Close
Faqja 29 prej 82 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 820
  1. #281
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    bo boo booooooooo ktyne ballisto-fashisto-brekgrisurve u ka hyr frika ne palc... pantallonat e lagura jan tradit e lasht e tyre qe nga fillimi i viteve 40 dhe do zgjas te pakten per 7 breza..

  2. #282
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    para ni ore pashe ajola xoxen nga belloku,,

    marshllah, goxha shale,.....

    kohe e nroht, mini , tanga....

    o bo me than prape:

    rrofsh e sale se na knoqe me shale
    Patrioto,

    Ajo per ty kishte dal mer vlla se ate pallen e g-99 e ka sa per figure. Here tjeter bohu mo i shkathet Cdo ajo me mini ne dite te rendesishme partie
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Hapeni kutine e Edi Rames!

    Pas insistimit te disa protestuesve per te hapur kutine e Edi Rames, ne ne fund ju arrit qellimit.



  4. #284
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Mesazhe problematike nga protesta

    Një protestë më shumë i bën mirë demokracisë. Çdo protestë, duke qenë “një luftë simbolike” mes palësh është një mënyrë që shoqëria të çlirohet nga pulsionet e saj. Protesta e djeshme e opozitës, aq më tepër, kur në qendër është çështja më e nderuar e demokracisë, çështja e votës së lirë, është një tregues që shoqërisë shqiptare nuk i ka vdekur nervi i protestës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Hapja e kutive, si kërkesa bazë e kësaj proteste, nuk ka arsye të mos adresohet, në mënyrën e duhur, në kohën e duhur, me procedurat e duhura. Hapja e kutive, një kuadrin e një procesi të verifikimit politik të asaj që ka ndodhur tek një proces juridik tashmë i përfunduar nga fillimi në fund, siç ishin zgjedhjet e 28 qershorit të çertifikuara edhe ndërkombëtarisht. Hapja e një pjese të kutive, sipas parimit të rastësisë, në kuadrin ose të një hetimi parlamentar ose të reformës së ardhshme elektorale, është jo thjesht një e drejtë që i takon opozitës, por edhe detyrim i qeverisë për të bërë një reformë të ndershme dhe luajale elektorale për zgjedhjet e vitit 2013.

    Por përtej simbolikës së protestës në vetvete, mesazhet e kësaj proteste konkrete janë problematike për sistemin tonë politik, për demokracinë tonë të re funksionuese. Me këtë bojkot dhe këtë protestë, demokracia jonë gjendet para një të papriture të madhe, e cila duhet përballuar që në fillim për të mos u lejuar si një precedent.
    Mesazhi i parë problematik i kësaj proteste është fakti që ajo zhvillohet me një bojkot parlamentar në sfond, ose me një bojkot parlamentar që i paraprin kësaj proteste. Legjitimimi i një bojkoti parlamentar të opozitës, si ky i kësaj radhe, edhe pse opozita është në të drejtën e saj të bojkotojë, pa ia faturuar autorëve të këtij bojkoti, pra lidershipit të opozitës, përgjegjësinë për këtë akt, do të ishte një shtrembërim gjigand i demokracisë sonë të re.

    Ky është një bojkot, jo si të tjerët. Çfarë ka ndodhur me pak fjalë: qeveria dhe opozita i kanë hyrë reformës elektorale së bashku, e kanë votuar së bashku, kanë ngritur institucionet e administrimit zgjedhor së bashku, kanë vlerësuar që të dy palët deri natën e votimit se zgjedhjet ishin me standarde e të lira, kanë deklaruar që “ndryshimi është në kuti”. Befas pas rezultatit të numërimit, kryetari i opozitës nga nevoja për të përligjur humbjen e tij në zgjedhje dhe për të shmangur përgjegjësinë e vet, i shpall zgjedhjet të manipuluara. Ankesat e tij i hedh poshtë zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dyja të ngritura konsensualisht me një votë unanime, pasi u shqyrtuan mijëra proces- verbale. Kjo inerci pretendimesh mbërrin deri tek protesta e djeshme. Shkurt kemi një bojkot, tërësisht të papërligjur nga pikëpamja e logjikës politike mbështetur nga një protestë si kjo e djeshmja, si një demonstrim force i opozitës, forcë të cilën ajo e ka pasi përfaqëson afro gjysmën e popullit shqiptar.

    Nëse autorët e këtij bojkoti do të korrin sukses në këtë bojkot, atëherë pas kësaj radhe, të gjithë humbësit e zgjedhjeve nesër do të bojkotojnë pa pikë meraku dhe madje do të korrin rezultatet e lumtura të humbjes, në vend që të mbajnë përgjegjësinë e humbjes.

    Mesazhi i dytë problematik i protestës është fakti ky bojkot dhe kjo protestë, zhvlerësojnë të gjithë bojkotet e mëparshëm të parlamentit, totalë apo të përkohshëm, duke filluar nga zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996 e deri tek zgjedhjet lokale të 2003. Këto bojkote kanë qenë tërësisht të justifikuara, tërësisht pozitive dhe me pasoja shumë pozitive në presionin ndaj sistemit politike për t’u reformuar në favor të demokracisë.
    Ashtu si dikur u degraduan grevat e urisë edhe bojkotet duket po shndërrohen në një akt simbolik demokratike që shpërdorohet dhe po del nga funksioni. Duke thënë të gjitha këto, kjo nuk do të thotë aspak që nuk ka nevojë për një dialog politik për të kapërcyer këtë bllokim absurd të jetës politike dhe institucionale. E rëndësishme është të shohim mesazhet bazë të protestës nga të cilët, jeta jonë demokratike të paktën nuk fiton. Pasi zhvlerësoi precedentin e mbajtjes së përgjegjësisë së liderit të një partie të madhe në rast humbjeje, me këtë protestë Rama po nxjerr jashtë loje dhe bojkotin.

    Henri Çili (Panorama)

  5. #285
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Po Akoma S'Po E Kupton Populli Se Me Kete Proteste Edi Rama Po Pengon Integrimin e Vendit Ne Europe. Vetes Po Ja Bejne Te Keqen Se Sali Berisha Nuk i Hap Me Ato Kuti Votimesh. Kan Te Drejte Deputetet Demokrat Qe Thojn Edi Rama Po E Con Vendin Larg Europes. Nuk e Di Se Si Kryetari i Opozites Del Dhe i Thot Popullit Qe Do i Hapim Kutite Me Forze. Se Ku E Co Mushka Ket Nje Zot E Di
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  6. #286
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Kutitë: Hapen apo s‘hapen?!




    1. Ndërsa pritej, në mënyrë të arsyeshme, që zgjedhjet e vitit 2009 të mos kontestoheshin nga humbësi, opozita vendosi të kundërtën. Vendimi i saj për mosnjohjen e legjitimitetit të rezultatit zgjedhor sfidon vendimet e të gjithë sistemit institucional e ligjor të administrimit të zgjedhjeve deri në nivelin gjyqësor, në të cilin sistem, opozita ka gëzuar dhe/ose ka ushtruar të gjitha të drejtat organizative, informative, vëzhguese, vendimmarrëse, ankimuese. Vendimi i opozitës sfidon konkluzionet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare mbi këto zgjedhje. Ky vendim, i pasuar nga aksioni politik i bojkotit të Kuvendit dhe protestat, po sfidon në tërësi sistemin kushtetues.

    2. Të bojkotosh është një e drejtë, të protestosh një e drejtë edhe më e lartë. Por ushtrimi i të dy të drejtave, aq më shumë kur me to sfidohet sistemi kushtetues kërkojnë: I) një arsye madhore; II) përdorim i mjeteve e mënyrave më të përshtatshme, proporcionale e të përshkallëzuara. Aksioni opozitar duhet t‘i shërbejë dobisë neto publike dhe jo dëmit neto publik. Dobisë publike i shërbehet kur harmonizohen mes tyre qëllimi dhe mjeti. E njëjta kërkesë vlen edhe për mazhorancën. Natyrisht, secila palë mendon dhe/ose shpall se qëndrimet dhe veprimet e veta janë në shërbim të dobisë publike dhe ai i palës tjetër është në dëm të interesit publik.

    3. Qëndrimet dhe veprimet e palëve janë mpiksur tashmë në mënyrë anektodike apo "të portokalltë" te shprehja "Të hapen apo të mos hapen kutitë e zgjedhjeve". Opozita kërkon hapjen e tyre nga një komision hetimor parlamentar, apo me një ligj të posaçëm. Mazhoranca i përgjigjet se mund të hetojmë për shumë gjëra, por kutitë s‘mund të hapen se cenohet pavarësia e gjykatave. Opozita bojkoton Kuvendin me afat të pacaktuar deri në hapjen e kutive dhe hidhet në protesta. Mazhoranca vazhdon t‘i qëndrojë fort pozicionit të saj. Përsëri shfaqet me forcë qëndrimi ekstremal i palëve që paska vetëm një mënyrë për të trajtuar çështjen. Pra, "o kjo mënyrë o s‘ka tjetër". Këtyre dy qëndrimeve ekstreme u bashkohen si zakonisht edhe të tjerë, grupe a individë, media apo analistë.

    4. Në vendimin e saj nr. 8, datë 22.07.2009, Kolegji Zgjedhor arsyeton gjatë, thellë e në mënyrë sistematike çështjen që njihet si "hapja/moshapja e një numri kutish votimi" të kërkuara nga opozita, përfshirë edhe interpretimin e së drejtës se dy anëtarëve të KQZ për të kërkuar "rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e votave të caktuara". Në diskutimin politik e mediatik të kësaj çështjeje konstatohet se vendimi në fjalë i gjykatës nuk i është ofruar publikut në masë të mjaftueshme. Në fakt, ka ndodhur e kundërta. Në diskutimin politik e mediatik është hedhur më shumë hije se dritë. Një taktikë e tillë është më se e kuptueshme për palët në konflikt, qoftë për protagonistët respektivë që e kanë lexuar vendimin në fjalë, qoftë për të tjerët protagonistë që hyjnë në debat pa lexuar, gjë kjo që ndodh rëndom. Ajo që të bën përshtypje është se thuajse mungon përpjekja e të tretëve, veçanërisht mediatike dhe/ose profesionale, për t‘i ofruar publikut arsyetimin origjinal të Kolegjit Zgjedhor dhe pra t‘i krijojnë atij lehtësitë për të krijuar vetë një gjykim. Besoj se çdo njeri me formim mesatar dhe i çliruar nga emocionet e ditës do të gjente në arsyetimin e gjykatës përgjigje të mjaft pikëpyetjeve.

    5. Duke iu rikthyer hapjes/moshapjes së kutive nga Kuvendi s‘kemi se si të mos shtrojmë çështjen se sa e mundur është kjo. Hapësira e lirisë së Kuvendit, pra dhe kufizimi i të drejtës së tij, gjejnë trajtim në vendimin nr. 18 datë 14.05.2003 të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për një vendim me natyrë interpretuese të Kushtetues mbi komisionet hetimore parlamentare, i kërkuar nga 32 deputetë të Partisë Socialiste, në pushtet në atë kohë, për më tepër, lidhur me komisionin hetimor i njohur me llagapin "Komisioni hetimor (anti)Rama". Në faqen 7 të këtij vendimi thuhet: Këto parime përjashtojnë çdo formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional të gjykatave. Pavarësia e gjykatave nuk vendos embargo ndaj vlerësimeve kritike që mund të vijnë nga qytetarët apo deputetët, por artikulimi i këtyre vlerësimeve nëpërmjet raporteve të komisioneve hetimore parlamentare nuk është në përputhje me parimet kushtetuese".

    6. Trajtimet kushtetuese lidhur me pavarësinë e pushteteve dhe hapësirat e lirisë dhe/ose kufizimit të veprimit të Kuvendit apo komisioneve hetimore të tij gjejmë edhe në vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese si p.sh., ato lidhur me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qoftë rasti i z. Rakipi, qoftë rasti i z. Sollaku. Ndërsa palëve në konflikt mund të mos u interesojë leximi, shfrytëzimi dhe/ose vënia në dispozicion të publikut të kësaj pasurie juridike është interes dhe detyrim mediatik dhe profesional i palëve të treta për ta bërë, ndërkaq që një përpjekje e tillë mungon njësoj si në rastin e vendimit të sipërcituar të Kolegjit Zgjedhor.

    7. Një mënyrë e dobishme e trajtimit të "çështjes së kutive" do të ishte vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese. Neni 134 i Kushtetutës jep disa mundësi. Vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese është një e drejtë e opozitës. Aq më shumë që bëjmë fjalë për këtë gjykatë e cila s‘ka ngurruar që të rrëzojë akte të mazhorancës së radhës, e në veçanti të mazhorancës dhe qeverisë së PD-së në këto katër vitet e fundit. Mosbesimi i opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese, nëse është kjo arsyeja që opozita nuk vë në lëvizje këtë gjykatë, do të ishte i paargumentueshëm, pra një paranojë.

    8. Analizat e qeta juridike flasin për ekzistencën e mjaft mundësive të tjera ligjore e procedurale lidhur me çështjen e kutive, shumë më efektive dhe në dobinë neto të publikut krahasuar me bojkotin dhe protestën. Një nga partitë e djathta ka vënë në lëvizje prokurorinë. Kjo është e lavdërueshme. Tek e fundit, prokuroria s‘ka ngurruar të përballet me mazhorancën dhe qeverinë e saj. Një tjetër mundësi do të ishte përdorimi i ligjit për të drejtën e informimit, sipas së cilës, s‘kërkohet as edhe detyrimi që të shpjegosh arsyet e kërkimit të dokumentit zyrtar. Këtë të drejtë universale mund ta ushtrojë drejtpërdrejt opozita apo çdo subjekt tjetër.

    9. Palët në konflikt kanë të drejtë të mbajnë gjykimin e tyre mbi zgjedhjet. Por mënyra "rrugore" dhe ultimative nuk është as mënyra e vetme edhe as mënyra e parë mes atyre të mundshmeve për të kërkuar të vërtetën mbi zgjedhjet. Mënyra të tilla nuk justifikohen as edhe nga numrat e njerëzve në sheshe, qofshin pak apo shumë. Kjo nuk është çështje numrash, por parimesh të shtetit ligjor e demokratik. Kapërcimi i radhës së arsyeshme të veprimeve dhe i parimit të proporcionalitetit të veprimit janë veçse kosto dhe risqe mbi interesin publik, janë dëme neto publike. Përpara se sa të zgjidhte bojkotin dhe/ose protestën opozita, ajo socialiste në veçanti, duhej të kishte eksploruar njërën, disa apo secilën nga mundësitë e sipërcituara apo të tjera të mundshme. Në mos më parë bojkotit dhe protestave, qoftë edhe paralelisht me to. Në mos sot, qoftë edhe nesër, por sa më shpejt. Koha po skadon. Po afrohet me shpejtësi momenti kur dëmi i akumuluar publik i bojkotit dhe protestës do të bëhet i konsiderueshëm dhe i pakthyeshëm e natyrisht, e si efekt bumerang, edhe për vetë opozitën. Ndaj më shumë se një e drejtë, përdorimi i mënyrave alternative po bëhet çdo ditë e më shumë, sa mënyra më e dobishme për vetë opozitën po aq, në mos më shumë, edhe një detyrim i saj ndaj publikut.

    10. E nëse opozita lajthit? Po nëse gradualisht shfaqen tendencat e anarkisë dhe vetëgjyqësisë? Historia botërore, përfshi ajo shqiptare, njeh plot raste të lajthitjes së liderëve dhe/ose grupeve, plot raste të tjera të devijimeve të rrezikshme, me apo pa paramendim. Pra si i bëhet nëse opozita s‘kupton, s‘mundet apo s‘do të bëhet faktori i zgjidhjes, por mbetet vetë problemi? T‘i kërkosh mazhorancës të gjejë zgjidhjen është si t‘i kërkosh dikujt që pasi ka fituar një garë të lodhshme e të certifikuar nga të gjithë arbitrit e përzgjedhur me konsensus nga garuesit, të vërë vetë në dyshim fitoren e vet. Kjo do të ishte një kërkesë që mazhorancës mund t‘ia bënim në kushte ekstremale. S‘përjashtohet si mundësi gjithsesi.

    12. Pas opozitës dhe para mazhorancës, janë palët e tjera, jashtë, mbi apo përtej së majtës e së djathtës që duhet të lëvizin lidhur me çështjen e kutive. Kërkimi i së vërtetës mbi zgjedhjet është e drejtë e të tretëve dhe e publikut tashmë. Ushtrimi i kësaj të drejte, ndërkaq po bëhet një domosdoshmëri. Mundësitë e përshtatshme ligjore dhe institucionale të trajtuara më lart janë të vlefshme edhe për këto. Çdo palë e tretë, shpresoj që, sipas mundësive që ka, të ndërmarrë qëndrimet dhe/ose veprimet e përshtatshme. Aq më shumë që, si jashtë, mbi apo përtej palëve në konflikt, të tretët e tillë, janë edhe më të besueshëm, të paktën për pjesët e arsyeshme të dy palëve në konflikt. Ndryshe do të përfundojmë te varianti me më pak kuptim, do t‘i kërkojmë mazhorancës të iniciojë zgjidhjet alternative të sipërpërmendura, duke i thënë: "Opozita lajthiti, në të përtejmit s‘kemi fuqi a s‘na e mban, ndaj zgjidhe ti, se kështu e patëm kismet". Këto duket ka pasur parasysh edhe Olli Rehn kur i kërkoi zgjidhje qeverisë. Duket edhe gjermanët e kanë ndonjë variant të shprehjes, "s‘ke ç‘bën, hapi të marrit rrugë". Po deri në ç‘masë kjo këshillë e urtë mbetet e tillë?

    Artan Hoxha - Instituti për Studime Bashkëkohore (Shqip)

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    .........
    kesaj i them une KULMIIIIIII
    kaluar thuaj
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga J@mes Lexo Postimin
    Te organizosh protesta eshte diçka legjitime deri ne momentin qe organizatoret nuk shkelin rregullat, por ti bllokosh frymemarrjen kryeqytetit sepse deliri i nje idioti i shoqeruar me simptoma te theksuara psikopatie qe nuk kane te sosur kjo eshte anormale dhe jo e ligjshme.

    Te bllokosh rruget kryesore e sidomos te bllokosh pjese te unazes per te organizuar protesta per interesat e nje grupi qe kerkon medoemos te marre pushtetin, kjo eshte absurde.
    Me eshte dashur te qendroj 4 ore ne trafik per te pershkuar nje rruge e cila nuk zgjat me shume se 10 minuta.

    Ato delet qe i shkojne nga mbrapa nje njeriu qe nuk i intereson as mireqenia e te tjereve, as populli shqiptar dhe asgje tjeter perveçse qellimi i vetem per tu bere zot i gjithkujt dhe i gjithçkaje, jane bere vertet per te ardhur keq.

    Njerezit kane perdite nevoja, probleme, halle, ndersa ky njeri bllokon kryeqytetin per 3 dite rrjesht. Kjo gje nuk duhet lejuar absolutisht dhe per kete ka faj edhe shteti i cili nuk nderhyn per te perqendruar protesten ne nje pike te percaktuar, e ne kete menyre ti jap shansin edhe atyre te semureve apo njerezve qe nuk ju intereson protesta apo egoja e semure e Edvinit, qe te kryejne detyrat e dites ne menyre normale.


    Mendo te jete kryeminister ky çfare ben ..çfare s'po ben thuaj ,pikerisht tani qe diskutohet liberalizimi i vizave ..
    do te tregoj qe ketu s'ka standarte ,demokraci etj ,zemra na ju behet serbeve dhe grekeve ,duke i nxjerre katundaret neper televizoret e tyre e duke thene ata s'jane te zotet te mbajne shtetin çfare Kosove dhe çameri duan ata ...
    Po te tjeret çfare faji kane qe digjen gjithmone nga injorantet e maskarenjte ...
    Kur do mesojne ndonjehere shqipet more aman se plasem...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lajmet Kryesore
    Ustallarët e vjetër dhe çirakët e rinj kthejnë në tellall Edi Ramën…
    Written by Gazeta SOT
    E Shtune, 21 Nentor 2009 00:00
    Nga Kristo MËRTIRI


    (Nga cikli “Si u “shartua” Rama në Partinë Socialiste”)

    Ore babam, po të dëgjosh sot vetëm dopjokryetarin Rama, sikur të priten gjunjët nga ultimatumet demagogjike, radikale e krejt personale. Dhe sidomos kur e mbështet hazër-xhevap e me tërsëllëmë polipartiaku i shumënjohur, Ngjela, të duket se po vjen fundi i botës tek dera!, -na drejtohet supengritur miku im i vjetër, Kiço Peshtanaku, te grykat e Mezhgoran-Këlcyrës. Por mbrëmë, një moshatari im donte të më vinte në siklet. Si me shaka, filloi të

    lakonte a recitonte (s’e mora vesh mirë) vetëm këtë llaf: “Partia është Rama dhe Rama është Partia”. Dhe më këshillonte të bëja durim se këtë gjë do ta kuptoj shumë shpejt edhe unë i pabinduri. Harroi i uruari, që e kisha mbledhur mendjen top qysh kur shkrepi fort shifra 93 për qind pas farsës zgjedhore në parti dhe pas asaj dite votimi (lexo: mashtrimi) për kolltukun e Kryetarit. Shifër që lemerisi dynjanë brenda e jashtë Shqipërisë sonë! Të jem i sinqertë, nuk pata durim për sqarime të mëtejshme e kokë më kokë nga ato pranë oxhakut. Krreva gjyslykët dhe një copë kartë nga xhepi, e ia këndova me zë:
    “Po të shohësh sot aktivitetin politik të PS, ndjehesh i zhgënjyer dhe i
    shqetësuar. Në Parlamentin Europian bëhen tre javë debate për Shqipërinë, në PS nuk mblidhet asnjë forum për të maksimizuar veprimet tona politike. Në Bruksel mblidhen dhe miratojnë kërkesën e Shqipërisë për vend anëtar, në PS nuk mblidhet asnjë forum. Shumë institucione ndërkombëtare dhe qeveri të vendeve të ndryshme bëjnë deklarata kundër bojkotit, ndërsa në PS bëhen deklarata kush e kupton më mirë, PS-ja apo PD-ja këtë fjalë apo këtë paragraf të çdo deklarate ndërkombëtare. Pra, kemi një PS pa forume, pa analizë dhe përpunim qëndrimesh ndaj dinamikës e situatës politike. Akoma duket se sunduese është fryma e partisë së kryetarit dhe jo e partisë së forumeve…”.
    Këtë deklarim publik nuk e bën një njeri a militant dosido, por vetë anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj. Ky intelektual me kontribute shumë vjeçare në atë forcë politike, mendimet e tij ndryshe nuk i mban në kasafortën e frikës dhe as nën lëkurën e ca eunukëve të pështirë që heshtjen e vlerësojnë si flori e shkuar floririt përballë mujsharit të pandreqshëm Rama. Këta mbeten si numërorë topi të përjetshëm nëpër grupe e klane rrotull Njëshit në parti, në pushtet e në opozitë. Dje, sot dhe nesër. Sa për 93 përqindëshin erërëndë, nuk kanë folur ende sot e kësaj dite. E thoshte bukur e saktë një kolegu ynë serioz : Fitoi Rama, por humbi Partia Socialiste, humbi vetë demokracia e brendshme që po rrudhoset përditë.
    - Kjo shifër tragjikomike, miku im, ky “moral politik” pa din e iman që
    mban gjallë, ushqen e ndërsen Njëshin e gjithëfuqishëm, arrihet me 3 rrugë : me Dhunë, me Manipulim dhe me Frikë ! Të tjerat janë broçkulla, përralla me mbret dhe pa mbret. Veprojnë bashkërisht të udhëhequr nga ustallarët e vjetër dhe çirakët e rinj, e mbi të gjitha nga mjeshtrat e Manipulimit. Në këto raste, ata vendosën në kokë një maskë “demokratike” dhe nisën yryshin që i doli herët kallaji sipas avazit “Një anëtar një votë”(?!). Fjala vjen, kur Berisha na thotë publikisht se me Ramën shpesh është marrë vesh mirë, këtu tregon të vërtetën (e ëmbël apo e hidhur qoftë). Se njerëzia nuk hanë bar në këtë Shqipërizën tonë. Konkretisht, a mund të fshihet nga kujtesa gjumi opozitar i SHPK-së “socialiste” të Edit përballë Gërdecit të djegur e të pjekur?! Dhe pas kaq kohësh, ndonjë pasanik tepër i dyshimtë (dje në PD e sot në PS) të cilit Dopjokryetari i dhuroi mandatin e deputetit, na del në ekran dhe telikoset për të mbrojtur e shfajësuar me sadopak djallëzi “bamirësin” e vet në kokën e partisë (?!). Dhe nuk guxon të thotë të paktën ndonjë fjalë për ato gra e nëna gërdecare fatzeza dhe të veshura korb të zeza, që rendin frymëmarra nëpër dyert e Prokurorisë e të Gjykatave zemraakull. Përshembull, kur Dopjokryetari flet e bërtet për lirinë e demokracinë partiake, duke u tundur e shkundur prapa shifrës mashtruese 93 për qind (shifra më manipulative që ka parë historia e PS-së), përse e mban gojën kyçur për mosvotimin e rrëzimin e Platformës vetiake në vjeshtën e 2005-ës? Përse nuk guxon të na bëjë me dije se si u “zgjodh” e u “përzgjodh” brenda asaj nate duke u gdhirë Dopjokryetar në mëngjes? Më tej. Po për disa aguridhe nga lëvizja “Mjaft” që i lëshoi nëpër udhët e Tiranës duke thirrur me megafonë “Nano, ik!”, cilën demokraci të brendshme e cilin Statut begenisi kur i ngjiti sa hap e mbyll sytë në majat e kupolës së SHPK-së “socialiste”? Po përvojën e fituar në kohë rekord e prapë natën e 21 Prillit për ndryshimet në Kushtetutë bashkë me Berishën, kur do na e rrëfejë me transparencë Rama? Apo e ka pagëzuar si “një punë me ustallëk”?!...
    Gojëlidhuri Dopjokryetar, mbase do zgjidhet gojë e duar më 20 Nëntor ! Mbase do na drejtohet pa pushim me atë gishtin tregues e irritues të mitingjeve, me atë gishtin tepër mujshar e si të lëshuar nga zinxhiri demagogjik. Le të na mbushë radaken tonë edhe për Kodin e Ri Zgjedhor që e miratoi fët e fët me Sekretarin e tij të Çështjeve Ligjore. Po të dojë, le të na shkoqisë 93 përqindëshin ose për ata 20 mijë anëtarët e PS-së që nuk pranuan të votonin për “ringjitjen” e mandatit të tij. Ose le të na mbushë radaken të paktën për ata që morën tërë ata sheshe e leje ndërtimi në prag të 28 Qershorit, se nuk ishin nga klani i ngushtë i kupolës së SHPK-së (?!) etj.
    Aventurat dhe radikalizmi i sotëm i Ramës, kjo shoshë e ndryshkur nuk mund të mbulojë kurrsesi dështimin e tij politik në fushatën elektorale, fushatë që e personalizoi aq shumë nga fillimi në fund. Dhe nuk bëhet asnjë analizë. Dhe nuk po bëzan asnjë forum ! Vërtet do mbeten prapa krahëve, nga bojkoti në bojkot me urdhër të Njëshit dhe me bekimin e ustallarëve të vjetër? Vërtet do vrapojnë nga protesta në protestë sipas oreksit të Dopjokryetarit që po kalëron 12 vjet në pushtet? Vërtet “populli opozitar” do mbetet peng i kokës së SHPK-së “socialiste”? Vërtet fjala “Bojkot” do rrijë e veshur dhe e ngjeshur si “këmishë antiplumb” përballë socialistëve të vërtetë, përballë deputetëve që mendojnë ndryshe dhe përballë ndërkombëtarëve që nuk po thonë ende asnjë fjalë të mirë për këtë rrugë pa krye ? Apo të besojmë atë shqipërimin e përshtatjen unikale, të dremisim duke u kolovitur në litarin e parullës “Partia është Rama dhe Rama është Partia”?...Dhe ndonjë usta i regjur fërkon barkun e gërhet se “vetëm ky mund t’i bëjë ballë Saliut”! Ndërsa çirakët e rinj presin të lëpijnë ndonjë kockë nga partia dhe bashkia, duke i shërbyer verbërisht Edi “bamirësit”. Shuarjen e “yllit” të tij politik në 28 Qershor, këta po e përjetojnë realisht me një lloj ankthi jo të zakonshëm. Aq më tepër ata që erdhën në majë nga hiçi ose nga istikamet e djathta pa bereqet. Dhe shpresojnë e fluturojnë pas fishekzjarreve mitingashe të Dopjokryetarit. Dhe blegërijnë qesimçe…
    - Miku im, a e dëgjove një çirak në mes të Fierit, kur tha për 20 Nëntorin “të shkruajmë historinë tonë” dhe se aty fillon beteja për pavarësinë? Vura duart në kokë, por e mblodha shpejt veten. Ti e di mirë, m’u kujtua ajo mençuria e nahijes tonë: Çiraku nuk i sheh këmbët e veta! Ai e ngrys jetën si shërbëtor pa sy e pa veshë,- thotë jo pak i pezmatuar, miku im i vjetër që jeton e punon midis Golikut e Trebeshinës.- Ose të mbledhësh me urdhër rrogëtarët e bashkive dhe të komunave e t’i nxjerrësh nëpër bulevardin e Tiranës për hir të kolltukut kryeministror të ëndërruar e të humbur, kjo nuk mund të quhet thjesht aventurë apo thjesht të tallesh me shtetin e së drejtës. Të shpenzosh pa hesap për mitingje, protesta e bojkote, për postera, reklama, fletëpalosje, udhëtimet me veturat luksoze etj., nuk janë vetëm veprime kundër rrymës a rrjedhës evropiane. Po të dilnin nga xhepat e pasanikëve që janë në krye të SHPK-së ediramiste, mbase do ua bënim hallall, por… “Një shoqëri e lirë që s’ndihmon dot të shumtët që janë të varfër, nuk shpëton dot as të paktët që janë të pasur”. Këtë definicion të saktë, në mos gaboj, na e ka lënë Xhon Kenedi…Nuk thonë kot se hipokrizia është shumë pranë gënjeshtrës. Përshembull, jo më kot u kujtua më në fund Edi të na shfaqet si kryebashkiak (lexo: si tellall), se për pak po i humbte nami e nishani poshtë Kullës së Sahatit në qendër. Kryeqytetasit i kish pikur malli për t’u parë nga afër! Dhe doli nëpër rrugë duke mbajtur në duar një thes me letra. Mjaft banorë kujtuan se do merrnin vendimet me firma e vula për të ndalur një herë e mirë mungesën e ujit të pijshëm. Të tjerë menduan se do të merrnin fund përmbytjet e rrugëve pa kanalizime nga shirat vjeshtake e dimërore. Disa fërkonin duart plot emocione sepse dikush u tha që sot e tutje nuk do ketë më ndërtime pa leje apo nga ato shumëkatëshet brinjë më brinjë e kurriz më kurriz që të marrin frymën. Madje, një murator pensionist nuk u përmbajt. Ashtu i ngjeshur përgjatë rrugës “Komuna e Parisit”, thirri: Rrofsh, o Kryetar, pa hajde të çapitemi bashkë në këmbë dhe më thuaj ku të eci, në cilin trotuar vallë ?...Më mirë vonë se kurrë! Se hallet tona nuk kanë të sosur…
    Por të gjithëve u doli huq. Ai thesi me letra nuk kishte asgjë nga qederet
    dhe problemet që ngrenë qytetarët. Ai thes rëndonte nga fletëpalosjet me ngjyra e pa ngjyra që ftonin banorët të bëheshin “numërorë topi” për protestën e 20 nëntorit (?!). Sepse “kur dimër del behari” i fushatës dështake elektorale, Dopjokryetari bën sikur zbret nga kali dhe përpiqet të rrijë si me këmbët në tokë. Një rrugë e dy “punë”: Zbaton këshillat e ustallarëve e të çirakëve dhe “realizon” takimet me popullin opozitar e jo opozitar! Dhe dërgata hyzmeqare i rri tellallit hap pas hapi. Madje një shkodran i thekur po i lutej komshiut të vet skraparlli te një pallat 11 katësh, për ta treguar prapë ata ankdotën me Pashanë. Dhe ai nuk ua prishi qejfin dhe humorin:
    “Paria e një fshati vajtën e i thanë Ali Pashait:
    - Ç’është kjo punë, Pasha, një verë dhe një dimër? Neve s’na del
    koha për punë. Pse s’na i bën dy beharë dhe një dimër?
    - Punë e kollajtë është kjo,-u tha.-A jemi në verë tani?
    - Si urdhëron, Pasha!,-i dhanë xhevap ata.
    - Po pas verës a do të vijë dimri?
    - Po, si urdhëron!
    - Po pas dimrit a do të vijë prapë vera?
    - Poo, vallahi, po!
    - Epo, ja tek ua bëra dy vera dhe një dimër. A u kënaqët?
    - Rrofsh, o Pasha, të paçim sa mali i Tomorrit!...Dhe ja mori me oi
    asaj këngës që nuk humbi kurrë:
    Falna, zot, Ali Pashanë,
    Një dimër dhe dy beharë!...Oi, oi…!


    gazeta sot

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Sa te ket socialista shqiperi nuk do te kete,e dhimbeshme por e vertet.

Faqja 29 prej 82 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •