socialistet i kane bere montazh vete fotos te bere nga reuters, duan te rrezojne qeverine demokratike me photoshop
www. reuters.com/resources/r/?m=02&d=20091120&t=2&i=15540202&w=450&r=2009-11-20T232413Z_01_BTRE5AJ1T0I00_RTROPTP_0_ALBANIA
![]()
socialistet i kane bere montazh vete fotos te bere nga reuters, duan te rrezojne qeverine demokratike me photoshop
www. reuters.com/resources/r/?m=02&d=20091120&t=2&i=15540202&w=450&r=2009-11-20T232413Z_01_BTRE5AJ1T0I00_RTROPTP_0_ALBANIA
![]()
Nuk e kuptova ate me lart.. Cne Benet Koleka ben Foto per Rojterin?
ja pak histori me Kolek-et e Enverit te Edvinit te Milos se Paskalit te Rucit.
--
Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
--------------------------------------------------------------------------------
gazeta shqiptare:
-----
DOSSIER I
Për herë të parë Gazeta publikon letrat sekrete të Enver Hoxhës të shkruara me dorën e tij në 1983, në lidhje me pyetjet që hetuesit duhet t'i bënin Fiqretit për Mehmetin
Enveri: Ja pyetjet që do t'i bëni Fiqret Shehut
--------------------------------------------
Dashnor Kaloçi
Këto dokumente mjaft të rralla dhe autentike që po botojmë në shkrimin e sotëm, janë në vazhdën e atyre dhjetëra e dhjetëra dokumenteve dhe materialeve të ndryshme arkivore, të cilat janë pasqyruar prej vitesh në faqet speciale të rubrikës Dossier të "Gazetës Shqiptare". Dokumentet në fjalë, të cilat tashmë disponohen nga redaksia jonë, janë disa letra në dorëshkrime të shkruara nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha (me dorën e tij), ku ai ka formuluar një sërë pyetjesh për Fiqret Shehun dhe veprimtarinë armiqësore të bashkëshortitit të saj, ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetëm pak kohë më parë, në mëngjesin e 18 dhjetorit të vitit 1982, u gjet i vdekur nga një plumb pistolete në dhomën e tij të gjumit në vilën e re të "Bllokut" ku ai banonte. Këto dorëshkrime të Enver Hoxhës me pyetjet përkatëse për Fiqretin, i përkasin periudhës së fillimit të vitit 1982, pak kohë pas vetëvrasjes (sipas versionit zyrtar) të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kur bashkëshortja e tij Fiqreti, së bashku me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ishin arrestuar dhe mbaheshin të izoluar në burgun 313 të Tiranës, të akuzuar si "bashkëpunëtorë të armikut Mehmet Shehu". Bashkë me këto letra origjinale të shkruara nga ish-diktatori komunist i Shqipërisë, redaksia disponon edhe shumë nga procesverbalet (origjinale) hetimore, në ngarkim të Fiqret Shehut, të bëra kryesisht në periudhën mars-qershor të vitit 1982, të cilat nuk janë bërë publike dhe nuk e kanë parë asnjëherë dritën e botimit. Disa procesverbale të tjera hetimore në ngarkim të bashkëshortes së ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, gazeta jonë i ka publikuar edhe në disa numra të saj (në mesin e muajit gusht të këtij viti) dhe këto që disponojmë aktualisht janë të tjera, por vijim i tyre në të njëjtën linjë. Bashkë me "deponimet"e Fiqret Shehut, në atë kohë ne botuam edhe "deponimet" e ish-ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, i cili, së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu dhe drejtorin e Sigurimit të udhëheqjes, Llambi Peçini, u ekzekutuan në 16 shtator të vitit 1983, duke u konsideruar si bashkëpunëtorë të Mehmet Shehut. Pas publikimit të "deponimeve" të Fiqret Shehut dhe Llambi Ziçishtit, ku ata dëshmonin të gjitha "makinacionet se si kishin vepruar për shumë vjet për të likujduar fizikisht Enver Hoxhën", në numrin e katërt dhe të fundit të atij dossieri ne publikuam edhe dëshmitë e njërit prej hetuesve që morën pjesë në procesin hetimor ndaj "Grupit të armikut Mehmet Shehu", i cili, ndonëse nuk pranoi të dilte publikisht me emër, dëshmoi për "Gazetën" të gjithë farsën e atij procesi, duke u shprehur se të gjitha pyetjet që u bëheshin personave të arrestuar, të të ashtuquajturit Grupi armiqësor i Mehmet Shehut, vinin me porosi nga lart dhe ato ishin të përpiluara e shkruara nga vetë Enver Hoxha me dorën e tij. Pas shumë përpjekjesh e kërkimesh, redaksia jonë mundi të binte në gjurmët e këtyre dorëshkrimeve të Enver Hoxhës, të cilat normalisht duhet të ndodhen edhe në Arkivin Qendror të Shtetit, ku gjendet edhe i gjithë dokumentacioni arkivor i ish-Partisë së Punës të Shqipërisë. Të gjitha këto dokumente arkivore mjaft të rralla që, siç thamë pak më lart, nuk e kanë parë asnjëherë dritën e botimit, ne po i botojmë të plota, duke filluar që nga numri i sotëm, duke menduar se ato shërbejnë për të hedhur dritë e për të ndriçuar sadopak një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë, atë të regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës.
Dorëshkrimet e Enver Hoxhës, me pyetjet që ai ka hartuar e përpiluar në fillimin e vitit 1982, për Fiqret Shehun, bashkëshorten e ish-kryeministrit Mehmet Shehu të vetëvrarë (sipas versionit zyrtar të asaj kohe) vetëm pak kohë më parë, në 18 dhjetorin e vitit 1981, janë të shkruara me stilograf (bojë blu "Pelican"), në disa fletë blloku shënimesh me katrorë, (apo siç quhen ndryshe nga nxënësit: fletrore matematike), të cilat Enveri i praktikonte shpesh. Mbajtja e shënimeve nga ana e Enver Hoxhës në blloqe të tillë me katrore, veç të tjerash konfirmohet edhe nga faksimilet e shënimeve të tij të botuara edhe në albumin luksoz me ngjyra, që iu kushtua pas vdekjes së tij, ku pjesa më e madhe e shënimeve janë të shkruara në të tilla blloqe. Në krye të faqes së parë të dorëshkrimeve të Enver Hoxhës është shkruar: "Pyetje për Fiqret Shehun" dhe më pas janë radhitur pyetjet e shkruara në formë poezish, duke u vënë edhe numrat përkatës nga njëshi e me radhë. Disa nga pyetjet, si p.sh. katra apo gjashta, kanë dhe disa nënpyetje, të cilat Enver Hoxha i ka vënë me gërma nga a-ja tek d-ja. Ajo që bie në sy, po të shihet ana formale e radhitjes së pyetjeve, është se pas pyetjes së katërt, e cila është ndarë në pesë nënpyetje nga a-ja tek e-ja, Enveri nuk është treguar shumë i vëmendshëm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar përsëri nga numri katër. Pra, në pyetjet e tij janë dy pyetje me numrin katër.
Pyetjet i transmentonte Ramizi me Nexhmijen
Por, ajo që ka më shumë rëndësi në letrat me dorëshkrimet e Enver Hoxhës, nuk është renditja apo radhitja e tyre, por mënyra se si ato përcilleshin deri tek hetuesit, që ishin caktuar në Grupin Special të Hetuesisë së Përgjithshme, për të zhvilluar procesin hetimor në ngarkim të "Grupit armiqësor të Mehmet Shehut", ku, përveç Fiqret Shehut dhe dy djemve, Skënderit e Bashkimit, bënin pjesë dhe një numër i madh ministrash e funksionarësh të tjerë të lartë të cilësuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Ali Çeno, Gano Kodra, Xhavit Ahmetaga etj. Sipas njërit prej ish-hetuesve të atij procesi hetimor, i cili ka dëshmuar për "Gazetën" në lidhje me këtë problem, bëhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte përpiluar pyetje vetëm për Fiqret Shehun, por edhe për disa nga "kokat" e tjera të atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e ndonjë tjetër. Po sipas dëshmisë së këtij hetuesi, bëhet e ditur se pyetjet e përpiluara nga Enver Hoxha në adresë të personave të sipërpërmendur nuk kalonin drejtpërsëdrejti tek hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë së Përgjithshme, por ato kalonin disa shkallë hierarkike të regjimit të asaj kohe. Lidhur me këtë, ish-hetuesi në fjalë, që dëshmon për "Gazetën" shprehet se janë tre variante me të cilat pyetjet e Enver Hoxhës mund të kenë mbërritur tek hetuesit. Varianti i parë, sipas tij, është ai që Enveri ia ka komunikuar ato njeriut më besnik të tij, Ramiz Alisë dhe më pas Ramizi ka thërritur Kryehetuesin e Republikës të asaj kohe, Rrapi Mino, duke ia dhënë me shënime, ashtu siç i merrte nga Enveri. Varianti i dytë është ai që Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet të ketë qenë bashkëpunëtore në hartimin e përpilimin e atyre pyetjeve dhe më pas ato janë transmetuar shkallë-shkallë deri sa kanë mbërritur tek hetuesit e Grupit Special që drejtoheshin nga Sokol Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luçi. Ndërsa varianti i tretë është ai që Enveri ia trasnmetonte pyetjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dhe ky më pas i kalonte ato tek Kryehetuesi i Republikës, i cili ua jepte ato vartësve të tij. Por ish-hetuesi i përmbahet dhe beson në variantin e parë dhe të dytë të transmetimit të pyetjeve, atë me anë të Ramiz Alisë ose Nexhmijes, të cilët ishin dhe dy njerëzit më të besuar të tij, që kontrollonin dhe vendosnin për gjithçka.
Pyetjet e Enverit dhe hetuesve për Fiqretin
Në pyetjen e parë që Enver Hoxha ka përgatitur për Fiqret Shehun shkruhet: "Ç'di ajo për jetën aventureske të M. Shehut. a) në Spanjë b) në kampe përqëndrimi". Pas këtyre pyetjeve, në pikën e dytë shkruhet: "Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze". Këto pyetje të përpiluara nga Enver Hoxha, dhe të shkruara me dorën e tij, më pas i jepeshin hetuesisë dhe ajo i rregullonte, duke i koncentruar apo zgjeruar ato sipas rastit. Kështu, lidhur me pyetjen e pikës së dytë, ku thuhet: "Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze", në procesverbalin e Hetuesisë Speciale dy hetuesit ( D.P dhe S.F.), që kanë marrë në pyetje Fiqret Shehun, e kanë formuluar atë duke ia paraqitur asaj në këtë mënyrë: "Na shpjegoni e pandehur, a është vënë armiku Mehmet Shehu në shërbim të agjenturave të shteteve të huaja? Në rast se po, cilës agjenturë, në ç'kohë është vënë në shërbim dhe kur e keni mësuar ju këtë?"
"Deponimet" e Fiqretes
Pas pyetjes së hetuesve, në "përgjigjen" e Fiqret Shehut, e cila në fund mban firmën e saj dhe të dy hetuesve në fjalë, midis të tjerash, shkruhet: "Këto dyshime që m'u kriijuan për të kaluarën e Mehmet Shehut, m'u forcuan me çlirimin e Shqipërisë e pikërisht në vitin 1945, kur në vëndin tonë erdhi misioni amerikan. Më kujtohet se në këtë kohë ne kemi banuar në një godinë që sot është shtëpia e pritjes Nr.1, ndërsa misioni amerikan ishte vendosur në godinën ku sot është Ambasada italiane. Në këtë kohë, një ditë erdhi Mehmet Shehu dhe më kërkoi që t'i bënim një vizitë mirseardhje misionit amerikan, në krye të të cilit ishte ish drejtori shkollës teknike amerikane ku kishte mësuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu më bëri këtë propozim, unë i thashë: "Ç'duhet kjo vizitë, aq më tepër ç'dua unë për t'i uruar shefit të misionit amerikan mirseardhjen?" Mehmet Shehu më tha: "Unë e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht një vizitë mirseardhje do t'i bëjmë". Së bashku me Mehmet Shehun shkuam në godinën e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fulci. Mbja mënd se në atë rats atje kishte dhe njerëz të tjerë nga tanët, por mua s'më kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse në fakt nuk i kisha parë ndonjëherë. Në këtë rast, Fulci duke iu drejtuar të pranishëmve tha: "O bijt e mi, tani jeni bërë të mëdhenj dhe keni shumë punë për të bërë, prandaj veproni". Pas mbarimit të vizitës, unë e pyeta Mehmet Shehun se ç'duhej kjo vizitë, cilët ishin ata njerëz që ishin të pranishëm në vizitë dhe unë nuk njoh asnjë, dhe në formë vërejtje shtova se s'duhet ta kishim bërë këtë vizitë. Ndërsa ai m'u përgjegj, s'bëmë keq që vajtëm, ndërsa njerzit që ishin atje, përgjithësisht ishin ish nxënës të shkollës teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministër i Punëve të Brendëshme, viti s'më kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht që të liroheshin disa të burgosur politikë. Me ketë rast në një bisedë që më bëri Mehmet Shehu më tha se kishte marrë detyrë nga zbulimi amerikan që së bashku me të tjetër të mundohej të lironte nga burgu edhe disa të dënuar nga ish gjyqi i grupit të intelektualëve si agjent të zbulimit amerikan. Unë, më tha Mehmet Shehu në këtë bisedë, do t'i liroj këta nga burgu që ata të vazhdojnë të punojnë e të veprojnë në shërbim të amerikanëve kundër vëndit e rendit tonë. Unë i thashë Mehmet Shehut: "Çështë kjo që thua, si do t'i lirosh këtë agjentë për të punuar kundër vëndit e rëndit tonë!" Ai m'u përgjigj: "Unë jam detyruar që të veproj kështu sepse që kur kam qenë nxënës në shkollën teknike amerikane, ish drejtori i kësaj shkolle, Fulci më ka vënë në shërbim të zbulimit sekret amerikan. Unë kur dëgjova Mehmet Shehun që tha këto fjalë, i thash duke qenë e tronditur: "Çfarë bëre kështu Mehmet, po tani si do vej halli?" Me sa më kujtohet koha e kësaj bisede ka qenë viti 1953-1954. Përsa i përket mënyrës se si armiku Mehmet Shehu është lidhur me agjenturat e huaja, si në rastin konkret, ashtu edhe në rastin që do të shpjegoj më poshtë, sot për sot unë n uk do të jap shpjegime…"
(vijon nesër)
gsh..
DOSSIER II
Pyetjet e Enverit dhe Hetuesisë
Në pyetjen e tretë që Enver Hoxha ka formuluar për Fiqret Shehun, lidhur me shpjegimet që ajo duhej të jepte për bashkëshortin e saj, Mehmetin, thuhet: "Lidhjet e tij me titistët. Si është angazhuar prej tyre dhe si i mbante lidhjet me ta para dhe pas prishjes (1948)". Këtë pyetje të Enverit hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë së Përgjithshme që ishin caktuar për të zhvilluar procesin hetimor ndaj të ashtuquajturit "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut" ia kanë paraqitur Fiqret Shehut duke e formuluar në këtë mënyrë: "Cila është veprimtaria armiqësore konkrete që grupi juaj, i kryesuar nga Mehmet Shehu, ka zhvilluar në zbatim të detyrave të dhëna nga revizionistët sovjetikë e jugosllavë, për të goditur vijën marksiste-leniniste të Partisë në Konferencën e Partisë të Tiranës të vitit 1956?". Lidhur me këtë pyetje të hetuesisë, në "dëshminë"e Fiqret Shehut e cila ndodhet në process-verbalet e saj, midis të tjerash shkruhet: "Unë kam folur se në zbatim të detyrave që më kanë vënë jugosllavët, kur isha Sekretare e Parë e Komitetit të Partisë të Tiranës, kam zhvilluar veprimtari për të goditur vijën e Partisë, si p.sh. në Konferencën e Partisë të Tiranës. Veç sa kam shpjeguar për lidhjet e mija me elemnetë antiparti dhe armiq, unë sot do të shpjegoj edhe se si është organizuar dhe drejtuar kjo punë armiqësore direkt nga grupi ynë, i kryesuar nga Mehmet Shehu, sipas orientimeve që i janë dhënë atij nga Legata Jugosllave në Tiranë. Para zhvillimit të punimeve të Konferencës së Partisë të Tiranës, Mehmet Shehu, në linjën e lidhjeve të tija të fshehta me sovjetikët dhe unë me jugosllavët, jemi orientuar të punonim për të aktivizuar elementë armiq dhe antiparti në drejtim që edhe në vëndin tonë partia të ndërronte kursin marksist-leninist e të fillonte i njëjti proces si në Bashkimin Sovjetik e në vëndet e demokracisë popullore. Për këtë qëllim si platformë do të ndiqej vija e Kongresit të XX-të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, meqënse vija e këtij Kongresi ishte plotësisht në favor të jugosllavëve,sepse siç dihet, atje Jugosllavia u mor në mbrojtje duke u konsideruar si një vënd socialist. Punë të madhe me ne në këtë kohë bëri Legata Jugosllave. Siç kam shpjeguar nëpërmjet Feçor Shehut nga Legata Jugosllave mua m'u caktua detyra që duhej të kryeja për aktivizimin e elementëve antiparti dhe armiq dhe unë në mënyrë të kamufuar kam punuar me këta elementë, disa prej të cilëve me pyetjet e diskutimet që bënë dolën hapur duke kërkuar rishikimin e vijës së ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë që nga prishja e marrëdhenieve të vendit tonë me Jugosllavinë e deri në 1956".
"Lidhjet e Mehmetit brenda dhe jashtë"
Në një nga pyetjet e tjera të Enver Hoxhës për Fiqreten, ndër të tjera shkruhet: "Me kë kish lidhje Mehmet Shehu brenda dhe si i mbante lidhjet me jashtë?". Këtë pyetje të Enverit hetuesit e kanë ia kanë paraqitur Fiqretes duke e formuluar në këtë mënyrë: "Çfarë veprimtarie konkrete është kryer nga grupi i juaj armiqësor në rastin e zbulimit të të puçit në ushtri, të kryesuar nga Beqir Balluku, dhe sabotatorëve në ekonomi të kryesuar nga Abdyl Këllezi?" Lidhur me këtë pyetje, në deponimet e Fiqret Shehut, midis të tjerash thuhet: "Në proceset e mia unë kam shpjeguar se Mehmet Shehu ka qenë organizator dhe frymëzues i i veprimtarisë komplotiste që kryhej për të goditur Partinë e Punës të Shqipërisë, nga grupi i puçistëve në ushtri dhe i sabotatorëve në sferën e ekonomisë dhe të organizimit shtetëror. Duke ekzistuar një lidhje e tillë në këtë veprimtari armiqësore, Mehmet Shehu që ishte në krye të grupit tonë, qysh në atë kohë ka marrë masat dhe masat që nga zbulimi dhe demaskimi i veprimtarisë komplotiste të mos shfrynte asnjë e dhënë ose sinjal që mund të rrezikonte qoftë drejtpërsëdrejti Mehmet Shehun, qoftë edhe ndonjë nga pjestarët e tjerë të grupit tonë armiqësor. Nga bisedat që kam zhvilluar në atë kohe me Mehmet Shehun, unë jam ne dijeni të këtyre manipulimeve që janë bërë, si në fazën e hetimit të këtyre grupeve ashtu edhe në periudhën e mëvonëshme. Kur hetohej grupi i puçistëve në ushtri, Mehmet Shehu më ka thënë se ai kishte udhëzuar Feçor Shehun që të merrte masa dhe hetimet të përqëndroheshin në drejtim që puçistët të flisnin për veprimtarinë armiqësore që kishin kryer me njëri tjetrin ose në bashkëpunim me kuadrot e tjerë të ushtrisë që u goditën nga Partia si pjestarë të kastës. Feçori ishte porositur që me pretekstin e ruajtjes së kuadrove e që të mos "hidhej" baltë mbi ta, me forma të kamufluara t'u bëhej presion, sidomos Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, që të mos flisnin për lidhje në veprimtari armiqësore me kuadrot e tjera dhe të flisnin vetëm rreth fakteve që dolën nga Partia në pleniumet e pestë dhe të gjashtë të Komitetit Qëndror. Në një bisedë tjetër në vitin 1970-71 që më ka bërë Mehmet Shehu, më ka thënë se nëpërmjet agjenturës së huaj, sovjetike ose jugosllave, sakt kjo nuk më kujtohet, ai ishte vënë në dijeni se në ushtri vepronte një grup armiqsh i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako etj, ndërsa në ekonomi një grup që drejtohej nga Abdyl Këllezi, Kiço Ngjela etj. Në këtë bisedë Mehmet Shehu më ka thënë se nga agjentura e huaj ishte porositur që pa zbuluar veten si agjent, të futej në këto grupe armiqsh, t'i organizonte dhe të vepronte bashke më to. Më kujtohet se në mars prill të vitit 1972 kur së bashku me Mehmet Shehun shkuam në Paris, se ai do të operohej, në klinikën ku u bë operacioni, të professor Arnusit, një ditë kishte shkuar një person i veshur si mjek, të cilin se njihte dhe se kishte parë në atë klinikë. Kur unë shkova në klinikë, Mehmet Shehu më tregoi se ky person i ishte paraqitur si mjek, por në fakt ishte njeri i agjenturës amerikane dhe i kishte dhënë porosi Mehmet Shehut që kur të kthehej në Shqipëri të vepronte më aktivisht për të përmbysur pushtetin popullor në Shqipëri. Ditët e fundit të marsit 1981 kur unë do të shkoja për kontroll mjeksor në Paris e Suedi, Mehmet Shehu më dha një porosi dhe më tha: Në Paris, tek hyrja kryesore e shtëpisë do takosh një person dhe do të japë diçka për mua, ti merre këtë plaçkë, mbaje me vete dhe ta ruash me kujdes e do të ma dorëzosh vetëm mua. Në të vërtetë disa ditë para se të largohesha nga Parisi tek hyrja kryesore e shtëpisë, pasi zbrita nga makina, tek pjesa me xhamllëk, m'u afrua një person i panjohur për mua. Ky person kishte këto karakteristika: Ishte i gjatë mbi mesataren, i holl, bjond dhe duke më folur në frëngjisht më tha: "Kam një pako të vogël për zotin Shehu". Në këtë kohë më jep pakon dhe më thotë t'ja japësh vetëm zotit Shehu. Pakua që më dorzoi ishte me madhësi sa një pakte cigaresh dhe në letrën mbëshjtjellëse i adresohej e shkruar në frëngjisht, zotit Shehu. Unë duike pasur parasysh porosinë e Mehmetit, e mora dhe e futa menjëherë në çantë dhe u largova. Pakon e mbaja gjithmonë me vete në çantën e dorës dhe asnjëherë nuk e lija në vende pa qenë e pranishme vetë. Disa ditë më vonë pas marrjes së pakos, unë kam shkuar në Suedi për kontroll mjeksor dhe pasi kam qëndruar për dhjetë ditë, jam kthyer në Shqipëri duke qëndruar dy tre net në Itali. Më datën 2-3 dhjetor të vitit 1981 mbasi Mehmeti i kishte bërë një letër djalit në Suedi, unë e gjeta shumë të shqetësuar në dhomën e tij të punës në katin e parë dhe kur e pyeta sepse je në këtë gjëndje, ai më tha: Unë ty, lidhur me fejesën e Skënderit nuk të kam treguar të vërtetën, por atë fejesë unë e bëra jo nga e mira, por nga e keqja, Kur unë e pyeta pse nga e keqja, ai vazhdoi të më shpjegoi duke më thënë se ato që bëra në rini, po i vuaj në pleqëri duke më përsëritur faktin e vënies së tij në shërbim të agjenturës amerikane. Po në këtë rast Mehmeti më tha se në pakon që unë solla nga "miku i tij" nga Franca, mora porosi nga agjentura e huaj që duhej të veproja në aktivisht për goditjen e vijës së Partisë deri në likujdimin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, për këtë qëllim ata më dërguan edhe helmin në formë sheqerke dhe me veprim të ngadalshëm që unë ta përdor për të likujaduar Sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë". Për këtë çështje unë do të jap shpjegime të hollësishme më vonë…Proces-verbalin pasi e lexova vetë dhe pasi pashë se thëniet e mija ishin shkruar drejt, i nënshkruaj pa vërejtje. E pandehura Fiqret Shehu (firma) Hetuesit S.F dhe D. P. (firmat)". Kështu thuhet në një nga procesverbalet e shumtë në ngarkim të Fiqret Shehut, i cili mban datën 18 mars të vitit 1982. Po si qëndron e vërteta rreth këtyre dëshmive?
Mashtrimi i madh i Enverit
Nga shumë dëshmi të marra nga ata pak persona që kanë mbetur gjallë nga ashtuquajturi Grupi armiqësor i Mehmet Shehut, ashtu dhe nga njëri prej hetuesëve të atij procesi, që ka dëshmuar për "Gazetën"( para pak kohësh kur ne kemi botuar disa "dëshmi" të tjera të Fiqret Shehut dhe Llambi Ziçishtit,) bëhet e ditur se ai ka qenë një proces farsë dhe i montuar sipas porosive dhe udhëzimeve Enver Hoxhës, me qëllimin e vetëm që ai të mbulonte eleminimin fizik të ish-kryeministrit Mehmet Shehu për të cilin u tha se vrau veten. Si dëshmitë e Fiqret Shehut ashtu dhe të gjitha dëshmitë e atij procesi janë hartuar e përpiluar nga vetë hetuesit, sipas porosive të dhëna nga eprorët e tyre në bazë të pyetjeve që kishte hartuar më parë vetë Enver Hoxha dhe më pas të pandehurve u janë marrë firmat nën presione fizike dhe psiqike nga më monstruozët. Po kështu si Fiqreten ashtu dhe të tjerët hetuesit i kanë detyruar që t'i lexonin me zë dëshmitë që kishin parashkruar vetë dhe pa dijeninë e tyre ata i kanë incizuar dhe më pas ato incizime u lexuan në të gjitha ndërrmarrjet e qëndrat e punë kudo në Shqipëri. Veç të tjerash, farsa e porcesit të "Grupit armiqësor të Mehmet Shehut" vërtetohet më së miri edhe nga këto dorëshkrime të Enver Hoxhës (me pyetjet për Fiqret Shehun) që po publikojmë në këto dy numra të këtij dossieri, të cilat hedhin dritë duke konfirmuar katërcipërisht atë çka është folur prej kohësh për këtë çështje. Po të shikojmë ato çka ka shkruar Enver Hoxha në veprat e tij në "Tablo Sinoptike" për Mehmet Shehun, në mes të tjerash thuhet: "Nga hetimet pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe nga dokumentet që ka në dorë Partia, rezulton se Mehmet Shehu ka qenë rekrutuar agjent i amerikanëve që kur ndiqte shkollën e Fulcit në Tiranë…" Por kjo thënie deklamative e Enverit e cila është dhe epiqendra e akuzave të tij ndaj Mehmet Shehut, nuk qëndron dhe bie tërsisht poshtë, pasi nuk ka qenë hetuesia ajo që ka ngritur e para akuzat për Mehmet Shehun, por vetë Enveri. Kjo gjë shihet më së miri nga këto dorëshkrime që publikuam në këto dy numra të gazetës sonë, të cilat nuk kanë fare nevojë për koment, ashtu siç nuk ka nevojë për koment edhe ajo që kemi theksuar në shumë shkrime të kaluara për këtë çështje. Pra, gjithshka që lidhet me çështjen e eliminimit të Mehmet Shehut, u bë nga Enveri e Nexhmija për t'i hapur rrugën për pushtet Ramiz Alisë, garantuesit të sigurtë të familjes Hoxha pas vdekjes së Enverit.
(Vijojnë nga numri i kaluar)
PYETJE E ENVERIT PER FIQRET SHEHUN
4. Si i mbante lidhjet Mehmet Shehu me shërbimet e fshehta të huaja: me amerikanët-Inglezët-Sovietikët-Jugosllavët etj.
5. Ç'detyra këto agjentura i kishin caktuar Mehmet Shehut? Si i kryente ai këto
a) Cila agjenturë ishte më kërkuesja dhe kërcënuesja.
b) a kishte përplasje në mes tyre?
6. Cila agjenturë i kërkoi që të vepronte?
a) cili ishte pllani i veprimit të M.Sh.
b) Ç'kondita i vunë për të vepruar?
c) Me ç'anë ia vunë këto detyra
d) Me kë kish lidhje Mehmet Shehu brenda , dhe si i mbante lidhjet jashtë
----
--
DOSSIER II
Dëshmia e Ali Çenos, ish-truprojes së Mehmetit: "Kadriu i tha në gjyq Aranit Çelës: 'Unë vras 500 si ty dhe dorë tek Enver Hoxha nuk vë. Përkundrazi, unë shuaj dynjanë për atë njeri"
"Si e demaskoi Kadriu në gjyq agjentin Halit Bajrami"
-----------------------------------------------------
Dashnor Kaloçi
Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet intervistës ekskluzive të 61-vjeçarit Ali Çeno, ish-komandant i truprojes së kryeministrit Mehmet Shehu, u njohëm me dëshmitë e tij lidhur me ato që i ndodhën pas natës së 18 dhjetorit të vitit 1981, kur shefi i tij, ish-kryeministri Shehu, u gjend i vdekur nga një plumb pistolete në dhomën e gjumit, në vilën e re të porsandërtuar në Bllokun ku banonte udhëheqja e lartë komuniste. Sipas dëshmisë së Çenos, pas vrasjes së shefit të tij, atë e mbajtën, për afro dhjetë ditë, gjysmë të izoluar në Tiranë dhe më pas e thërritën në ministri, ku i komunikuan urdhrin e transferimit për të shkuar si komandant kompanie në një repart ushtarak në fshatin Gostimë të Elbasanit. Në atë detyrë Ali Çeno qëndroi për afro tre muaj, nën survejimin e rreptë të organeve të Sigurimit dhe komandës së atij reparti, të cilët ia kishin thënë hapur se ata kishin urdhër që ta ndiqnin e kontrollonin në çdo hap të tij. Pas tre muajsh, teksa Aliu ishte duke ngrënë drekë në mensë, atë e arrestuan me dhjetëra forca speciale të ardhura enkas nga Tirana, të cilat i udhëhiqnin hetuesit e Hetuesisë Speciale të Tiranës. Pas arrestimit, të lidhur këmbë e duar me zinxhirë, Aliun e hipën në një "Gaz" dhe e dërguan në qelitë e Degës së Brendshme të Elbasanit, ku hetuesi Sokol Spiro Koleka i komunikoi akuzën, duke i thënë: "Prano të gjitha ato që do të themi ne, sepse janë në interesin e Partisë". Pas kësaj, hetuesi Koleka filloi pyetjet ndaj Aliut, duke i kërkuar atij t'i thoshte çfarë dinte dhe çfarë kishte dëgjuar për ish-shefin e tij, Mehmet Shehun, në lidhje me Fultzin, takimin me Titon në transoqeanikun "Queen Elisabet", marrëdhëniet e Mehmetit me Kadri Hazbiun, bandën e Xhevdet Mustafës, planin e grupit armiqësor të kryesuar nga Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu për eliminimin fizik të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së Enver Hoxha dhe përmbysjen me dhunë të pushtetit popullor në Shqipëri. Por një nga akuzat më kryesore që i kërkonin Aliut të pranonte, ishte ajo që: Kadri Hazbiu kishte shkuar natën e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori në vilën e Mehmetit dhe i kishte thënë atij të vriste veten, pasi planet e tyre ishin zbuluar. Por, pasi Aliu nuk pranonte të dëshmonte rreth atyre akuzave të sajuara, hetuesi Sokol Koleka filloi t'i bënte tortura fizike dhe psikike nga më monstruozet. Në pjesën e dytë të kësaj interviste ekskluzive që po botojmë në numrin e sotëm, do të njihemi me gjyqin ndaj të ashtuquajturit "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut", ku Ali Çeno ishte njëri nga të akuzuarit e atij grupi.
(vijon nga numri i kaluar)
Zoti Ali, po pas arrestimit tuaj, me familjen çfarë ndodhi?
Siç ju thashë dhe në fillim të kësaj interviste, ndaj gjithë të arrestuarve janë përdorur në fillim tortura psikike. Për t'i detyruar të arrestuarit që të pranonin akuzat që u bëheshin, fillonin presionet ndaj familjeve të tyre. Këto presione janë bërë edhe ndaj bashkëshortes sime, me qëllim që ajo të dëshmonte kundër meje. Kur ajo nuk pranoi në mënyrë kategorike që të dëshmonte kundër meje, e mbajtën tre ditë të izoluar në hetuesi.
Për çfarë e kanë pyetur ato tre ditë që e mbajtën në hetuesi bashkëshorten tuaj?
Asaj i thoshin: "Çfarë rrobash sillnin shokët e Aliut nga jashtë, çfarë marrëdhëniesh kishte Aliu me njerëzit e familjes Turdiu, kush erdhi tjetër në shtëpinë tuaj atë ditë që Skënder Shehu u takua me Silva Turdiun për t'u ndarë, çfarë thoshte Aliu atë ditë që u vetëvra Mehmet Shehu" e lloj-lloj pyetjesh të tjera të kësaj natyre. Pasi bashkëshortja ime nuk pranoi të dëshmonte kundër meje dhe të bashkëpunonte me Sigurimin, ashtu siç u kërkohej të gjithë familjarëve të të arrestuarve, atë e internuan familjarisht në fshatin Bërsnik të Gramshit. Presionet ndaj familjes sime nuk u ndanë dhe në internim. Po kështu, katër ditë para se unë të dilja në gjyq, hetuesi im, Sokol Koleka, i bëri presion bashkëshortes sime që ajo të dilte dëshmitare e rreme në gjyq kundër meje. Sokoli e pyeste atë, duke i thënë: "A e donte shumë Kadri Hazbiu burrin tuaj, Ali Çenon? Çfarë bisedonte Mehmet Shehu me Aliun?" etj., etj. Kur bashkëshortja ime, Jeta (Flaga), u thoshte atyre se Aliu rrinte gjithë kohën në punë dhe nuk bisedonte në familje për problemet e punës, Sokol Koleka e kërcënoi duke i thënë: "Do ta presim gjuhën". Kështu si familjes sime, Sigurimi dhe hetuesia u kanë bërë presione të shumta pothuaj të gjithë familjarëve të grupit tonë, deri ditën që dolëm në gjyq.
Cilët ishin personat që ndodheshin të arrestuar në atë kohë bashkë me ju në atë që quhej "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut"?
Që në fillimin e hetimeve, të ashtuquajturin "Grupi armiqësor i Mehmet Shehut" e kishin ndarë në dy grupe: në njërin bënin pjesë ushtarakët dhe në tjetrin civilët. Në grupin e parë të ushtarakëve ishin: ish-ministri i Mbrojtjes Popullore Kadri Hazbiu, ish-ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme Mihallaq Ziçishti, ish-drejtori i Sigurimit të udhëheqjes Llambi Peçini, unë (Ali Çeno), ish-oficeri shoqërues i Mehmet Shehut Gani Kodra dhe ish-berberi i hotel "Dajtit" Xhavit Ahmetaga (Pëllumbi). Ndërsa në grupin e dytë, të civilëve, bënin pjesë: Fiqret Shehu, Skënder e Bashkim Shehu, ish-ministri i Shëndetësisë Llambi Ziçishti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Nesti Nase. Po kështu, ndarë në dy grupe, u zhvillua edhe procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë.
Para se të flasim për zhvillimin e procesit gjyqësor, a mund të na thoni se si janë trajtuar gjatë hetuesisë pjesëtarët e tjerë të dy grupeve që përmendët ju më lart?
Ndaj gjithë të arrestuarve, që në ditët e para të izolimit, janë bërë tortura psikike nga më monstruozet, në mënyrë që t'i detyronin për të pranuar akuzat që u bëheshin nga hetuesit, të cilët i kishin shkruar vetë procesverbalet hetimore që më parë dhe i sillnin aty të gatshme. Fiqretes i thonin: "Prano të të falim jetën, se ndryshe do t'i pushkatojmë dy djemtë". Procesverbalet e shkruara që më parë, hetuesit ua jepnin në dorë të arrestuarve dhe u thoshin që t'i lexonin me zë, e në fund, po të ishin dakord, t'i firmosnin. Disa nga të arrestuarit, duke mos e ditur që ata po incizoheshin në mënyrë të fshehtë nga aparaturat që kishte vendosur Sigurimi që më parë në ambientet ku zhvillohej procesi hetimor, i lexonin akuzat me zë. Dhe këto kaseta janë ato që u përdorën më pas nëpër qendrat e punës kudo në Shqipëri, ku thuhej se Fiqret Shehu po dëshmonte me gojën e saj të gjithë komplotin që ishte bërë për vrasjen e Enver Hoxhës dhe përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Të gjitha ato ishin makinacione të përdorura nga Sigurimi dhe Hetuesia Speciale, sipas porosive që u jepeshin nga lart.
Po tortura fizike a u janë bërë të arrestuarve të dy grupeve që thatë më lart?
Tortura janë bërë nga më çnjerëzoret ndaj të gjithë atyre që nuk pranonin të firmosnin procesverbalet që kishte përpiluar më parë hetuesia. Kështu, përveç meje që jam torturuar nga Sokol Spiro Koleka, në mënyrën më çnjerëzore janë torturuar edhe Kadri Hazbiu, Llambi Peçini e Feçor Shehu, të cilët nuk pranonin t'i firmosnin akuzat që u bëheshin, pasi ata kishin qenë vetë ustallarët e atyre punëve. Kadri Hazbiun e kanë torturuar barbarisht, duke e mbajtur në një kafaz me hekura derisa ia thyen të gjitha dhëmbët. Kur fillonin torturat ndaj të arrestuarve, në mënyrë që të mos dëgjoheshin të bërtiturat e tyre jashtë mureve të qelive të burgut 313 ku ndodheshim ne, ndizeshin disa gjeneratorë që i kishin sjellë aty apostafat për këtë punë. Tortura na janë bërë edhe në prezencën e kryeprokurorit Rrapi Mino dhe të kryetarit të Gjykatës së Lartë Aranit Çela. Ndërsa mua më torturonin, Araniti më thoshte: "Hë, pranoji akuzat, se kështu do Partia, përndryshe do hash plumbin".
Sa kohë zgjati hetuesia dhe kur filloi gjyqi ndaj jush?
Hetuesia jonë zgjati nga janari i vitit 1982 e deri në gushtin e vitit 1983, ndërsa gjyqi filloi pak ditë më vonë, diku aty nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit.
Ku u zhvillua gjyqi ndaj jush dhe kush e kryesonte trupin gjykues?
Një apo dy seancat e para të procesit gjyqësor ndaj nesh u zhvilluan në ambientet e Gjykatës së Lartë dhe të gjitha seancat e tjera më pas u zhvilluan në ambientet e burgut 313, në një sallë të improvizuar. Transferimi i gjyqit nga ambientet e Gjykatës së Lartë për në ato të burgut 313, ishte një lojë e Sigurimit, për t'i dhënë atij procesi ngjyra sa më të bujshme, se gjoja transporti i të pandehurve nga burgu 313 te Gjykata e Lartë paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi shumë agjentura të huaja ishin të interesuara për të rrëmbyer Kadri Hazbiun e të arrestuarit e tjerë, që ishin njerëzit e tyre. Gjyqi ndaj nesh u zhvillua me dy grupe. Në të parin, atë të ushtarakëve, bënin pjesë: Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, unë (Ali Çeno), Gani Kodra dhe Xhavit Ahmetaga. Ndërsa në grupin e dytë, atë të civilëve, bënin pjesë: Fiqreti me dy djemtë, Skënderin e Bashkimin, Llambi Ziçishti dhe Nesti Nase. Gjyqi ndaj grupit tonë të ushtarakëve zgjati dy javë, ndërsa ai ndaj civilëve zgjati një javë. Kryetar i trupit gjykues ishte Aranit Çela, ndërsa prokuror Rrapi Mino. Gjyqi zhvillohej me dyer të mbyllura dhe përveç neve të pandehurve e trupit gjykues, aty në sallë nuk kishte asnjeri tjetër. I vetmi njeri që lejohej të hynte ishte një kameraman, i cili vetëm sa vinte kasetën dhe dilte jashtë menjëherë.
Çfarë akuzash iu bënë Kadri Hazbiut dhe çfarë qëndrimi mbajti ai në gjyq?
Pothuaj për të gjithë ne të pandehurit akuzat ishin të njëjta. Edhe Kadriun e akuzuan për shumë gjëra, duke i thënë se kishte dashur që të përmbyste me dhunë pushtetin popullor, se kishte sjellë bandën e Xhevdet Mustafës për të vrarë Enver Hoxhën, se kishte shkuar te Mehmet Shehu natën e 17-18 dhjetorit për t'i thënë se duhej të vriste veten, pasi plani i tyre ishte zbuluar etj., etj. Por Kadri Hazbiu mbajti një qëndrim burrëror në gjyq dhe nuk pranoi asnjë nga akuzat. Qëndrim burrëror në gjyq mbajti edhe Feçor Shehu me Llambi Peçinin. Kur e ngritën për të dëshmuar Kadriun në gjyq, ai çoi këmishën dhe tregoi të gjithë trupin e fashuar nga plagët e shumta që i kishin bërë duke e torturuar. Kur Aranit Çela i tha Kadriut se ai kishte sjellë bandën e Xhevdet Mustafës për të vrarë Enver Hoxhën, Kadriu iu përgjigj: "Unë vras 500 si ty dhe dorë tek Enver Hoxha nuk vë. Përkundrazi, unë shuaj të gjithë dynjanë për atë njeri, aq shumë e dua. Të gjitha akuzat ndaj nesh janë shpifje dhe falsifikime. Banda është një lojë juaja dhe ajo është kurdisur me urdhër nga lart, me qëllim që të na zhdukni ne". Pas kësaj, Aranit Çela dha urdhër që në sallë të vinte për të dëshmuar Halit Bajrami, njëri nga tre pjesëtarët e bandës së Xhevdet Mustafës që ishte kapur i gjallë.
Çfarë dëshmoi Halit Bajrami kundër Kadri Hazbiut?
Në mes të tjerash, Halit Bajrami i tha në gjyq Kadriut: "Bandën e ka organizuar Kadri Hazbiu me urdhër të Mehmet Shehut, për të përmbysur pushtetin popullor me dhunë dhe për të vrarë Enver Hoxhën. Ti na ke sjellë, banda ka qenë e organizuar dhe e drejtuar nga ti, Kadri".
Cila ishte përgjigjja e Kadriut pas akuzave të Halit Bajramit?
Pas akuzave, Kadriu iu drejtua Halitit duke i thënë: "Çfarë flet ti, mor maskara, unë të kam sjellë ty të vrasësh Enver Hoxhën. Ti je agjenti ynë dhe ne të kemi peshuar me dollarë. Unë t'i di ty përmendsh kodin, parrullat, ku ke hyrë e ku ke dalë, ku jemi takuar bashkë, brenda dhe jashtë vendit. Unë t'i them me vende se ku të kemi pritur". Pas kësaj, Kadriu e shau mbarë e prapë Halitin, duke mos i lënë gjë pa thënë dhe në fund iu drejtua trupit gjykues: "Hë mo, e morët vesh se kush është ky?" Pas demaskimit që i bëri Kadri Hazbiu agjentit të Sigurimit, Halit Bajramit, Halitin e nxorën jashtë dhe nuk e sollën më në gjyq për të dëshmuar kundër nesh.
A pati debate të tjera mes Kadri Hazbiut dhe Aranit Çelës?
Pati shumë debate mes tyre. Më kujtohet një rast kur Kadriu i tha Aranitit: "Ju e keni mbytur pa gjyq Teme Sejkon".
Cilat ishin fjalët e fundit të Kadriut në gjyq?
Në fund Kadriu tha: "Unë i partisë kam qenë, i partisë jam dhe i partisë do vdes"
Si e mësuat pushkatimin e Kadriut, Feçorit, Peçinit dhe Llambi Ziçishtit?
Kur i morën për t'i pushkatuar, atyre u vunë nga një thes në kokë dhe u kishin lidhur këmbë e duar. Ne nuk dëgjuam hapa atë natë, pasi siç thashë, herë pas here ndiznin gjeneratorët. Por të nesërmen, policët e gardianët që silleshin shumë mirë me ne, na bënë shenja me duar, duke na treguar se ata të katër i kishin ekzekutuar.
A shpresonin ata se do t'u falej jeta?
Nuk e besoj. Më kujtohet një rast kur prisnim për të hyrë në sallën e gjyqit. Llambi Peçini i mori leje një polici duke i thënë: "T'i jap një cigare Aliut, se nuk shihemi më në këtë dynja".
Ju jeni ndër të vetmit që nuk u ekzekutuat nga grupi i ushtarakëve. Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, a jeni ndier ndonjëherë i rrezikuar për jetën?
Shpeshherë jam rrezikuar. Në një rast në kampin e Batrës, njerëzit e Sigurimit më futën dinamit nën jastëk.
Në mbyllje të kësaj interviste, a mund të na thoni cili është mendimi juaj për Mehmet Shehun: vrau veten apo e vranë?
Mehmet Shehu nuk e vriste kurrë veten. Unë ua kam thënë juve personalisht edhe më parë, se gota që ndodhej në krevatin e Mehmetit, u zhduk nga ekspertët që erdhën aty në mëngjes dhe ata nuk më thanë asnjë fjalë kur unë u bërtita se ku e çuan gotën. Ata morën me cilësinë e provës materiale gjëra pa asnjë vlerë dhe si mund të mos merrnin gotën me të cilën Mehmeti pinte kamomil natën. Kuptojeni vetë se pse e bënë atë gjë.
gsh
Rreziku Shiptarise jane vete SHQIPTARET,Me vjen keq kur shikoj dhe lexoj se cbehet.Cfare mendoni ju se njere eshte me demakrat se tjetri?
Njeri thote te vrasim Ramen tjetri Berishen,nuk e di se ku mund te shkohet me keto mend.
Di vetem nje gje se po e trashegojme me dinjitet KOMUNIZMIN kushdoqofshin keta te majt apo te djatht,ajde se shpejti dhe me monumente lidershipave tuaj.
Dhe ate qe skam kuptuar kurre te gjithe komunistet qe kishin privilegje po dalin si demokrat me te zjart.
Ndryshuar për herë të fundit nga ari32 : 21-11-2009 më 03:12
Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.
Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert
Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.
po presim lajme nga Tirana!!!!!!!!!
çojini çunave nai salep te ngrohte me simite.
per dreke qaf pate me raki kumlle.
fytyrat me te poshtra qe kan ekzistuar ne 20 vitet e fundit.... si psh gramoz ruci.
Ku eshte voda ime
Se mos kujtoni se Edi Rama eshte burre ma i mire
Comme on ARSENAL
Krijoni Kontakt