Close
Faqja 2 prej 41 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 820
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nje gje eshte e qarte nga gjithe kjo.
    Kjo murtaje demokrate, kjo hajduteri, harbuteri, ere dhi, fukarallek, fodullek arka bosh duhet me hir a me pahir duhet te zhduket nga faqja dheut.
    Pse akoma me shefa tropojane do rrime gjithandej te na komadojne ne cdo cep te shoqerise?
    Te ikin se na cane ****** se asgje te mire spo bejne vec po vjedhin per vete.
    Pushtetin me dhune e moren e me dhune do ta dorezojne se ska rruge tjeter.
    Ky eshte fati jone si na vjen do e bejme.

    Dhe kur thone komunistet se regjimi i Enverit pati disa gabime, sic ishte lufta e kllasave se te tjerat ishin ne rregull!?

    Me siguri ne familjen tende (ne mos ti vete), keni patur nga ata qe kane mbajtur dosjet dhe kane ndersyer zagaret kunder "armikut te kllases"!

    Nuk rrini dot pa zyra kuadri, pa shefa kuadri dhe pa dekorata!

    Ju keni ne shpirt urrejtje (dikur e fshehte) te hapur dhe sa here qe ju shfaqet ai dhe ata qe ju moren zvarre xhaxhin qe prehet ne varret e Sharres, po aq here nemni e mallekoni diten kur nisi Levizja e Dhjetorit!

    Nuk jetoni dot pa "ne dhe ata"!

    Ngaqe tashme Shqiperia nuk eshte me nje vend i izoluar, nuk kini guximin ti "rrembeni armet atij qëni", por keni ne dore shpifjen dhe nje makineri te tere shpifese dhe urrejtese krahinore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-11-2009 më 08:42

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk kemi urrejtje jo kunder asnje shqiptari.
    Kemi urrejtje per gjith ata qe punojne si Enver Hoxha ne menyre krahinore sic po ben Sala yt sot qe e mbushi Shqiperine me tropojane si Enveri me leber e tepelenas.
    Nqs je ti nje nga ata qe punon si Enveri e te urrejme seshte faji im.
    Sa per ato zyrat e kuadrit tip Enver i keni bere vete shume me te mira se vete dulla aq sa do tju a kishte zili.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 02-11-2009 më 09:01
    Albania Uber Alles

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nuk kemi urrejtje jo kunder asnje shqiptari.
    Kemi urrejtje per gjith ata qe punojne si Enver Hoxha ne menyre krahinore sic po ben Sala yt sot qe e mbushi Shqiperine me tropojane si Enveri me leber e tepelenas.
    Nqs je ti nje nga ata qe punon si Enveri e te urrejme seshte faji im.
    Sa per ato zyrat e kuadrit tip Enver i keni bere vete shume me te mira se vete dulla aq sa do tju a kishte zili.
    Neser fansat e Sales.do ja hedhin fajin atij..
    Dhe mua me behet qejfi..sot.
    lg
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Edi rama po behet i padurueshem çdo dite qe kalon. Si nje oportunist i thekur ai po shfrytezon çdo mosmarreveshje per qellime politike. Fshataret e orikumit duhet te jene shume budallenj ti shkojne pas atij, ata e dine mire kush e beri ligjin 7501. Ata ishin thjesht bujq te tufezuar ne ferme ne kohen e monizmit pastaj ne demokraci perfituan nga politikat majtiste te PD qe i beri pronare. Po te vendosej e drejta ne vend dhe toka tu kthehej ish pronareve, Edi Rama nuk do kishte mundesi te rebelonte fshataret e orikumit. Ish pronaret qe u dergjen ne burgjet e diktatures vetem se ishin pronare po durojne dhe genjeshtrat e Sali Berishes per kompensimin e prones se tyre. Nese ai vazhdon te luaje me shtresen e djathte qe ai perfaqeson, do te mbahet mend ne histori si njeriu qe tradhetoi shtresen qe e votoi.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION
    Sheikut të socialistëve Edi Rama s’i bën fajde xhihadi i pronës, kur Tirana e ka shpallur si specialist të grabitjes së saj
    02-11-2009 / Redaksionale


    Çdo ekskursion i sheikut Edi Rama nëpër qytete të Shqipërisë po pasohet nga thirrje agresive kundër shtetit. Nuk mjaftohet në marrëzinë e çmendurisë bojkotuese, por e thellon më shumë divorcin, me “arsyetimin” se “ku vidhet prona, lihet koka”... Është krejt një thirrje për një xhihad ndaj institucioneve shtetërore. Tashmë, Sheiku i bashkisë nuk po mjaftohet veç me lëshimin e kamikazëve të celulës bashkiake për të mbrojtur një gropë që i ngjason një krateri të grand canyon në mes të Tiranës. Edi Rama nuk shkurajohet, paçka se po bëhet përditë e më qesharak. Ai është gati që edhe zhdukjen e dinosaurëve t’ia faturojë familjes së Berishës.
    Muxhahedini i bashkisë erdhi në politikën shqiptare fiks si një meteorit, dhe e keqja e meteoritëve është se kur takohen me tabanin e tokës shkatërrojnë gjithçka gjejnë përpara.
    Për sqarim duhet të dimë se Shqipëria e viteve ‘90 ishte një hutim kolosal, prandaj edhe duhet mbajtur parasysh se në ato vende ku mbretëron varfëria e papunësia, atje ku mund të ndjehen edhe sot e kësaj dite pasojat nga komunizmi - për ç’gjë mund të merren në përgjegjësi zhvillime të shumta negative, me o pa të drejtë - aty mund të gjinden me lehtësi të madhe ithtarë edhe nga një lëvizje me program revolucionar xhihadist. Mirëpo kush e mban mend një parti me emrin KIS që kishte atë programin që sapo thamë më lart? A po rishfaqet po ajo ideologji në një kontenitor politik të ri sot? Shumë shkurt mund të mbahet mend kur trinomi Rama, Klosi e Ngjela krijuan partinë KIS (partia kristian-islamike), për të koncentruar disi politikën orientale në Shqipëri. Sot xhihadi politik po tenton të rikrijohet, në një frymë përtej të majtës e së djathtës, tek një strukturë orientale, ku njëshi është mbi të gjithë. E ky është padyshim Sheiku.
    Rama, edhe në ekskursionin e Orikumit tentoi të nxiste rebelime morale kundër shtetit laik. Por kjo punë nuk pati zgjatim, sepse qe shoqëruar fatmirësisht nga Toçi, dhe me të është si të jesh vetëm, prandaj edhe Edvini u tkurr nga përpjekja leniniste e kryesimit të trazirave. Orikumi u tentua në hava të rikthehet në një Gërdec të dytë. Edvini me industrialistët e shpifjes është i gatshëm t’i bëjë një mallkim Vudu kryeministrit Berisha, në partneritet me veglat e tij në medie, duke i qepur çdo lloj tragji-komedie, mjaft që të duket se opozita revolucionare do impostohet më mirë.
    Sheiku i opozitës edhe kësaj here do të bëjë ca shpikje, por ai nuk është shkencëtar që të bëjë shpikje: është vetëm një piktor bohem, i dështuar në atelietë e Parisit. Por sehirxhinjtë apatridë nuk duhet të dëshpërohen, se shkencëtarin e fjalës ai e ka gjetur. Mullahu i kalemit, që së fundmi ka fituar nobelin për “gazetarinë investitore”, është gati të marrë investiturën zyrtare si killeri i figurave të maxhorancës, edhe si bonus ka intrigat e qilarëve të shtetit.
    Kryesia e PS ose Këshilli i Ulemave, që kryesohet nga Ajatollah Ruçi mbetet në pajtim të plotë me çfarëdolloj oreksi antishtetëror, me çfarëdolloj tekno-terrorizmi, vetëm e vetëm që në fund të tunelit të dhunës të duket pushteti. Opiumi që ka kapur asamblenë e socialistëve tregon sesi mund të katandiset një organizëm politik në një orgazëm kolektive xhihadiste. Kuptohet vetiu pastaj fakti se “hapja e kutive” është pyka ku ata kërkojnë legjitimim, por shpresa se përmes politikës konfliktuale do vijë ndonjë pozicionim në llogoren e moralit është naive. Sheiku antifamiljar, antitiranas, antilig, antife e specialist i vjedhjes së pronës s’mund të ketë shanse të korrë sukses në një spekullim të tillë


    ...

    55

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Shqiperia eshte ne nje proces transformimi nga sistemi i kaluar dhe gjate keaj rruge per transofrmim natyrisht qe ka mangesi.Mangesite pranohen ashtusi jane pasi ato vijne ne forma komplekse dhe jane akt i nje mase te madhe njerzish.Keshtu u pranua pa denime vjedhja e prones, si nga njerzit e politikes dhe nga dhe nga shoqeria civile.Keshtu u pranua dhe po pranohet pa gjykom vjedhja e enregjise elektrike,po keshtu u pranua dhe korrupsioni administrativ.Nese do ti venim te gjithe perpara ligjit atehere do te kishim rrevolucion , pra dhune , terror vite kthim mbrapa.(97 eshte nje fakt).Vjedhja e votes nuk eshte vetem fleta ne kuti ,por dhe procesi i blerjes se saj, presioni qe i behet administrates,disinformimi qe sjellin mediat si nje mjet i njeaneshem ne duart e ish kastes se kuqe ,qe sot ndjehet ne opozite.Pra pefundimisht ne procesin e vjedhjes se vote hyjne nje numer shume i madh njerzish qe ben ligjin te pa fuqishem.Qellimi i Rames tashme nuk eshte vertetimi i rrezultatit duke rinumuruar, por ai duke e ditur se kjo nuk behet kerkon te destabilizoje situaten.Nese del dikush tetregoje nje fakt te vetem, per gjithe keto vjet tranzicion, kur te majtet (komuniste)jane treguar konstruktiv, ne te mire te shoqerise , ne temire te transformimeve , ne te mire te permirsimit te vizionit tek nderkombetaret, une ju jap te drejte.
    Kete vite shqiperia ishte ne monitorim te rrepte nga nderkombetaret, per ceshtjen e liberalizimit te vizave , dhe nese ju e analizoni procesin zgjedhore, ai u sabotua me te njeten ligesi te paraardhesve te tyre diktatorial.Jo nuk jane bere kartat, me pas ,jane shtrenjte dhe se fundi te jene falas.Dami per te prishe vizionin behet lehte dhe nga nje katunar i rastit dhe jo me nga nje kaste e ligesise dhe nje makine dizinformacioni si mediat shqipetare qe s'lane vend pa kerkuar "antikapin"( njerez te lidhur me zinxhire) , ne shkrepa mali ne tunele , ne shpella , ne det e ne ajer , kur mjaft lehte mund ta benin pa shpenzime duke hapur dritaren e Bashkise se Tiranes dhe te tregonin sheshin Skenderbe te shkallmuar nga gropat.
    Por si gjithmone ne shqiperi fajtori eshte pjese e shoqerise , ai ben damin dhe nuk mban pergjegjesi.

  7. #27
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    posht sali berisha, posht amerika posht nato...edi rama ju fton neser ne miting,,,ku vajti vota jone dhe ku vajten zogjte e malit---ta rrezojme bishen maloke berishake,,,kiss nga maloku, laluci tru peshku ed nudo rama.



    edhe kta njerzit e orikumit ishin budall fare,,,skom pa njerez aq te pajekun qe ne vloren e 1997tes

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pazari i prishur- Frok Cupi

    Pazari i prishur


    Frrok Çupi

    Fshatari që kishte zbritur në Shkodër për pazar, mbërriti në fshat pas jehonës që kishte shkaktuar ky vetë në “mexhlis”. Kishte prishur pazarin e Shkodrës. Se nga ishte ky njeri, ekzaktësisht askush nuk e di. Dibranët e tregojnë si dibran, kuksianët si kuksian, mirditorët si mirditor; secili me detaje krahinore. Me sa duket është një fenomen negativ i kudondodhur që prish pazarin në shehër.

    Si e prishi pazarin fshatari i ardhur nga ku ta dish se ku?

    Kalonte para pulave, mes specave të kuq, para sardeleve të thara, rrëzë një muri të ftohtë, mes burrave të rëndë me qostekë sahati sermi; dhe, askush s’e vuri re. Atëherë nxori koburen dhe ia dha me tre të shtëna. Derrkucët tërbuan, pulat nuk dinin nga të dilnin, burrat lanë kutitë e duhanit... vetëm caragat nuk u ndjenë. Ky futi koburen në brez dhe doli nga ana e malit e pazarit. Nja një javë qëndroi nëpër kulla miqsh, ku dëgjonte se një “i marrë” kishte prishur pazarin e Shkodrës, por nuk i dukej më se kishte qenë ky vetë. Kur mbërriti në fshatin e tij, atje kuptoi se ishte marrë vesh me emër se kush e kishte prishur pazarin. Në fshat e pritën me kërshëri se “kushedi çfarë fitove! Ku e ke sahatin e argjendtë?”.

    Jo, tha burri, gjë nuk fitova, por pazarin e prisha!”

    Sa shpejt kthehet rrota e ngjarjeve; herë ashtu siç ndodhin, herë në alegorinë e tyre! Ngjarja me Shkodrën mund të ketë jo më shumë se shtatëdhjetë vjet, por ja ku jemi. Sa shumë njerëz zbresin në “shehër” vetëm për të prishur pazarin; dhe, kthehen. Dje, delegatët e opozitës sapo u kthyen nga Orikumi ku kishin ndezur një zjarr të vogël revolucioni feudal, por meqë nuk iu eci, thanë se me kaq ishte mjaft. Gjatë periudhës së komunizmit, kur opozita e sotme kishte të gjitha pushtetet në dorë, këtu kishte ndodhur një shkëndijë e përplasjes mes llojit me komunistët sovjetikë, që fatmirësisht mbaroi paqtë... Në një gropë në qendër të Tiranës nisi një tjetër akt për prishjen e pazarit; por edhe ky u fashit. Rreth një muaj më parë, u ngrit një furi e tërë me fabul “tradhti kombëtare në ujërat territoriale”, por edhe ky nuk solli fitim. “Patriotët” e shekullit 18 u kthyen në fshat edhe pa sahat sermi. Partia Socialiste, në opozitë, është instaluar në bojkotin parlamentar. Parlamenti ka mbetur pa punë, ose le të themi pa punët kryesore që i përkasin shtetit, si ligjet e rëndësishme, reformat për afrimin me Europën dhe për liberalizimin e vizave pas një shekulli izolim. Shkak për bojkotin është gjetur rihapja e kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit; gjë që nuk mund të behët dhe as ka arsye të bëhet. Vetë krerët socialistë kanë deklaruar se hapjen e kutive e duan “ashtu për inat”, sepse nuk presin dhe as duan ndryshim të rezultatit...

    Të gjithë po presin që “fshatari” që qëlloi me pistolë në mes të pazarit të Shkodrës, të largohet në shtegun që të çon drejt maleve të veriut dhe ta lirojë fushën. Ai do të mund të mblidhet me veten dhe të shprehet i kënaqur se “pazarin e prisha, edhe pse gjë nuk fitova”. Republika e Shqipërisë ndodhet në një treg të madh botëror, ku vihen në pyetje vlerat e mëdha të qytetërimit, të kahjes së vendit, të zhvillimit të ekonomisë dhe të të drejtave, të lirisë së individit. Momenti është aq i rëndësishëm sa mund të thuash se peshorja e pazarit mund të anohet negativisht, aq lehtësisht sa bëhet edhe nga budallai i fshatit. Perëndimi kërkon besim, kërkon vullnet pozitiv, kërkon risi dhe dobi. Në qoftë se do të ndodhë që me këtë rast, opozita komuniste (e djeshme) të realizojë qëllimin e keq të prishjes së pazarit, indikacioni shkon te secili individ; por shpagimi jo. Kush do të mund ta gjejë nesër fajtorin që prishi pazarin? Ai nuk është më, sepse do të futet mes tufës dhe do të ankohet përsëri si patriot: “Kush e prishi punën? Na lanë jashtë!?”.

    Ky fat i keq politik është vërtitur shpesh herë në atmosferën e vendit tonë.

    Kongresi i Lushnjes i vitit 1921, që konsiderohet institucioni i parë i shtetit të pavarur pas epidemisë së rëndë të qeverisë së vitit 1912, gati dështoi për shkak të “pazarit”. Disa patriotë tribalë iu vunë pushkën dhe iu zunë rrugën delegatëve nga Veriu dhe Shqipëria e Mesme, pse “kishin gjak për të larë”. Kongresi u mblodh tre javë pas datës së caktuar, por në atë kohë lajmet e Evropit nuk kishin aq shumë interes. Që nga morsi i Ismail Qemalit, evopinanët nuk kishin marrë më lajme nga ky vend, por edhe lajmi i vonuar u quajt sikur nuk ishte. “Black hole” ose gropë e zezë e konsideruan shumë studiues e politikanë. Edhe Lufta e parë Botërore në rajonin ballkanik ka marrë shkas nga një individ shqiptar që u gjet i vrarë në kufi, por që u përdor si një sebep për të “prishur pazarin” në Balllkan. Më thellë, shumë më thellë në histori, “rasti’ e la këtë komb 300 e ca vjet pas Krishtit që të rreshtohet me Perandorinë e Bizantit dhe jo të Romës.

    Ndoshta ka njerëz që mendojnë se “hajt, t’i bien shtetit”; ose që mendojnë akoma më lehtë se “një ditë pazari” nuk e prish motin. Por ja që kështu na ka ndodhur. Edhe e vërteta pse malësorët e Veriut kanë gjetur Shkodrën, si Pazar të prishur, por nuk kanë specifikuar malësorin që prishi pazarin, dëshmon filozofinë e përhapjes së rrezikut kudo, në mënyrë të barasrrezikshme.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Te jete Froku ky? Froku po flet ne kete far feje? Shenje e mire vallaj. Se ska me mire kur meson nga vetja dmth nga ata qe kane prishur pazarë.. dhe jo larg, as ne 12 , as ne 20 as ne 40 ( qe ne shkrim citohet si lufta e Pare..) por tamam ne vitet 97 te shekullit te kaluar. Cudi si i ka shpetuar Frokut ky vit dhe ata qe prishne pazar jo me me qeverine por me gjithe Shqiperine.
    Nqse ka harruar mund te shikoje vetem faqet e para te "Koha Jone" pa hyre brenda.
    Nejse , populli thote me mire vone se kurre.
    Te shkuara.

  10. #30
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Gjiri i lalzit eshte i ndare ne tre pjese .............duhet te pyesesh ndonje te coca-as se ata te pepsit nuk dine gje......
    Ne njeren pjese pothuajse ka perfunduar fshati turistik ...... pronar njihet nje sipermares ndertimi(flitej se pas tij fshihej dikush tjeter)
    dhe dy pjeset e tjera ne njeren eshte pronare Argita dhe ne tjetren flitet per nje anglez
    Meqe je i informuar per terrenet hidhi nje sy kadastres
    Ps- mos pretendo te gjesh emrin e Argites atje se nuk jane aq budallenj sa te vene emrat e tyre............
    kjo puna e tokave ne shqiperi eshte me e veshtire se teoria e evolucionit qe ke zbuluar ti.....nuk ja gjen dot kollaj fillin
    Do dhe ca kohë dhe do i marrësh vesh të gjithë.. po nuk do gjesh emër Argita, rrotullohu nga të duash. Unë nuk pretendoj të gjej asgjë, sepse unë DI kush merret atje. Do dëgjosh për herë të parë borë artificiale. Anglezë projektojnë. Mbas ca kohësh kur të lexosh gazetat kujtoje këtë temë se të sqaroj unë.

    Edhe me evolucionin po deshe.
    Prektora

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    prenced..

    vajte ti ne gji te lalzit e aty pe se argita kishte 30 hektare toke.
    keshtu thua ti.
    a mund te na tregosh se si e kuptove ti qe x toke ishte e argites?

    un o lec e prec.. mezi po pres qe te vij ajo dite qe cdo meter i truallit shqiptar te digitalizohet e gjithkush te mesoje se kush eshte pronar i cdo metri katror.
    mirpo nuk e le ps-ja kte pune te mbaroje se ajo eshte pronarja e vertete e trojeve o lec e prec e ju e dini kte mire.

    ne kapitalizem o prec e lec ka te drejte te behet pronar i nje cop toke kushdo qe paguan brenda rregullave te lojes.

    nje orikums qe ka ca metra ne orikum mund tja shese nje kinezi apo nje tepeleno-ezi token e tije..ne se ligji sja ndalon..
    pra ska me cudi tani pse selmani me llar prapa ka ble truall ne orikum.
    sikurse ska cudi qe fino te ket ble truall ne tiran apo delijorgji ne nji fshat tropojan.

    pra kryengritja ne orikum o lec e prec.. nuk ka te beje me troje.. por me nji fare loje.. qe edvin ruc gjinushi po organizon qe sa me shpejt te trimfon.. me nje vampiro revolucion..

    dhe ju at hall kini e jo hall se ju dogji barku per truall te orikumsave..

    ju po vigjeloni nat e dite se..kur aman derman se na plasi xhani.. kur do plase ne tirane.. vlor elbasan .. qe te shohim gjak mor aman.. e ti varim ne litarë .. demokrat berish'n te pare..

    ki eshte halli juaj o trima..

    po plaseni plaseni po nuku do u veje ashtu kollaj kollaj..

    mileti kuptojne ca gjera..


    ..

    infinite..

    nuk shet dydrinsi asgje te shenjte..
    tos klosi ka shitur xhaxhan e tij sulon ne litar e u be ushtar i polpotizmes gjak e zjarr..

    ti infinute.. fillove te na bec biografine e fratarve e te kloseve e te tjereve fise te mira te mallokastres.. e nuku the.. flmn moj pd qe sot permendim far e fis pa na dhen leje shoku ramiz..

    nuk ti tregon babi tyjan keto muhabete se si fiset fshiheshin nga njeri jatri se mo u prishej biografia.. ne koh te enverizmit..

    sot cdo kush mund te marre penden e te shkruaj per dike qe ka vlera.. pa pyetur komitetin e partise apo degen e brendeshme apo komitetin qendror..

    ne se je klose ti..ke guxuar te peshperisni emrin e "armikut" sulo Klos..joo..
    ne se je fratare.. ke guxuar..jo ti se je kelishe po yt ate.. se na eshte nje inxh frater po eshte ne burg i ngrati..
    etjetj me radhe..

    eshte ky berisha pra qe doni ju ta hani te gjalle qe ju a dha lirine qe te mos kini frike te thoni se x e y i kemi kusho..
    apo te dilni jashte e te mos kini frike te ktheheni ne fier e vlore e tju thone familje traDHETORE..

    JENI AQ LEGENA JUVE anti berishet sa ska kandar tju a mase legenllikun..

    Berisha eshte shum i madh oj luizat e zonave enveriste..
    ju luizeria kanibale smund ta kuptoni madheshtin e tije sepse nuk njihni asgje vec llumit ku jini rritur e formuar..

    matan amerikes te shkoni ju do mbeteni carape najloni te qelbura..e kurre sdo behi njerez..

    po te ishe ti normale oj luiz infinutja.. do kishe vajtur me vrap te yt ate e do i thonje..ua o ba lexova se nje KLOs paska qene me diplome.. gjeolog i mbaruar.. na paris na kish studiuar.. edhe erdh duke vrapuar.. male gerxhe duke kerkuar ..minerale per atdhene.. bashk me tjere qe ta ngrene.. e ta bejne zonje shqiprine.. sikur franc e gjermanine.. mirpo ua o ba c'lexova.. mu err syri e mbarova.. se te ngratin ne litare..
    1 jav rresht e kishin len varë.. ne rubik ku kish punuar..baker e flori kerkuar..per kte popull te mjeruar..
    ua o ba po cpaska qene ki regjim kaq qen bir qënë..

    keshtu ben nje femer normale..me pak zemer or fekale..

    e pra eshte ki berisha.. qe e solli kte liri qe te flasim per cdo njeri.. qe ne 50 vite plot.. e vran e kush nuk e qau dot..

    skini turp..

    ma vran thot leci nje djal komshi mu te kembet.. ne kavaje..
    e tani leh per vrasesit e kerkon ti shoh ne maje.. te pushtetit edhe shtetit..
    yt jazek..



    ..
    hapur po kerkoni 97 te.. e kini 12 vjet qe thoni..e beri berisha 97 ten..

    behuni te pakten pis burreros aq sa ta thoni hapur..ne e bem ahere e ne do e bejme prape..

    se srrijm dot pa gjakë..

    vampira !
    Ke fillu te pish qumesht te skadum o plaku mere..kujdes shikoji daten posht kutise..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lec..shiko dhe ti daten e asaj letres qe ua treguan juve ..ata shoket e deges.. qe brenda nates pastaj soji yt nga kavajas demokrat u bete tepelenas rucoiste..
    ehh..

    cte bec..

    po me se do e rrezojne berishen ed-veroistet..

    me gerdeca me mero e me poshtersira te perditshme..
    ja shikoni doren e zeze te mafies ed veroiste..
    si i luan "siguresat" naten..

    --



    Fiket hidrofori, Durrësi zgjohet i përmbytur, 300 banesa nën ujë
    MARK BRUNGA | 07/11/2009 | Lajm i fundit |

    DURRËS- Qindra shtëpi private në Durrës janë përmbytur nga reshjet e mbrëmshme, kryesisht në periferi, si në zonën e ish-Kënetës, Porto Romanos, Spitallës, Shkozetit, etj. Ndërkohë janë përmbytur edhe disa lokale në katet e para, në qendër të qytetit.


    Mësojmë se në mesnatë është ndërprerë energjia elektrike që furnizon hidroforin më të madh të qytetit, në Porto Romano. Për pasojë uji i kanaleve kulluese ka hyrë në banesat e qytetarëve në lagjet e sipërpërmendura. Situata është mjaft e rëndë, gjithë mobiliet dhe pajisjet shtëpiake të afro 300 familjeve janë dëmtuar plotësisht. Ata thonë se e gdhirë natën për shkak të ujit që vërshoi në banesat e tyre. "Fëmijët i kishin të rrezikuar dhe i kemi vënë mbi dollape", thotë një prej banorëve.


    Sot në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencës i drejtuar nga prefekti i qarkut për të vlerësuar numrin e familjeve të prekura nga përmbytja dhe dëmin material që iu është shkaktuar atyre. Ndërkohë janë dërguar zjarrfikëset për pastrimin e ujit në zonat e përmbytura.



    --


    marre nga gazeta shekulli.. i gezuar..

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ha ha more Brar cudi e madhe kaq gjurme ka lene enverizmi te ty sa ne cdo ndodhi gjen skenare alla sigurimsash.
    Kaq shume ke debutuar ne sigurim mo?
    Ste vete mendja qe Durresi u permbyt se skishte drita hidrovori.
    Po dritat kush i ka ne dore xhanem qe i hoqi sigurimi i ka?
    Apo ato idjotet e ossh qe po e mbytin ne terr gjith Shqiperine.
    Cudi se mendon fare qe keto gjera ndodhin se mungon shteti ne cdo cep te jetes shqiptare.
    Shteti egziston sa te mare leket me kesh, telefon, taksa, tatime, internet, celular, uje, hipoteke, polici, etj etj
    Me tutje se ke fare shtetin qe po na con ne Europe medemek.
    Ne Afganistan po na con ki shteti ine mo
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 08-11-2009 më 05:11
    Albania Uber Alles

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mo po.. mir e ke o jani..
    lol..
    kushedi cthua.. me vehte..

    --


    e kapi mat berisha edvin hajdutin..
    do me vjedh cdo cep te tiranes e me e shti ne xhep te vet ne form miliardesh euro dallers..
    antimuslimi.. edvin..aman se cja kande trojet e xhamive qe po i ben pallate ne bashkpunim me sigurimsat e enverit te veshur me callma.. ne komunitet musliman.. me te cilet e paska grure.. kopili i asfalise..

    mbreti zog i ka cpronesue sipas rregullave me njerzore e me shteterore e drejtesore.. ish banoret e qendres kur ka bere modernizimin e tiranes..
    tani del kopili edvin e sajon pronar ne qender me te cilet do me nda milionat mafiozi me nick.. kryetar socialistesh..
    mirpo ka len qitape shteti zogist e ska ku luan kopili nexhmijes e i spiro kolek es..
    prandaj do dhe postin e kryeministrit qe ti grij ne makin letrat e arkivave te shtetit..
    mirpo nuk i eci banditit e tani do me bo 97 te se ashtu digjen kollaj defteret e shtetit qe mezi e ben rilindasit tan..
    e ma adhuroni juve.. ate bishe..
    edhe se e dini qe eshte qelbanik..
    do mjaftonte fakti se c'i ka bere gruas se tij e te dashures rudine.. qe te ishit disancuar nga ajo monster..po mezallah.. ashtu i doni komandantet.. vampire e sharlatane e xhahile e kopile e bushtra..

    ja cben doktori i popullit..
    ec perpara doktor Saliu.. e le te grije bojaxhiu..


    --

    Buxheti 4 miliardësh, rritje pagash, pensionesh dhe investime

    VALENTINA MADANI





    Një buxhet 4 miliardë lekësh, mbështetës për reformat në çdo sektor jetik për vendin parashikon rritje të mëtejshme pagash dhe pensionesh dhe investime në cdo skaj të Shqipërisë. Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje në Këshillin e Ministrave përparësitë kryesore të buxhetit për vitin 2010. Nga të dhënat paraprake rezulton se ky buxhet do të jetë në vlerën 4 miliardë lekë. Rritje e rrogave dhe e pensioneve, riorganizimi i ndihmës ekonomike, vazhdimi i investimeve në infrastrukturë, bujqësia, arsimi dhe shëndetësia janë drejtimet kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm. Edhe ky buxhet parashikon rritje të mëtejshme të pagave dhe pensioneve. Do të rritet kryesisht niveli i pagave të ulëta dhe atyre mesatare, ndërsa për pensionet qeveria duket e vendosur t’i shkojë deri në fund angazhimit, për barazim të pensioneve të fshatit me ato të qytetit.

    Ky buxhet, sipas z. Berisha, mbështet sërish politikën e rritjes së ndjeshme të pagave dhe pensioneve. “Ne, - tha ai, - jemi të vetmit që në këtë buxhet parashikojmë dhe vendosim të rrisim sërish pagat dhe t’i rrisim ato që në vitin e ardhshëm”. “Kjo rritje është rezultat i rritjes së parashikuar të të ardhurave me rreth 12 për qind dhe bëhet e mundur pikërisht për shkak të saj. Përparësi në këtë rritje do të kenë sërish pagat e ulëta dhe të mesme. Niveli i pagave të larta do të ketë një rritje modeste, pa inflacionin prej 2 për qind, me inflacionin prej 4 për qind. Ndërsa do të kenë rritje të ndjeshme pagat e mesme, të mësuesve, rritje të madhe do të kenë ato të infermierëve dhe mjekëve në sistemin e ri, rritje të ndjeshme do të kenë pagat e policisë, ushtrisë dhe administratës”, - deklaroi z. Berisha. Para anëtarëve të kabinetit, Kryeministri pohoi më tej se rritje të ndjeshme, në përputhje me platformën elektorale, do të kenë pensionet. “Ne, - tha ai, - jemi të vendosur të ecim drejt qëllimit tonë të barazimit të pensioneve fshat-qytet, ndaj edhe kjo rritje do të jetë më e madhe për pensionet e fshatit, sepse pensionet e fshatit janë më të ulëtat në vend dhe pavarësisht se ato u dyfishuan, sërish mbeten në nivele që duhen rritur më tej. Rritje do të kenë pensionet e ulëta. Pra, angazhohen shuma të mëdha në rritjen e pagave dhe pensioneve”, - u shpreh z. Berisha. Për sa i përket infrastrukturës, Kryeministri Berisha u ndal te unaza e madhe e Tiranës, ndërtimi i të cilës, sipas tij, do të ndihmojë edhe në përmirësimin e mjedisit në kryeqytet. “Ne i kemi ofruar kryetarit të Bashkisë së Tiranës së fundi ofertën e sinqertë, të ndërtojmë unazën e Tiranës. Segmentin që është brenda qytetit ta ndërtojë bashkia dhe ne jemi të gatshëm të marrim borxhin për bashkinë. Pjesën tjetër jashtë qytetit, që del në territorin e komunave të tjera, bashkia duhet të vetëkufizohet dhe duhet ta ndërtojnë ata që u takon. Mendoj se kjo përbën një zhvillim pozitiv në zgjidhjen e problemit madhor të trafikut që është dhe ndotësi numër një i Tiranës”, - theksoi z. Berisha.







    Kritere të reja për ndihmën ekonomike



    Kryeministri Sali Berisha foli dje për kritere të reja në skemën e shpërndarjes së ndihmës ekonomike. Synimi është eliminimi i varfërisë së skajshme. Sipas tij, nuk duhet të ketë familje në Shqipëri, nuk duhet të ketë qytetarë shqiptarë që të zgjohen dhe erren me dhimbjet e mjerimit. Ne do të adaptojmë një skemë të tillë që do të shkojmë drejt zerimit të mjerimit apo siç quhet, varfërisë së skajshme në Shqipëri, që, sipas një studimi, është 1.3 për qind, por edhe pse në përqindje duket e vogël, është për t’u marrë me seriozitet, pasi janë mijëra familje.



    Infrastruktura



    “Buxheti 2010 parashikon realizimin e projekteve të mëdha në infrastrukturë. Do të ecet me shpejtësi në realizmin e Boshtit rrugor të Jugut, lidhjes së re rrugore Tiranë-Elbasan, por dhe Rruga e Arbrit shënon zhvillime të reja. Në buxhetin e ri me përparësi do të jetë mjedisi. Ky buxhet do t’u përgjigjet projekteve të mëdha ambicioze të infrastrukturës dhe reformave në sektorë të ndryshëm. Ne do të investojmë të gjitha fondet që Rruga e Arbrit të mund të përfundojë deri nga fundi i vitit 2011 apo gjysma e vitit 2012, në varësi nga përfundimi i projektit të disa pjesëve mjaft problematike, siç është ura më e lartë e vendit 150 metra e lartë dhe disa tunele që kërkojnë kohën e finalizimit të projektimit; do të ecet me shpejtësi drejt boshtit të jugut; segmenti Tiranë-Elbasan dhe Elbasan-Berat; shpresoj që nga fundi i vitit të ardhshëm boshti i jugut të fillojë dhe në trajektoren Berat-Tepelenë”.









    Mjedisi



    Kryeministri Berisha i cilësoi të justifikuara shqetësimet e qytetarëve për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet. Zgjidhja e kësaj problematike do të shënonte, sipas tij, zhvillime pozitive në parametrat mjedisorë. Buxheti i ri garanton mbështetje të fuqishme për fshatin dhe bujqësinë. Në epiqendër të zhvillimit rural do të jetë fshati, bujqësia, problemet e saj. Ky buxhet do të jetë buxheti i projekteve të mëdha në fushën e bujqësisë. Po punohet pandërprerë për konturimin dhe më pas për financimin e tyre, siç është projekti i ullirit, ku ka një progres substancial në drejtim të finalizimit





    Zhvillimi rural



    “Buxheti do të jetë buxheti i fondit të zhvillimit rajonal të Shqipërisë. Për fshatrat, qytetet, bashkitë, komunat dhe qarqet e vendit do të jetë mobilizimi më i madh i fondeve financiare në historinë e vendit. Shuma prej 400 milionë dollarësh, e përcaktuar për rrugët rurale, po shkon drejt plotësimit dhe kam besim të madh se gjatë vitit 2010 edhe tejkalimi i kësaj shume. Donatorë, të udhëhequr nga Banka Botërore, për shkak të besimit të palëkundur tek kjo qeveri, që e thënë me terma që kuptojnë qytetarët po ‘zgjidhin qesen’, grantet dhe donacionet e tyre, çka përbën një avantazh shumë të madh”.







    Shëndetësia



    Shëndetësia do të ketë përparësinë kryesore, përfshirë dixhitalizimin e sistemit shëndetësor. Sipas Kryeministrit Berisha, reforma e të gjitha reformave do të jetë shëndetësia. Ky vit shënon një riorientim të fondeve të tëra në funksion të reformës, të cilat përfshijnë si vendosjen e marrëdhënieve të reja kontraktuale midis prodhuesve të produkteve dhe blerësve të tyre, thellimin e këtyre marrëdhënieve, ashtu edhe përpjekjen e madhe për dixhitalizimin e të gjithë sistemit.



    Arsimi



    Në fushën e arsimit, Kryeministri përmendi objektivin që brenda 2013-s të mbërrihet drejt vendimit për arsimim të mesëm të detyrueshëm. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e debatit për këtë çështje, por tha se kjo është reformë e domosdoshme. Ky vit shënon një riorientim të fondeve të tëra në funksion të reformës, të cilat përfshijnë si vendosjen e marrëdhënieve të reja kontraktuale midis prodhuesve të produkteve dhe blerësve të tyre, thellimin e këtyre marrëdhënieve, ashtu edhe përpjekjen e madhe për dixhitalizimin e të gjithë sistemit.







    Antikriminaliteti



    Lufta ndaj kriminalitetit do të marrë përgjigje serioze, për këtë Kryeministri kërkoi angazhimin e posaçëm të ministrit Basha. Mbështetje e fortë financiare garantohet për Ministrinë e Mbrojtjes me 2% të GDP-së, Ministria e Integrimit për të gjitha hapat që garantojnë përafrimin me BE-në, Ministria e Jashtme për hapjen e ambasadave të reja dhe modernizimin e sistemit të vizave, Ministria e Ekonomisë për reformën rregullatore, projekte të energjisë apo fushën minerare.





    Dixhitalizimi



    Buxheti mbështet fuqishëm projektin Shqipëria dixhitale. “Viti që vjen, - tha ai, - do të shënojë revolucion në licencat për frekuencat dhe tregun e telekomunikacioneve. Vitin e ardhshëm do të punohet shumë në drejtim të dixhitalizmit të përgjithshëm, por më parë, duke filluar nga dhjetori të gjithë punonjësit e administratës do të futen në kurs për të mësuar kompjuterin”. Ndërsa një objektiv tjetër i qeverisë mbetet edhe lufta kundër krimit të organizuar i cili në vizionin e Kryeministrit brenda katër viteve duhet të ulet në nivelet e Bashkimit Evropian.



    Të ardhurat



    Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur këtë vit me 5.7 për qind krahasuar me 2008-n kur atë vit rritja ishte rreth 20 për qind. Por, rritja ambicioze e të ardhurave, sipas Kryeministrit, do të favorizojë edhe rritjen e pagave dhe pensioneve.







    Fondi për ministritë



    -Ministria e Mbrojtjes në këtë buxhet ka 2 për qind, në përputhje me zotimin tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.



    -Ministria e Integrimit do të ketë të gjitha investimet e nevojshme për të mobilizuar të gjitha resurset njerëzore për t’iu përgjigjur me dinjitet procesit të integrimit.



    -Ministria e Ekonomisë për të vazhduar fuqishëm reformën rregullatore dhe proceset e zhvillimit të mëtejshëm të burimeve energjitike të vendit dhe minierave dhe sektorëve të tjerë.



    -Ministria e Jashtme për hapjen e ambasadave në disa vende dhe modernizmin e sistemit të vizave. Po kështu, Ministria e Brendshme do të ketë të gjithë mbështetjen për kontrollin e integruar të kufijve dhe përmbushjen e disa detyrimeve që rrjedhin nga zotimi ynë për liberalizmin e vizave, por dhe për ta bërë jetën e qytetarëve gjithnjë e më të sigurt. Zoti ministër, zotimi ynë në 4 vjet është që mesatarja e krimit në Shqipëri të jetë në nivelet e ulëta të kriminalitetit në vendet anëtare të BE.



    -Ministri i Financave ka detyrën për të mbështetur të gjitha këto që thamë dhe mundësisht për t’i tejkaluar në mënyrë që t’i bëjë qytetarët shqiptarë me disiplinë fiskale dhe politikat e goditura që ndjek në trajtimin e borxhit, t’u krijojë të gjitha mundësitë që programi shumë ambicioz i vitit të parë të mandatit të kësaj qeverie të realizohet me sukses të plotë.




    06/11/2009

    standart

  15. #35
    Skenar 20 nentor 2009


    Rama dhe ata qe i qendrojne prane, kane pergatitur tashme skenarin e asaj qe pritet te ndodhe me 20 nentor 2009.

    Ata kane pergatitur nje proteste radikale, ku grupime ordinere do te provokojne rende forcat e rendit, per te nxitur nderhyrjen e tyre.

    Si pasoje e nderhyrjes per te ruajtur rendin, do te inskenohen ngjarje te cilat do te filmohen nga televizionet shqiptare dhe disa media te huaja te ftuara ne kete rast.

    Po ate nate do te shperndahen fotot dhe videot ne te gjitha mediat nderkombetare, ku paralelisht do te vendosen dhe fotot e vitit 1996, per te provuar se ky pushtet eshte i njejti, se ne pushtet jane po ata qe na "pergjaken" asokohe.

    Rama, Ngjela & co do te mbajne konferenca te shtypit, ne te cilat do te denocohet "dhuna" e ushtruar nga forcat e rendit dhe do ti ekrkojne bashkesise nderkombetare qe "t'ja ndale doren atyre qe pasi na grabiten voten, tash po na rrahin dhe kercenojne"!

    Po ate nate do t'ju bejne thirrje "simpatizanteve" te tyre qe te protestojne me te gjitha mjetet dhe menyrat, per te "shporrur familjen qe po mban te pushtuar Shqiperine", duke zbatuar pike per pike skenarin e fundvitit 2008 te se majtes greke (http://en.wikipedia.org/wiki/2008_Greek_riots) dhe grupimeve anarkiste prane tyre, duke perdorur arme, duke ju vene zjarrin bankave dhe bizneseve etj.

    Ata qe e kane ndjekur skenarin grek te fundvitit 2008, deri ne kohen e zgjedhjeve te parakohshme, qe sollen ne pushtet Papandreun, te gjejne pak kohe dhe te shfletojne faqet e forumit.

    Shikoni se cfare ndodhi ne Greqi:

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/7770522.stm

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7769710.stm

    http://news.bbc.co.uk/2/hi/in_pictures/7769790.stm







    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 08-11-2009 më 07:45

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Ke fillu te pish qumesht te skadum o plaku mere..kujdes shikoji daten posht kutise..
    filluan teorite e patriotave Serb,per skenaret Greke.
    Leci me fal.e kam me keta hienat e Salosshic.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  17. #37
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    filluan teorite e patriotave Serb,per skenaret Greke.
    Leci me fal.e kam me keta hienat e Salosshic.

  18. #38

  19. #39

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Une e kam pare dhe jetuar 97 ne Vlore,si filloj.
    Kaq mjafton,mbushi mendjen atyre te tjereve.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 2 prej 41 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •