"dardha mbi dardhe bie" thote poplli
"dardha mbi dardhe bie" thote poplli
A nuk shihni se kur shqiperia niset te beje hapet e saje vendimtare ne rrugen e zhvillimit ekonomik, kur si i vetmi shtet ne rajon ka rritje ekonommike,qofte edhe nje perqind(deri sa vendet tjera kane renje),me cdo kusht tentohet ndalimi i ketij perparimi duke inicuar kriza politike artificiale nga strukturat politike te paguara nga jashte.Qellimi eshte qe Shqiperia te ngece ne zhvillim ekonomik dhe politik si kusht per integrimin ne BE.
E njejta gja,me qellim ngecje te Shqiperis ka ndodhe edhe me 1997.
Ne te njejten kohe fqinjet tane jane me qeveri stabile dhe pa kriza politike.
Nuk ka pse te alarmoheni kot me mitingun e 20 nendorit sikur fukaralleku do rrebelohet dhe do plasi lufta . ata qe do bejne kete miting meleona kan, villa kan, fuoristrada kan, kapitalizmi per ta eshte shum i dashur, asetet e atdheut ata i kane ne zoterim, ata kan shum shum per te humbur, si thote Marksi, jane proletaret ata qe nuk kan ç'humbasin, perveç prangave . Eshte pa zarar kjo gje, rremujaxhinjte qe do perfitojne nga rasti per te bere ndonje grabitje nese situata del jashte kontrollit s'kane me ku ti gjejne municionet sepse shum u trafikuan,dhe nje pjese plasen ne gerdec.
Ndryshuar për herë të fundit nga ujnd : 17-11-2009 më 19:54
Më në fund Edi Rama u shfaq si kryebashkiak. Prej kohësh kryeqytetasit, por edhe qytetarët e tjerë shqiptarë, nuk kanë pasur mundësinë të shohin Ramën publikisht duke ushtruar funksionin për të cilin është votuar në vitin 2007 dhe për të cilin nuk preferoi të udhëhiqte kandidatët socialistë për deputetë, duke i qëndruar kështu besnik kontratës me popullin e Tiranës. Prej firmosjes së kësaj kontrate dy vjet e gjysmë më parë, e deri më sot, Rama është parë shumë rrallë në këtë pozicion, duke iu përkushtuar më shumë kreut të Partisë Socialiste , ku është rizgjedhur së fundmi nga mbi 20 mijë anëtarë të Partisë Socialiste.
Me shiritin karakteristik të drejtuesit më të lartë vendor, kryetari i Partisë Socialiste, udhëhoqi dje një lloj tjetër mitingu; atë të të zgjedhurve vendorë socialistë në bashki dhe komuna. Një tubim përballë kryeministrisë, në ditën kur zhvilloheshin votimet për disa njësi vendore të mbetura bosh pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, e të cilat me vendim të vetë Ramës u bojkotuan nga socialistët.
Arsyeja e kësaj proteste, që gjithsesi është politike, ishte paksa e çuditshme; një vendim i qeverisë për të kaluar në biznese të mëdha bizneset që bëjnë 5 milionë lekë xhiro. Çudia nuk qëndron te vendimi i qeverisë, i cili nga ekspertë të ndryshëm biznesi mund të kritikohet dhe nga të tjerë ekspertë mund të justifikohet, por tek fakti që për këtë vendim protestojnë krerët vendorë, ndërsa vetë bizneset nuk po ndihen (ndoshta do të nisin në media të ndryshme me afrimin e datës 20 nëntor).
Duket që puna qëndron tek vjelja (në kuptimin e plotë të fjalës) që do t’u bëhet bizneseve. Rama nuk pranon që ato t’i vjelë Berisha, pasi kërkon t’i vjelë vetë, bizneset nga ana e tyre nuk ndihen fare, sepse e kanë të sigurt që nga dikush do të vilen, qytetarët bëjnë tifozllëk sepse sërish çdo gjë do të rëndojë mbi shpatullat e tyre. Pas kësaj Rama (të tjerët në bashki) do të justifikohet për papastërtinë e Tiranës se fajin e ka vendimi i qeverisë, do të justifikohet për rrugët që po i çajnë e nuk po i mbyllin se s’ka ku të mbledhë taksa, do të buzëqeshë për gjelbërimin e munguar se paratë i mori Berisha, do të ankohet edhe për mosmarrjen e masave ndaj ndotjes akustike...e të tjera si këto. (Si nuk e dëgjuam një zë të tillë të fortë kur protestojnë taksitë e licencuara në Tiranë kundër atyre të palicencuara, të cilat dihet mirë se sa taksa i paguajnë bashkisë).
Rama dje u ankua se nuk ka bashkëpunim mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Kur u prish ky bashkëpunim??? Deri më 28 qershor nuk kishte asnjë ankesë nga Rama në drejtim të Berishës, megjithëse Tirana edhe atëherë nuk ishte fort e pastër, megjithëse edhe atëherë makina e plehrave kalonte në mes të rrugës në 12.00 të ditës, megjithëse gjelbërimi edhe atëherë mungonte. Dje Rama, duke ia hedhur fajin qeverisë dhe Berishës u ankua se bashkitë nuk u përgjigjen qytetarëve as për shërbimin elementar të pastrimit, me një fjalë për të tjerat jo e jo. Atëherë pse Rama vazhdon të rrijë në atë karrige (kryebashkiakut) kur nuk bëka asnjë shërbim për qytetarët? Vetëm për të marrë rrogën?! Vetëm për të dhënë leje ndërtimi?! Vetëm për të ushtruar trysni mbi PS-në, duke pasur shiritin e kryebashkiakut?!
Rama firmosi vetë i pari dje, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, një letër publike me ultimatumin se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat, vendorët do të hidhen në protesta. Kuptohet së bashku me elektoratin e Partisë Socialiste, i cili deri tani prej një viti është mbledhur; për dialogun me Shqipërinë, për fushatën paraelektorale, për fushatën elektorale, për fushatën e Erion Veliajt, për rizgjedhjen e Ramës në krye të PS-së, për protestat për hapjen e kutive dhe po përgatitet edhe për protestat për rrëzimin e qeverisë. Tashmë do të shtohet edhe protesta e Ramës si kryetar bashkie. Qytetarët e Tiranës, përveç votës që i dhanë në 2007, tashmë thirren edhe në rrugë.
Kështu, kryetari i Partisë Socialiste bën bojkot negociatave dhe bisedimeve edhe në nivel vendor. Pasi ka privuar 64 të përzgjedhurit e tij për të marrë mandatin e deputetit, i ka privuar nga e drejta e tyre për të bërë politikë në Kuvend, pasi i ka privuar nga e drejta për të përfaqësuar zgjedhësit, pasi i ka privuar edhe nga e drejta për t’u paguar, pasi i ka detyruar ata të ushtrojnë profesionin në rrugë, ua ofron këtë “gatim” edhe të zgjedhurve vendorë.
Tashmë duket qartë se Rama ka marrë një vendim jashtë çdo logjike politike (tek e fundit ai nuk është politikan, është në mision). Socialistët dhe gjithë sa varen nga vota socialiste, ai do t’i përdorë deri në ekstrem për të arritur ato pak synime që i kanë mbetur pas zgjedhjeve të 2009, më kryesorja e të cilave është që ai me çdo lloj mënyre, forme, apo presioni, të jetë figura kryesore në sytë e elektoratit të majtë. Çmimi që duhet paguar për këtë nuk ka asnjë rëndësi, sepse nuk do të dalë nga xhepi i tij, por nga ai i socialistëve dhe shqiptarëve.
Edmond Arizaj (Panorama)
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, pas protestës së Fierit ditën e djeshme, ka zhvilluar një mbledhje me deputetët e Partisë së tij. Rama u ka dhënë porositë e fundit të zgjedhurve socialistë për protestën e datës 20 nëntor. Burime nga takimi bëjnë të ditur se, shefi i selisë rozë ka porositur të gjithë deputetët që të sjellin në protestë, jo më pak se 50 qytetarë secili. Kreu i PS-së ka organizuar grupin në dy pjesë. Natën e parë do të jenë 30 deputetë, të cilët do të rrinë gjithë natën para kryeministrisë dhe do të duhet të kenë patjetër 1500 qytetarë.
Po ashtu, grupi tjetër prej 30 deputetësh do të qëndrojë natën e dytë po me 1500 qytetarë, duke protestuar. Protesta e 20 nëntorit pretendohet nga opozita që do të jenë non-stop. Protesta nis në orën 16:00 në sheshin “Skënderbe” dhe më pas turma e njerëzve do të drejtohet përpara kryeministrisë, ku dhe do të protestojë në ditë me radhë. Socialistët dhe aleatët e tyre kanë parashikuar një pjesëmarrje të madhe në protestë, me shifra që shkojnë deri në 100 mijë qytetarë. Nëse objektivi i tyre arrihet, atëherë liderët e majtë do të ashpërsojnë gjuhën me mazhorancën, ku përveç hapjes së kutive, do të kërkojnë dhe dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Në protestë do të jenë të pranishëm të gjithë kryetarët e opozitës, si dhe Spartak Ngjela dhe Nard Ndoka nga e djathta. Mbledhja e djeshme ka qenë e fundit e grupit, ku në ditët në vijim, çdo deputet do të jetë në terren për tu marrë më organizimin.
Tirana Observer
Deputeti i Partisë Socialiste Kastriot Islami deklaroi për mediat, se bojkoti i Parlamentit nga deputetët e partisë së tij është i pa justifikueshëm.
"Bojkoti parlamentar i PS-së është i pajustifikueshëm për një vend demokratik dhe pikërisht në këto momente, kur Shqipërisë iu hap drita jeshile për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian", theksoi ai.
"Veprimi i opozitës në Kuvend është i parashikuar edhe nga Kushtetuta dhe në një vend me probleme si Shqipëria mund të përdoren edhe protestat në sheshe dhe qëndrimit nëpër çadra " , tha Islami, por shtoi ai " nuk mund të përdoren asnjëherë bojkote të Kuvendit, apo edhe bojkote të zgjedhjeve të pjesshme dhe ultimatume të bllokimit të shërbimeve nga pushsteti vendor, pasi kjo do të jetë vrasëse për PS-në".
"Të vazhdosh me protesta rruge është e papërgjegjshme – deklaroi deputeti socialist- pasi të gjitha veprimet e deritanishme të opozitës pas zgjedhjeve të 28 qershorit, janë të kontestuara edhe nga faktori ndërkombëtar pas daljes së raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet, qëndrimeve të SHBA dhe BE dhe sidomos pas vendimeve me konsensus të Këshillit Europian për çështjen e statusit të vendit kandidat dhe të Parlamentit Europian për të përfshirë Shqipërinë në procesin e liberalizimit të vizave për vitin 2010".
Islami nënvizoi se "Politika e rrugës po e kthen PS në një parti ekstraparlamentare pra jashtë sistemit.", duke shtuar se "me bojkotin dhe protestat PS është futur në një rrugë pa krye, sidomos me veprimet ekstreme e revolucionare për të qëndruar tri ditë me çadra, janë krejtësisht jasht konteksit dhe nuk mundet të hiqet asnjë paralele me ngjarjet në Ukrainë, Gjeorgji apo Moldavi siç pretendohet në mënyrë naïve".
Start
AKTUALITET
PD: Deputetët-ndërtues të Ramës të vijnë në parlament, të mos nxjerrin Xhaçkën për klizma para kamerave
18-11-2009 /
Gazeta 55
Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
Kryetari i Partisë “një pallat - një votë” nxori sot znj.Xhacka, e cila në një klizëm para kamerave akuzoi qeverinë në lidhje me raportin e publikuar dje nga Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri. E vërteta është që kështjella e vetme e korrupsionit në Shqipëri ka mbetur Bashkia e Tiranës. Korrupsionin e mbron Edi Rama, i cili vetëm gjatë vitit 2008 mori për vete së bashku me Eftimin dhe Shkrelin e tij 70% të lejeve të ndërtimit.
Korrupsionin e mbron Edi Rama që nuk dërgon për miratim Planin Rregullues të Kryeqytetit në KRRTRSH. Korrupsionin e mbron Edi Rama që e ka kthyer praktikën e marrjeës së lejeve të ndërtimit në praktikën më korruptive dhe abuzuese në planet, ku njerëzve të thjeshtë i duhen 400 ditë për të marrë një leje ndërtimi dhe ku të vetmit njerëz për të cilët aplikohen procedura të përshpejtuara janë arradha e deputetëve që Rama i ka futur në vathën e Bashkisë. Korrupsionin e mbron Edi Rama dhe ata që bllokojnë heqjen e imunitetit dhe votimin e ligjit për Gjykatën Administrative.
Në përfundim i bëjmë edhe një herë thirrje Edi Ramës dhe deputetëve të tij ndërtues të futen në Parlament dhe të japin kontributin e tyre përkrah mazhorancës në luftën kundër korrupsionit.
...
Para Edit e kane patur demokratet Tiranen, dhe te gjithe e dime qe e kthyen Tiranen ne nje qytet kioskash e ndertimesh pa leje. Asnje lloj investimi per Tiranen qe do te thote u ngopen tuj vjedh pd-istet me Brojken ne krye. Edi te pakten ka bere me shume se ata. Sa shpejt harroni ju pd-et! Vetem te ulerisni e akuzoni dini, sikur ata tuajet ndrijne. Nje m.. jane te tere.
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt