Close
Faqja 52 prej 82 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 820
  1. #511
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë nuk e kuptoj pse gjithë kjo frikë e madhe për të hapur kutitë?
    Unë e urrej politikën e ndyrë të PS në lidhje me zgjedhjet, dhe tentativat për të eleminuar Euro-Socialistët e LSI.
    Por unë pajtohem në këtë rast me opozitarët të cilën kanë dyshimet e tyre mbi rezultatin e zgjedhjeve.
    Në një vënd demokratik, atyre do tu jepej e drejta të shikonin votën e tyre, dhe të binden se i kanë humbur zgjedhjet.
    Në këtë mënyrë mazhoranca po dëshmon se diçka po mundohet të fshehë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #512
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje,

    Nje dite te bukur dikush me pyeti ku bie shqiperia. I them duke qeshur gjeografikisht eshte ne Evrope kufi me greqine perballe italise por nga mentaliteti dhe aktualitet shoqeror jemi ne kufi me Somaline.

    Shikoj lajmet cdo nate e me thote e dashura ti jeton ketu e mendjen e ke atje. I them kam prinderit atje, kam farefis atje, kam nje pjese timen qe rri tere kohes atje prandaj dua te di se cfare ndodh.

    Ne lajme shikoj mitingje dhe ulerime ne mes te rruges kepuce qe fluturojne tek kangjellat perballe kryeministrise e pyetja tjeter qe me behet eshte PSE???

    I them qe keta persona akuzojne qe u eshte vjedhur vota. PO mire me thote pse nuk i numerojne perseri ??? Cti them ... nuk mundet ???

    OK i them eshte paksa me e nderlikuar kjo gje. E jo me thote cfare ka ketu te nderlikuar. A votoni me letra ju ... po merrini letrat e kontrollojini dhe zgjidhet kjo pune.

    E sikur te ishin gjerat kaq te thjeshta ne do te ishim ne EU tani dhe jo si ne "rezervat" ne qender te evropes.

    Te lutem flasim me vone i them tani me ler te shikoj se cfare ka ndodhur.

    E cte shikoj ne krye te protestes persona qe kane lidhje me te kaluaren e para 1990. E po keta e kane biografine "e keqe" e jane "bij komunistash", apo "komunista". Nga prinderit e tyre kemi vuajtur per 45 vjet. As une nuk u jap te drejte per te bere anarshi.

    Ne nje moment pastaj koshienca me fluturoi shume shume vite me perpara kur aplikova per te studiuar ne nje fakultet ne tirane dhe packa se e kisha mesataren 9.8 ne gjimnaz mu mohua e drejta. Mbaj mend dhe njehere ne shkolle tetevjecare qe nje shoku im me tha ti je "kulak". E une iki e i them nenes cfare do te thote "kulak"?

    E pastaj nje copez tjeter nga e kaluara kur na ndodhi nje fatekeqesi ne familje dhe ata jetonin ne velipoje e per kete gje babait ju desh te merrte leje te posacme nga policia per te udhetuar atje pasi as ai nuk u konsideronte shtrese e "ulet e shoqerise"( Nje nga gjysherit ka mbaruar studimet ne austri bashke me ish prefektin e tiranes).

    E keto historira atehere nuk u jepja dot shume shpjegime se prinderit u mundonin cdo kohe te mos na veconin te mos e jepnin veten nga percmimi qe vinte shume qe ate kohe u quanin "familje me tradita".

    E me erdhi turp nga vetja qe dhe une ne kohe reale rashe ne te njejten pozite si ai shoku im qe me tha qe une isha "kulak" e ne rastin tim une quajta disa njerez qe kane te drejte te kerkojne ate qe ata mendojne te drejte si "kumunista" e "bij komunistash"...!

    Nuk ka rendesi se cfare bindjesh ke per te kerkuar te drejten tende. Nuk ka rendesi se nga vjen ti per te kerkuar ate qe ti mendon se eshte e drejte per ty. Nuk vleresohet e drejta per te kerkuar te drejten nga numri i personave qe kerkojne kete gje.

    NJe nga parimet baze te demokracise eshte PJESEMARRJA E NJERZVE SI SHTETAS NE JETEN POLITIKE DHE QEVERISJE. Bazuar ne kete ata njerez qe kerkojne nje te drejte te tyre duhet tu merret per baze e kerkesa e tyre ciladoqofte ajo derisa kjo kerkese behet ne rruge paqesore dhe perfaqeson nje pjese sado te vogel te SHTETASVE.

    NUk i jap te drejte askujt te qelloje qofte dhe me lule nje institucion nje ndertese publike apo private pasi simbolika eshte shprehje e dhunes, por ama une si shumice nuk mbeshtes aspak vendimin e qeverise per te bere shurdhin dhe per te mos degjuar kerkesat e "disa" SHTETASVE.

    Qeveria shqiptare eshte QEVERIA e imja e te tere shqiptareve edhe e atyre qe jane ne rruge duke protestuar dhe atij qe uleret me megafon, e atij qe qellon me kepuce apo e atij qe kerkon te beje 1997, e atij rrethon detin me gardh apo e atij qe endet bregut te detit duke shitur misra te pjekur, e te gjitheve, e si e tille duhet tu pergjigjet te gjitheve e mbi te gjitha atyre qe jane pakice.

    Lexoj me vemendje shume shkrues ketu. Shume veta shprehin mendimin e tyre shume te tjere thjeshte bejne "papagallin". Eshte per te ardhur keq qe ka shume qe se pranojne dot opinionin e tjetrit packa se kendej uleret kundra "komunistave" dhe "diktatures"...Pushtetare dhe opozitaret jane pasqyre e juaja jane produkt i juaji mos kerkoni nga ata me teper sesa ju jepni vete.

    Cdokujt qe shkruan ketu do ti keshilloja te rilexoje pas disa kohesh ate qe ka shkruajtur do ti beje mire. Une skam asnje interes personal ndaj askujt qe vjen apo iken nga pushteti. Dua thjeshte te krenohem me vendin tim ashtu sikurse krenohem per familjen time.

    Nuk e pranoj dhe nuk e kam pranuar kurre deri ne momentin fillestar kur opozita vendosi te mos futet ne parlament kete vendim. Vendi i atyre qe jane zgjedhur nga shtetasit eshte ne parlament. Ata i duan atje te bejne ligje per te miren e shqiperise te kontrolloje punen e qeverise e mos te leje vend per aludime qe ne shqiperi nuk ka arritje pse opozita eshte jo konstruktive dhe aktualisht me mos futjen ne parlament eshte e tille.

    Nuk e pranoj aspak qendrimin e institucioneve per te mos adresuar kerkesen e opozites.

    NUK PRANOJ ASPAK VENDIMIN E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR PER TU PERFSHIRE NE SULME PERSONALE NDAJ KUJTEDOQOFTE AI. KRYEMINISTER ESHTE AI QE DREJTON NJE SHTET E NUK PERFSHIHET NE OFENDIME DHE SULME PERSONALE. DHE NESE VENDOS TE BEJE NJE GJE TE TILLE ATE TA BEJE NGA BALLKONI I SHTEPISE SE TIJ E JO NGA PARLAMENTI SHQIPTAR. AI KRYEMINISTER NUK PERFAQESON QEVERINE SHQIPTARE. AI PERFAQESON FAMILJEN BERISHA DHE NJE THASHETHEMEXHI ASGJE ME TEPER...

    Opozites duhet ti kerkohet kthimi ne parlament me premtimin per adresimin e shqetesimit te tyre.

    Ju uroj te tere atyre qe festojne gezuar Kurbon Baromin Zoti ua befte mare(me falni per dialektin)
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 26-11-2009 më 17:35

  3. #513
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Kriza dhe Presidenti Topi

    » Vendosur: 24/11/2009 - 09:15
    Agim Neza

    Deklarata e djeshme e Presidentit Topi se: “..Unë atë gatishmëri që kam pasur gjithmonë vazhdoj ta kem, por çështja qëndron tek vullneti politik i partive”, tregon se Presidenti Topi nuk e shikon veten si burrë shteti, por thjesht duket si “një Zëdhënës fillestar” që bën “show mediatik” dhe nuk tregon se sa i angazhuar është të punojë seriozisht për qytetarin shqiptar, për vendin, për drejtësinë në Shqipëri, aq më tepër të zgjidhë konflikte të politikës shqiptare. Me keqardhje i quaj veprimet e Presidentit të vendit tim si “donkishoteske”, por ky është realiteti për momentin. Opinioni publik nuk arrin të konceptojë Presidentin e vendit të lëshojë mesazhe të tilla qesharake, që të ngjasojnë më një arbitër futbolli, që është caktuar të gjykojë ndeshjen, i cili thotë: “Unë jam në tribunë, por ju vazhdoni “lojën” edhe nëse do të filloni “të ziheni me grushte”, kur të mendoni se unë jam i domosdoshëm atëherë vij dhe arbitroj lojën”. E solla këtë krahasim se e di se Presidenti Topi e pëlqen futbollin dhe për fat të keq prania e tij në stadium gjatë ndeshjeve tona të kombëtares me të huajt ka sjellë vetëm humbje.
    Presidenti Topi duhet të kuptojë se nuk është Veterineri i nderuar dhe profesionist, por është Nr.1 i vendit, është Kreu i Shtetit, është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është Komandanti i Forcave të Armatosura! Pra, Presidenti është mbi palët, pikërisht për këtë Ai nuk duhet të bëhet palë. Presidenti nuk duhet të krijojë përshtypjen se me heshtjen e tij, të tjerët të mendojnë se Presidenti Topi po mbështet të majtën apo se rrëzimi i Berishës i krijon mundësinë për një mandat të dytë si President.
    Për të qenë më i drejtpërdrejtë me opinionin publik, sipas mendimit tim nëse Presidenti Topi do të ishte një burrë shteti dhe mbi palët, Ai duhej të thoshte: “Kryeministri Berisha nuk mund të hapë kutitë e votimit, ashtu siç nuk mund t’i asgjësojë këto kuti”. Natyrisht këtu unë kam rezervat e mia edhe për Kryeministrin Berisha, i cili thotë se: “Nuk i hap kutitë e votimit”. Në fakt, ligjërisht Kryetari i PD-së dhe Kryeministri i vendit Berisha as nuk mund të hapë dhe as nuk mund të asgjësojë kutitë e votimit.

    Pra, Presidenti Topi, i cili në një intervistë televizive për “Ora News” i përmendi pothuajse 70 herë fjalët “dialog” dhe “kushtetutë” duhet t’i bëjë të qartë opinionit publik dhe partive politike se kutitë e votimit nuk janë më pronë as e Sali Berishës as e PD-së, as e Edi Ramës, as e PS-së dhe as e Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.
    Zgjedhjet tashmë janë të certifikuara edhe nga ndërkombëtarët. Kjo ndoshta edhe për faktin se edhe me “lejen” e Presidentit Topi, Ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Shqipëri patën vërshuar në Gjykatën e Apelit atje ku ndodhej Kolegji Zgjedhor, madje për këtë ishte lajmëruar e gjithë media. Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor nuk kemi dëgjuar ndonjë Ambasador të lançojë qoftë edhe një fjalë për këtë organ të pavarur.
    Pse hesht Presidenti Topi për këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor?
    Nëse dikush duhet të flasë pozitivisht ose negativisht për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i takon Presidentit të Republikës të prononcohet, duke qenë se është edhe Kryetar i KLD-së. Pas kësaj deklarate që mund të bënte Presidenti Topi, atëherë mund të flitej për takim me dy krerët e Partive më të mëdha. Përmend vetëm PS dhe PD për faktin se me ligjin elektoral Berisha dhe Rama janë “peshkaqenët” e politikës, krerët e Partive të tjera janë “cironka” që lëvizin sa majtas dhe djathtas.

    Presidenti i Republikës është për zgjidhje të problemeve, jo për të krijuar ngërçe apo për të teorizuar me “ngrica e ngrohje” të politikanëve!
    Presidenti duhet të gjejë apo të paktën të sugjerojë konkretisht mënyrën se si opozita mund të jetë e pranishme në Parlament.
    Presidenti më mirë se çdonjëri tjetër e ka të qartë se situata politike e krijuar ndikon negativisht në shumë drejtime dhe mbi të gjitha ndikon në sistemin e drejtësisë, që është në gjendje të mjerueshme, në veçanti në lidhje me korrupsionin e evidentuar nga organizmat ndërkombëtare dhe qytetarët shqiptarë.
    Në lidhje me sistemin e drejtësisë, Presidenti Topi besoj se e ka dëgjuar zërin e deputetit Socialist z. Fatmir Xhafa (transmetuar nga TVSH) në një konferencë ndërkombëtare për shqetësimet në sistemin e drejtësisë dhe përgjegjësitë që zoti Topi ka si President i Republikës dhe kryetar e KLD-së (Këshilli i Lartë i Drejtësisë).
    Presidenti i Republikës dhe Kryetari i KLD-së duhet të japë zgjidhjet dhe të marrë masa konkrete, që drejtësia shqiptare që për fat të keq është në ditët më të zymta të dalë nga kjo situatë dhe të mos flasë “për sekserë gjyqtarësh” apo “gjyqtarë sekserë”, por të thotë emra konkretë dhe të ndëshkojë ligjërisht ata gjyqtarë që Presidenti ynë i nderuar i konsideron “sekserë”. Nga ana tjetër kjo do të ndihmonte për të ruajtur të pastër figurën e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë më përkushtim dhe ndershmëri për drejtësinë shqiptare.
    Është disi e kuptueshme të kemi një Kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “të dobët”, por është e pafalshme të kemi një President “hije” apo një President “honorifik”! Në veprimtarinë e një Presidenti nuk mund të ketë hatërmbetje, nuk duhet të ketë mllefe. Zoti Topi nuk duhet të quajë veten “të ekzekutuar politikisht” siç i pat etiketuar votat e maxhorancës, thjesht për faktin se deputetet votuan kundër propozimeve të tij për kandidaturat për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Një President mund të mbajë inat personal, qoftë edhe për ndonjë shkrim si këto të miat ndaj jush si President, por jo të mbash inat politik që kanë të bëjnë me interesat e vendit dhe konsolidimin e shtetit. Aktualisht, ju duhet të jeni mbi politikën dhe jo të “fshihi” nën hijen e politikes.
    Personalisht nuk kam asgjë me Presidentin Topi, por dëshiroj që Presidenti i vendit tim me veprimet dhe vendimet e tij politike të kontribuojë që shqiptarët të lëvizin pa viza, të mos jenë më të përçmuar se sa serbët dhe maqedonasit, të jemi anëtarë të BE-së.
    Janë të shumtë ata që janë kënaqur që një organizëm prestigjioz e ka shpallur Presidentin Topi si një ndër “10 Presidentët më të bukur” e reklamuar nga Zyra e tij e Shtypit, por unë do të dëshiroja të dëgjoja një diplomat të huaj, një homolog të tij të thotë: “Presidenti i Juaj është një burrë shteti!”
    Përsëri ka kohë gjatë mandatit në vijim që Presidenti Topi të tregojë se ka aftësi për t’u bërë një burrë shteti! Po presim...!

    panorama.


    Nuk ka qene zedhenesi Dhori Sollakut ky tipi ??? Nuk dha doreheqjen ky Gim Neza, kur Sala me Bomin zbythen Dhorin ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #514
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Video sensacionale nga Protestat e asaj dite.

    Marre nga "STOP INJORANCES" !

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #515
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Ke haruar fjalen [ eksplicite]
    pakicat kombtare a grupet etnike jane pjese implicite e nje shteti te kombit ku ata parazitojne.
    Por po doli pjesa tjeter shumice e heshtur te kerkojne voten e tyre, kam frike se do shohim edhe gjera eksplicite qe me shkurt se per disa ore mund ti japin fund kesaj qelbje degraduese te shtetit pergjithmone.

    Le te lut romi ramo 'doktorin ne qiell' te mos e kuptoje ky popull tolerant e i ndershem qytetar se kjo dyzine qelbanikesh antishqiptar po perdhose dhe po shkel voten e tyre te pergjakur me 97-te;
    se per bese romi ramo do te qel kutite e zezdites se tij dhe pakices se mjere multietnike qe kerkon te dhunoje vullnetin e shumicen shqiptare ne shtepi te vet;
    sepse krimi s'plaket kurre e se do paguajne tash, e pak si vone, krimet qe bene me 97 deri ne piken e fundit te gjakut qe do zbardhe sheshet ne tirane...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Kutia “e zezë”

    Në momente të caktuara të zhvillimit historik të një vendi, politika e ditës nxjerr si argumente politike, ligje, veprime apo objekte që marrin një konotacion të veçantë, p.sh. Dushku, Gërdeci, tuneli, rruga, anëtari i KQZ-së etj. Edhe këto ditë sendi më i përdorur në zhargonin politik është kutia, të hapen, të mos hapen, fare ka kutia etj., etj.

    Pas humbjes së zgjedhjeve apo e thënë në gjuhë mëngjërishte, pas mos fitores së tyre nga PS-ja, kryetari i saj u akuzua nga të gjitha anët nga brenda partisë, nga anëtarët e koalicionit dhe nga analistët e të gjitha ngjyrave, që ai ishte fajtori, që ai ishte “humbësi i madh”.

    Në këtë moment, ai kishte dy rrugë: ose të pranonte humbjen dhe të mbante mbi ehte të gjitha përgjegjësitë, ose të konvertohej në një lider të së majtës ekstreme, në mënyrë që të mos pranonte zgjedhjet, Parlamentin, që të mblidhte copat e elektoratit të shpërndara si mos më keq.

    Zgjedhja e rrugës ekstremiste nga z. Rama solli rezultatet e para, mbështetjen nga baza më ekstremiste e PS-së dhe mbytja e zërave kundërshtues të Partisë Socialiste.

    Por, ky ekstremizëm frytdhënës brenda strukturave ish-komuniste të PS-së po mundohet të implementohet edhe në politiken shqiptare.

    Kështu, pasi u mendua për rreth 3 muaj me radhë, z. Rama një natë të nxehtë gushti në qendër të gjithë synimit politik vuri kutitë.

    Zgjedhja e kërkesës së hapjes së kutive ishte shumë djallëzore dhe mendohet nga ata që në çdo version do të ishte avantazhuese.

    Se pari n.q.s nuk do të hapen kutitë si pasojë e pamundësisë ligjore për të dalë mbi vendimin e gjykatave, socialistët do të thoshin se ata, pra mazhoranca ka frikë nga hapja e kutive, nga ajo që do të gjejnë brenda, nga manipulimi i madh etj., etj.

    Për PS-në nuk ka rëndësi asnjë nga parimet bazë të së drejtës kushtetuese, si ndarja e pushteteve, vendimi i gjykatës si i formës së prerë etj.

    Parimi i tyre është i thjeshtë: ose nxirr xhepat ose je hajdut.

    Prandaj, dua të shpjegoj se kutia “e zezë” nuk ka të bëjë me ngjyrën e objektit, por me qëllimin, synimin e mbrapshtë që mendohet të arrihet nëpërmjet “gjësë”.

    Së dyti, hapja e kutive, qoftë edhe me një numër të kufizuar, do të konsiderohej si një fitore nga ana e opozitës dhe miratim në heshtje i kauzës së tyre disamujore.

    Pastaj, gjithë lufta e tyre politike do të mbështetej tek rezultati në kutitë e votimit. Sado i saktë të këtë qenë numërimi, nuk mendoj se ka ndonjë mendje racionale që mendon se rezultati do të jetë identik, se nuk do të ketë një ndryshim, qoftë edhe me 2 vota, sepse numërimi është realizuar nga njerëz dhe gabimi human është gjithmonë i pranishëm dhe këta humanoidë të besuar nga partitë kanë qëndruar të ngujuar për 3-5 ditë, duke numëruar, që e bën edhe më të mundshme mundësinë e një diference të vogël.

    Kjo do të ishte më së e mjaftueshme për PS-në që të hidhte në erë gjithë procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e qeverisjes së këtij vendi.

    Kështu, projektimi i kërkesës për hapjen e kutive të votimit ishte një mendim “ogurzi”, me qëllimin e vetëm që të krijonte destabilitet në këtë vend dhe të faktorizonin veten politikisht.

    Kutitë e zgjedhjeve në këtë moment më ngjajnë me “kutinë e zezë të avionit” nga ku kërkohet të nxirren zërat e të vdekurve.

    Që nëpërmjet tyre të realizohet një “rrëmujë” institucionale, që epërmet tyre të realizohet vonimi i integrimit të Shqipërisë në Evropë.

    Unë shpresoj se në opozitën shqiptare ka mendje racionale që nuk do të lejojnë lidershqipin e tyre që të përdorin kutinë “e zezë” për “të zezën” e Shqipërisë.

    Prof. Dr. Gjok Vuksani (Standard)

  7. #517
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    pakicat kombtare a grupet etnike jane pjese implicite e nje shteti te kombit ku ata parazitojne.
    Por po doli pjesa tjeter shumice e heshtur te kerkojne voten e tyre, kam frike se do shohim edhe gjera eksplicite qe me shkurt se per disa ore mund ti japin fund kesaj qelbje degraduese te shtetit pergjithmone.

    Le te lut romi ramo 'doktorin ne qiell' te mos e kuptoje ky popull tolerant e i ndershem qytetar se kjo dyzine qelbanikesh antishqiptar po perdhose dhe po shkel voten e tyre te pergjakur me 97-te;
    se per bese romi ramo do te qel kutite e zezdites se tij dhe pakices se mjere multietnike qe kerkon te dhunoje vullnetin e shumicen shqiptare ne shtepi te vet;
    sepse krimi s'plaket kurre e se do paguajne tash, e pak si vone, krimet qe bene me 97 deri ne piken e fundit te gjakut qe do zbardhe sheshet ne tirane...
    Une e kisha thjesht per ironi kundrejt Presidentit Topi qe ben sehir.Ai eshte autoriteti me i Larte i Shtetit Shqiptar dhe i takon Atij si President qe ti beje thirrje opozites qe te mos kerkoje te dale mbi gykatat.Opozita ne absurdin e saj i ben thirje kryeministrit te dale dhe te kundershtoje gjykatat,ndersa Topi hesht ne vetmine e tij,kur ai duhet te jete garantuesi i Kushtetutes dhe shtetit ligjor.
    Atij nuk i duhet dhene OK nga opozita per te ulur palet ne tryeze bisedimesh dhe te beje arbitrin,ai e ka ate mandat,perderisa eshte votuar si President.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Projekt për rikthimin e revolucionit
    » Vendosur: 26/11/2009 - 09:19



    • Fatbardh Kadilli

    Dhjetë ditë afat për qeverinë! Pastaj? Ultimatumi i opozitës për shumëkënd duket si një frazë absurde duket si një frazë që as vetë Rama nuk e beson. Për shumicën e atyre që e kanë dëgjuar ultimatum duket si një shpërthim qaraman fëmije. Eshtë e qartë se qytetarët, përfshi këtu edhe ata më të angazhuarit, nga fjalimi i Ramës kanë fiksuar në kujtesë premtimin për të sjellë edhe një herë protestuesit në Tiranë në datën 5 dhjetor për protestën e radhës, por pakkush e koncepton realisht afatin që iu dha qeverisë si një ultimatum kërcënues.
    Për shumicën dërmuese të qytetarëve, përfshi edhe ata që mund të votojnë si socialistë nuk ka një kauzë, nuk ka një çështje që t’i bëjë të dalin në rrugë, nuk ka një çështje për zgjidhje, aq më pak një çështje që zgjidhjen mund ta kërkojnë në mënyrë ultimative. Shumica e qytetarëve i mbyllën zgjedhjet dhe pavarësisht nëse rezultati i gëzoj apo i hidhëroj ata janë në paqe dhe e dinë që gara mbaroj. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe e dinë shumë mirë se çdo debat mbi atë se si duhen bërë më mirë zgjedhjet dhe si duhen përmirësuar standardet vetëm për protestë nuk ka nevojë.
    Zgjedhjet e këtij viti janë kapitull i mbyllur edhe për arbitrit ndërkombëtarë. Pavarësisht përpjekjeve të politikanëve të majtë dhe analistëve që janë rreshtuar në vijën më radikale, të cilët me këmbëngulje po keqpërdorin frazat e ndërkombëtarëve që natyrshëm kërkojnë zgjidhjen e krizës, pra fundin e bojkotit, askush prej këtyre skifterëve nuk ka mundur të gjejë asnjë deklarim të ndërkombëtarëve për rezultatin e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e Parlamentit të dalë nga këto zgjedhje. Sjellja dhe pretendimi i këtyre politikanëve dhe analistëve radikal që thonë as më shumë e as më pak se sa “unë e krijoj krizën dhe t’i duhet ta zgjidhësh” nuk është një veprim foshnjor e naiv. Kjo sjellje dhe ky pretendim është një perversitet politik.
    Po kujt i flet Rama, kur kauza e tij e sajuar nuk mbështetet as nga arbitri dhe as nga qytetarët shqiptar? Kujt i bën thirrje të ndjekë e ta mbështesë në aksionin e tij politik kur të skadojë ultimatumi? Natyrisht që qytetarët nuk e mbështesin, natyrisht ndërkombëtarët jo, ata vijojnë pa prerë t’i thonë se bojkoti nuk është standard demokratik.
    Megjithatë, Rama po kërcënon. Po kërcënon jo në mënyrë të qartë dhe shpesh me një gjuhe të rrumbullakosur. Me aksionin e tij politik të muajve të fundit Rama ka sfiduar dy institucionet themelore të demokracisë: institucionin e zgjedhjeve dhe Parlamentin. Me kërcënimin e fundit, ose ultimatumin, ai po përpiqet të zgjerojë sfidën ndaj institucioneve të tjera të demokracisë. Ai po përpiqet të fusë në vallen e sfidimit të institucioneve edhe bashkiakët dhe të zgjedhurit vendor. Po kërcënon të stopojë shërbimet ndaj qytetarëve. Skenari i tij po kalon nga protesta për rinumërimin e votave në një përpjekje për të bllokuar funksionimin e demokracisë. Me terma ende të rrumbullakosura, por i përndezur nga pamjet e protestës së fundit të servirura nëpërmjet një regjie mashtruese televizive dhe karikimit që i bën këshilltari i tij i vjetër dhe i ri Ngjela, Rama po synon të provokojë krizë dhe po përgatitet ta tërheq litarin me shpresë se situata do të dalë jashtë kontrollit.
    Ky aksion politik i Ramës, edhe pse ende i veshur me terma të kujdesshëm, nuk fsheh refuzimin që po i bëhet jo thjesht disa institucioneve, dhe disa standardeve demokratike, por vetë thelbit të sistemit. Rama duket qartë që i ka hedhur zaret dhe po kërkon të destabilizojë me çdo kusht vendin dh eta çojë në një pikë pa kthim. Refuzimi i institucioneve dhe i gjithë sistemit dhe projektimi i krizës dhe destabilizimit të vendit janë një projekt për rikthimin e revolucionit. Nimfat e tij po artikulojnë gjithnjë e më shpesh në media dhe në opinione pragun e kolapsit të vendit dhe jo vetëm si prognozë analizash por si një përpjekje për të krijuar psikozë krize e pasigurie.
    Projekti për rikthim tek revolucioni dhe përmbysja me çdo kusht e qeverisë nuk ka mbështetje tek qytetarët dhe ka refuzimin e plotë të ndërkombëtarëve. Jam i bindur se këtë projekt antidemokratik nuk e mbështesin as shumica e socialistëve. Mbështetje për këtë projekt revolucionar janë vetëm ajo pjesë e politikës së majtë që ende nuk e pranon dot sistemin, që ende nuk e pranon dot të qeveriset nga dikush tjetër dhe pikërisht për këtë arsye i urren zgjedhjet se ato janë mjeti që ua hoqi dy herë pushtetin. Nuk është aspak spekulim. Shihni kush është në krah të Ramës në daljet dhe mitingjet e tij. Namik Dokle që flet ndaj Doris Pak me hiç më pak urrejtje se dikur kur drejtonte Zërin e Popullit. Gramoz Ruçi që nuk mundet të mbaj një fjalim pa u intonuar si byroistët e vjetër.
    Por mbështetje nuk janë vetëm kjo pjesë që ka aversitet gjenetik me demokracinë. Mbështetje të projektit për rikthim revolucioni dhe përmbysje janë bizneset e shumta pranë Ramës, të cilën bashkë me paratë e financimit të fushatave humbën mundësinë për të grabitur Shqipërinë dhe shqiptarët. Mjafton të shohësh listën e deputetëve socialistë që kanë ardhur nga biznesi dhe të atyre bizneseve me të cilët ai ndan pjesën më të madhe të kohës dhe projekteve të tija. Që të gjithë janë nga ai lloj biznesi që janë krijuar vetëm falë lidhjeve me politikën. Aleanca e tyre me Ramën është aleanca e atyre që nuk e pranojnë garën. Një lloj si Rama dhe të vjetrit Ruçi e Dokle, ata nuk kanë pranuar asnjëherë garën e tregut dhe kanë synuar asgjësimin e konkurrentëve nëpërmjet pushtetit.
    Mbështetës të këtij skenari janë bërë edhe një pjesë politikanësh rishtarë. Disa prej këtyre rishtarëve duket haptazi që e kanë ëndërruar gjithnjë momentin që të imitojnë etërit ose gjyshërit e tyre revolucionarë përmbysës të dikurshëm. Disa rishtarë të tjerë politikë edhe pse duket se nuk e kanë në natyrë apo frymëzim revolucionin dhe përmbysjen dominohen nga etja për pushtet dhe nga modeli i korruptuar dhe amoral i qeverisjes së socialistëve deri katër vitet e shkuara.
    Të tria këto kategori mbështetje drejtohen nga amoraliteti, nga urrejtja për sistemin e hapur, nga urrejtja për garën dhe rregullat e lojës. Kam ndjerë shpesh një qëndrim perfid deri edhe ndaj vendit të tyre. Siç duket e shkuara politike dhe shpesh edhe biologjike e këtij krahu politik ka lënë ende gjurmën e asaj që mëtonin dikur - Shqipëria më mirë të mos jetë se sa të mos jetë e jona.

    *Deputet i PD

    panorama

    ..

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Video sensacionale nga Protestat e asaj dite.

    Marre nga "STOP INJORANCES" !

    http://www.youtube.com/watch?v=4PydJ3WRVU4
    Siq po shifet ne kete video, Ramo ju paska dhane droge demostrusve, por jo drgoge te fort, por pritet e te shifet pase 10 ditve me siguri qe Rama do te ju jep droge me te fort diqka opium, e kakain! asi qe e perdore edhe vet!

  10. #520
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    vate qytetari i varfer shqiptar ne votima, pas tere ato fjalima, premtima, fishekzjarra, inaugurima, banderolla, parrulla ...

    ka gati njezet vjet i ngrati qe vete te hedhe voten, per te mbeshtetur partine, qe te krijoje qeverrine qe te shkoje prona tek i zoti, qe zyrtari e nepunsi ti sherbeje e zgjidhi hallet ne tapi te tjetersuara, vertetima me pagesa, trualla te zena, pasaporta biometrika ...

    çfare sheh, degjon e provon i gjori? ato maja rripa-rripa, nje here me hipe, ni here ta hipa ... te nesermen e dites se votimeve, ai qe ka marre votat gedhihet meleoner, me vetura, dashnora, badigarda ...

    qytetari i ngrate nuk di nga tia mbaje ... eshte i trullosur nga fukaralleku dhe zhvatja qe i behet perhera ... jep vota, guret ne trajse ...

    po dale mo, perse lipset kjo vota ime, ku ka vatur ...

    dhe ai qe ka mare voten, dhe eshte ngerthyer me makina, badigarda, dashnora, meleona ... ka per mbeshtetje gjykaten e keshillit zgjedhor, te cilen e ka per çdo rast qe te mbroje kodoshlleqet e tija, dhe tia mbille gojen qytetarit te varfer ... "vota jote eshte ne kuti", "e ka dhene vendimin gjykata per kutite" ... "prit kur te hapen kutite pas kater viteve per zgjedhjet e radhes" ... qe ti more qytetar i gjore do ta kesh te hedhur voten ne ate kuti, pavarsisht se ti nuk ke dalur nga shtepia fare, ose ke shkuar ne kafene, ose ndodhesh gjekundi per ndonje hall, ose sapo ke kaluar kufirin ilegalisht neper male per te punuar matane vendit tend... ku ti je i prezumuar se ke hedhur voten ...

Faqja 52 prej 82 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •