbeu u njoh nga opinioni publik evropian si një nga kapitenët më të shkëlqyer të kohës. Shprehje e kësaj konsiderate qe ardhja e delegacioneve të shumta për të përgëzuar Skënderbeun për fitoren e madhe.”

  6. #436
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim




    Pas pese muajsh "lufte" te Partise Socialiste dhe partive te tjera te opozites, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha dje se PS nuk kerkon rinumerim te votave, por hetim te zgjedhjeve. Gafe apo jo, e zedheneses se partise me te madhe te opozites, kjo fjali perkthehet ndryshe ne nje hap prapa te opozites ne kerkesat e saj.

    "Ne emer te opozites sqaroj, se eshte Sali Berisha qe e mbeshtet mbi mashtrimin mos hapjen e kutive, jo opozita. Ne nuk kerkojme rinumerim te votave po hetim te zgjedhjeve",-tha Imeraj, duke lene te kuptohet ketu, se opozita nuk kerkon rinumerimin, qe do te thote hapje e kutive te votimit. Perkundrazi, vetem ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Komision per te cilin kryeministri Sali Berisha eshte shprehur i gatshem ta pranoje. "Ne s'kemi pune me vendimin e gjykates per zgjedhjet, po me te drejten e Parlamentit per te hetuar me ligj procesin zgjedhor. Ne qofte se Sali Berisha nuk do hapjen e kutive, le t'i hape rruge zgjedhjeve te reja", vijoi Imeraj.

    Si mund t'i shpetonte Partise Demokratike nje qendrim i tille. Menjehere, zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli i ktheu pergjigje teper pozitive socialisteve per hetimin e zgjedhjeve. "Sot pasdite zedhenesja e Partise Socialiste, Imeraj, me ne fund dhe per here te pare qe nga 28 qershori, deklaroi ne emer te opozites, se opozita nuk kerkon rinumerim te votave, as ndryshimin e vendimit te Gjykates, por kerkon hetim parlamentar te zgjedhjeve. PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur, per krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar ne perputhje me Kushtetuten, ligjin organik te

    Komisioneve Parlamentare dhe Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te Komisionit Parlamentar", u kunderpergjigj Partia Demokratike. Ne emer te selise blu, Mehilli, tha se PD i permbahet angazhimit te saj, se ne kete komision, pavaresisht se ligji parashikon ne menyre taksative qe mazhoranca ka shumicen e komisionit, te krijoje mundesine qe shumicen ta kete opozita, duke terhequr anetaret e saj prej tij. Reagimi i PD-se, shkaktoi serish levizje ne PS. Imeraj ne repliken ne distance me zedhenesen e PD-se, tha se perseri Berisha mashtron. "E kemi thene gjithnje, nuk duam rinumerim te votave per efekt te mandateve, po hetim te zgjedhjeve, duke filluar sigurisht nga kutite, nga hetimi i numrit te votave, nga listat e votuesve dhe procesverbalet ne kuti", sqaroi ajo. Sipas Imeraj, e kane marre vesh te gjithe, qe Sali Berisha e di se nuk i ka ne kuti votat per te justifikuar mandatet qe ka marre. Po duke mbajtur peng kutite, do t'i humbase te gjitha mandatet.

    Koha Jone

  7. #437
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

  8. #438
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    delni kerkojuni amerikanve nje apaqi me qera dhe futjani asaj mase ne bulevard t`gjithe vrisni hahaha ishin ftyra monstra, nuk jane as ne dukje shqiptar..vrisni ore kto shtaze mos lejoni me ju sjell neper qytet,do frigohen turistat,do thone kem pa kafshe ne bulevard....

  9. #439
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha: S’ka dialog me kockat mafioze të Ramës, s’mund të dalim mbi gjykatat
    22-11-2009 / Leonard Quku


    Kreu i qeverisë Sali Berisha u jep fund kërkesave spekullative të Edi Ramës për të dalë mbi ligjin dhe mbi gjykatat, me anë të shantazheve që shqiptohen, siç tha ai, “nga qen të rrahur apo kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi”. Ai përsërit apelin formal që opozita të kthehet në parlament për të ndihmuar në aksionin e reformave të integrimit, që do të sjellin edhe heqjen e regjimit të vizave Kryeministri Sali Berisha duket se i ka dhënë përgjigjen përfundimtare opozitës jo parlamentare, lidhur me kërkesat e pajustifikuara të tyre, për hapjen e kutive. Kreu i qeverisë tha se çështja e zgjedhjeve është një çëshje e mbyllur tashmë dhe se asgjë s’mund ta ndryshojë vendimin e gjykatave. Nga qyteti i Krujës ku përuroi nisjen e punimeve të rrugës që lidh qytetin e Krujës me Vendin e Shenjte të Sari Salltikut, kryeministri Berisha i apeloi kreut të opozitës Edi Rama, që të heqë dorë përfundimisht nga kërkesat e papranueshme dhe të pranojë verdiktin e popullit. “Hapja e kutive është një çështje e mbyllur. I bëj thirrje kreu të opozitës të heqë dorë nga kërkesat e papranueshme, dhe të pranojë verdiktin e popullit. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor. Jo, kjo nuk mund të ndodhë, ndaj edhe mos i mashtro njerëzit për karrigen tënde, por hajde të ulemi në parlament të vazhdojmë reformat, se vendimet e gjykatave janë të paprekshme”, u shpreh kryeministri. Berisha tha se mbetet i hapur për të bashkëpunim të mundshëm me kryesocialistin, por më parë ai duhet të rikthehet në parlament, për të kontribuar në aksionin reformator për integrimin e vendit dhe heqjen e vizave. “Duke mbetur gjithmonë i hapur dhe ftues për Edi Ramën, që të rikthehet në parlament, të vazhdojmë dialogun, të vazhdojmë bashkëpunimin për reformat dhe procesin e integrimit, pasi të gjitha këto tingëllojnë si një anakronizëm për të bllokuar heqjen e vizave apo për të bllokuar vendimin për statusin e kandidatit dhe këto vendime janë marrë tashmë dhe nuk ka më pengesë dua t’i them këtu nga Kruja e Skënderbeut një gjë: Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të”, deklaroi kryeministri Berisha. Duke komentuar protestën e opozitës në Tiranë për hapjen e kutive, Berisha tha se është e drejtë e të gjithë qytetarëve, madje shtoi se edhe i kishte përshëndetur në mënyrë demokratike. “Duke ardhur këtu te ju, nga zyra ku po punoja, tek dritarja ime, një grup qytetarësh protestonin. Dola dhe i përshëndeta. I përshëndeta në mënyrë të sinqertë se kjo është meritë e demokracisë, të protestojnë. Disa prej tyre e mirëpritën përshëndetjen time, të tjerë u acaruan nga përshëndetja ime. Por dua t’u them edhe atyre se përshëndetja ime ishte shumë e sinqertë, sepse në këtë sistem, në këtë regjimi dhe në këtë pushtet çdo njeri ka dhe do të ketë tërësisht të garantuar të drejtën e protestës së lirë, për çfarëdo që ai mendon. Kjo është një arritje e pacenueshme për çdo qytetar, ndaj dhe unë i përshëndeta me shumë kënaqësi protestuesit te dritaret e mia”, nënvizoi kreu i qeverisë. Berisha nënvizoi vullnetin e qeverisë që drejton për të respektuar me përpikëri vendimin e gjykatave dhe mohoi në mënyrë kategorike qoftë edhe një tentativë për shkelmim të vendimeve të gjyqësorit, porsa kohë në një vend demokratik ku respektohet ndarja e pushteteve, ky sistem është i pavarur. “Ka vendosur gjykata që nuk mund të ketë rinumërim dhe atë vendim e ka marrë si kundër teje, ashtu edhe kundër meje. Edhe ne kërkuam rinumërimin e Fierit dhe gjykata e hodhi poshtë. Atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë së bashku për zgjedhjet e ardhshme. Janë edhe rreth 1160 ditë, gjer në vitin 2013, me durim të ulemi, të përgatisim, të përmirësojmë të gjitha ato që janë për t’u përmirësuar. Zgjedhjet nga e gjithë bota u identifikuan si zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria”, shtoi kryeministri. Në këtë aspekt, Berisha theksoi se “ne, jemi të vendosur me përkushtim të madh të bëjmë çdo përpjekje që qytetarët gjatë 6-mujorit të parë, të kenë vendimin përfundimtar të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave, pra të lëvizin të lirë në mbarë Evropën”. “Këtë prisni ju, këtë kanë dëshiruar baballarët tuaj, këtë kanë dëshiruar gjyshërit dhe stërgjyshërit, këtë kanë pritur shqiptarët në dhjetëra dhe qindra vite, këtë po e shndërrojmë në realitet”, tha më tej Berisha. Lidhur me integrimin e vendit në BE, kryeministri Sali Berisha bëri me dije se vendimin i Unionit, do të shndërrohet në punë intensive të qeverisë për mirësinë e çdo qytetari shqiptar. “Ju garantoj që ai vendim që u mor më datë 16 nëntor do të shndërrohet progresivisht në një mirësi të prekshme nga çdo qytetar shqiptar. Ne po e ndryshojmë Shqipërinë dhe po i japim asaj pamjen evropiane. Ne po ngjitemi drejt majave se ato na presin dhe vërtetë kjo është një rrugë e shkurtër me 342 milionë investim, por është një rrugë që kap një majë dhe nuk ka asnjë aspiratë më të drejtë të njeriut se sa të ngjitet sa më lart në interesin më të mirë të tij, të familjes dhe të vendit të tij”, u shpreh në vijim kreu i qeverisë Berisha.

  10. #440
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga ramaik Lexo Postimin
    mbasi i nxorri njerezit ne rruge me motivin e "hapjes se kutiave" tani del e thote :" Jo jo!! Me keni kuptuar keq... une kam thene rinumerim te votave pasi te hyjme ne Parlament .... Hajde hajde Edver djali ......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 44 prej 82 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •