Close
Faqja 75 prej 82 FillimFillim ... 25657374757677 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 820
  1. #741
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    loja dhe fatet e kombit ...
    çuditerisht, kur tos nano duket jasht loje (at'here ne burg, son ne ndonje buzuk) ndodhin keto ngjarjet e kesaj natyre ...

    duket qarte se salis nuk e mban dot legjitimitetin e pusht-etit me shume se nji legjislature ... edhe at'here ne 1996 oshetinte per zgjedhjet vetem ne vitin 2000 ... dhe ato u bene pas menxyres '97 ...

    per pusht-et, salis, tos e edver ... jemi gati kurdoher ...

  2. #742
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    çuditerisht, kur tos nano duket jasht loje (at'here ne burg, son ne ndonje buzuk) ndodhin keto ngjarjet e kesaj natyre ...

    duket qarte se salis nuk e mban dot legjitimitetin e pusht-etit me shume se nji legjislature ... edhe at'here ne 1996 oshetinte per zgjedhjet vetem ne vitin 2000 ... dhe ato u bene pas menxyres '97 ...

    per pusht-et, salis, tos e edver ... jemi gati kurdoher ...
    Ceshtjen e kutive e vulosi Kolegji Zgjedhor me vendim te formes se prere, pasi i shqyrtoi te gjitha ankimimet e paleve te interesuara brenda afatit te ankimimeve.
    Ligji Zgjedhor ne fuqi nuk parashikon ne ndonje nen te caktuar, qe per nje aresye, apo per nje tjeter, te rrezohet vendimi i formes se prere te Kolegjit Zgjedhor nga ndonje institucion i caktuar.
    Ne kete rast po i kerkohet parlamentit te beje gol me dore ne porten e gjykates se apelit e keshtu te prishen themelet e shtetit ligjor, gje qe me pas kjo do te prodhonte edhe nje here skenaret e '97-es, se keshtu i intereson opozites ne Shqiperi.
    Apo eshte shume e veshtire per t'u kuptuar??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. #743
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bojkoti si, revanshizëm i mafies


    Nga Redin HAFIZI


    Hetimi parlamentar i zgjedhjeve të 28 qershorit ka qenë gjithnjë premtimi i mazhorancës për opozitën, por gjithmonë duke respektuar ligjet dhe ndarjen e pushteteve, ku legjislativi nuk mund të jetë mbi gjyqësorin dhe të nëpërkëmbë vendimet e tij. Në një situatë të tillë edhe aleatët tanë europianë e kanë përcaktuar që, nuk është rruga, por Parlamenti vendi ku mund të bëhet debati politik, pra ata i bëjnë thirrje socialistëve të hyjnë në Parlament e të shprehin kërkesat atje dhe jo të dalin në rrugë. Ndërkohë, Edvin Rama vazhdon t'i mëshojë idesë së rrugës, sepse ai i përket rrugës dhe jo institucioneve.

    Çdo ditë e më shumë kreu i PS-së po e ekspozon veten si një Haxhi Qamil i shekullit XXI. Ashtu si Haxhi Qamili përfaqësonte një grup njerëzish që kërkonin të ruanin privilegjet që e kaluara u kishte dhënë, ashtu edhe Edi Rama ka marrë përsipër që të rehabilitojë të kaluarën e dhimbshme për shumë shqiptarë të ndershëm. Ashtu si Haxhi Qamili që ngriti disa njerëz nën një lëvizje tejet anarshiste dhe shkatërrimtare, këtë po kërkon edhe Edi Rama që të arrijë, shkatërrimin dhe kaosin përmes shpifjeve dhe mashtrimit. Ashtu si Haxhi Qamili si qëllim kryesor kishte mbrojtjen e së kaluarës duke penguar shqiptarët të shkonin drejt një të ardhme europiane, edhe Edvin Rama si qëllim kryesor ka mosintegrimin e Shqipërisë në BE.

    Edvin Rama po kërcënon vazhdueshëm deputetët socialistë për të mbështetur bojkotin e Parlamentit. Në këtë bojkot kryesocialisti nuk është vetëm, por rreth tij janë mbledhur shumë pjesëmarrës të opozitës, të cilët kanë lidhje me nomenklaturën e kuqe të diktaturës shqiptare. Gjithashtu, rreth tij si mbështetësit më të flaktë janë edhe figura të ekspozuara në botën e krimit të organizuar dhe bizneseve mafioze në Shqipëri. Por për ta kompletuar ushtrinë e vogël të Ramës i bashkohen edhe disa ish-agjentë të Sigurimit famëkeq që në diktaturë kanë marrë në qafë shumë njerëz dhe familje. Të gjithë këta, janë bashkuar sot vetëm me një qëllim, goditjen e demokracisë shqiptare dhe pengimin me çdo kusht të realizimit të ëndrrës së shqiptarëve për një Shqipëri anëtare në BE. Kryetari i PS-së është zëdhënësi i të gjitha këtyre grupimeve që gjithashtu kërkojnë edhe rehabilitimin e diktaturës, harresën e krimeve, pra rehabilitimin e baballarëve dhe familjarëve të tyre që i kanë shërbyer kësaj diktature, një ndër më të egërat në botë.

    Ka shumë agjenci ndërkombëtare inteligjence që kanë folur shpesh për trekëndëshin mafioz Moskë-Sofie-Tiranë. Kanë qenë po këto agjenci që nuk kanë patur asnjë lloj dyshimi se shumica e personave që operojnë në këtë bashkëpunim ndërkombëtar të krimit të organizuar, janë ish-pjesëmarrës të shërbimeve sekrete në kohën e diktaturës në vendet respektive, pra KGB (Komitet Gosudarstvennoj Bezopasnosti), DS (Durzhavna Sigurnost) dhe Sigurimi i Shtetit. Grupimet mafioze që marrin pjesë në këtë skemë të madhe kontrollojnë shumicën e trafiqeve ilegale në Europë e më tej si dhe janë të specializuar në pastrimin e parave që dalin nga këto trafiqe. Gjithashtu, këto grupime investojnë fuqishëm në politikë dhe kanë mbështetësit e tyre nëpër shumë vende të Europës Lindore.

    Qëllimi kryesor i politikanëve që mbështesin këto grupime mafioze është thjesht të krijojnë një situatë të turbullt anarkie dhe të pengohet me çdo kusht integrimi në BE. Integrimi në BE rrit shkallën e vështirësisë të operacioneve ilegale dhe kjo po ndodh aktualisht me Bullgarinë, e cila tashmë është anëtare me të drejta të plota në BE. Shembulli i Bullgarisë i dha mësimet e duhura mafies së kuqe në Shqipëri, ndaj menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së në Shqipëri, një parti që është deklaruar fuqishëm për anëtarësimin në NATO, që tashmë është realitet, krimi i organizuar shqiptar nisi të lëvizte më vrullshëm, por në fshehtësi për të përgatitur skemën famëkeqe të shkatërrimit të institucioneve demokratike në Shqipëri dhe ngadalësimin e procesit të anëtarësimit.

    Kjo nuk u zhvillua vetëm me financime shpesh herë ndaj kreut socialist dhe mbështetësve të tij, por edhe me infiltrimin e disa figurave të reja në PS, që si eksperiencë politike të vetme kishin trashëgiminë nga baballarë apo familjarë që kanë shërbyer në nivele të larta të diktaturës komuniste deri në vitin 1991. Marrëveshja është e qartë, luftë shtetit të së drejtës, luftë PD-së e cila sa erdhi në pushtet në vitin 2005 duke i dhënë një grusht të fortë krimit të organizuar me arrestimin e eksponentëve të disa prej bandave më të rrezikshme, si dhe rehabilitim të nomenklaturës së kuqe dhe zhdukje të dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Pra e gjithë lëvizja e Ramës që po vijon tashmë me bojkotin ka si qëllim marrëveshjen e mësipërme dhe Rama e di shumë mirë se Gramoz Ruci që në gjuhën e mafies do të quhej "konsiljeri" mund ta hedhë në rrugë si limon të shtrydhur nëse kryesocialisti nuk vazhdon në rrugën e tij të kaosit dhe regresit. Edvin Rama ka frikë nga Gramoz Ruçi.

    Bojkoti i Edvin Ramës ka qëllim ngadalësimin e integrimit të shqiptarëve edhe për një arsye tjetër, luftë pa logjikë dhe pa prova personalisht kundër Kryeministrit Berisha. Rama ka frikë gjithashtu nga Berisha, pasi një afrim i Shqipërisë në BE me qeverinë e Berishës, sipas Ramës, e bën PD dhe Berishën të pathyeshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe politika ndërkombëtare ka sjellë shembuj të tillë. Por, në një kohë që Edvin Rama pengon shqiptarët të integrohen në BE thjesht për interesa politike personale dhe të mbështetësve të tij, Djemtë e Bashkuar Anëtarë Të Idealeve Komuniste (DEBATIK) të shekullit XXI.

    Berisha po ngulmon në plotësimin e të gjitha kushteve, jo për interesa personale, por për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve. Debatikasit e Edvin Ramës gjithashtu po e mbështesin bojkotin, sepse nëse shqiptarët shkojnë në Europë me PD në qeverisje, atëherë idealet komuniste të trashëguara nga prindërit e tyre varrosen përfundimisht dhe karriera e tyre politike merr fund. Këta politikanë të rinj me ideale shumë të vjetra mbeten pa asnjë lloj kontributi pozitiv në PS, përkundrazi ata thjesht kanë dëmtuar rëndë reputacionin e socialistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Aktualisht, grupimi i Ramës është kthyer në një tumor në trupin e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

    Ka qenë Lëvizja e Dhjetorit që mundësoi pluralizmin dhe krijimin e të parës parti opozitare të komunistëve shqiptarë, PD dhe ka qenë kjo parti që i premtoi atëherë shqiptarëve se thirrja "E duam Shqipërinë si e gjithë Europa" do të bëhet realitet. Ishin idealet e dhjetorit që iu kundërvunë idealeve komuniste dhe ishte viti 1991, kur shqiptarët nisën rrugën drejt së ardhmes europiane. Pengesat nuk kanë qenë të vogla, por patjetër që tashmë shqiptarët janë shumë pranë. Anëtarësimi në NATO ishte një shenjë shpresëdhënëse, pranimi i statusit si vend kandidat është një dritë jeshile, ndaj sado që të mundohen klanet mafioze që mbështesin bojkotin e Ramës apo debatikasit e rinj të shekullit XXI, PD është e vendosur të punojë jo vetëm për interesat e shqiptarëve, por edhe të realizojë ëndrrën e madhe të futjes në familjen e madhe europiane.





    rd
    .

  4. #744
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mos u hidhni perpjete o pdista.
    A u nderkombetarizua gjendja politike ne Shqiperi?
    A po vine mesazhet nga kancelarite e EU qe e keni dhjere me zgjedhjet e duhet transparenca e tyre.
    A se keni te qarte qe hengret ne bese opozite duke shkelur me kembe pjesen me pozitive te kodit zgjedhor.
    A e keni te qarte qe e shate opoziten me nene, me moter , me vella, me bir e cnuk thate prape nuk piu uje vecse ju nxorri bojen juve?
    Ca kerkoni akoma do rifilloni te shani Ramen nga e para? Jepini prape vrime ne uje do te beni thjesht do masturboni vetveten me librin e shtepise se tij dhe do i shkurtoni me shume ditet tuaja.
    A e keni te qarte qe populli nuk ju do dhe i keni hipur ne kurriz duke i vjedhur voten?
    A e keni te qarte se kur te doje populli ju shkund nga shpina e ju telendis?
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 22-01-2010 më 07:26
    Albania Uber Alles

  5. #745
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    po t'flasi ndonji per bojna ene po shtyhet, po me hap gojn ramistat :O sholla sholl mbetet sia 'ni per bojna hic se i ka provu tgjitha, prij enver hitler te veterant me 29 te njimbdhjetit, prej nudismi te xx apo e thojn 3x version e rams, prej skicofreni te radikalisti, prej i dhunshmi te moralisti...... ku ku medet kujt po i thur lavde ky milet
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  6. #746
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet dhe nji here berisha te beje nje miting diku ne ndonji fushe..

    sdi ku ka ndonje fush te madhe..

    e aty le te mblidhen gjith ata qe nuk deshirojne revolucione kanibale tip vlor-muzin-dardho-berato-xhepaxhi cerrikse-97 tshe..e me kte t'i demonstrojne falangave edviniste vampiriste.. se.. beni prove e dilni me hanxhare.. rrugve e sulmoni institucionet..
    se.. do ju bluajme nje here e mire..

    vetem keshtu kupton kelishi i nomenklatures enveriste edvin kanibali..
    keshtu kuptojne dhe agoll qoset qe po perpunojne ideologjikisht falangat krokodilse.. sikurse ne 97 ten..
    populli do qetsi do buk uje e korent..jo xhevata e causha e gjoleka e altin dardha rrugve..




  7. #747
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Braro, nuk i japim taksat Berishes te beje mitingje,por te punoje ne zyre.Boll mitingje ka bere Saliu dhe aq m shume ka bere Rama.Populli nuk do retorike, nuk do bileta falas per ne Tirane dhe as qofte dhe bire,populli do pune,do siguri,do liberalizim vizash,do mireqenie etj...
    Nuk e kam pare Obamen te dale dhe te beje mitingje ketu! As Senatoret e ketij shteti ku jetoj nuk meren me tendera dhe leje ndertimesh, por vijne n cdo qytet dhe takojne popullin per problemet qe kane ( tani takimet jane perqendruar tek siguracioni i shendetit).
    Kjo i takon edhe Edi Rames qe edhe dhi e zgjebosur,por edhe me bisht perpjete.Nuk mund ai te mare peng opoziten me tezat e tij te semura.Sharlatane si Edi Rama duhet te qerohen jo nga PS-ja,por nga politika.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #748
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne qofte se Edi Rama dhe antarsia e PS-së ishin te bindur qe ne fillim te Korrikut 2009, se votat ishin vjedhur dhe PS nuk i kishte humbur zgjedhjet, atëher përse Rama u detyrua te jap dorëheqjen nga posti i kryetarit ???!!!

    Nuk ka njeri ne Shqiperi, qe beson se Ramës i është vjedhur fitorja.
    Ka vetëm ca "taliban të kuq", që duan një preteks për të provokuar incidente dhe qe shpresojnë të rikthehen ne zyrat e shtetit shqiptar qoftë edhe duke kaluar mbi kufoma.


    KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Neni 221

    Kryengritja

    (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
    Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash
    apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo
    çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve,
    grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe
    njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të
    përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë
    gjer në njëzet e pesë vjet.

    Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme
    dënohet me burgim të përjetshëm.




  9. #749
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Me vjen keq qe sot degjova nga nje person qe s'ja kishte idene se nga binte shqiperija dhe rastesish kishte degjuar per te ne disa dite pushime ne europ rreth gjurulldive dhe kapricove te njerit apo tjetrit politikan rreth zgjedhjeve dhe varferise duke e quajtur 'Third World' .Kush e kupton e di mire se sa fyese dhe c'far imazhi po i behet shqiperise rreth botes nga te paaftet qe hipin dhe zbresin nga karriget .

  10. #750
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ne qofte se Edi Rama dhe antarsia e PS-së ishin te bindur qe ne fillim te Korrikut 2009, se votat ishin vjedhur dhe PS nuk i kishte humbur zgjedhjet, atëher përse Rama u detyrua te jap dorëheqjen nga posti i kryetarit ???!!!

    Nuk ka njeri ne Shqiperi, qe beson se Ramës i është vjedhur fitorja.
    Ka vetëm ca "taliban të kuq", që duan një preteks për të provokuar incidente dhe qe shpresojnë të rikthehen ne zyrat e shtetit shqiptar qoftë edhe duke kaluar mbi kufoma.


    KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Neni 221

    Kryengritja

    (Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)
    Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash
    apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo
    çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve,
    grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe
    njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të
    përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë
    gjer në njëzet e pesë vjet.

    Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme
    dënohet me burgim të përjetshëm.



    Doktaturat me tregim dhembesh jetojne e me kercenime sic ben sot diktaura e Salise.
    Edhe Enveri me keto nene rrojti 50 vjet.
    Po gjithesi dikataturat ja vlen te hidhen ne ere se mer fryme populli.
    Sic duken bathet me pushke do iki Saliu nga karrikja.
    Albania Uber Alles

Faqja 75 prej 82 FillimFillim ... 25657374757677 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •