Tre dit rresht pa pushim do bejn protesta kta?
Tre dit rresht pa pushim do bejn protesta kta?
Ç’do të ndodhë në 20 nëntor?!
Nga thirrmat, përgatitjet, mitingjet, thashethemnaja, u blenë apo jo çadrat, paralajmërimet për rrethime institucionesh, duket se jemi në prag të një lëvizjeje revolucionare. Meqë ngjyrat “vishnje” dhe “portokalli” janë përdorur tashmë në të tjera vende, e meqë organizatorët ende nuk e kanë pagëzuar me nuancën e tyre, mund t’i japim çdo lloj ngjyre të ylberit, që nga gur kali e deri tek çiklamin.
Pse ky “revolucion gur kali”? Oratorët që e kanë paralajmëruar nga majat e foltoreve në tubime, apo nga pas mikrofonave në konferenca shtypi, kanë si strumbullar të fjalimeve të tyre hapjen e kutive. Nëse kutitë nuk hapen, do të ndodhë kjo, apo ajo.
Ku dhe kur do të nisë “revolucioni gur kali”? Prej mëse dy muajsh po merren masat në çdo rreth të Shqipërisë, që në datën 20 nëntor mijëra njerëz të zbresin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në qytetet e tjera ku janë zhvilluar deri tani mitingjet, oratorët në shumicën e rasteve i kanë mbyllur fjalimet e tyre plot pathos me thirrjen, “takohemi në 20 nëntor në Tiranë”.
Si mendohet të realizohet ky “revolucion gur kali”? Natyrisht ne vetëm mund të hamendësojmë, sepse pikat e zhvillimit të këtij revolucioni përpunohen në selinë e Partisë Socialiste. Por mes rreshtave të fjalimeve, nga oratorët herë pas here “shket” fjala se një nga mënyrat e realizimit është fillimi i një mitingu para Kryeministrisë dhe mosndalimi i tij, madje edhe duke fjetur me çadra (një ide e hershme e lëvizjes “Mjaft”).
Kush do të jenë krerët e “revolucionit gur kali”? Edi Rama, kryetar i PS, jo deputet, pa anësi politike. Erion Veliaj, kryetar i G99, jo deputet, pa anësi politike. Spartak Ngjela, kryetar i PLD, jo deputet, i djathtë. Skënder Gjinushi, kryetar i PSD, jo deputet, i majtë. Paskal Milo, kryetar i PDS, jo deputet, i majtë. Nard Ndoka, kryetar i PDK, jo deputet, i djathtë.
Çfarë mendohet të sjellë “revolucioni gur kali”? Deri tani ka sjellë një polarizim të skajshëm dhe jo vetëm në politikë. Prej 28 qershorit e deri në 20 nëntor, Rama dhe të tjerët janë përpjekur me të gjitha forcat të mbajnë pas vetes elektoratin e Partisë Socialiste, të tronditur nga përfundimi i zgjedhjeve. Në mungesë të një alternative bindëse, teksa humbjes së zgjedhjeve iu shtua edhe rizgjedhja e dyshimtë në krye të PS, Rama kaloi në rrugën e ashpër, atë që nuk e përdori kurrë edhe atëherë kur kjo rrugë i siguronte pushtetin brenda një kohe të shkurtër. Me anë të ashpërsisë Rama shpreson të mbajë sa më gjatë të jetë e mundur të angazhuar dhe të karikuar elektoratin socialist, gjithmonë duke ia ndryshuar drejtimin e mllefit për nga Berisha. Ky “revolucion gur kali” mund t’i sjellë atij personalisht një plus sado të vogël në mes minuseve gjigande; justifikimin brenda dhe jashtë vendit se ai ka mbështetje të konsiderueshme për kërkesën e tij të pakonsideruar tashmë nga askush (ndërkombëtarët).
Megjithëse Rama ende nuk është shprehur në mënyrë të qartë se ai do të japë dorëheqjen, nëse hapja e kutive nuk ndryshon rezultatin aktual, kjo nuk e pengon të kërkojë ndryshime politike, të paralajmërojë zgjedhje të parakohshme, të kërcënojë me hetime etj. si këto. Kjo gjuhë e acaruar, koha e gjatë e përgatitjeve, publiciteti jo i vogël, ndoshta, ndoshta është parathënie edhe për ndonjë fërkim të mundshëm mes militantësh “kamikazë” dhe forcave të rendit. Kjo do të ishte një tjetër fitorëze për Ramën dhe të tjerët. Pas kësaj pushteti do të akuzohet për përdorimin e dhunës, për mbytjen e fjalës së lirë, për ndalimin e protestës si formë demokratike etj. Por “revolucioni gur kali” mund të ketë edhe skenarin e përpjekjes për të acaruar vetë kryeministrin. Këtë mund ta marrë përsipër “skuadroni” i G99, i cili për një kohë të pacaktuar, me shumë pak njerëz, mund të jetë përditë, ndonjëherë edhe përnatë i pranishëm para Kryeministrisë, duke shpresuar në ndonjë takim qoftë edhe tangent me blutë, apo më mirë akoma me truprojën e Berishës. Por mund të jetë edhe thjesht një miting i radhës, ndoshta me një pjesëmarrje shumë më të gjerë, veçse me një gjuhë më të ashpër dhe me paralajmërime më të forta e më ngazëlluese për elektoratin.
Gjithsesi, cilido të jetë skenari apo porosia “të veprohet sipas reagimit të tjetrit”, 20 nëntori dhe datat pas tij nuk duket se do të jenë i ngjashmi i “vishnjes” apo “portokallisë”. Do të jetë një lodhje dhe stres më shumë për qytetarët, një rraskapitje për socialistët, që prej më shumë se një viti thirren në mitingje, acarim për forcat e rendit, tendosje nervash për shoferët... Gazetarët do të lejohen të transmetojnë direkt me regjinë e tyre?
Nuk dihet nëse do të ketë impakt negativ për synimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por paralajmërimet e të gjithë ndërkombëtarëve për hyrjen e PS-së në Kuvend, nuk duken ogur i mbarë për “revolucionin gur kali”. Gjithsesi “krerët e tij” e kërkojnë me ngulm një organizim të tillë të madh, si dhe një situatë e gjendje të tanishme, pasi secili prej tyre në një ndryshim kursi dhe hyrje të deputetëve të PS-së në Kuvend, thjesht zhduken nga skena politike (përveç Ramës sigurisht) dhe pas katër viteve do të jetë e zorshme të rikthehen përsëri. Megjithatë, nisur nga mitingjet gjysmë të dështuara të deritanishme, nisur nga zhgënjimi zgjedhor i socialistëve, nisur nga krerët jo fort të dashur (edhe njëherë, përveç Ramës) që vazhdojnë të përfitojnë kapital politik në emër të socialistëve, e mbi të gjitha nisur nga qëndrimi i çdokohshëm i ndërkombëtarëve kundër rrugës dhe pro institucioneve, 20 nëntori nuk duket se do të hyjë mes festave të këtij muaji. Madje, as në festat e vetë Partisë Socialiste.
Edmond Arizaj (Panorama)
Mos kujto se keto lloje protestash i japin nje imazh te mire shqiperis neper bote.Sa frike keni dhe ju. Protesta do bej aman. Po te duash dil. po mos te dush jo. Nuk ka per te nxjerr me pahir sic ben Sala. Edhe kalamajt e shkollave i do ne shesh.
Ps. Jemi populli me politikdashes ne rruzullin toksor .
Jeto sot se neser nuk i dihet
Ju kisha rikujtuar ta shikoni edhe një herë para se të dilni në protest.
Shikoni se kush do me ju fut me dal në rrug.
Enveri #2
Degjoni si eshte muhabeti tani. Ministrat e Jashtem te evropes i japin mbeshtetjen e tyre unanimisht per te pranuar Shqiperine si kandidat per ne dyert e BE dhe se shpejti do te japin dhe pyetesorin perkates, ndersa Edvini e ka mendjen te protestat.
Kjo proteste eshte vazhdim i insistimit te tij per te mbajtur karrigen e kryetarit te PS me çdo kusht. Monitoruesit nderkombetar e kane dhene verdiktin e tyre per zgjedhjet, kane qene zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjeher, kane patur probleme por ne thelb kane qene zgjedhje te lira dhe te ndershme. Pra dhe njehere, Edvini me kete proteste vetem sa do ti nxije faqen ketij vendi dhe deshiron te behet pengese e nismave shume te rendesishme integruese te Shqiperise.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
perse nuk pranon shoki salis qe te hapen kutite, nese ai eshte i bindur (e di si dreqi) se nuk ka vjedhur aq shume vota sa te kuterboje dynjane, apo jo, nje e treta ...
apo se eshte nje ndjekes e zbatues i zellshem i anti-ligjit ...
apo se e ka mizen nen ksulen ... e kuqe ... si shallin qe i ka vene husniu me viton ... apo tagra qe i ka vene shoki ramiz ...
po ki edvini do megjithmend te nxjerre lakrat e ramiz-sillo-sigurimit ne shesh ...
nuku ma merr mendja se e ka seriozisht ...
Mos harroni se ne Shqiperi ka nje NATO,se Shqiperia eshte nenshkruese e shume akteve e pakteve ndekombetare per ruajtjen e paqes ne rajon,se jane edhe nja 4 milione shqiptare rreth jush dhe se i keni hyp ne maje te hundes zotit e robit me keto idiotlleqet tuaja....
Le ta kene te qarte te gjithe....
Kurr nuk do te arrihet ajo qe fshihet pas ketyre maskaralleqeve dhjeta vjecare haxhi qamiliste me qellimin final- coptimin e Shqiperise.
Ajo do te mbijetoj .......e bashkuar
Une nje kusho qe kam atje ne Tirane dhe qe komisioner i ps ne votime i dha 2 milon leke pd qe proces verbalin ta firmoste ne favor te te PD.
Imagjino ckane bere ne gjithe Shqiperine dhe bertasin ja skeni fakte asnje komisioner i ps nuk ka dale te thote qe ka manipulime.
Ku te dalin te zeste me gjith ato leke qe kane mare ku te futen po folen. Se Saliu ka kulacin e kerbacin.
Prandaj kutite nuk hapen se eshte baraz te te ike Saliu.
Saliu me mire te iki vete se te hape kutite
Albania Uber Alles
me cduken bathet.. widhersi po perserit grushtin e shtetit ne KILI.
Edvin Pinocheti sic duket eshte caktuar nga GRUPI te marre pushtetin me dhune me 20 nentor dhe USa sic duket do ta njohe kte grusht polpotistesh si te ligjshem..
GRUP..quaj nje grup kim filbash ne departament te shtetit te amerikes qe luajn lojna te felliqura..
Ne kte grup eshte patjeterr LInoja.. ky Biberi i vois amerikes Uidhersi etj..
nuk eshte rastesi qe uiidhersi i ka miratuar gjithe maskaralleqet anti ligjore anti kushtetuse e banditeske te nomenklatures enveriste me ne krye edvin ruc gjinushet..
inspektimi e miratimi qe uidhersi i beri mitingut te paligjshem te Edvinit para votimit posht penxhereve te kryeministrit te ligjshem tregoj qarte se ed-veri i ka shpatullat e ngrohta nga CIA.
97 ta po perseritet e pinocheti yne ..edvini i nexhmijes.. do qendroj ne pushtet nja 25 vjet rresht..
kasaphana qe po pergatit edvini me uidhersin do jete e pashembullt..
kush nuk do te perfundoj ne litar te mos fleje sic fjeten ata budallenjt ne 1944-tren.. qe priten si qengjat tek kasapi qe te vnte falanga kanibale nga mali e ti pushkatonte nji nga nji e ne tufe e ata..as ciu as miu..
nxirrni mesime nga historia..
mos i lini tju pjekin ne helle bandat e rucit te stervitura mire ne katundet e fier mallakaster vlores.. e beratit..
..
Krijoni Kontakt