Close
Faqja 34 prej 82 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 820
  1. #331
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Protesta te tilla vetem krijojne rremuja dhe imazhin e nje vendi te pastabilizuar, ku politikanet ende nuk pranojne dot rezultatin se nuk iu shkon per shtat. Cfare sjell kjo per zhvillimin ekonomik, eshte e qarte. Rames po t'i interesonte kaq shume populli dhe jo pushteti i tij, le te dal ne shesh per probleme qe jane vertete per t'u protestuar siç eshte mareveshja e kufirit detar me Greqine, per te tjerat te pranoj ligjet qe ka miratuar dhe vete.

    Protesta si kjo ka dhe do te kete perhere.
    Ne nje sistem demokratik fillestar si ai ne Shqiperi,protesta paqesore eshte tregues i livelit te demokracise.
    Ka nje diference sostanciale midis protesatve qe bente Berisha,kur shkonte me cubat qe tregonin kallashet dhe kesaj proteste,ku njerezit protestojne ne menyre paqesore.
    Te mbrosh nje ide,dhe te tregosh indeksin e livelit te protestes eshte art ne vete.
    Te mbrosh je ide ne menyre paqesore,brenda kufijve ligjore eshte e rendesihme per demokracine e brishte ne Shqiperi.
    Jo te gjithe mund ta bejne kete.

    Duke lene menjane mbrojtjen ekstreme te nje ideje qe nuk i sherben askujt,demokracia te jep mundesine qe shprehja e nje ideje te marre ngjyrat e nje proteste paqesore.
    Ketu po denojme personazhet e idese dhe me injorancen qe karakterizon shoqerine shqiptare,kalojme ne ekstremizem duke shkelur lirine e fjales,qe eshte thelbi i demokracise.
    Te tallesh me njerezit qe protestojne ne shesh eshte tjeter tregues i injorances.
    Te konfrontohesh me nje ide,duhet te kesh nje mendje te hapur,dhe te jesh i gatshem te pranosh si te debatueshme edhe nje ide tjeter,pavaresisht nge qendrimi personal.
    Por nese nje ide te ofuskon mendjen dhe te ben nje sherbyes te denje te realitetit qe shumica e njerezve qe shkruajne ketu as nuk njohin,ateher nuk ka proteste qe te mos duket idiote,sharlatane dhe rezultat i mendjeve te semura.

    Po diskutojme per protesten e nje partie e cila me koalicionin e saj ka fituar pothuasse 50% te votave te elektorati shqiptar.Dhe keto protesta kane nje baze per te cilen mund dhe duhet te diskutohet.Por nese bejme gabimin qe ta vulosim si protesta e nje bande te semuresh psikik,ateher ne nuk po hecim perpara,por bejme nje hap mbrapa.
    Nese bejme gabimin qe te tallemi me bashkekombesit tane vetem sepse ata jane te nje tjeter ideje politike,ateher ne nuk kemi mesuar asgje nga e kaluara.
    Nuk mjafton emri PD,per ta bere Shqiperine vend qe ne pushtet ka partine demokratike.

    Gjithe te mirat e nderuar shigjetke
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    3-4 mije kane qene naten. Mjafton te shohesh vetem autobusat ke stadiumi dinamo e te llogaritesh minumi 50 veta per autobus e te dalin 5000 mije.

    Gjithesesi videot i ke te qarta dhe live. Nuk ka nevoje njeri te mashtroje per numrin, protesta do ja arrije qellimit
    ça lesh qellimi flet,
    qellimi per te krijuar rremuja ne shqiperi?
    ata protestuesit e karit , katundare injorante te humbur e te palare qe i kane genjyer me ndonje lek, nuk shikojne te punojne e te shohin hallet e veta po vijne e bejne kamping ne mes te tiranes.

    te duken shume ty 5 mije veta? apo qofte 50 mije,
    llogarite pak se sa perqind e popullsise se tiranes eshte, shkurt muhabeti pjeses tjeter derrumese te tiranes as qe nuk ia ka ndjere per ed anti-shqiptarin se e kuptojne ça psikopati qe eshte.

    une kuptoj te jesh socialist apo pro edi rames,
    por te jesh pro ketyre protestave prej njerezish te eger me duket jashte llogjikes.

    ata qe i shkojne mbrapa edit jane rrace e keqe.

  3. #333
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Protesta e PS, skenaret e rinj per hapjen e kutive



    TIRANE
    DITA III, Ora 07:20-Grupi parlamentar i PS-së vendosi dje të radikalizojë qëndrimin ndaj qeverisë “Berisha”. Në mbledhjen që u thirr nga kryetari Rama në çadrat përpara kryeministrisë, u hodhën disa skenarë për radikalizimin e qëndrimit pro hapjes së kutive të votimit. Kështu mund të propozohet një mosbindje civile e përgjithshme ose mund t’i bëhet thirrje punonjësve të shërbimeve që të mos i binden ligjeve të qeverisë.
    Opozita pritet t’u kërkojë ish-ushtarakëve, shoferëve të linjave urbane, punonjësve të administratës lokale, etj që të mos njohin autoritetin e qeverisë qëndrore. Një propozim tjetër ka qenë që protesta e ardhshme të zhvillohet më 29 nëntor një datë e rëndësishme për të majtën e cila përkujton çlirimin e Shqipërisë. Disa deputetë kanë propozuar që tashmë të kalohet në plane më radikale ku të propozohet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, në përgjithësi ka mbizotëruar skenari që t’i jepet ultimatum maxhorancës për hapjen e kutive. Janë hedhur disa ide gjatë kësaj mbledhjeje, duke pasur parasysh dhe reagimin e Berishës paraditen e djeshme, i cili nuk ndryshoi aspak qëndrim sa i takon hapjes së kutive të votimit. Idetë e hedhura kanë qenë të shumta, që nga vazhdimi i protestës, deri dhe të kombinimi i kësaj proteste me atë të pushtetarëve vendorë apo me grupet e interesit, apo dhe zhvillimin e këtyre protestave dhe në qytete të tjera të vendit. Por, duket se asnjëra prej këtyre ideve nuk ka fituar apo nuk ka gjetur konsensusin e të gjithëve, prandaj është vendosur që të dielën pasdite protesta të mbyllet.

    Ora:20:16- Përfundon mbledhja e Grupit Kuvendor. Majko: Ky është vetëm fillimi
    Ka përfunduar mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e mbejtur në cadrat e ngritura para kryeministrisë. Deputeti socialist Pandeli Majko thekson për News24 se mbledhja ka qenë e karakterit organizativ, ndërkohë që sipas tij është diskutuar fakti se protesta e nisur dje do të jetë vetëm fillimi i një aksioni që do të përfundojë me zgjidhjen e krizës politike në vend.
    “Takimi u mbajt në cadër për shkak të arsyes që na ka mbledhur, krizës politike që na ka prekur. Ajo qe u dikutua ishte se si do të orientohet situata në krizën politike që ekziston” theksoi Majko.

    Duke nënvizuar se opozita nuk ka bërë asnjë deklaratë për përdorimin e dhunës në rast të mosgjetjes së dialogut me qeverinë, Majko theksoi se forca e PS-së janë 100 mijë njerëzit që kërkuan dje në shesh hapjen e kutive të votimit.
    Ndërsa tha se në mbledhjen e Grupit Kuvendor nuk u mor asnjë vendim specifik në lidhje me etapat e tjera që do të ndjekin socialistët në mbrojtje të votës, Majko përmendi 5 dhjetorin si datën e radhës kur sërish do ti kërkohet qevërisë të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

    Ora: 19:17- PS mbledh Grupin Parlamentar në çadrat para kryeministrisë
    Mblidhet Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pikërisht në cadrat e ngritura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Mbledhja e pazakontë ka si qëllim diskutimin në lidhje me hapat e mëtejshëm të opozitës pas mbylljes së protestës maratonë ditën e dielë.
    Në mbledhjen e kryesuar nga Edi Rama janë të pranishëm afro 50 deputetë, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, dhe Spartak Ngjela. Pas perfundimit te mbledhjes pritet nje deklarate per shtyp, permes se ciles do te behen te ditura vendiemt e marra nga Grupi Parlamentar i PS.

    Ora: 17:42 -Opozita vijon protestën në mbrojtje të votës
    Opozita vazhdon qetësisht protestën e saj në mbrojtje të votës së 28 qershorit. Kreu socialist ka mbërritur në sheshin para kryeministrisë për tju bashkuar njerëzve të shumtë që kanë mbushur cadrat e vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
    Rreth orës 19:00 pritet të mbërrijnë në sheshin para kryeministrisë deputetët dhe grupi i protestuesve që do të kalojnë natën e dytë nën cadra.
    Deputetet socialistë Namik Dokle e Taulant Balla akuzuan kryeministrin për shenjat e bëra prej tij në drejtim të turmës.

    Dokle e Balla falenderuan pjesmarrësit e shumtë që po mbështesin aksionin e socialistëve në mbrojtje të votës.
    “Falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen. Do protestojmë me shpirtin e demokracisë. Për faj të Berishes ka vonesa në liberalizimin e vizave. T’i heqim vizën kësaj qeverie”, theksoi Dokle.

    Ora:15:15- “Kutitë” Berisha: Nuk hapen as sikur të ngrihet Enveri. Rama: Shenja të frikës nga e vërteta
    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama shigjetoi ashpër kryeministrin Berisha pas deklaratave të tij në Fushë Krujë se sikur edhe Enver Hoxha të ngrihej nga varri kutitë nuk do hapen. Në mënyrë ironike Rama e quajti Berishën një kloun të tmerruar nga e vërteta që fshihet brenda kutive.
    “Sot në një çerek dritare të hapur të kësaj godine shurdhe, ai që me vota të vjedhura quhet kryeministër, u shfaq pas xhameve duke bërë shenja me gishta si një i marrë që ka humbur gojën dhe mendjen” theksoi Rama.

    Kryesocialisti theksoi se qeveria po tregon shenja të frikës nga hapja e kutive duke sjellë si shembull edhe deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë i cili dha alarmin e gripit të derrave, duke këshilluuar shmangien e grumbullimeve masive.

    Ndërsa ka falënderuar qytetarët e pranishëm në protestën e madhe të opozitës, kreu socialist i ka bërë sërish thirrje kryeministrit në ditën e dytë të portestës për të hapur kutitë e votimit e për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
    “Falënderoj me gjithë zemër rreth 100 mijë qytetarët që sollën nga Tirana dhe gjithë Shqipëria zërin për hapjen e kutive të 28 qershorit. Qytetarët përcollën një mesazh të qartë e të saktë në veshët e pushtetit” theksoi Rama.

    Protesta e opozitës, jehonë në mediat e huaja
    Protesta e opozitës që nisi një ditë më parë përpara kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
    Agjencia britanike e lajmeve Reuters, shkruante se opozita Shqiptare del në protestë duke kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Reuters i vuri theksin vendosjes së tendave në qendër të Tiranës përpara ndertesës së ekzekutivit si dhe numrit të madh të protestuesve në shesh.
    Lajmi për protestën u pasqyrua gjerësisht edhe në agjencinë Franceze të lajmeve AFP. Në këtë artikull citohet lideri i opozitës, Edi Rama, i cili deklaron se kjo protestë që do të zgjasë tre ditë, është vetëm fillimi i një zinxhiri protestash për të detyruar autoritetet të hapin kutitë e votimit, brenda të cilave ndodhet e vërteta e zgjedhjeve te 28 qershorit.
    Protesta përpara kryeministrisë u publikua edhe në prestigjiozen amerikane The Neë York Times, në mediat Italiane si agjencia e lajmeve, Ansa, TGcom dhe në ato ballkanase si South East European Times.

    Ora 14.09 Protesta, Berisha: Edhe sikur Enveri te ngrihet, s'hap kutite
    Kryeministri Berisha reagon ndaj protestës maratonë që vazhdon para godinës së kryeministrisë. Nga qyteti i Krujës, ku kishte vajtur për përurimin e një rruge, kreu i qeverisë ka deklaruar: “I bëj apel Ramës të vijë në Parlament. Jam i hapur për bashkëpunim. Nuk dal kundër vendimit të gjykatës. Edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nuk mund të dalë mbi gjykatat.” Pak para se të udhëtonte drejt qytetit të Krujës, Kryeministri Berisha është parë duke përshëndetur me dy gishta protestuest nga dritarja e kryeministrisë

    Ora 13.30 Protestuesit qëllojnë me vezë drejt kryeministrisë
    Protestuesit kanë qëlluar me vezë godinën e Kryeministrisë. Incidenti ndodhi pasi deputetët e PS-së konstatuan se brenda oborrit të kryeministrisë ndodhej një makinë që përgjonte gjithçka ndodh në protestë. Është dashur ndërhyrja e deputetëve për normalizimin e situatës.

    Deputeti socialist Fatmir Xhafa tha se në oborrin e kryeministrisë ndodhej një makinë që survejonte gjithë protestën. Madje sipas tij survejoheshin dhe celularët e opozitës.
    “Kjo është qeveria e cimkave” – ka deklaruar deputeti Xhafa, ndërsa ish Shefi i SHIK-ut Fatos Klosi tha se në makinë ndodheshin dy antena që përgjonin telefonata të caktuara. Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar “largimin e makinës nga sheshi”

    Ora 10:40 Berisha përshëndet protestuesit nga dritarja e kryeministrise
    Kryeministri Sali Berisha përshëndet sërish protestuesit nga dritarja e zyrës së tij në kryeministri. Ndërsa turma e protestuesve ishte mbledhur para godinës, duke edhur parulla për hapjen e kutive, dhe në podiumin e ngritur provizorisht mbanin fjalën deputetët socialsitë, kryeminsitri është shfaqur në dritare. Ai ka përshëndetur me dy gishta lart, simbol i Partisë Demokratike. Kreu i qeverisë ka qëndruar për disa minuta në dritare ndërsa në shesh vijonin thirrjet e protestuesve kundër tij si dhe akuzat e deputetëve për deformim të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 28 qershorit.

    Edhe një ditë më parë pak para fillimit të protestës së opozitës për hapjen e kutive të votimit, kryeministri Berisha u shfaq në dritaren e Kryeministrisë duke përshëndetur në drejtim të të pranishmëve që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Berisha e ka konsideruar protestën e opozitës si “protestë antivizë”.

    nga
    ballkanwebja e karlo mallteze bolliono edvinit te rucit te nexhit.

  4. #334
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Protesta si kjo ka dhe do te kete perhere.
    Ne nje sistem demokratik fillestar si ai ne Shqiperi,protesta paqesore eshte tregues i livelit te demokracise.
    Ka nje diference sostanciale midis protesatve qe bente Berisha,kur shkonte me cubat qe tregonin kallashet dhe kesaj proteste,ku njerezit protestojne ne menyre paqesore.
    Te mbrosh nje ide,dhe te tregosh indeksin e livelit te protestes eshte art ne vete.
    Te mbrosh je ide ne menyre paqesore,brenda kufijve ligjore eshte e rendesihme per demokracine e brishte ne Shqiperi.
    Jo te gjithe mund ta bejne kete.

    Duke lene menjane mbrojtjen ekstreme te nje ideje qe nuk i sherben askujt,demokracia te jep mundesine qe shprehja e nje ideje te marre ngjyrat e nje proteste paqesore.
    Ketu po denojme personazhet e idese dhe me injorancen qe karakterizon shoqerine shqiptare,kalojme ne ekstremizem duke shkelur lirine e fjales,qe eshte thelbi i demokracise.
    Te tallesh me njerezit qe protestojne ne shesh eshte tjeter tregues i injorances.
    Te konfrontohesh me nje ide,duhet te kesh nje mendje te hapur,dhe te jesh i gatshem te pranosh si te debatueshme edhe nje ide tjeter,pavaresisht nge qendrimi personal.
    Por nese nje ide te ofuskon mendjen dhe te ben nje sherbyes te denje te realitetit qe shumica e njerezve qe shkruajne ketu as nuk njohin,ateher nuk ka proteste qe te mos duket idiote,sharlatane dhe rezultat i mendjeve te semura.

    Po diskutojme per protesten e nje partie e cila me koalicionin e saj ka fituar pothuasse 50% te votave te elektorati shqiptar.Dhe keto protesta kane nje baze per te cilen mund dhe duhet te diskutohet.Por nese bejme gabimin qe ta vulosim si protesta e nje bande te semuresh psikik,ateher ne nuk po hecim perpara,por bejme nje hap mbrapa.
    Nese bejme gabimin qe te tallemi me bashkekombesit tane vetem sepse ata jane te nje tjeter ideje politike,ateher ne nuk kemi mesuar asgje nga e kaluara.
    Nuk mjafton emri PD,per ta bere Shqiperine vend qe ne pushtet ka partine demokratike.

    Gjithe te mirat e nderuar shigjetke


    Sikur te kishin dashur te diskutojne dhe te zgjidhin probleme ( qe nuk jan te pakta ) do ishin futur ne parlament . Keta nuk jan te interesuar te zgjidhin diqka , perkundrazi , interesat e tyre , te Rames ne rend te pare , jan qe Shqiperine ta bllokojne , te krijojne kaos dhe rremuje . Kjo nuk ka asgje te perbashket me demokracine dhe te drejten e shprehjes . Kjo eshte vandalizem , biles kjo ka nje doze anarkie . Ky eshte puq , dhe une shume shpresoj se nuk do ja arrijne qellimit .

  5. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    perse kerkon ai edushka ti hape ato kutite, bre ... po ai saliu perse nuku guxon ti hape ato ...

    di gje njeri te na thote se çfare kane ato te flamosura brenda, qe jane bere molle sherri ...

    dhe po sherbejne si pretekst per te mbajtur peng vendin???
    mua si shqiptar , dhe besoj te gjithe shqiptareve qe nuk jane vegel e politikes nuk u intereson aspak se çfare ka brenda kutive, ne nuk na ben me te pasur as me te varfer.
    Por ajo qe mua si shqiptar me intereson stabiliteti politik, ruajtja e shtetit.
    Dhe sala ka te keqet e veta, po deri tani kandidatet per ta zevendesuar nuk kane qene me te mire.
    Duhet dalluar mire protesta nga tentativa per grusht shteti, dhe kush do te beje grusht shteti nuk mendon per te miren e shqiptareve.

  6. #336
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ky eshte pa pike dyshimi perpjekje per grusht shteti.
    Po nuk po nuk ka per ti ndjekur askush, ne shqiptaret jemi koke krisur pa dyshim por jo aq psikopate sa te ndjekim ed ramen.

  7. #337
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    iks file.. ke fillu ti kuptosh mir gjojnat..
    te lumte..

    disa gjera sqarohen mire..
    qe edhe ne 97 nuk ish saliu qe desh kasaphane e tragjedira..por keta..po keta qe jan sot qe po e kerkojne..
    kan 12 vjet mafia enveriste miljardere kanibale vampire causho luizo hoxhiste.. qe kan investuar miljona tonelat leter e or televizive e qindra kalemxhij profesioniste qe te krijojne bindjen ne milet jasht e brenda se.. na e beri berisha 97 ten..
    mirpo tani i bene mu.ne ksaj taktike e spo pyesin me te fshehin dinakerine e djallezine e te dal e verteta se.. ata i bejne maskaralleqet si gjithmon tash 70 vjet..
    hapur fare.. ose sfaciato kur thon italanet.. po e thone se cfar i permban barku i tyre i helmuar.. se me dhune e me te tera mjetet nga me te felliqurat do ta rrezojne shtetin e votes per te ri-instaluar ate qe din ata mire.. diktaturen e tmerrshme envero-gebelsiane.. me ne krye mjeshtrin e madh te djallezise.. edvin gjinush ruco paskalin..

  8. #338
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Po pikërisht pra këtë nuk po kuptoj unë, ai kur i ka kaq të rregullta këto kuti, me firma e me vula, pse e paska zënë tmerri tja tregojë popullit?
    Le tja u tregojë, edhe ai vet shkon në punë i qetë, por dhe ata të tjerët binden se ska parregullsi?
    Kur ju interesonte këtyre dy bajlozëve (Berisha - Rama) e shkelën kushtetutën për ligjin e zgjedhjeve, dhe tani pasi e bënë lëmsh, nuk e zgjidhkan dot.
    Të dy këta duhet të dërgohen në gjykatë, si fillim për tu dënuar si shkelës të kushtetutës, dhe pastaj të meren, jo e hapim po se hapim, jo e lagu po se lagu.
    O vella, a nuk e kupton a por ben sikur nuk kupton...kutit dhe procesverbalet mund te rishikohen shume leht me nje komision parlamentar...por qe te behet hetim i pergjithshem,e te rikthehet cdo gje nga e para,kete se ben sali e as dreqi i mallkuar

    ky kerkon krize krize dhe vetem krize,kjo i intereson mbi te gjitha,se nuk arsytohet dot e te thote qe i humba zgjedhjet, por mi vodhen.

    mban peng deputet,mban peng aministraten e bashkive ku sundon ai,si dhe kerkon te mbaj peng integrimin e vendit...por sdo ia arrij kurreeeeee dhe kurreee,se shqipetaret e kan kuptuar tash me se cfar interesash perfaqesone ky manjiak mafioz.

    per ju qe thoni qe me demek na pasken qen 50 mije-100mije veta...si pardje dhe si dje,tv oranews i dha pamjet nga ajri diten dhe ne mbremje, ku shihej qarte cdo gje ne pellemb te dores...mos genjeni e mos manipuloni se turppp turp per juve...te premten maksimumi 5 mije veta megjithe ato qe kishin dal te bejn gjiro bulevardit,kurse dje hmmm u shifshin nja 50 veta duke mbredh tek tendat,si delet e zeza qe nuk gjenin vend ku te strukeshin.

  9. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    eh more Brar,
    po kur kam qene socialist une,
    familja ime (dhe fisi) ka qene nder te paret ne divjake dhe elbasan qe mbeshteten Sali berishen qe ne momentet e para te renies se diktatures, kur akoma nuk kishte siguri, me koke ne dore. Madje madje, kane respekt te madh dhe per ate gazetarin e famshem fahri balliun.
    Qe kshu,
    por e pranoj qe myzeqeja eshte komuniste, nuk kam ça ti bej .

  10. #340
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Sikur te kishin dashur te diskutojne dhe te zgjidhin probleme ( qe nuk jan te pakta ) do ishin futur ne parlament . Keta nuk jan te interesuar te zgjidhin diqka , perkundrazi , interesat e tyre , te Rames ne rend te pare , jan qe Shqiperine ta bllokojne , te krijojne kaos dhe rremuje . Kjo nuk ka asgje te perbashket me demokracine dhe te drejten e shprehjes . Kjo eshte vandalizem , biles kjo ka nje doze anarkie . Ky eshte puq , dhe une shume shpresoj se nuk do ja arrijne qellimit .

    Ku e sheh kaosin dhe rremujen ti?

    Kush eshte per ty e drejta e shprehjes sepse me duket sikur po diskutojme per gjera te ndryshme.
    Nese ligji me lejon te protestoj une e kam kete te drejte,sepse nuk po cenoj askend.Kete te drejte deri pak vite me pare e kishte edhe PD,qe e ka bere me nota edhe me te ashpra protesten.
    Por kur ne fokusohemi vetem tek Rama e PS, dhe anashkalojme problemin e vertete,qe eshte ai i vjedhjes se votave ateher eshte e kote te diskutojme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 34 prej 82 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •