me fal u shpreha gabim, monarko-socialist apo per shkurt edvinist
te Lidhja qi pruna nuk vuna re ne fund nji vjershe, qi kenka sinteza ma e mire e asaj çka deshta me thane
Një mexhlis të madh na çeli,
Ajtyresa e Pandeli
Me Princ-llokum na veli,
si kofini pas të vjeli.
Edhe Lame teveqeli,
si Osman Gazepi ngeli.
Proçkave të Edit u rri si fshesa,
i faturon te Ajtyresa.
Siç bënte Gazepi faqe aristokracisë
Kur rrinte Kristaqi në gjunjët e Naltmadhnisë.
Ç’ na bën kjo Princesha Sanije,
i sjell mbretit çunin e shoferit- s’i ka hije.
Fyt’ i Braçes po pëllet
Top’ i Namikut po kërcet:
Ç’ është ky sheqer-kësmet
Edin e pamë fis-mbret
Dhe pluhuri vete-vjen
Erioni na mbërthen
«Mjaft» për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.
Koço Shekulli ndërtimtari
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
tendera po merr firari.
Dhe Rexhepi faqe ndërron
Dje shante sot lëvdon
Fryn bulçitë e trumbeton
Se katrani zbardhëllon.
Dhe sarhosh-pseudoveterani
Dehet siç e do mejdani
Bërtet: Rroftë Naltmadhnia,
në djall vaftë Përmet mavria.
Seç na u gëzua xhani
thotë legalist-zogolliani.
Seç na u hutua berishiani
Rroftë pra Salep-Sulltani.
Mbani vesh o milet i majtë,
Sulltan-Salepi po flet qartë.
Të majtës i bëri revizionizëm
Doli me monarko-socializëm.
Shokë, sot kam panair,
Shokë, bëmëni sehir,
sillni kupat e gostisë,
sillni pluhurin e Kolumbisë.
Thithja e parë jam socialist,
thithja e dytë jam monarkist,
thithja e tretë çpall dekret
Ve kurorë e jam mbret.
Jam Ahmet Qopeku i Dytë
Qen si unë s’ u kanë zënë sytë
Pra kur leh duartrokitni
Zbrasni fishekzjarre, brohoritni.
Jam partia e jam shteti,
jam media e jam biznesi,
jam xhehenemi e jam xheneti.
Do më shihni sa të vijë pushteti.
Jam burgu e jam gjykata,
jam ruspa e jam sëpata,
jam bodrumi e jam zullumi
kush ngre kokën e merr lumi.
Kush do të majtë e socializëm
Me statut e idealizëm,
E ka pisk e zbohet si horr,
me dajak si tradhëtor.
E nisa me partinë
Dhe ju solla prokopinë
Tani do ndjek dinastinë
Siç e kam trashëgiminë.
Ah që s’ jetoi dhe pak Kristaqi,
të më bënte monument hutaqi.
Ashtu si ma do rangu mbretëror,
me kalë dhe me kurorë.
Shkruaj ti o bash-qatip
Shkruaj mprehtë e me tertip
Lidhi llomotitë e mia
Shkrepi nesër te bashkia
Do kujtojmë Pezë e Përmet
Natë të bardhë-çlirim çdo vjet
Dhe dëshmorët mos e pyet,
por ta dini unë jam mbret.
Ty Gramoz domuz evlat
Ty të bënj vezir xhelat
Lith litar dhe mpreh sëpatë
«Var e ther» por pa shamatë.
Bjeru e prei kundërshtarët,
si të fundmët dhe të parët
Se ma prishën qetësinë
Ma çkallmuan partinë
Ty Sokol Top-gazetar,
në propagandë të bëj të parë.
E që të kesh shumë qelepire,
për taksat gruan ta bëra vezire.
Ti Eduard vezir-kusar,
mbushe thesin euro e dollarë.
Sillma plot se Gonxhja pret,
merr dhe ti sa për adet.
Hisen mos e mbaj më në dyshek,
se pastaj s’ ka qysh e tek.
Po ta morën femrat dhe një herë,
mos m’ u shfaq më në derë.
Ty trim me nam, o Adnan,
të bëj të parë në veteranë.
M’ i vër në rresht ata truthat’,
se më duhen për elektorat.
Dhe mba’ vesh këtu o pusht,
me ata ndero me grusht.
Por kur vjen në zyrat e mia,
krahun në gjoks si te Naltmadhnia.
Ty o Erion sevda,
ty të bëj Këzllar-aga.
Ti haremin ma mbush,
«Mjaft» me çuna shegë e rrush.
Xhan mos u çudit me mua,
sill dhe ndonjë grua.
Sa të mbyllim gojët e liga,
që s’ pushojnë u rëntë pika.
Ty o Ben, o intelektual,
në betejë të dua si kal’
m’u bëj si Ekrem Spahija,
ndryshe ik nga partia.
S’ të duron Naltmadhnija
Se shkëlqen veç mendje e tija.
Nuk më duhet më think tanku
Se më erdhi Ledi Shamku.
Ti o Pandi, o fëmijë shteti
Qesh se të doli kismeti.
Një post Naltmadhnia ta jep
Me Lamen bëni një «Osman Gazep».
Ty Rexhep o shkencëtar,
në oborr të kam pjesëtar.
Me mu s’të gjen si me Tosin,
do të mbaj si Lalë Krosin.
Dhe ty Megi të kam në listë,
të bëj të parë mbi eurosocialistë.
Por mëso ç’ do të thotë kjo fjalë,
që në sy mos të kem halë.
“Eurosocialist” ka kuptim,
të bëjmë euro pa pushim.
Sa për socialistët do mësosh,
e kanë vendin mu në kosh.
Monarko-socializmi fillon tani,
Me mua si shoku Naltmadhni.
Kush të dojë të rrijë tek stalla,
Të tjerët tek doktor Rrumpalla.
Po në Pezë s’ më zë gjumi,
se kam frikë: më merr lumi.
Se mos më soset kandili,
dhe më vjen «7 prilli».
Krijoni Kontakt