Close
Faqja 74 prej 82 FillimFillim ... 24647273747576 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 820
  1. #731
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Kolektivizimi i gabimit

    Qemal Sakajeva


    Dyfishimi i bojkotit

    Kukullat e famshme ruse, të drunjta e të ngjyrosura, janë edhe një lojë sesi, përmasa dhe e fshehta, zbulohen një nga një brenda sistemit, duke u nisur nga më e madhja fare deri te më e vockla e mbrame. Kjo mund të përqaset edhe me politikën, e cila, gjithashtu, është edhe lojë e stërholluar, por, në Shqipëri, rasti i krahasueshëm, ka të bëjë me të kundërtën e Matrioshkave, sepse përmasa dhe e fshehta zbulohen në zmadhim, nga më e vogla te më e madhja.

    Saktësisht, ashtu, Partia Socialiste, në përllogaritjet e veta për pushtet, para e pas zgjedhjeve, arsyet e gabimeve dhe madhësinë e tyre, i ka sjellë në rritje, nga më i vogli te më i madhi, e nuk dihet ende, cili do të jetë më i madhi fare?

    Së pari, socialistët kryen gabimin që ata nuk e llogaritën si të tillë, të cilin e njohën si të papeshë, që nuk do t’u prishte punë për fitoren e zgjedhjeve. Ky gabim e ka emrin zhbërje e koalicionit domethënës brenda së majtës, enkas për shfaktorizimin e LSI, duke e nxjerrë jashtë pjesëmarrjes për kodin zgjedhor dhe për ta lënë duarbosh pas zgjedhjeve, vetëm për - i tërë pushteti socialistëve. Pasojë e menjëhershme qe humbja e zgjedhjeve, më 28 qershor 2008.

    Së dyti, edhe pse PS, të nesërmen ishte humbëse, ajo arriti diçka të pazakontë në zgjedhjet shqiptare, duke formuar një grup parlamentar opozitar me 65 deputetë, një pakicë me fuqi të madhe numerike, përballë pushtetit të demokratëve në koalicion me LSI. Por, edhe duke i njohur zgjedhjet, gabimit të parë PS i shtoi një të dytë, më të madh: bojkotoi Kuvendin, për ta lënë sallën gjysmëzbrazur, me shpresë se ashtu shumica do të bëhet e paqëndrueshme dhe kjo të çojë në zhbërjen e zgjedhjeve.

    Së treti, për të legjitimuar mbetjen e kryetarit në krye të partisë, pas përballjes me nenin 28 të statutit, dhe për të mos pasur një vërtetim të dytë për humbjen e 28 qershorit, u dyfishua bojkoti, gjë që përbën gabimin e tretë, edhe më të madh: PS nuk mori pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit, të cilat u fituan nga Partia Demokratike.

    Së katërti, u ndërtua sistemi i mospjesëmarrjes dhe i kundërshtimit politik, sipas mënyrës, le ta quajmë sanduiç: bojkot i pushtetit të epërm legjislativ - Kuvendit, përpjekje për bojkot me pushtetin fundor - bashki e komuna, dhe ndërmjet dy bojkoteve, qarkullimin e protestave nga kryeqyteti e rretherrotull, por i paemërtuar “Dialog nr. 2 me Shqipërinë”. Vetngujimi i një numri të fuqishëm deputetësh, në seli a klube, dhe nxjerrja e militantëve nëpër rrugë, formësoi gabimin e katërt.

    Së pesti, edhe pse zgjedhjet janë vërtetuar e pranuar, të lira e të drejta, si nga organizmat vendore dhe ato ndërkombëtare, kërkesën për hapjen e kutive opozita e ka kthyer në refren, të cilit, pozita dhe ndërkombëtarët, u janë kthyer me thirrjen: Futuni në Kuvend! Midis “hyni në Kuvend!” dhe “nuk futemi në Kuvend!”, qysh prej disa muajsh zhvillohet një betejë, deri e ashpër dhe, caku i prekur, jep këtë kuptim: socialistët as që do ta llogaritnin pozitën sikur të mos jetë droja nga ndërkombëtarët, të cilët i njohën zgjedhjet dhe kanë përshëndetur partinë fituese. Shpërfillja socialiste ndaj ndërkombëtarëve, për dialog brenda Kuvendit, është bërë aq e skajshme sa mund të mendohet që, ka një strategji të lodhjes e stepjes së tyre përballë vendosmërisë së PS. Ajo shpresë çon në gabimin e pestë, edhe më të madh, sepse organizmat e specializuara ndërkombëtare nuk mund të revizionojnë qëndrimin e tyre e të përmbysin vlerësimin e shpallur për zgjedhjet, nga hamendësimet dinake të së majtës në opozitë, për përfitime politike të paligjshme.


    Furia për zymtimin e Shqipërisë

    Së gjashti, ky ishte vit i ngjarjeve historike për Shqipërinë: anëtarësimi në NATO, pranimi i kërkesës për nisjen e procedurave të integrimit dhe dorëzimi i pyetësorit me 2280 pyetje. PS është vetëvendosur në pozicion kundërthënës me veten: më 2008 thoshte, pse vonohet paraqitja e kërkesës për nisjen e procesit të integrimit, kur ajo u paraqit, socialistët nxorën figura të tyre këmbëngulëse, për shtyrjen e dorëzimit të kërkesës pas zgjedhjeve. Por ajo u paraqit në muajin prill, u pranua më 16 nëntor dhe më 16 dhjetor Brukseli dorëzoi pyetësorin. PS, në një konfuzion e konflikt politik të pambështetur, mbërriti te gabimi i gjashtë, ndoshta enkas për të dëmtuar qeverisjen me çështjen e integrimit, duke e ditur që kriteri politik ka peshën e vet në pyetësor.

    Së shtati, për heqjen e vizave, zëra politikë të opozitës, që e shtjellojnë këtë problem, nuk qajnë pse vizat nuk u hoqën në mesnatën e 19 dhjetorit edhe për shqiptarët, ato bëjnë vajtojcin. As nuk duhet dyshuar që, ndër ta ka asish që luten,“mos u heqshin vizat as në mesverë!”, sepse pas hapjes së kufijve vijnë zgjedhjet vendore. Këtë e provon furia për zymtimin e Shqipërisë anë e skaj, fund e krye, për çdo gjë e në gjithçka, në kulmin e hapave të saj europiane, të përshëndetura nga BE. Mirëpo harrohet që, zgjedhjet janë njohur dhe ndërkombëtarët nuk çnjohin vetveten; ekonomia e përballoi krizën dhe kjo është vlerësuar botërisht; Bashkimi Europian nuk kryen heqjen e vizave për hatër a inat të asnjë partie politike, por do ta bëjë këtë për kriteret e përmbushura dhe për qytetarët shqiptarë, për këta këtu dhe mbi një milion të tjerë në të 27 shtetet e BE-së. Nëse sjellja penguese e opozitës do të ndikojë në mos heqjen e vizave në kohën e premtuar, atëherë ky do të ishte kulmi i një gabimi që shqiptarët nuk do t’ia falnin opozitës.

    Loja me Matrioshka i zbulon kukullat, nga më madhja te më e vogla.

    Lojën me gabime të opozitës e nisi njëshi derisa kolektivizoi me detyrim të 65-tët.

    Ndryshimi mes tyre është se, Matrioshkat e drunjta, pas lojës, futen në raft për t’u përdorur prapë, kurse gabimet politike kolektive të opozitës, pasi loja mbaron, rëndojnë në fatin e popullit dhe hynë në histori.

  2. #732

    Bamir Topi: Edi Rama, qaraman

    Bamir Topi: Edi Rama, qaraman

    E Premte, 25 Dhjetor 2009

    INTERVISTA/ Presidenti i Republikes, flet per zhvillimet politike ne vend dhe kritikon qendrimin e PS dhe kreut te saj per zgjedhjet dhe bojkotin ende pa afat permbylljeje. Kujton faktin se ligji elektoral u pergatit dhe miratua nga dy forcat kryesore politike ndaj s'ka vend per qaramane

    Zoti President, kur flet sovrani te gjithe heshtin, por ne kemi pare qe nje pjese e mire e sovranit nuk heshti dhe doli per te protestuar per voten e lire. Mendoni qe ka dicka qe nuk shkoi mire, bazuar dhe ne vleresimet e nderkombetareve?

    Une respektoj vullnetin politik te partive, per ta pranuar, per ta kontestuar, kjo eshte ceshtje e tyre, ndersa Presidenti i Republikes i ka referencat institucionale.

    Si i vleresoni protestat e opozites, i bejne ato mire apo keq demokracise ne vend dhe situates ne pergjithesi?

    Flas ne aspektin parimor. Padyshim, eshte e drejta e cdo partie politike, e simpatizanteve te saj, e sindikatave, e grupimeve te ndryshme shoqerore. Per t'iu rikthyer retrospektives apo eksperiences personale, edhe une kam protestuar kur kam qene i inkuadruar ne partite politike dhe nuk do te kishte guximin askush te thonte te kunderten, pra cdo njeri eshte i lire te protestoje. Ka protesta individuale, ka ne formen e grupimeve politike, te grupimeve shoqerore dhe eshte nje nga standardet e arrira te demokracive perendimore. Per t'u futur ne elemente specifike, natyrisht eshte ne vullnetin e partive te opozites per te protestuar per dicka qe mendojne qe duhet protestuar. Keshtu qe une nuk mund te bej rolin e analistit, apo te supervizorit apo te monitorit per te thene qe po bejne mire apo po bejne keq.

    Hapja e kutive eshte nje moment sa ligjor dhe une e di qe per shkak te pozicionit ju sapo e thate, respektimin e vendimeve gjyqesore dhe si Kryetar i KLD-se ben pjese e detyrimeve tuaja institucionale dhe sigurisht nuk do te guxoja t'ju provokoja ne kete pike, por natyrisht eshte dhe nje moment politik. Mendoni se ketu mund te jete celesi i zgjidhjes te ketij bllokimi apo krize ta quajme, s'ka rendesi?

    Une mendoj se pozicionin tim si President e kam mbyllur persa i perket vleresimit te zgjedhjeve. Ky eshte nje vleresim i bere dhe ju siguroj qe nuk jam konformist kur bej. Ju e dini qe ne eksperiencen time politike kam bere prononcime edhe individuale, edhe kur grupimi politik mendonte ndryshe, aq me shume sot kur kam autoritetin e plote per t'i thene gjerat ashtu sic jane. Une mendoj se vleresimin tim per zgjedhjet e kam bere me shume se nje here dhe qendroj ne ato standarde qe sapo i shpreha. Persa i perket zhvillimeve politike, menyren sesi e shikojne partite debatin politik, menyren e shprehjes se vullnetit te tyre politik, eshte nje ceshtje ekskluzive e partive politike. Ajo qe me intereson qofte si qytetar, qofte si President i Republikes eshte qe debati politik, te jete nje debat mbi bazen e nje fizionomie perendimore te realizimit te debatit dhe ka hapesire te pafund per ta realizuar debatin, per te zhvilluar betejen politike dhe pastaj per te realizuar disa gjera qe domosdoshmerish kushtetuta i ka parapare qe kerkojne te gjitha palet. Dikujt mund t'i vije keq qe une shprehem keshtu, por une flas mbi bazen e parimeve kushtetuese, flas mbi bazen e eksperiencave nderkombetare, mbi bazen e nje eksperience te gjate politike, gjithmone kerkohet te bashkepunohet. Ne nje bashkepunim politik, ka mundesi te debatohet, ka mundesi te leshohet, pra eshte ne vullnetin e partive politike. Nuk mund te jap une leksione sot nga kjo zyre. Te japesh leksione demokracie eshte shume keq, sepse cdo njeri duhet te kete vullnetin individual per t'u sjelle ne menyre demokratike, per t'u grupuar ne menyre demokratike, per te bere vendimmarrjen ne menyre demokratike.

    A ju ka rene kompetenca?

    Ne menyre absolute. E rendesishme eshte qe ata qe e kane pasur vullnetin per te ndertuar nje ligj elektoral, duhet te mendoheshin mire para se ta realizonin. Ne momentin qe realizohen, nuk mund te besh komente ne retrospektive, si e ke realizuar. Ka nje rregull, nuk eshte loje femijesh. Kjo eshte loja me e rendesishme qe ka te beje me demokracine e nje vendi dhe me te ardhmen e nje vendi. Njerezit nuk duhet te behen qaramane post faktum. Njerezit duhet te jene te kujdesshem. Ku dallohet nje politikan, nje intelektual nga nje njeri i zakonshem. Duhet t'i beje profilaksine gjerave. Pra futesh ne nje periudhe pergatitore, dialogu, fillon nderton mbi bazen e eksperteve edhe kur ben vendimmarrjen nuk ke pse qahesh me.

    Qajne zakonisht ata qe humbin. Kritika juaj drejtohet drejt opozites.

    Une jam i drejtperdrejte, jam shume i sjellshem. Nuk bej kritika. Problemi eshte ne parim, kur shkon drejt vendimmarrjeve serioze, duhet te jesh shume i kujdesshem. Nuk je ne nje tavoline bixhozi, qe e mbyll naten sonte dhe mund te kthehesh prape neser. Keto jane fatet e nje vendi. Politikani ka nje pergjegjesi absolute. Duhet te shkojne shume te pergatitur. Kemi pasur raste qe kemi ndenjur me dite dhe me net per te diskutuar nje element teknik ne negociata. Ju e dini fare mire.

    Zgjedhjet e 2007-es, p.sh....

    Jo vetem ato, edhe elemente te tjere. Kur negociohet politikisht, negociohet me seriozitetin me te madh. Pse? Nuk jane fate individuale. Jane fate te demokracive, te institucioneve, jane fate qe kane te bejne me perspektiven e njerezve. Kjo eshte arsyeja qe ne demokraci, fatet delegohen. Nje individ ka te drejten e votes, shkon voton, ka deleguar fatin e tij. Ti qe je interpret i fateve te tyre, ti duhet te jesh shume serioz. Pra behen mire hesapet, behen mire llogarite dhe cdo njeri paguan pikerisht ate qe ka ndertuar. Ky eshte fati i demokracise, dikush fiton, dikush humbet. Henri Kissinger e thoshte ne menyre frekuente frazen 'mos u shqetesoni, mos u lendoni, rregulli i demokracise eshte: ai qe fiton sot mund te kete shansin te shkoje ne opozite neser dhe opozita e sotme eshte pozita e se nesermes. Ky eshte rregulli i demokracise.

    Megjithate opozita pikerisht ankohet se jane prishur rregullat e lojes...

    Une nuk besoj qe rregullat e lojes jane ndertuar jashte vullnetit te paleve politike. Ne rast se do te isha kritik do te ishte per momentin qe; a jane pyetur te gjitha institucionet? Se kam pasur kete lendim, sepse e di fare mire. Une kam nje eksperience te gjate parlamentare. Une e njoh shume mire rregullin, rolin e jashtezakonshem te Parlamentit. Nuk eshte se une e them sot per here te pare qe Parlamenti eshte tempulli i demokracise, aty ku zhvillohet dialogu politik. Aty i kemi bere te gjitha debatet politike; i keni vene re qe njerezit qe nuk futen ne Parlament, fillojne e sfumohen. Nuk eshte nje eksperience shqiptare, eshte nje eksperience boterore. Pra konsiderohesh ne politike aktive, kur je pjese e debatit parlamentar.

    Mendoni qe po e demton opoziten mungesa e saj ne Parlament?

    Une edhe nje here jam i kujdesshem sepse duhet te ruaj ekuivalence te plote. Nuk kerkoj te nderhyj qofte edhe me analizen time, por apelet e mia une i kam bere shume te sinqerta, sepse te njejtin apel kam bere edhe atehere kur kam qene pjese e strukturave politike te Partise Demokratike, kur ishte jashte Parlamentit. Rikthehuni edhe dokumenteve, kam thene te njejten gje. Une jam i mendimit qe pjesemarrja ne institucione, eshte mendimi im, te jep vlere, pastaj jane taktikat politike te partive, jane kendveshtrimet e tyre ne vizionet e tyre, te cilat jane ekskluzive te partive, nuk mund marrin leksione nga Presidenti.

    Zoti President, ju u takuat para disa ditesh zyrtarisht me liderin e opozites. Ne fakt njoftimi per shtyp ishte pak rreshta dhe u kuptua qe ajo qe ishte thene brenda ishte dicka me shume nga ajo qe u tha zyrtarisht. A mund te na thoni cfare u tha ne ate takim?

    Elementi me i rendesishem dhe i domosdoshem per cdo zyre te institucionit shteteror eshte transparenca. Ne momentin kur eshte kerkuar takimi nga zoti Rama, i cili eshte gjithmone i mirepritura si cdo politikan tjeter ne zyren e Kreut te Shtetit, kam bere njoftimin e mediave per te qene te pranishme dhe kam pasur nje komunikim nepermjet zyres se shtypit me te gjitha mediat, per te thene edhe elementet kryesore te takimit. Zoti Rama erdhi me shqetesimin per t'i bere prezent nga afer Kreut te Shtetit te gjitha problemet qe ekzistojne ne tryezen e opozites. Persa i perket pozicionimit te shtetit ligjor, ka te beje me Prokurorine, ka te beje me gjykatat, me ato pozicione me te cilat Presidenti ka nje lidhje te natyres organike dhe ligjore. Ky ka qene takimi. Ka sjelle edhe nje dosje me te gjitha keto ceshtje, te cilat ai i ka orientuar ne institucionet e shtetit. Asgje nuk ka mister ne kete komunikim.

    Zoti President, a ju ka kerkuar, apo keni kerkuar, apo keni komunikuar per te njejten situate me kreun e mazhorances?

    Une kam pasur rastin, ne raste te ndryshme te takohemi, por nuk kemi diskutuar. Nuk eshte vendosur ne rendin e dites ndonje bisede specifike per kete ceshtje.

    Si i keni marredheniet tuaja me Sali Berishen ne keto moment? Vazhdojne te jene vetem institucionale?

    Kur jane institucionale, jane te arrira besoj, sepse ne tentojme qe marredheniet shoqerore, marredheniet qe ekzistojne ne kafene, apo neper ambiente te tjera afer partive politike, t'i bejme institucionale. Ne momentin qe themi qe jane institucionale, them qe jane te arrira.

    E bej kete pyetje pasi muajt e fundit u duk sikur u kapercye nje krize institucionale me teper sesa nje krize komunikimi midis jush dhe kreut te mazhorances, kryesisht zotit Berisha, aq sa filloi te flitej me me lehtesi neper qarqet gazetareske, se ndoshta eshte kapercyer momenti i krizes se komunikimit dhe nje mandat i dyte i Bamir Topit si President tanime eshte me i mundshem?

    Une nuk bej llogari te karriges. Tek une nuk mund te behen biseda te tilla. Une kam nje parim. Ne momentin qe marr nje detyre jam shume serioz per ta realizuar detyren. Dhe jam ne nje predispozicion natyral, qe gjerat te rrjedhin ne menyre natyrale, te pasforcuar, te kene fatin e tyre.

    Kur thoni kete besoj qe juve do ta kryeni detyren pavaresisht nga kostot qe ato mund te krijojne rruges persa kohe qe ju besoni qe detyra eshte ne funksion te pozicionit tuaj.

    A ka kosto me te madhe ne rast se ti me ndergjegje i shkon ndesh pozicionit kushtetues?

    Gjate vitit te fundit, nje vit e gjysme qe nga ndryshimet e kushtetuese jo rralle u kritikuat, u sulmuat sesa u kritikuat, edhe nga perfaqesues te mazhorances, edhe nga te themi pjese e opinion berjes prane saj dhe shikoj qe kjo ka rene tani dhe kjo eshte nje gje e mire pasi ndoshta te gjithe po e kuptojne pozicionin tuaj kushtetues. Megjithate politikisht nuk mund t'i shmangemi disa gjerave zoti President. Kur une ju pyes ne raportet me mazhorancen, kam parasysh p.sh se ne Kuvendin e fundit te PD-se, t'i rikthehemi temes tuaj te preferuar 'demokracia e brendshme e partive' shumica pothuaj absolute e atyre qe, ne mos, mos i quajme mbeshtetesit tuaj kur ju keni qene ne parti, po ata qe kane qene kritike ne menyren sesi drejtohej partia, kritike ne menyren sesi duhet te qeverisej me mire. Befas u zhduken te gjithe nga Keshilli Kombetar i PD-se. Ne vend te tyre u futen te tjere... keshilltare ose te Kryeministrit ose te Jozefina Topallit. Si e gjykoni kete? Nuk eshte kjo nje menyre reagimi ndaj jush? Ndoshta jo me artikuj ne gazete denigrues por me menyra te tjera.

    Se pari, per momentin qe kalojme, nuk eshte kjo tema e preferuar e imja. Pra ishte pjese e pergjigjes ndaj nje pyetje qe ju realizuat per demokracine e brendshme neper parti. Sigurisht qe nuk mund te them qe jam indiferent, por nuk eshte tema ime, sepse hapesira ku une veproj eshte ne nje terren tjeter. Njerezit zakonisht bejne karriera politike per te ardhur ne pozicione te tilla dhe duhet ta nderojme nje pozicion te tille jo per qellime karrieriste, por per qellime te mira te karrieres politike dhe t'i sherbejme ketij pozicioni sepse eshte nje pozicion qe i sherben te gjitheve. Eshte nje pozicion, i cili influencon ne menyre te ndjeshme, te drejtperdrejte ne stabilitetin e vendit. Te futem ne ceshtje te jetes politike te partive pas dy vitesh e gjysme ne sensin e pyetjes qe ju drejtoni, do te thote qe une te rikthehem edhe nje here aty ku kam qene, duke qene anetar i asaj kryesie, ne ate pozicion. Eshte nje ceshtje qe ka te beje me partite respektive politike, me jeten e tyre te brendshme. Cdo individ ka te drejten qe te futet per te bere karriere, mund te hyje ne ate ambient, mund te dale nga ai ambient. Nuk eshte nje ceshtje qe ka te beje me nje vemendje momentale timen.

    Ky vend ka treguar se po nuk iu nenshtrove rregullave te dy partive te medha, po flas per aktualitetin ne vend, e ke te veshtire te besh nje karriere te larget politike. Mungesa e nje alternative te trete sipas jush apo te nje alternative tjeter perpos ketyre te dyjave qe ofrohen, eshte pasoje e mungeses se personit te duhur per ta bere kete apo te kushteve te tjera?

    Presidenti Topi: Deri tani ne kemi te drejte te bejme nje fotografim te asaj qe eshte. Sec ndodh me mbrapa askush nuk e di.

    Si e pritet lajmin e formimit te koalicionit PD-LSI? A kishit ndonje informacion dhe a e mbeshtetet kete, le te themi, nisme e guximshme politike per te formuar nje koalicion qe u gjykua fillimisht jo i natyrshem?

    Se pari jam i parimit qe eshte ne te drejten e partive politike per te formuar koalicione. Nuk eshte nje eksperience shqiptare, sikurse mund te jete ndonje eksperience tjeter qe eshte shqiptare. Kjo eshte nje eksperience boterore. Kemi pare koalicione nga me te cuditshmet ne boten demokratike, keshtu qe e prita ne kushte shume normale dhe cka eshte rendesishme, eshte nje koalicion qe garanton stabilitetin e institucioneve dhe qeverisjen.

    Si ju duket qe po punon qeveria aktuale ne drejtim te permiresimit te mireqenies se popullit, pasi ky duket qe eshte edhe, le te themi, thelbi i funksionimit te nje qeverie qe del nga zgjedhjet demokratike?

    Tani keni bere nje pyetje qe duhet ta adresoni kryesisht diku tjeter. Se pari monitorimin e jetes politike dhe te qeverisjes e ben opozita...

    Marre me shkurtime nga Top Channel



    koha jone

  3. #733
    PS, 8 ligje për të lënë bojkotin

    27/12/2009

    Aristir Lumezi

    Përfundimi i bojkotit të Kuvendit duket se nuk do të vonojë për deputetët e Partisë Socialiste. Në pamundësi të hapjes së kutive të votimit, socialistët kanë “nën mëngë” disa nga ligjet e miratuara nga maxhoranca aktuale, të cilat i kanë denoncuar si antikushtetuese.

    Pikërisht motivet që ata i cilësojnë si antikushtetuese për moratoriumin e skafeve, ligjin për Inspektoratin special të Ndërtimit, apo ligjin e taksave për biznesin e vogël dhe përmirësimet e ligjit për tokën bujqësore, pritet t’i detyrojnë ata të hyjnë në Kuvend për të bërë betimin. Pas betimit, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për t’i rrëzuar këto ligje. Partia Socialiste si subjekt politik, nuk mundet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligje të tilla, pasi ato nuk kanë lidhje direkt me interesin e saj. Kjo detyron deputetët socialistë të marrin mandatin e tyre dhe më pas t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Por ankimimi për këta ligje nuk toleron një periudhë të gjatë kohe pas hyrjes në fuqi të ligjit, pasi vetë ligji ka filluar të japë efektet negative antikushtetuese, siç edhe vetë deputetët socialistë i kanë artikuluar në konferencat e tyre për shtyp në selinë rozë. Por gjithashtu socialistët kanë nisur një aksion të gjerë që më 10 tetor të këtij viti në protestën e tyre të parë për hapjen e kutive të votimit, atë të mbledhjes së 20 mijë firmave që do të mundësonte paraqitjen në Kuvend të një projektligji për hapjen dhe hetimin e kutive të votimit. Selia rozë ka mbledhur disa herë më shumë se shifra 20 mijë firma nga zgjedhësit dhe pritet që kërkesën e projektligjin ta paraqesin në kuvend ditën e parë që do të bëjnë betimin. Por gjithashtu socialistët me hyrjen në Kuvend do t’u tregojnë shqiptarëve se interesat e tyre nuk janë vetëm kutitë e votimit. Janë të paktën tre çështje shumë të rëndësishme që kërkojnë dhe votat e socialistëve në Kuvend;
    Ligji për konferencën Gjyqësore, Gjykata Administrative dhe miratimi në Kuvend i grantit të Sfidës së Mijëvjeçarit të SHBA-së. Mungesa e opozitës në Kuvend ka çuar në ngërç institucional dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili kërkon të zgjedhë dy anëtarë të rinj të tij nga konferenca e Gjyqësorit. Ligji për këtë çështje kërkon shumicë të cilësuar, që bëhet i pamundur për shkak të bojkotit të opozitës. Ligji për Gjykatën Administrative pritet të kalojë në diskutim në komisione dhe në Kuvend, pasi deputetët e PS të jenë ulur në vendet e tyre në parlament. Ky ligj është kërkuar me forcë ditët e fundit dhe nga përfaqësues të biznesit, që e cilësojnë atë si një zgjidhje të shpejtë të kontradiktave administrative. Përkujdesi i përsëritur i PS-së për të ruajtur biznesin e vogël nga rritja e taksave pritet të reflektohet në miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, i cili do t’i mbrojë bizneset nga arbitraritetet. Gjithashtu një tjetër çështje e rëndësishme që pret të marrë dhe votat e PS-së në Kuvend, është miratimi i grantit të Sfidës së Mijëvjeçarit të SHBA-së, i cili ndihmon Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Dy vjet më parë, ky grant ka marrë 123 vota të parlamentit shqiptar. Të gjitha këto çështje, të cilat kërkojnë votat e socialistëve në parlament e që janë dhe detyrim ndaj elektoratit të saj, pritet t’i japin fund bojkotit 4 mujor të saj. Ndërkohë një grup deputetësh, të njohur si Mendimi Ndryshe në PS, janë shprehur se nëse nevojitet vota e tyre për çështje me rëndësi kombëtare dhe integruese për vendin, do të hyjnë në Kuvend dhe nuk do të djegin mandatin e tyre.

    Ligjet që kërkojnë opozitën në Kuvend

    Ankimim në Gjykatën Kushtetuese

    Moratoriumi i skafeve

    Inspektorati special i Ndërtimit

    Ligji për taksat e biznesit të vogël

    Ligji për tokën bujqësore (shtesë)

    Makinat e deputetëve

    Ligje që kërkojnë shumicë
    të cilësuar votash

    Ligji për konferencën Gjyqësore

    Gjykata Administrative

    Sfida e Mijëvjeçarit

    Dorëzimi në Kuvend i projektligjit
    për hetimin e zgjedhjeve me firmat e zgjedhësve


    Afati kushtetues për mandatet, 7 marsi

    Sipas nenit 71 të Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Në pikën 2 të këtij neni theksohet se Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b)kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3; ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d)kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh)kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Mbi bazën e kësaj mandati i deputetëve të PS-së përfundon me 7 mars të 2010.

    panorama

  4. #734
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    S`ka dialog mbi kutitë e mbyllura, ligji nuk ndalon hetimin e votës

    Partia Socialiste deklaroi sot përmes deputetes Olta Xhaçka se nuk do të ketë dialog me maxhorancën pa hapjen e kutive të 28 qershorit.
    “Nuk ka asnjë ligj që ndalon Parlamentin të hapë kutitë- tha deputetja e Ps, duke shtuar se Ilir Meta duhet ta harrojë se mund të lajë gojën me një fjalë dialog, madje do të ishte mirë të mos fliste fare sepses a herë që flet, u kujton njerëzve çka thënë për dialogun me Sali Gërdecin”
    Deputetja e PS tha më tej se nuk mund të pranohen kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog derisa nuk ka ligj që ndalon hapjen e kutive.
    Ilir Meta si fillim duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe t’u japë llogari pse e ngeli Shqipërinë në klasë, pse dështoi me liberalizimin e vizave, dhe e izoloi edhe më shumë vendin tonë duke e lënë Shqipërinë të fundit në Europë.
    “Iliri Meta ta harrojë se mund të lajë gojën me fjalën dialog, madje do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa hap gojën u kujton njerëzve çka thënë kundër dialogut me Sali Gërdecin.
    Ne nuk mund të pranojmë kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog, sepse jo vetëm ligji se ndalon parlamentin të hapë kutitë, po as qeveria s’ka shpëtim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir”, tha Xhaçka.
    Sipas saj, Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog, por dialogu duhet të fillojë me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, e vërtetë që mund të zbulohet vetëm me hapjen e kutive.
    “Iliri i Sali Gërdecit duhet ta dijë shumë mirë se tani është koha për veprim jo për fjalë boshe.
    Dialog po, menjëherë, por jo mbi kutitë e mbyllura. Kështu që Iliri i Sali Gërdecit të hapë kutitë ose largohet bashkë me Saliun”- tha më tej deputetja e PS-së.
    (Lajmifundit)
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #735
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2009
    Postime
    16
    z.rama është duke e tepruar me kritikat e tij që mendoj se janë të panevojshme dhe të kota, edhe pse mendoj se disa janë të verteta, mirpo ai po akuzon aq shum sa që po bëhet i mërzitshme

  6. #736
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga kimi_b Lexo Postimin
    z.rama është duke e tepruar me kritikat e tij që mendoj se janë të panevojshme dhe të kota, edhe pse mendoj se disa janë të verteta, mirpo ai po akuzon aq shum sa që po bëhet i mërzitshme
    ia kan futur salis kembet ne ni kepuce - po i thot bota kjo dynja asht me rrota, keshtu si je nuk te beson e nuk te afrohet kush ...

    duhet ndonje kundersulm me i forte prej salis, se nuk doli gjo me ate tajvanin dhe pallatin ...

    edhe me ato ftesat per serbet, nuk po del gje - serbet kane dhene viston vetem sa te dale lajmi ne media, se nuk e kan nder mend me shkue ne tirane, mbase andej nga dhjetvjecari tjeter ...

    tash u hapen edhe portat e vadejsit, i ka ndreqe punet mir salis ... uj kena boll ...

  7. #737
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kastriot Islami i ka bere nje analize te gjithaneshme PSSH per kete vit.E vlene t`a kemi si dokument ne FSH...
    ------
    Hapja e kutive” në 2009...?!

    » Vendosur: 28/12/2009 - 09:26



    • Kastriot Islami

    Kërkesa e PS për “hapjen e kutive” ishte interesante në pamje të parë. Dukej e moralshme. Dukej e drejtë. Por mesa duket jo legale, sepse po të kishte një rrugë legale, PS duhet ta kishte ezauruar. Politikisht Berisha është përgjigjur prerë negativisht, duke përdorur “argumentin juridik të respektimit të vendimeve të gjykatës”. Sidoqoftë, PS vazhdon të ngulë këmbë për hapjen e tyre. Janë shpikur një sërë opsionesh “serioze” se si ato mund të hapeshin, thjesht për të “mbajtur në ëndërr votuesit e majtë” dhe tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve për “krizën politike e institucionale”. Më tej (mos)hapja e kutive u shoqërua me protestën “Berisha Ik”. Në rrugë institucionale e kushtetuese opozita nuk ka asnjë mënyrë për ta realizuar edhe këtë objektiv. Me protesta paqësore jo. Me protesta të dhunshme jo e jo dhe besoj se opozitës nuk i shkon mendja për këtë rrugë! Ajo që përbën interes dhe kuriozitet është për të ditur se çfarë do të thoshte lidershipi i PS pasi të futej, qoftë edhe përkohësisht, grupi i saj kuvendor në Kuvend pa mundur as të hapë kutitë e votimit dhe as të realizojë zgjedhje të parakohshme, nëse kjo do të ndodhë një ditë. Sepse në këtë rrugë pa krye, pa asnjë afat dhe pa asnjë strategji daljeje nuk është lënë, asnjë hapësirë as për të ruajtur qoftë edhe faqen. Stacionet kryesore të pushimit të shkurtër nga kjo strategji e rrugës janë dy 1) mbarimi i afatit prej 6 muajsh i mungesës në Kuvend, kur deputeti humbet mandatin dhe 2) zgjedhjet vendore. Ndërmjet këtyre stacioneve PS duket se do të qëndrojë në rrugë, ndoshta edhe me hyrje e dalje të herëpashershme. Më shumë shpresë pritet kriza ekonomike e nxitur edhe nga protestat popullore dhe veprimet e të zgjedhurve vendorë. Po si rrëzohet maxhoranca aktuale me protesta, duke iu referuar Kushtetutës, askush nuk e thotë. Në 6 mars 2010 ose pak më parë, grupi i PS duket se do të bëjë betimin por prapë gjasat janë për të dalë jashtë Kuvendit duke u bërë jo vetëm i paqartë në veprimet e tij, por edhe jo serioz në sytë e publikut e të ndërkombëtarëve. Të gjithë shpresën e kompromisit për sigurimin e zgjedhjeve të parakohshme PS e ka tek bojkoti i zgjedhjeve vendore te vitit 2011 si një moment që do të shoqërohej edhe me një presion të lartë ndërkombëtar. Ndërkohë Berisha do t’i ketë ofruar shqiptarëve liberalizimin e vizave nëse kjo gjë ndodh. Dhe nëse për shkak të kësaj situate nuk ndodh liberalizimi i vizave i gjithë zemërimi i shqiptarëve, bile shumë i egër, do të bjerë mbi PS, gjë për të cilën Berisha duket i mirëpërgatitur që tani për të shfrytëzuar. Zor se me propagandë PS do ta fitonte këtë betejë politiko-mediatike. Bile mundet që zemërimi ndaj PS nga shtyrja e liberalizimit të jetë shumë më i madh dhe më e egër se sa gëzimi për PD nga liberalizimi?! Ka shumë gjasa që Berisha të mos e plotësojë kërkesën për “hapjen e kutive” edhe nën presionin e bojkotit të zgjedhjeve vendore; dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar të zhvillohen zgjedhjet vendore pa opozitën kryesore. Kjo për dy arsye: I) sepse kjo do të përbënte një precedent të rrezikshëm sa herë që një forcë politike është e pakënaqur me humbjen e zgjedhjeve kërkon zgjedhje të parakohshme përmes mospjesëmarrjes në zgjedhjet vendore dhe II) PS do të kërkonte jo vetëm zgjedhje të parakohshme, por edhe qeveri pa Berishën kryeministër, teknike apo të përbashkët, gjë që Berisha me shumë gjasa nuk do ta pranonte. Ka vetëm një shans real, politik e kushtetues, për zgjedhje të parakohshme nëse Berisha pas liberalizimit të vizave do të kërkonte, për zhbllokimin e situatës, zgjedhje të parakohshme. Berisha është shprehur edhe për këtë opsion kundër. Por edhe sikur kjo të ndodhte, ka mundësi që PS të mos ishte dakord sepse: I) momenti nuk do të ishte për të i volitshëm politikisht dhe II) me siguri PS do të kërkonte qeveri pa Berishën, teknike apo të përbashkët. Për rrjedhojë është më e mundshme që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen në vitin 2013. PS po aplikon këtë strategji edhe për shkak të mungesës së një projekti të ri politik pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2009. Fatkeqësisht duket një rrugë me shumë rreziqe dhe me siguri të lartë humbëse për PS. PS do të duhet të sqarojë gjatë kësaj rruge të rrezikshme me aleatët e saj nëse do të ndryshojë sistemin zgjedhor që ata të futen në Kuvend apo përndryshe do të duhej t’i fuste nën sqetull në listën e saj?! Për ndryshimin e sistemit Rama duket deri tani i vendosur të jetë kundër! Në këtë rast aleatët e vegjël të eliminuar në 28 qershor 2009 nuk do të kishin asnjë shans të futeshin në Kuvend as radhën tjetër. Nëse PS do të vendoste t’i fuste nën sqetull do të lindnin dy probleme I) do të ulej sasia e votave që ata do të sillnin me futjen ne listën e PS të një apo dy prej tyre dhe shpërbërjen e partive të tyre, dhe II) do të zvogëlohej hapësira për kandidatët e PS në listën e përbashkët, gjë që do të rriste tensionet e brendshme dhe ndërkohë kjo do të thoshte gjithashtu, se PS qysh para zgjedhjeve me një marrëveshje tavoline nuk do të mund të kishte më shumë sesa 55-57 deputetë në rastin më të mirë. Askush nuk e ka të qartë se çfarë ndryshimesh të pranueshme nga palët mundet/duhen bërë në sistem zgjedhor në këtë rast, apo çfarë hapësirash mund të shfrytëzoheshin nga aplikimi i sistemit zgjedhor aktual.
    Si ka menduar PS të realizojë “hapjen e kutive”?
    Askush nuk ka përgjigje të saktë, racionale e ligjore për këtë pyetje. Pra një rrugë pa krye. Pa strategji. Pa program. Pa plan veprimi. Pa kalendar veprimi, pra pa asnjë afat. Dhe të gjithë mbrojtësit e saj meqë nuk dinë asgjë fillojnë të sajojnë gjëra që as vetë nuk i besojnë. Dhe kur ngecen thonë: “e di Ai lart”. Thonë se hapja e kutive nuk është në dorën e Berishës por në dorën tonë, por sesi nuk dinë të thonë asgjë dhe përderisa është në “dorën tonë” përse nuk veprohet e hapen kutitë. Për më tepër kur nuk është në dorën e Berishës nuk kuptohet përse i kërkohet atij. Duke vazhduar hamendjet artikulohen termat se kutitë do të hapen po të vazhdojmë bojkotin, po të bëhen protesta të mëdha e të vazhdueshme, të ngremë barrikada e të rrimë ditë e natë në shesh derisa të hapen, të ndalim zhvillimin e zgjedhjeve e çfarëdolloj tjetër që të japë mesazhin e “krizës politike”, por nuk ka asnjë argument racional e të qenësishëm apo as një ide konkrete sesi arrihet kjo. Më poshtë janë të detajuara disa nga “argumentet seriozë” që artikulohen në debatet e kafeneve.
    Me bojkot...?! Dikush thotë me bojkot të Kuvendit, por kjo nuk kuptohet qartë sesi do të detyrohet maxhoranca të hapë kutitë pa vajtur në Kuvend. Dikush thotë se do të rrëzohet qeveria nga bojkoti, por nuk kuptohet përse 74 deputetë do të prishin maxhorancës e tyre sepse opozita nuk shkon në Kuvend. Disa thonë që bota nuk e lejon Kuvendin pa opozitë. Sigurisht që bota nuk e sheh me sy të mirë një Kuvend që bojkotohet nga opozita, por presionin ia bën opozitës të shkojë atje dhe jo maxhorancës të dorëzohet e të bëjë zgjedhje të parakohshme. Dikush thotë të vazhdojmë bojkotin se bota do t’i bëjë presion Berishës të hapë kutitë. Sikur edhe kjo nuk duket në horizont sepse e gjithë bota përkundrazi po bën presion që opozita të futet në Kuvend dhe atje të gjejë zgjidhjet sipas kuadrit ligjor në fuqi. Bile, ndërkombëtarët kanë arritur në përfundimin se “nuk ka bazë ligjore për hapjen e kutive”, por nuk e thonë publikisht, duke e trajtuar si një çështje të brendshme të politikës shqiptare.
    Me protesta.. ?! Kur mbarohen të gjithë argumentet me bojkotin i kthehen mekanizmit të protestave. Dikush thotë do t’i detyrojmë me protesta. As kjo nuk është e qartë përderisa thuhet që protestat do të jenë paqësore. Disa thanë që do të rrethohej Kryeministria me protestues e me barrikada duke qëndruar derisa Berisha të largohet apo kutitë të hapen. Edhe kjo nuk është e qartë sesi bëhet dhe për sa kohë. Dhe në 20 nëntor 2009 erdhën shumë protestues me shpresë për të arritur qëllimin, por as “kutitë u hapën” dhe “as Berisha nuk u largua”. U provua prapë në 21 dhjetor. Thonë do të rimerren në janar e më tej. Sesi do të prishet maxhoranca me 74 deputetë nga protestat askush nuk e di dhe nuk e thotë!
    Me krizë ekonomike...?! Ka disa që thonë se do të ketë krizë ekonomike, por nuk e thonë se kur dhe sa e ka në dorë PSSH këtë gjë. U bë një seminar më shumë teknik sesa politik, më shumë përshkrues sesa analitik, më shumë voluntarist sesa racional të tregonte se çfarë ndodh me qeverisjen e maxhorancën në rast krize. Disa analistë që nuk kanë njohuri mbi ekonominë thanë se në fund të dhjetorit bie qeveria nga kriza ekonomike, por as kjo nuk ndodhi. Disa thonë se po vajti 1 euro me 150 lekë qeveria rrëzohet. Po edhe kjo nuk është e qartë se si. Dhe sa e ka në dorë PSSH kursin e euros. Por edhe po u rrëzua dhe bëhen zgjedhje të parakohshme, si forcohet leku me zgjedhje të parakohshme askush nuk e thotë. Dhe nëse e gjithë kjo situatë ndodh përse është në favor të fitores politike të PS. Nuk është e qartë përse përmes krizës ekonomike PS arrin objektivin politik. Dhe përderisa PS është kaq e sigurtë se kriza po vjen dhe ajo e rrëzon qeverinë përse nuk bëhet kjo gjë në Kuvend por jashtë tij...!
    Berisha do të dorëzohet vetë ...?! Disa thonë se kjo nuk vazhdon gjatë, qeveria është dobësuar dhe Berisha do të dorëzohet e do t’i hapë kutitë. Se koalicioni Meta-Berisha është i brishtë dhe nuk do ti qëndrojë presionit. Edhe kjo nuk është e qartë sesi do të ndodhë. Por Berisha është përgjigjur preras se nuk i hap kutitë dhe në asnjë rast mesa duket nuk do ti hapë kutitë. Aq më tepër që Rama i ka thënë indirekt se “po të hapësh kutitë duhet të ikësh nga pushteti” pavarësisht se i ka thënë se unë nuk ti prek mandatet në rrugë ligjore por politikisht mendon ta rrëzojë nga pushteti pas hapjes së kutive dhe vërtetimit se ai është personi që ka kryer “krimin e vjedhjen elektorale”. Vetëm ky fakt e bën të pamundur pranimin nga Berisha të hapjes së kutive.
    Do t’i detyrojmë apo do t’i hapim vetë kutitë..?! Disa thonë do ta detyrojmë. Po askush nuk thotë se si, kur dhe kush do ta detyrojë. Ndonjëri tha se do të shkonin e t’i hapnin vetë kutitë pas mitingut të madh por nuk tha sesi do të futeshin në KQZ e do të hapnin kutitë. Askush nuk tha se si do të “sulmohej” KQZ dhe si do të merreshin e hapeshin kutitë nga KQZ që ruhet nga forcat e ruajtjes së objekteve të rëndësisë së veçantë kur bëhet fjalë për veprime paqësore dhe jo sulmim të institucioneve? Edhe kjo e gjitha po ashtu nuk ndodhi.!
    Sepse bota është me ne për hapjen e kutive..?! Po nëse Berisha nuk largohet, edhe pas bojkotit të gjatë të PS, edhe vazhdimit pa fund të protestave, edhe pas ndërtimit të barrikadave me çadra rreth kryeministrisë askush nuk jep përgjigje se çfarë do të bëhet. Dikush më tej thotë se jemi gati si kompromis të kërkojmë të bëhet qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme. Dhe kështu filloi “lëvizja” ose “hap kutitë” ose “Berisha largohu”. Dhe militantëve i thuhet se në këtë rast na ndihmon edhe bota. Duket shumë konspirative dhe nuk e di përse bota që i thotë deputetëve të PS futuni në Kuvend do të mbështeste këtë opsion. As përse maxhoranca me 74 deputetë do të pranonte zgjedhje të parakohshme. Dhe për më tepër “bota” është e qartë se nuk ka asnjë bazë ligjore për të hapur kutitë. Dhe përse “bota” u dashka të ndërtoka një skenar që të ikë Berisha nga pushteti e të vijë PS në pushtet kur raporti i OSBE/ODHIR nuk flet “për ilegjitimitet të Kuvendit” kur për më tepër të gjithë janë kundër bojkotit; aq më tepër Gjermania (Merkel), Franca (Sarkozi) dhe Italia (Berluskoni), të gjithë të djathtë, nuk u vonuan ta përshëndesnin Berishën për fitoren.
    Duke kërcënuar me prishjen e Kuvendit përmes humbjes së mandateve..?! Askush nuk thotë sa gjatë do të vazhdojë bojkoti. Disa thonë derisa të hapen kutitë. Por kur hapen kutitë askush nuk e di. Po nëse deri në 6 mars 2010, kur mbushen 6 muaj për humbjen e mandateve, Berisha nuk i hap kutitë, askush nuk e di nëse deputetët tërësisht apo pjesërisht do të pranonin ta humbnin mandatin. Dhe nëse të gjithë e humbin mandatin çfarë ndodh askush nuk e di. Kur i thonë disave se në 6 mars 2010 mandati mbaron përgjigjen se nuk e besojnë të shkojë deri atëherë se Berisha do të dorëzohet, por nuk e dinë as vetë përse do të dorëzohet Berisha dhe kur. Disa thonë se “Kushtetuta nuk parashikon humbjen e mandatit pas 6 muajve”. Disa akoma më radikalë thonë “t’i humbim mandatet se prishet Kuvendi” dhe “bota” pastaj është për zgjedhje të parakohshme. Anarki e marrëzi totale!
    Do ndjekim skenarin grek dhe kemi ndihmën e Papandreut... ?! Dikush ka thënë se tani që erdhi në pushtet në Greqi Papandreu do të na ndihmojë të ndjekim shembullin e tij. Sa të forcohet pak në pushtet Papandreu do të vijë e të detyrojë Berishën ose të hapë kutitë ose të pranojë zgjedhje të parakohshme. Po askush nuk thotë se si bëhet kjo dhe përse Papandreu do të mund të bëjë këtë veprim. Dhe nëse e përse Berisha do t’i bindej kësaj kërkese të “çuditshme”..! Për më tepër që nuk ka asnjë ngjashmëri midis rastit të Greqisë dhe atij të Shqipërisë.
    Të rezistojmë në çdo rast se Rama do të bëhet Kryeministër... ?! Disa të tjerë thonë se duhet te rezistojmë deri në fund se Berisha nuk fiton dot për të tretën herë pushtetin se nuk e lë bota të fitojë tre mandate. Se nuk mund të fitojë e djathta gjithnjë?! Se njëherë do t’i vijë radha PS dhe Rama do të bëhet me çdo kusht kryeministër, sepse nuk e ka konsumuar radhën e tij. Dhe kështu vazhdojnë bisedat pa krye për të rezistuar edhe katër vjet jashtë Kuvendit. Bile disa të tjerë ngulin këmbë, që edhe pas 2013 mund të vazhdohet në këtë mënyrë se do të vijë dita e fitores, s’ka rëndësi se kur!
    Të rezistojmë se do të vijë Bill Klinton në Tiranë të pajtojë Ramën me Metën...?! Dhe më e bukura dhe origjinalja është ajo që tregon një i huaj se dikush i kishte thënë se në dhjetor vjen Bill Klintoni, i mbush mendjen Metës të largohet nga Berisha, pajton Metën me Ramën, bashkon të majtën, bëhen zgjedhje të parakohshme dhe fiton e Majta (nuk është as kjo shaka). Prandaj duhet të bojkotojmë e zhvillojmë protesta deri në dhjetor sa të krijohet krizë politike që të vijnë e të ndërhyjnë të huajt për ta zgjidhur?! Por edhe kjo nuk ndodhi! E të tjera e të tjera.
    Nëse nuk do të kishte mendim ndryshe në PS..?! Ka disa që thonë se Berisha nuk i hap kutitë sepse dolën pesë deputetë të PS kundër hapjes së kutive. Ky fakt e ka bërë të fortë Berishën dhe ka vënë në dilemë të huajt të mbështesin opsionin zyrtar të PS. Se kjo ishte pas “shpine” që pengoi hapjen e kutive. Ka edhe ndonjë që thotë se të huajt janë mashtruar me të pavërtetat për hapjen e kutive të votimit nga këta të mendimit ndryshe; sigurisht kjo është tepër naive për t’u besuar dhe për më tepër për t’i bërë kaq naivë e të paaftë ndërkombëtarët. Kjo duket të jetë teza më pak serioze që duhet marrë jo vetëm me shaka!
    Nëse shpallet tradhtar Fatos Nano...!? Kulmi arrin kur dëgjon argumentin “shkatërrues” që i shtohet këtyre tezave naive fakti qesharak se prapa kësaj historie është Fatos Nano që duke bashkëpunuar me Berishën për tu bërë president kërkon largimin e Ramës prandaj nuk hapen kutitë...Në stolat e lulishteve shikon pensionistë dhe në baret e kafeneve shikon të rinj karrieristë, që artikulojnë se “kutitë nuk hapenm pasi janë bërë bashkë Berisha, Meta e Nano, “armiku, tradhtari dhe maskarai”...” e lloj historish të tilla pa fund. E sa e sa të tjera ...
    Sikur PS të futet në Kuvend pa mundur të hapë kutitë..?
    Kutitë mesa duket nuk do të hapen dhe PS një ditë do të futet në Kuvend se nuk mund të vazhdojë pafund këtë sjellje. Se kur do të ndodhë është ende e paqartë. Disa spekuluan duke thënë se kjo mund të vazhdonte edhe pak pas protestës së 20 nëntorit. Disa të tjerë thanë deri në fund të dhjetorit. Disa të tjerë thonë para 6 marsit 2009. Disa thonë ndoshta nuk futemi fare. Disa thonë do futemi për të bërë betimin dhe do dalim prapë. Thuhet se janë shpikur disa pretekste për futjen në Kuvend. Të futemi pasi Gjykata Kushtetuese të kthejë marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë dhe pasi të bëjmë debatin të largohemi pa marrë pjesë në votim, duke vazhduar përsëri bojkotin por së paku deputetët kanë bërë betimin dhe kanë përfituar pagën. Një opsion tjetër është që të grupi të futet në Kuvend dhe t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet për hapjen e kutive. Nëse pas kësaj prapë grupi socialist rifillon bojkotin derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet kjo do të perceptohet si një veprim thjesht për të bërë betimin, fituar mandatin dhe pagën dhe asgjë tjetër. Nëse pas këtyre veprimeve grupi i PS do të qëndrojë në Kuvend duke zhvilluar aktivitetin e tij normal dhe do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hapjen e kutive ky do të ishte në një farë mënyrë dalje nga qorrsokaku. Ka shumë mundësi që si pretekst të përdoret po ashtu edhe “moderimi i krizës” nga Presidenti me asistencë ndërkombëtare. Futja e PS në Kuvend do të jetë veprim që do të duhej të përshëndetej ndonëse i kryer me shumë me vonesë dhe me kosto të lartë. Në këtë rast lidershipi i PS duhet t’i kërkojë falje publikut dhe të gjithë atyre që mbajtën qëndrim ndryshe ndaj sjelljes arbitrare të deritanishme. Sigurisht që në këtë rast të gjithë aleatët jashtëparlamentarë do të zemëroheshin dhe do t’i ktheheshin kritikave të vjetra ndaj PSSH. Edhe ky është një çmim që duhet paguar, por më pak i rëndë sesa të mbahet PS në një rrugë pa krye dhe për një periudhë pa afat. Por ende është e paqartë se çfarë ndodh në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe më tej në ato të përgjithshme nëse PS ecën në këtë rrugë...me këtë strategji... vetëm me këta aleatë... pa ndryshuar programin....Në këtë rrugë shanset janë të larta për t’i humbur zgjedhjet vendore e ato të ardhshme të përgjithshme. Por një rrugë ndryshe ekziston, ndryshe nga kjo ku është futur PS...

  8. #738
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sa me shume qe ngulmon salis per mos-hapje kutish, aq me shume ia ka friken atyre kutive ...

    ai do te beje leshime te medha, vetem e vetem qe kutite mos te hapen ... kushedi kush e ka radhen per therror ... mund ta kete shtangisti, te cilit i flet per vitin 2024 e me tutje ...

    sa me shume kalon koha, aq me shume afrohet levizja nga karrigia - kjo e tmerron salis

    mirpo nuk po e ndihmon askush nga jashte ... me sa duket nuk po ia plotson as tadiq aq shpejt sa don salis ...

  9. #739
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    PS-Të hapur për dialog, por jo mbi kutitë e mbyllura

    Selia rozë konfirmoi qëndrimin e saj për dialogu me mazhorancën, por jo duke përjashtuar hapjen e kutive të dyshimta të 28 qershorit. Deputetja e kësaj partie, Olta Xhaçka, iu përgjigj dje ministrit Meta, ftesës për një dialog duke i kujtuar atij që më parë të japë përgjigje përse Shqipëria nuk mori dot liberalizimin e vizave. “Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog, por dialogu duhet të fillojë me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, e vërtetë që mund të zbulohet vetëm me hapjen e kutive. Iliri i Sali Gërdecit duhet ta dijë shumë mirë se tani është koha për veprim jo për fjalë boshe.

    Dialog po, menjëherë, por jo mbi kutitë e mbyllura. Kështu që Iliri i Sali Gërdecit të hapë kutitë ose largohet bashkë me Saliun”, tha Xhaçka. Por për opozitën, Ilir Meta si fillim duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe t’u japë llogari pse e ngeli Shqipërinë në klasë, pse dështoi me liberalizimin e vizave dhe e izoloi edhe më shumë vendin tonë duke e lënë Shqipërinë të fundit në Europë. “Iliri Meta ta harrojë se mund të lajë gojën me fjalën dialog, madje do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa hap gojën u kujton njerëzve ç’ka thënë kundër dialogut me Sali Gërdecin. Ne nuk mund të pranojmë kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog, sepse jo vetëm ligji s’e ndalon Parlamentin të hapë kutitë, po as qeveria s’ka shpëtim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir”, përfundoi deputetja socialiste.
    Shqip
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  10. #740
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176

    loja dhe fatet e kombit.

    Zhvillimet e fundit te politikes shqipetare,kalojne me se miri cdo logjike te qenjes planetore,se ndoshta te nje pjese te konsiderueshme anarkia eshte bere si ushqim i perditeshem konsumi.

    Duke mos u futur ne detaja,ishte cfare ishte,isha e ku jam,reliteti flet me qarte se kurre.

    Cfare sjellin keto levizje kaotike!!! te bankierit Rama,ku me parate po luan me fatin e kombit,me te ardhemen e shqipetareve,duke bojkotuar shansin e integrimit te vendit te fundit ne ballkan.

    Por kjo nuk me ben shume pershtypje shume,se sa grupi gje e rrethon kete parti,pasi ky njeir(rama) mund te kete nevoje per ndihme mjeksore,duke heshtur te gjithe,kjo len ne dyshim prapaskenat qe mund te fshihen,per te destabilizur situaten ne vend,interferencat e klaneve te ndryshme,klauzolat greke qe kane qene gjithmone te interesuara per nje shqiperi te destabilizuar,klani Sorros i paperjashtueshem,pasi ka rekrutuar per gati nje dekade, pionere bursash,gazetare lypsare,(manija per parane si mbijetese)

    Dhe se fundi klani cifut ai Izrealit,per te futur kembet ne kontrollimin e tregut shqipetare,pasi vetem keta te fundit kane ngelur ne prapaskene,qe nga dalja e vendit nga diktatura.

    Shqipetaret kane ngelur dhe po ngelin spektatore te politikes,duke e lene veten akoma nen meshiren e nje tellalli,qe ka per sunim te vonoj sa me shume procesin e integrimit te shqipetareve,qe shqipetaret te enden portave te ambasadave per nje vize,duke paguar leket e gjakut qe fillon tek perkthyeset e deri tek matrapazet e sofistikur,sa me shume te sgjase ky bojkot politik aq me i pasur behet klasa politike.

    Po gjeja me e cuditeshme qe eshte e pa imagjinueshme,kush jane ata persona,ata qe e quajne veten shqipetare qe akoma dalin ne shesh per nderrim pushtetesh,ku besoj, se e kane pare, dhe i kane jetuar,vitet e protestave,tani e dine me mire se kurre se cfare produkti sjell protesta,(produkti i kalbur i kombit)

    Duke mos u zgjatur shume dicka eshte e vertete: dhe cdo shqipetare eshte i vetedishem,se ne momentin e integrimit te shqipetare ne europe,politika do te jete dicka e dores se fundit per pjesen dermuese,dhe nuk do te duan ti'a dine se kush do te jete ne pushtet(Rama,Saliu apo biri i prenges)

    zoti i bekofte shqipetaret

    kristal
    Edhe pak gjak aortal.

Faqja 74 prej 82 FillimFillim ... 24647273747576 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •