Close
Faqja 35 prej 82 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 820
  1. #341
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    iks fil..

    mos u gabo..
    ka aq shum ndjekes edvin ram ruc paskal gjinushi sa sta merr mendja..
    ata do e bejne te veten..pra masakren gjakatare sic e kam parashikuar une e berishen do ta rrezojne dhe ka mundesi ta masakrojne mu brenda ne kryeministri..

    berisha nuk i njohu kurre enveristet.. ai kurre nuk e vleresoj rrezikshmerine e edvinit te nexhmijes..
    para ca vjetesh i vuri kandidat rival per bashkine tako ngjelen.. ja ku e ka takun sot..
    pra athere ish rasti me nji kandidat potencial ta rrezonte me vote edvinin nga pashalleku i tiranes.. sic duket ka pasur iluzione se..mund te mir kuptohet me hajdutin edvin.. mirpo gaboj..
    sot eshte vone..

    ben muuuu nje asfiksim i qellimshem i pd-se..
    si ne prag 97 te ..pd..ja lihet ne koma.. ne gjum ariu..e gjithcka e luan ps-ja..
    njisoj sikur ne fush te futbollit ti lidhesh lojtaret e nje skuadre per kembesh..kuptohet tjetra do bej 120 gola..

    ps-ja duhet ta marre nje sinjal..se ata nuk do munden ta lek coke-zojne si me 97 ten.. antaresine e pd-se sic e kan planin e detajuar..

    ska rrug tjeter tani.. .. perballe mijra e mijra bishave xhelate enveriste caushe gjinushiste edvino mim kodhelo pandushiste.. qe ne masakren qe do e bejne pun oresh ose ditesh.. me mbeshtetjen e hapur nga kelyshet e lino-se..widhersi me shoke.. duhet te cohet urgjent i madh e i vogel qe njeh voten si te shenjte qe njeh demokracine si te ardhme te vendit qe nuk do ri-kthimin e regjimit edvino-envero polpotist.. e te dale ne shesh e te brohorase fort.. edvin ti lek coka nuk do na besh dot.. sikurse na bene kelyshet e tu ne 97 ten..
    bujrum e provo te na masakrosh.. sic e ke planin.. ne gjum nuk do na gjesh sikurse pd-ne e vlores e te shqiperise me 97 ten.. ne nuk do i lejojme vampiret te pijn shampanje mbi trupat tane..

    kjo duhet bere urgjent.. ndryshe.. sot ne mbremje kanibalet do i kene duar e nofulla e dhembe me gjak e mish te kryeminstrit te dal me vote por dhe te sejcilit demokrat ne shqiperi..
    jam i bindur se lino-ja cdo 5 minuta celulon me erion edvin rucin..atje nga foleja e saje diku ..

    cdo minut..ps po sajon.. arsyen se.. ka te drejte te masakroje pd-ne e qeverin e saje..

    e kesaj kanibalizme i duhet dale perpara.. me ate menyre qe e meriton..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-11-2009 më 06:27

  2. #342
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Berisha duhet urgjentisht ta thrras nje kunder miting
    demokrat e cdo shqipetare qe e do atedheun e vet, te dalin ne sheshe kudo...jo per sali berishen, por mbi te gjitha per qetesin e per te ardhmen e vendit,qe don zoti sa me shpejt me kufij te hapur drejt europes,dhe me nje antare e plote e saje

    paqesisht dhe me flamuj kombetare e europiane-amerikane e te natos...tju tregojme ketyre gjakprishurve,se sa shume e me shume jemi ne numer,e sa shume e me shume e dojme shqiperine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 22-11-2009 më 06:43

  3. #343
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

  4. #344
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    mua si shqiptar , dhe besoj te gjithe shqiptareve qe nuk jane vegel e politikes nuk u intereson aspak se çfare ka brenda kutive, ne nuk na ben me te pasur as me te varfer.
    Por ajo qe mua si shqiptar me intereson stabiliteti politik, ruajtja e shtetit.
    Dhe sala ka te keqet e veta, po deri tani kandidatet per ta zevendesuar nuk kane qene me te mire.
    Duhet dalluar mire protesta nga tentativa per grusht shteti, dhe kush do te beje grusht shteti nuk mendon per te miren e shqiptareve.
    te lumte o patriot,se shkurt e bukur i the keto llafe...jet e shendet kudo qe te gjindesh !!!

  5. #345
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Ku e sheh kaosin dhe rremujen ti?

    Kush eshte per ty e drejta e shprehjes sepse me duket sikur po diskutojme per gjera te ndryshme.
    Nese ligji me lejon te protestoj une e kam kete te drejte,sepse nuk po cenoj askend.Kete te drejte deri pak vite me pare e kishte edhe PD,qe e ka bere me nota edhe me te ashpra protesten.
    Por kur ne fokusohemi vetem tek Rama e PS, dhe anashkalojme problemin e vertete,qe eshte ai i vjedhjes se votave ateher eshte e kote te diskutojme.

    Si eshte e mundur qe ti nuk e shef kete kaos dhe kete rremuje ?

    E drejta e shprehjes thua ti ? E drejta e shprehjes eshte ne parlament dhe jo neper rruge . Per kete kan fituar edhe votat nga elektorati i vet . Me trego pra se cfare mund te arrihet ne rruge ? Une them asgje . Pozita nuk do te dali aty te sheshi dhe te filloj diskutemet me ta .

    Mua aq me bene per Berishen . Mua me dhimbset Shqiperia dhe shqipatret . Dhe kjo qe po ndodhe tash e disa muaj , e udhehequr nga Rama eshte antishqiptare .

    E drejta e shprehjes nuk do te thote edhe e drejte per shpifje , shantazh e genjeshtra . Edhe e drejta e protestes nuk nenkupton bllokimin e rrugeve dhe bulevardeve . Bllokimin e hapsirave ne qytet dhe te tere qytetit . Qyteti nuk eshte as i Rames dhe as i Berishes . Ai eshte i qytetareve . Pra keto dite eshte i bllokuar ne menyre te padrejte nga PS - istat .

    Edhe nje gje . Eshte filozofi e vjeter politike , te mendosh : " Keshtu beri edhe Berisha filani e fisteku para kaq e kaq vitesh , kete te drejte po e marrim edhe ne tani " . Askush nuk tha se ishe e mire ajo cfare PD-ja beri para ca vitesh . Ne duhet me ne fund te " rritemi " dhe te " edukohemi " .

    Po ta them edhe nje here . Kjo cfare po behet ne Shqiperi eshte kryekeput antikombetare . Derisa Europa vazhdon e zhvillohet , ne perdorim metoda mesjetare vetem e vetem per te ardhe ne pushtet . Nuk eshte pra pune vote ajo cfare kerkon Rama , eshte pune pushteti dhe pune hajdutlleku .

  6. #346
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Revolucionet e reja ‘demokratike’ në banakun e Pokerit Ballkanik
    Teki Dervishi
    Sheshi në sirtar

    Edi Rama me 800.000 (kështu thonë) socialistë, shpalli kushtrimin revolucionar: protestat para godinës së Qeverisë në Tiranë ma përkujtojnë skenografinë e tendave të Homeini në periferinë e Parisit të Francës, një muaj para “Revolucionit islamik” në Tehran. Sipas gardistëve socialistë të suspenduar vetë (me fanella të kuqe para kamerave), protestat nuk do të ndalen, derisa Kryeministri i shtetit nuk e shkarkon Qeverinë. Nëse nuk vepron kështu, turma socialiste do të futet në godinën e Qeverisë dhe do ta rrëzojë pushtetin, sipas modeleve tashmë të njohura që datojnë që nga viti 1917. Në foltoren e improvizuar gardistët e Edi Ramës (ortodoks) thanë se nëse nuk largohet Berisha (parulla e protestës - “Berisha, ik”!!!) do të përsëritet ’97-ja, por kësaj here, sipas fjalimeve të tyre, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë, deri edhe në Tropojën “e Berishës”. Pra haptas manifestojnë edhe një luftë të re qytetare në Shqipëri, e cila e ka porositur BE-ja që të justifikohet për mos-heqjen e vizave për shqiptarët e Ballkanit. Pra, sipas Edi Ramës, nuk ka faj BE-ja për politikën antishqiptare, por kanë faj vetë shqiptarët, si thotë ai, “shqiptarët primitivë” si Berisha.

    Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri tha se e drejta e qytetarëve për të protestuar nuk mund të kontestohet. Demek, bini burra socialistë! Sa ma keq, aq më mirë, zullumi këputet prej së trashi! Ambasadori i SHBA-vë në Shkup tha se heq dorë që të vazhdojë t’u lutet qeveritarëve maqedonas, për të filluar procedurat për ndryshimin e emrit të këtij shtetet. Si duket janë harxhuar të gjithë argumentet për t’i bindur ta bëjnë këtë gjë, që të “integrohen” pastaj në BE. Mehnduh Thaçi, në këtë situatë amullie politike në vendet shqiptare të Ballkanit, kërkoi protektorat ndërkombëtar mbi Maqedoninë, thuajse Menduhi nuk e ka të qartë se Maqedonia është nën protektorat, njësoj si Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë tha se “lëvizjet në qeveri (të Kosovës, sh. imi) janë potencial për një zhvillim pozitiv”, pra përpjekja për të krijuar qeveri moniste me “referendum”, qenka “zhvillim pozitiv”, edhe pse kështu nuk mendon asnjë qytetar jopushtetar i Kosovës (sipas sondazheve telefonike të qytetarëve në TV Rrokum). Prandaj Hashim Thaçi, di diçka kur zgjedhjet lokale 2009 (në të cilat nuk ka fituar PDK-ja, por shkon në balotazhe) i quan “referendum” i popullit “për PDK-në“!!! (Tri herë ai, njëherë Lima në KTV, thanë se zgjedhjet 2009 ishin referendum!!!).

    Riki Elison, (president i Aleancës për Mbrojtjen kundër Raketave), tha para do kohe se, “Rusia duhet të mendojë dhe të zgjedhë nëse është më mirë për të, që sistemi i mbrojtjes raketore të vendoset në Poloni apo Ballkan”, dhe më vonë shton se “Mendoj se lokacionet e reja padyshim do të jenë Turqia, Izraeli dhe do të diskutohet se cili vend ballkanik është më i përshtatshëm për lokacionin e tretë”. OKB-së (Moskës, Brukselit) aq u bën për dy “lokacionet” (Turqi, Izrael) por ende nuk e kanë zgjedhur “lokacionin e tretë” në Ballkan. Mbase u konvenon Serbia, ose Bullgaria.

    Për ndryshim nga Bosnja (e copëtuar) që vegjeton në letargjinë politike duke u përkundur me ninullat diplomatike që ia garantojnë “sovranitetin” në tekstin e ninullës me titull “Marrëveshja e Dejtonit” (Millosheviq, Izet Begoviq, Klinton), Shqipëria Etnike (edhe kjo e copëtuar si Bosnja) në Ballkan, është vendosur në një kuti skenike të teatrit të kukullave, ku konfliktet dramatike me katarsis tragjik, bëhen nga aktorët shqiptarë marioneta, që lëvizin në bazë të penjve në gishtat e Fuqive të Mëdha (instruktore) në “kursin” e diplomacisë së vendeve që ata vet i konsiderojnë të nivelit të Urundi Borundit.

    Pas Rugovës, doli në skenë Lëvizja Katundare Ballkanike, që kujton se demokracia arrihet edhe me revolucion meksikan, që në epilogun e pasojave tragjike (gjakderdhjeve dhe emigrimeve masive), menjëherë pas revolucionit të përgjakshëm, lidh paqe me armikun, bën armëpushim sipas skenarit të instruktorit OKB. Kushti i paqes është “harresa historike”, e cila është i vetmi indikator i përsëritjes së historisë. Të përsëritet “historia e harruar” sa herë ka nevojë kolonizatori Moskë - Bruksel.

    Mateja Gubec-ët shqiptarë qe njëzet vjet po kujtojnë se “kontradiktat ideologjike” janë pluralizëm politik. Pluralizëm politik në shtetrrethim. Pra, pluralizëm, shumë ide, e drejta e të gjithë ushtarëve të bëjnë strategji lufte në kulm të flakës së luftës për pavarësi. Pluralizmi politik në shtetrrethim, shumësia e ideve “demokratike” për të shpallur me lehtësi “fitore (të ndryshme) historike” (siç u shpallën zgjedhjet 2009), faktikisht është kolonë e shtatë në shërbim të instruktorëve të huaj armiq shekullor të shqiptarëve, të cilët komandojnë gubecët me urdhra “alternative”, dykuptimore, me “paqartësi” të patentuara që kinse i imponon mosmarrëveshja permanente bipolare politik në skenën politike botërore. Ky është alibi i tyre, për të cilin më së miri ka folur poeti kriminel Karaxhiq, kur thoshte se i ka kryer punët e ndyra të Evropës.

    Po vazhdon në kontinuitet pokeri Ballkanik. Me 2011-të do të arrijë kulmi i “lojës”. Dihet kush janë lojtarët, dhe cilat letra të djegura po i mbajnë në dorë, po i mbajnë në dorë karkalecat “demokratë” ish - komunistë të shoqërisë së sotme të patentuar civile që me gjakun e shqiptarëve janë bërë milionerë.. Por le të dihet, se krizën asnjëherë nuk do të mund ta konstruktosh sipas “nevojave” diplomatike të Brukseli dhe Moskës. Asnjë fuqi botërore nuk mund ta mbajë në dorë (ta kontrollojë) revolucionin, sepse revolucioni është anarki e armatosur, ushtri pa komandë. Ashtu si nuk mundën ta mbanin në dorë (ta kontrollonin) Revolucionin Islamik të Homeinit, që u nis nga tendat e vendosura në periferinë e Parisit. Nëse nuk të lënë alternativë, dhe të detyrojnë të futesh në kampin e kundërt, ti do ta kuptosh se po dole nga kampi, ku të fusin me detyrim, do të vrasin menjëherë! Prandaj, të burgosurit nuk ikin nga burgu, përveç kur fillojnë t’i vrasin brenda në burg. Atëherë ata e thyejnë burgun! Populli frikohet nga vdekja, e jo nga uria!
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Te shohim se cka dhe si po zihet nga brenda te kampistet e edushkes;

    Gazeta "55",22.11.2009
    ----------------
    Buletin Nr. 3 i KQ te PSSH:
    KQ i PSSH njofton të gjithë votëhumburit në mbarë globin se nën tingujt e këngëve partizane, protesta po merr hov të fuqishëm. Sektori i agjitacion-propagandës pranë KQ të PSSH, i përbërë nga shokët Anila Basha, Sokol dhe Belinda Balluku, si dhe shoku Shalsi, në zbatim të mësimeve të udhëheqësit të dashur të partisë dhe të popullit, shokut Edvin Rama, kanë pushtuar heroikisht regjitë e transmetimit të mediave, duke e shndërruar në një fanar ndriçues për të gjithë humbësit e të pashpresët e globit.

    Buletin Nr. 4 i KQ te PSSH:
    Në sajë të punës së palodhur të shokëve të G 99-s, filloi funksionimin e saj “Radio Protesta”. Në njoftimin e saj të parë u transmetua me sukses përshëndetja e shoqeve dhe shokëve të kolektivit punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit Berat, për shokët e Policisë Bashkiake Tiranë. Lart Frymën Revolucionare!

    Buletin Nr. 5 i KQ te PSSH:
    KQ i PSSH përgënjeshtron lajmet e pavërteta dhe të fabrikuara në zyrat e Berishës dhe aleateve të tij evropiane e amerikanë, se sot ndaj të gdhirë, gjatë zbrazjes së oturakëve të mbushur gjate natës, gabimisht në vendin e caktuar për nevojat personale, shokët e ngarkuar për mbajtjen e higjienës, kanë derdhur edhe shokun Erion Braçe. Njoftojmë votëhumburit në të gjithë botën se shoku Braçe gëzon shëndet të plote dhe është me i vendosur se kurrë të vazhdojë protestën deri në fitoren finale. Beteja vazhdon. Votëhumbur të të gjitha vendeve bashkohuni!

    Qarkore e KQ PSSH:
    Nën kushtet e rrethimit të egër “berishiano-evropiano-osce”-ist, shokët dhe shoqet po ruajnë frymën revolucionare. Solidaritet i paparë është vërejtur nga punonjësit e paguar të bashkive Tiranë, Berat dhe Vlorë, të cilët merituan titullin “Sulmues”. Solidaritet ka shfaqur edhe biznesi i madh. Kështu “G 99” ofroi 99 oturakë pas incidentit të mbrëmshëm, ku pas vjedhjes se oturakut të shokut Braçe nga policia e Berishës, shokët Pëllumbi, Brokaj dhe Dokle patën vështirësi fiziologjike e për pasojë u ndot tenda numër 7. “Populli në këmbë - partia në ballë” po dezinfektojnë tendën. Lart Frymën Revolucionare! Rroftë PSSH

    Qarkore e KQ PSSH - Tepër Sekret”
    Kjo letër të punohet vetëm me Byrotë e Partisë!
    Gjendja morale-politike në çadra është e mirë, përveç ndonjë rasti sporadik që ka ndodhur në të gjitha çadrat. Oturakët e përdorur deri tani janë dëmtuar rëndë si rezultat i përdorimit pa kriter byth më byth nga shoku Namik, Edi, Ngjela, Rokaj dhe Brokaj. Në një oturak i cili ka qenë jashtë përmasave të përcaktuara (ose nuk ka qenë në normalitet të shokëve të udhëheqjes), shoku Erion Braçe ka rënë brenda, por tani raportohet se e ka kaluar rrezikun për jetën. Lart Frymën Revolucionare!

    -----------------------
    Dhe qeshni pakez o popull !

  8. #348
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Saliut dhe komunistave te tij po i vjen fundi
    Shqiptaret shum shpejt do te fitojne te drejten te votojne. Asnjeher se kan pasur deri me sot Shqiptaret kete te drejte ne histroin e tyre ndaj kjo do te jete dicka qe do te na ndryshoj shume te gjithve. edhe ju qe sot jeni te merzitur se identifikoheni me kmunistin e fundit ne pushtet Sali Berishen mos u merzisni, Shqiptaret do te hyjne ne rradhen e popujve te qytetruar dhe do te jete me mire edhe per ju.

  9. #349
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    si ka mundesi qe akoma ka njerez qe i vene mbrapa nje krimineli si Gramoz Ruci,ai eshte tipik vetem per te destabilizuar vendin,e habitshme sika mundesi??????????

  10. #350
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    asnjeri nuk eshte ne gjendje te na thote se çfare ka ne ato kutirat ...

    jo vetem nje here, por per te dyten here, perse saliu llafos per lugat-enverin?

    apo ashtu i kane thene ...

Faqja 35 prej 82 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •