Close
Faqja 37 prej 82 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 820
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Qysh kish thene Sala,'' Votat nuk i hap sikur dhe Enveri te ngrihet nga varri. Mos,... do na ngrihet Enveri me duket. Ka me shume mundesi te ngrihet Enveri, se Sala te leshoje pe.
    Feelings change - memories don't.

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Edhe sikur te ngrihet nga varri Enver Hoxha nuk do hapen kutite keshtu tha Saliu. vertet ashtu eshte, ata qe protestojne sot jane enverist te thekur, qe shpresojne te kthehet koha e diktatures. nuk ka kuptim tjeter qe te ngrihet njeriu nga rrethet per te perfituar lek dhe djete. Kete gje e shfrytezon pinjolli i diktatures Rama. Nostalgjike vetemohues ka shume, ata te kujtojne te dikurshmit qe u ngriten per te mbrojtur figuren e Enverit pasi busti i tij u vidhis. Keta dhe kalamajt i kan infektuar me kete gje, Parti e punes e rinovuar PS identifikohet me kete nostalgji , prandaj i vetmi shpetim per shqiptaret eshte te nxirret jashte ligjit PS.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 22-11-2009 më 10:38

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    protestat e mbyllen sot pas drekes me groshe dhe qepe te njoma
    Konkluzioni: socialistet nderruan mendjen, tani kerkojne zgjedhje te parakoheshme

  4. #364
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    madje nje pjese e mire e protestuesve u larguan nga protesta ne menyren me demonstrative
    pasi Edi Rama nuk ju dha nga 500lek te reja te cilat jau kishte premtuar ne prag te protestes!
    Edvini insistoi se shpreblimin prej 500 lekesh do jau jepte ne protesten e rradhes!!

  5. #365
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    duket se po krijohet nje profesion i ri ne shqiperi
    Cfare pune ben? Protestues....
    degjove ti se kryeministri Berisha kishte urdheruar sot ne oret e para te mengjezit ministrin e punes dhe ceshtjeve socialie,
    qe te drgonte tek protestuesit nje Bot cisterne me Caje te ngrohte per te ju bere sa me te lehte protesten!
    shum nga protestuesit falenderuan berishen edhe pse Edvin Rama i qortoj ata qe te mos pinin cajen se mund te jete e helmuar!!

  6. #366
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Mire e ke thene! Te iki Sala nga pushteti e ta lere te lire popullin shqiptar. Nuk mund te ngelet peng i familjes Berisha Shqiperia.
    hahahaa me ke kujtuar ate zedhensen e Edvinit me kete qe thua,
    sikur ti te kishe qen femer te garantoj se Edvini te kishte marre si sekretare ose zedhense pran ti!megjithate edhe perse je mashkull mund te te ofroj nje post te tille!!

  7. #367
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk mund te them se Sala ka ber te pamunduren per shqiptaret,
    por Edi eshte si nje hitler i vogel, dhe zgjedhjet dhe kjo 'demostrat' e vertetojne me se miri.

    Edi nuk do popullin o njerez , thjesht nje humbes i keq qe lufton per karrigen e vet.



    Te gjithe tu henger e tu pi , sikur kane ik per weekend


    Edi Rama nje dore ne bakllava dhe nje dore ne kadaif , mire e kishte bashkin .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mbyllet protesta,

    Rama: Drejt zgjedhjeve të parakohshme

    Shekulli Online

    | 21/11/2009 | Lajm i fundit |



    TIRANE - Nje levizje e re popullore ka lindur ne Shqiperi". Me kete fjali e ka nisur fjalen e tij Edi Rama ne mitingun mbylles te maratones 3 ditore te protestave te opozites para kryeministrise per hapjen e kutive.

    Lideri socialist tha para protestuesve se tashme Shqiperia nuk eshte me ajo e 48 oreve me pare. "Populli opozitar me i bashkuar per lirine ka shtruar ne kore ultimative kerkesen e tij per qevrerine, te hapen kutite e votimit ose vala e protestes do hapet ne te gjithe Shqiperine, deri ne largimin e qeverise. Ju jeni perfaqesuesit e 100 mije shqiptareve qe 48 ore me pare i treguan botes imazhin e Shqiperise reale. Beteja jone per hapjen e kutive do vazhdoje me tej si nje beteje e rezistences demokratike kudo dhe me cdo mjet te protestes", theksoi Rama.

    Shefi i selise roze ashpersoi tonet duke i dhene nje ultimatum te prere qeverise dhe liderit te saj, duke nenvizuar se nese pas ketij afati, nese kutite nuk do te hapen, atehere opozita do kerkoje zgjedhje te parakohshme. "Nese brenda 10 ditesh Berisha nuk hap kutite e votimit ne do ta ngreme ne kembe popullin shqiptar dhe do te ndalemi vetem kur ne Shqiperi te jene shpallur zgjedhjet e parakohshme. Uroj qe kjo jave e fundit e nentorit te sjelle driten e arsyes ne tunelin e shembur te Berishes per interesin e tij personal. Sali Berisha ka 10 dite kohe per te menduar dhe reaguar, zgjedhja eshte e tij, e drejta eshte e jona", tha Rama.

    Sipas tij, opozita do t'u rezistoje dhunuesve te pushtetit, duke mos u lejuar me asnje centimeter ne ushtrimin e pushtetit te tyre ilegjitim. "Nuk po kerkojme pushtetin, por te drejten ligjore te shohim voten dhe nese pushteti na i mohon, ne do t'i mohojme pushtetit te drejten qe te na qeverise. Ndiej njesoj si edhe ju te rritet brenda meje ndjenja e revoltes ndaj ketij pushteti qe kerkon te grabise gjithe Shqiperine. Forca jone qendron tek e drejta qe kemi me vete dhe kete do ta mbrojme me te gjitha forcat", shtoi kryetari i PS-se.

    Rama theksoi gjithashtu se kjo proteste nuk synonte pushtimin e kryeministrise. "Qielli dhe toka nuk do puqen ndersa nen kete qiell dhe mbi kete toke beteja do kaloje ne nje faze te re jo vetem fjalesh por edhe veprimesh ndaj nje pushteti qe nuk i ka votat per te qeverisur Shqiperine", qartesoi Rama.


    ******************




    Mijëra qytetarë nga Tirana, Durrësi Berati dhe Shkodra kalojnë natën jashtë në natën e dytë të protestës në mbrojtje të votës





    TIRANË- Sheshi përballë kryeministrisë përngjanë si një arenë gjigante brenda së cilës ndodh gjithçka. Aty vendoset për hapat e mëtejshëm të opozitës po ashtu edhe rrëfehet çka ka ngjarë këto pesë vite gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
    E kur orët e gjata të pritjes rreken të sfilisin disi qindra protestues, të cilët që prej së premtes nuk kanë braktisur sheshin, atëherë muzika ritmike rikthen shpirtin e protestës. Kështu ka ngjarë gjatë gjithë natës së premte, teksa rreth katër mijë njerëz kanë qëndruar në shesh duke kërkuar vetëm një gjë: Të dinë se ku ndodhet vota e tyre. Zbardhja e ditës i ka lënë vendin forcës së fjalës. Pothuajse gjatë gjithë ditës deputetë të ndryshëm të së majtës kanë folur nga podiumi i improvizuar.


    E gjithë Shqipëria është përfshirë në protestën më masive të mbrojtjes së votës së lirë. Kërkesës për hapjen e kutive i janë bashkuar, të rinj e të moshuar, që me sa duket shpresë të vetme të vendosjes së demokracisë kanë zbatimin e kërkesës së njohjes se ku ka përfunduar vota e tyre. Të paktën këtë të thotë Mirvjena Xhema, me profesion juriste. Për gruan 30-vjeçare, protesta për hapjen e kutive është kthyer në një sakrificë sublime, aq sa ka lënë pas dore djalin e saj nëntë muajsh. Mirvjena të thotë se gjatë ditës së premte ka qenë e pranishme në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa natën e së shtunës do të qëndrojë deri në orët e para të mëngjesit. Por ajo nuk do të jetë e vetme.


    Bashkë me të, të akomoduar në 25 çadrat e mëdha dhe të bardha të montuara në bulevard, do të jenë të ardhurit nga qarqe si Durrësi, Berati, Shkodra dhe Tirana.
    Me ta do të jetë edhe një grup prej 30 deputetësh të Partisë Socialiste të kryesuar nga vetë kryetari Edi Rama, i cili e ka "braktisur" protestën vetëm për një takim pune në bashki. Kjo duket se ka bërë jo pak përshtypje tek qindra e qindra qytetarë që ndodhen në shesh në emër të votës. "Kemi ardhur këtu për një qëllim të vetëm: Të hapen kutitë dhe do të rrimë këtu derisa të hapen kutitë dhe të dalin e vërteta në shesh. Jam 77 vjeç unë dhe këtu do të qëndroj deri të hënën. Nuk do të lëmë Berishën të hyjë në kryeministri. Nëse kryeministri e ka marrë me zotësi, atëherë le të hapë kutitë dhe t'i mbushë mendjen këtij populli, dhe të mos i lërë rrugëve këta njerëz",- të thotë Namik Kryeziu.


    E ndërsa shpreh bindjen e tij, plaku një vesh e mban nga çadrat në të cilat rreth orës 19-të u mblodhën një sërë deputetësh të së majtës.



    shekulli

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te shohim se cfshehin djajte e selise roze..
    dicka te tmerrshme besoj po kurdisin..

    ja cthote balkanwebja e albe mallteze karlo edvin bollino komorres.

    --


    Lajm Dite


    Mbyllet protesta maratone e PS. Rama: Berisha hap kutite, ose zgjedhje te parakohshme!



    TIRANE

    DITA III,
    Ora 13:30-Mbyllet protesta maratonë. Rama: Berisha 10 ditë afat, ose ik me zgjedhje të parakohshme

    Protesta maratonë e PS e nisur të premten mbasdite u mbyll sot (e dielë ora 13:30 minuta) me një fjalë të kryetarit të socialistëve Edi Rama. Vetëm 10 ditë i ka lënë afat kryetari i socialistëve, Edi Rama kryeministrit Sali Berisha për fatin e kutive të votimit.
    “Nëqoftëse Berisha nuk hap kutitë ne do ta ngremë popullin shqiptar dhe do të ndalemi vetëm kur në Shqipëri të jenë shpallur zgjedhjet e parakohshme... Uroj që kjo javë e fundit e Nëntorit, java e festive kombëtare të sjellë dritën e arsyes në tunelin e pushtetit familjar e personal të Berishës”, tha Rama në fjalën që mbajti me rastin e mbylljes së protestës 3 ditore të Partisë Socialiste me qëllim hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.

    Kryetari i PS e cilësoi ditën e sotme të përfundimit të protestave si një fillim të ri historik.
    “Qëndruan 2 net më radhë dhe e gshimë këtu dhe nga sot beteja e shqiptarit për të drejtën e pangociueshme hyri në një fazë të re. Shqipëria nuk është ajo e 48 orëve më parë. Beteja jonë për hapjen e kutive, për transparencën e zgjedhjeve do të vazhdojë më tej, një betejë qyetare cdo ditë, me cdo mjet të protestës përballë një qeveria që brenda 10 ditësh, ose të hapë kutitë ose të pranojë rënien e saj”.

    Duke falenderuar për pjasmarrjen në këtë protestë, më të gjatën në historinë e Shqipërisë, Rama theksoi se në asnjë mënyrë protestat që do të vijojnë nuk do të jenë të dhunshme. Ai tha se në cdo formë demokratike, do të kërkohet hapja e kutive.
    “Kam dëgjuar me vëmendje shumë prej jush gjatë 48 oërve. Ndjeva si dhe ju të më rritet ndjenja e revoltës ndaj këtij pushteti që kërkon të grabisë. I mirëkuptoj thellësisht të gjithë ata ndër jush, ku padrejtësia e madhe e 28 qershorit duke u nxirë jetën përditë e më shumë ju con në mednimin se ky pushtet duhet shporrur me dhunë. Jooooo miqtë e mi, forca jonë qëndron tek forca që kemi mbi vete tek forca e arsyes, por me një valë të re protestash ku Berisha do të dorëzohet si uzurpator. Ne nuk vijmë nga dhuna e nuk nxisim dhunë”, tha Rama në fjalën përmbyllëse duke shtuar “Mirupafshim shumë së shpejti”.

    Ora 12:30-Berisha: Nuk i hap kutitë. Protestat le te vazhdojne!

    Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë sot një tjetër përgjigje kategorike negative opozitës për hapjen e kutive. “Vendimi i Gjykatës është vendim dhe ata që nuk njohin rezultatin kane probleme me veten e tyre”eshte shprehur kryeministri pas nje ceremonie perkujtimore për gjuhetarin Selman Riza, eshtrat e të cilit do të dërgohen në Kosovë.
    “Zgjedhjet kanë marrë certifikimin më të plotë të këtij vendi, ata që s’duan ta pranojnë kanë probleme me veten e tyre. Vendimi i gjykatës nuk mund të kthehet e përmbyset dhe as nga ai që thashë dje (Enver Hoxha), po u ngrit lugat për ti ndihmuar. Harrojeni se mund të bëhet kjo”, u shpreh Berisha i pyetur nga mediat rreth këtij fakti.
    Kryeministri u shpreh se është i gatshëm të garantojë cdo protestë dhe sikur ajo të zgjasë 30 ditë e më shumë, porse nuk do të aprovojë asnjë vednim për hapejn e kutive. Berisha theksoi se i ka bërë PS një oefertë shumë të mrië që opozita duhet ta pranojë.
    “Është detyrimi i imi madhor të garantoj protestën e cilitdo qytetar, tani vazhdon 3 ditë 30 ditë 3 muaj vazhdon në infinit, këto janë cështje jo të miat. Këto janë cështje që dalin jashtë kompetencave të mia. Absolutisht mbetem i hapur për dialog dhe kam bërë ofertë shumë solide e shumë serioze, por cdo gjë të bazohet mbi të vërtetën. Por nuk dal mbi vendimin e Gjykatës”, tha Berisha.

    Ora 12:00 -Leskaj: Do ta përshkallëzojmë protestën

    Deputetët socialistë që marrin pjesë në protestë masive për hapjen e kutive të votimit theksojnë se protesta do të përshkallëzohet. Edhe pse nuk japin detaje për mënyrën sesi PS do të vazhdojë të protestojë pas mbylljes së protestës së sotme për kutitë e votimit, zëra kryesorë në partinë socialiste shprehen se ka një plan konkret për të realizuar qëllimin e tyre. “Kjo nuk është mbyllja e protestës, por është fillimi i ri. Njerëzit kanë ndejtur këtu 3 ditë rresht dhe na kanë kërkuar të mos ndërpresim protestat. Do ketë ndonjë ndërprerje ditore, por sërisht do të ketë protestë”, tha Valentina Leskaj për TVNews24.
    Leskaj pohon se cdo detaj do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim. Deputetja socialiste bëri të ditur se protesta e nisur të premten para kryeministrisë do të mbyllet sot në mesditë.
    “Përvec protestës masive, kjo padyshim është një prostestë që i adresohet jo vetëm të drejtave të shqiptarëve për të drejtat e votës, por protestë që synon ti japë fund korrupsionit, varfërisë e të gjitha problemeve që i marrin jetën sot padrejtësisht shqiptarëve. Ka një plan, për protestën, por cdo hap që ka të bëjë me ecurinë e këij kundërshtimi të madh ndaj qeverisë së pavotuar, do ecë sipas një plani konkret. Do ta bëjmë të ditur të gjithë zhvillimin e protestës. Sot e përfundojmë këtu këtë protestë që theksoj është vetëm fillimi. Nuk e kemi patur planifikim mbylljen mbasdite, dhe theksoj se nuk është e rëndësishme se kur mbyllet protesta, por e vërteta është se protesta që kërkon hapjen e kutive do të vazhdojë”.


    Ora 10:30-Balla: Sot mbyllim me fitore betejën

    Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla pjesmarrës në mitingun për hapjen e kutive të votimit bëri të ditur për mikrofonin e TVNews24 se protesta e nisur të premten do të mbyllet sot ne mesdite në orën 12:00. Balla theksoi se protesta e pati një fitore pavarësisht kundërshtive të Berishës për hapjen e kutive të votimit. “Ne e fituam betejën ndaj skeptikëve, pasi përcollëm një mesazh të rëndësishëm”, tha Balla.
    Ndërkaq deputeti socialist theksoi se mbledhja e grupit parlamentar socialist ishte thjesht konsultative dhe se nuk u dol në asnjë vendim përfundimtar”.
    “Për ne Berisha tashme ka rënë”, u shpreh ndër të tjera Balla duke shtuar se protesta e nsiur të premten mbasdite pritet të përfundojë rreth mesditës. “Në orën 12:00 do të mbyllim një betejë”, theksoi Balla për TVNews24 që ka ndjekur hap pas hapi protestën disa ditore të PS

    Protesta e PS, skenaret e rinj per hapjen e kutive

    Ora 07:20-Grupi parlamentar i PS-së vendosi dje të radikalizojë qëndrimin ndaj qeverisë “Berisha”. Në mbledhjen që u thirr nga kryetari Rama në çadrat përpara kryeministrisë, u hodhën disa skenarë për radikalizimin e qëndrimit pro hapjes së kutive të votimit. Kështu mund të propozohet një mosbindje civile e përgjithshme ose mund t’i bëhet thirrje punonjësve të shërbimeve që të mos i binden ligjeve të qeverisë.
    Opozita pritet t’u kërkojë ish-ushtarakëve, shoferëve të linjave urbane, punonjësve të administratës lokale, etj që të mos njohin autoritetin e qeverisë qëndrore. Një propozim tjetër ka qenë që protesta e ardhshme të zhvillohet më 29 nëntor një datë e rëndësishme për të majtën e cila përkujton çlirimin e Shqipërisë. Disa deputetë kanë propozuar që tashmë të kalohet në plane më radikale ku të propozohet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, në përgjithësi ka mbizotëruar skenari që t’i jepet ultimatum maxhorancës për hapjen e kutive. Janë hedhur disa ide gjatë kësaj mbledhjeje, duke pasur parasysh dhe reagimin e Berishës paraditen e djeshme, i cili nuk ndryshoi aspak qëndrim sa i takon hapjes së kutive të votimit. Idetë e hedhura kanë qenë të shumta, që nga vazhdimi i protestës, deri dhe të kombinimi i kësaj proteste me atë të pushtetarëve vendorë apo me grupet e interesit, apo dhe zhvillimin e këtyre protestave dhe në qytete të tjera të vendit. Por, duket se asnjëra prej këtyre ideve nuk ka fituar apo nuk ka gjetur konsensusin e të gjithëve, prandaj është vendosur që të dielën pasdite protesta të mbyllet.

    Ora:20:16- Përfundon mbledhja e Grupit Kuvendor. Majko: Ky është vetëm fillimi
    Ka përfunduar mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e mbejtur në cadrat e ngritura para kryeministrisë. Deputeti socialist Pandeli Majko thekson për News24 se mbledhja ka qenë e karakterit organizativ, ndërkohë që sipas tij është diskutuar fakti se protesta e nisur dje do të jetë vetëm fillimi i një aksioni që do të përfundojë me zgjidhjen e krizës politike në vend.
    “Takimi u mbajt në cadër për shkak të arsyes që na ka mbledhur, krizës politike që na ka prekur. Ajo qe u dikutua ishte se si do të orientohet situata në krizën politike që ekziston” theksoi Majko.

    Duke nënvizuar se opozita nuk ka bërë asnjë deklaratë për përdorimin e dhunës në rast të mosgjetjes së dialogut me qeverinë, Majko theksoi se forca e PS-së janë 100 mijë njerëzit që kërkuan dje në shesh hapjen e kutive të votimit.
    Ndërsa tha se në mbledhjen e Grupit Kuvendor nuk u mor asnjë vendim specifik në lidhje me etapat e tjera që do të ndjekin socialistët në mbrojtje të votës, Majko përmendi 5 dhjetorin si datën e radhës kur sërish do ti kërkohet qevërisë të bëjë transparencën e zgjedhjeve.

    Ora: 19:17- PS mbledh Grupin Parlamentar në çadrat para kryeministrisë
    Mblidhet Grupi parlamentar i Partisë Socialiste pikërisht në cadrat e ngritura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Mbledhja e pazakontë ka si qëllim diskutimin në lidhje me hapat e mëtejshëm të opozitës pas mbylljes së protestës maratonë ditën e dielë.
    Në mbledhjen e kryesuar nga Edi Rama janë të pranishëm afro 50 deputetë, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, dhe Spartak Ngjela. Pas perfundimit te mbledhjes pritet nje deklarate per shtyp, permes se ciles do te behen te ditura vendiemt e marra nga Grupi Parlamentar i PS.

    Ora: 17:42 -Opozita vijon protestën në mbrojtje të votës
    Opozita vazhdon qetësisht protestën e saj në mbrojtje të votës së 28 qershorit. Kreu socialist ka mbërritur në sheshin para kryeministrisë për tju bashkuar njerëzve të shumtë që kanë mbushur cadrat e vendosura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
    Rreth orës 19:00 pritet të mbërrijnë në sheshin para kryeministrisë deputetët dhe grupi i protestuesve që do të kalojnë natën e dytë nën cadra.
    Deputetet socialistë Namik Dokle e Taulant Balla akuzuan kryeministrin për shenjat e bëra prej tij në drejtim të turmës.

    Dokle e Balla falenderuan pjesmarrësit e shumtë që po mbështesin aksionin e socialistëve në mbrojtje të votës.
    “Falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen. Do protestojmë me shpirtin e demokracisë. Për faj të Berishes ka vonesa në liberalizimin e vizave. T’i heqim vizën kësaj qeverie”, theksoi Dokle.

    Ora:15:15- “Kutitë” Berisha: Nuk hapen as sikur të ngrihet Enveri. Rama: Shenja të frikës nga e vërteta
    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama shigjetoi ashpër kryeministrin Berisha pas deklaratave të tij në Fushë Krujë se sikur edhe Enver Hoxha të ngrihej nga varri kutitë nuk do hapen. Në mënyrë ironike Rama e quajti Berishën një kloun të tmerruar nga e vërteta që fshihet brenda kutive.
    “Sot në një çerek dritare të hapur të kësaj godine shurdhe, ai që me vota të vjedhura quhet kryeministër, u shfaq pas xhameve duke bërë shenja me gishta si një i marrë që ka humbur gojën dhe mendjen” theksoi Rama.

    Kryesocialisti theksoi se qeveria po tregon shenja të frikës nga hapja e kutive duke sjellë si shembull edhe deklaratën e Ministrit të Shëndetësisë i cili dha alarmin e gripit të derrave, duke këshilluuar shmangien e grumbullimeve masive.

    Ndërsa ka falënderuar qytetarët e pranishëm në protestën e madhe të opozitës, kreu socialist i ka bërë sërish thirrje kryeministrit në ditën e dytë të portestës për të hapur kutitë e votimit e për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
    “Falënderoj me gjithë zemër rreth 100 mijë qytetarët që sollën nga Tirana dhe gjithë Shqipëria zërin për hapjen e kutive të 28 qershorit. Qytetarët përcollën një mesazh të qartë e të saktë në veshët e pushtetit” theksoi Rama.

    Protesta e opozitës, jehonë në mediat e huaja
    Protesta e opozitës që nisi një ditë më parë përpara kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
    Agjencia britanike e lajmeve Reuters, shkruante se opozita Shqiptare del në protestë duke kërkuar rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Reuters i vuri theksin vendosjes së tendave në qendër të Tiranës përpara ndertesës së ekzekutivit si dhe numrit të madh të protestuesve në shesh.
    Lajmi për protestën u pasqyrua gjerësisht edhe në agjencinë Franceze të lajmeve AFP. Në këtë artikull citohet lideri i opozitës, Edi Rama, i cili deklaron se kjo protestë që do të zgjasë tre ditë, është vetëm fillimi i një zinxhiri protestash për të detyruar autoritetet të hapin kutitë e votimit, brenda të cilave ndodhet e vërteta e zgjedhjeve te 28 qershorit.
    Protesta përpara kryeministrisë u publikua edhe në prestigjiozen amerikane The Neë York Times, në mediat Italiane si agjencia e lajmeve, Ansa, TGcom dhe në ato ballkanase si South East European Times.

    Ora 14.09 Protesta, Berisha: Edhe sikur Enveri te ngrihet, s'hap kutite
    Kryeministri Berisha reagon ndaj protestës maratonë që vazhdon para godinës së kryeministrisë. Nga qyteti i Krujës, ku kishte vajtur për përurimin e një rruge, kreu i qeverisë ka deklaruar: “I bëj apel Ramës të vijë në Parlament. Jam i hapur për bashkëpunim. Nuk dal kundër vendimit të gjykatës. Edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nuk mund të dalë mbi gjykatat.” Pak para se të udhëtonte drejt qytetit të Krujës, Kryeministri Berisha është parë duke përshëndetur me dy gishta protestuest nga dritarja e kryeministrisë

    Ora 13.30 Protestuesit qëllojnë me vezë drejt kryeministrisë
    Protestuesit kanë qëlluar me vezë godinën e Kryeministrisë. Incidenti ndodhi pasi deputetët e PS-së konstatuan se brenda oborrit të kryeministrisë ndodhej një makinë që përgjonte gjithçka ndodh në protestë. Është dashur ndërhyrja e deputetëve për normalizimin e situatës.

    Deputeti socialist Fatmir Xhafa tha se në oborrin e kryeministrisë ndodhej një makinë që survejonte gjithë protestën. Madje sipas tij survejoheshin dhe celularët e opozitës.
    “Kjo është qeveria e cimkave” – ka deklaruar deputeti Xhafa, ndërsa ish Shefi i SHIK-ut Fatos Klosi tha se në makinë ndodheshin dy antena që përgjonin telefonata të caktuara. Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar “largimin e makinës nga sheshi”


    rtjertj..

    --

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Me bani me qesh Erionka e G99 kur tha se ne, ndrysh me partite e tjera, jemi fifti fifti mashkuj e femna.



    Per Erionken e Edin dakort po te tjeret ne PS fifti fifti kush jane ??

    Plus theksoi se do ta rrezojne me çdo mjet kete qeveri edhe se jane me te drejten e zotit "si besimtare te medhenj qi jane" .

Faqja 37 prej 82 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •