urina nuk vret or cun.. po kujdes se ata mund dhe me gjak ta mbushin sheshin.. mos i merrni me humor gjerat..
nuk eshte kot ky miting...
pa e gjakosur vendin selia roze nuk e le..
gjeni menyrat te ruani kokat tuaja e ta mbroni shtetin ligjor se.. neser ju vjen radha te provoni causho luizo hoxhizmin ne lekuren tuaj..
ed rama nuk ben shaka..
eshte shum me i afte edvin ruci per te pasur aleate ne kte kanibalizem ambasaden amerikane se enver hoxha.. ambasaden sovietike ne .. vitet 50 e 60 ta..
mos pushkatoni njerez te pafasjshem u tha ambasadori sovietik bandes se enver kapo sheh ballukve.. ahere.. me rastin e bombes ne ambasade..
kurse linoja e limprehti e ky tani.. pa qyk zori po i thone yxhym luize-rise vampiro-envero edviniste.. edhe se asnji xham spo i thyhet..
hapni syte..
ja cthot gazeta SOt e vetmja qe po i thote gjerat troc.. pa u perdredhur e perpelitur si RD e Saliut..
Lajmet Kryesore
Ambasadori amerikan nxit protestat në Shqipëri
Pas kërkesave për revolucion “Portokalli” dhe luftë me armë, Uidhers nxit destabilizimin e vendit
Ambasada Amerikanë në Tiranë, vazhdon të shkelë kompetencat e saj duke ndërhyrë më shumë sesa duhet ndoshta në punët e një shteti. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë në mënyrë urgjente Ambasada Amerikane deklaron se “mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cënojë të drejtat e të tjerëve. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve,
si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”. Është hera e parë që një ambasadë del dhe bën thirrje për protesta, nxit qytetarët të protestojnë në rrugë në emër të asaj që ajo e quan të drejtën për liri. Këto janë kompetenca të mëdha që një ambasadë merr mbi vete, sepse nuk është në tagrin e një ambasadori apo trupi diplomatik të flasë dhe të bëjë thirrje për protesta qofshin këto të qeta apo të dhunshme. Ndërhyrjet e ambasadorit të SHBA-së në punët e brendshme tonat, janë aq të shpeshta sa bien në sy dhe lënë shteg për komente. Ndërkohë që asnjë ambasador tjetër nuk ka dale dhe të bëjë thirrje për protesta të qeta apo të dhunshme dhe tu kërkojë qytetarëve të protestojnë. Të gjithë me diplomaci kanë bërë komentet e tyre për zhvillimet më të fundit politike në vend por askush nuk i ka kaluar kompetencat e tij për të ndërhyrë më shumë sesa duhet në zhvillimet e brendshme të një vendi. Ambasadorët e vendeve të huaja të akredituara në vendin tonë kanë si kompetence të monitorojnë zhvillimet e brendshme politike dhe të informojnë shtete e tyre për këtë politikë bërje. Kanë si detyrë që të përcjellin mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi sa herë ju kërkohet dhe kjo nëpërmjet gjuhës së diplomatit dhe të ndërhyjnë po me diplomaci për të ulur tensionet politike, që mund të krijohen në vendin tonë. Por deri më tani kasa e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, nuk kanë bërë saktësisht një gjë të tillë. Përkundrazi kanë ndërhyrë sa here e kanë parë të nevojshme duke marrë më shumë kompetenca se dhe vete krerët e lartë të shtetit tonë. Por shpesh herë ndërhyrjen e këtyre ambasadorëve nuk kanë shërbyer për të ulur “gjakrat” dhe ç’tensionuar situatën, por kanë rritur tonet e debatit mes maxhorancës dhe opozitës siç po ndodh edhe muajt e fundit. Ku opozita me mbështetjen e ambasadorëve vijon protestat në rrugët e vendit duke penguar kështu hedhjen e dy hapave kryesor për vendin tonë marrjen e statusit si vend kandidat në BE dhe liberalizmin e vizave.
Ndërhyrjet e ambasadorit
Nuk është hera e parë kjo që ambasadori Uidhers del në një deklaratë publike duke bërë thirrje për mbrojtjen e fjalës së lirë, pak kohë më parë këtë e ka bërë edhe në adresë të gjyqësorit duke ndikuar në vendimet e tij. Dalja e parë publike e tij ishte në një seminar të organizuar nga disa shoqata gazetarësh ku ambasadori gjatë fjalës së tij u kërkoi institucioneve të vendit që të ndëshkojnë ata që goditën fjalën e lirë dhe një ditë më pas gjykata dënoi me burg biznesmenin shqiptarë pa e shqyrtuar fare dosjen. Deklarata e tij e dytë ishte pas takimit kokë më kokë me presidentin Topi. Ndikimi i tretë erdhi nëpërmjet një konference për nder të 37 intelektualeve të ekzekutuar pa gjyq në ne 1944 ku ambasadori kërkonte që të mbrohej fjala e lirë, e cila ishte e cenuar si atëherë. Ndërsa tani është hera e katër që del me një deklaratë publike dhe kërkon që të protestohet qetësisht në sheh për të kërkuar të drejtat dhe liritë që demokracia ua jap me ligj popujve. Në fjalën e tij ambasadori theksonte “duhet të jemi të vendosur që sa herë që shohim censurë nga ana e qeverisë duhet ta kundërshtojmë. Sa herë shohim të kanoset shtypi duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim një grup të shoqërisë të çilët shmangin zbatimin e ligjit kundër vetes duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim dhunë, një përpjekje për të fshirë shkëmbimin e lirë të ideve duhet ta kundërshtojmë atë. Në këtë mënyrë ne kemi për të ruajtur jo vetëm kujtimin e tyre, por besimin te ideali për të cilën ata ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre.
--
Krijoni Kontakt