Protesta si kjo ka dhe do te kete perhere.
Ne nje sistem demokratik fillestar si ai ne Shqiperi,protesta paqesore eshte tregues i livelit te demokracise.
Ka nje diference sostanciale midis protesatve qe bente Berisha,kur shkonte me cubat qe tregonin kallashet dhe kesaj proteste,ku njerezit protestojne ne menyre paqesore.
Te mbrosh nje ide,dhe te tregosh indeksin e livelit te protestes eshte art ne vete.
Te mbrosh je ide ne menyre paqesore,brenda kufijve ligjore eshte e rendesihme per demokracine e brishte ne Shqiperi.
Jo te gjithe mund ta bejne kete.
Duke lene menjane mbrojtjen ekstreme te nje ideje qe nuk i sherben askujt,demokracia te jep mundesine qe shprehja e nje ideje te marre ngjyrat e nje proteste paqesore.
Ketu po denojme personazhet e idese dhe me injorancen qe karakterizon shoqerine shqiptare,kalojme ne ekstremizem duke shkelur lirine e fjales,qe eshte thelbi i demokracise.
Te tallesh me njerezit qe protestojne ne shesh eshte tjeter tregues i injorances.
Te konfrontohesh me nje ide,duhet te kesh nje mendje te hapur,dhe te jesh i gatshem te pranosh si te debatueshme edhe nje ide tjeter,pavaresisht nge qendrimi personal.
Por nese nje ide te ofuskon mendjen dhe te ben nje sherbyes te denje te realitetit qe shumica e njerezve qe shkruajne ketu as nuk njohin,ateher nuk ka proteste qe te mos duket idiote,sharlatane dhe rezultat i mendjeve te semura.
Po diskutojme per protesten e nje partie e cila me koalicionin e saj ka fituar pothuasse 50% te votave te elektorati shqiptar.Dhe keto protesta kane nje baze per te cilen mund dhe duhet te diskutohet.Por nese bejme gabimin qe ta vulosim si protesta e nje bande te semuresh psikik,ateher ne nuk po hecim perpara,por bejme nje hap mbrapa.
Nese bejme gabimin qe te tallemi me bashkekombesit tane vetem sepse ata jane te nje tjeter ideje politike,ateher ne nuk kemi mesuar asgje nga e kaluara.
Nuk mjafton emri PD,per ta bere Shqiperine vend qe ne pushtet ka partine demokratike.
Gjithe te mirat e nderuar shigjetke
Krijoni Kontakt