Close
Faqja 22 prej 82 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 820
  1. #211
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Behar je kthyer ne shkoder ti apo vazhdon akoma ne emigrim
    do kthehem nje dite,nga Londra tek Shkodra

  2. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Rama: Nese nuk hapen kutite e votimit, do perdorim forcen

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u braktis dje nga qytetarët shqiptarë në protestën e zhvilluar në kryeqytetin e vendit, ku pavarësisht angazhimit të të gjithë administratave të bashkive të majta, militantëve në rrethe dhe shumave miliona euro për rekrutimin e protestuesve me pagesë, në shesh nuk janë mbledhur më shumë se 3 mijë vetë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare. Me qëndrimin kundër protestës së opozitës, shqiptarët dëshmuan për herë të dytë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se mbështesin integrimin europian, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e vendit, kundrejt alternativës së destabilizimit, anarkisë dhe dhunës që ofron kryetari i PS-së. Protesta e djeshme, e trumbetuar prej afro dy muajsh si më e madhja që do të mbahej nga opozita e majtë, ka rezultuar në një miting qesharak dhe dështim të pashmangshëm për vetë kryetarin e PS-së. Skenari i kësaj proteste ishte masivizimi artificial i turmës së pranishme. Organizatorët ishin kujdesur për çdo detaj në mënyrë që pjesëmarrja të prezantohej nëpërmjet kamerave si masive. Të ndarë sipas qarqeve dhe njësive bashkiake, stafi organizator u mundua të zgjaste në mënyrë artificiale kordonin e të pranishmëve, të cilët me sy të lirë dalloheshin qartë se nuk ishin më shumë se 2-3 mijë veta. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve u njoftua se, mitingu i PS-së para selisë së Kryeministrisë nuk mblodhi më shumë se 3 mijë veta. "Rreth 3 mijë mbështetës të opozitës shqiptare u mblodhën të premten jashtë selisë së Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në qershor. Partia e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 28 qershorit dhe ka 75 vende në Parlamentin me 140 vende", shkruan agjencia amerikane e lajmeve Earth Time. Ajo shton se mbështetësit e opozitës të mbledhur pasditen e të premtes do të protestojnë për të paktën tre ditë, ndërsa nënvizon se nuk janë shënuar incidente. Në përpjekje për të rritur në mënyrë artificiale këtë numër modest pjesëmarrësish, shumica e të cilëve ishin njerëz të paguar me të paktën 2500 lekë të reja, organizatorët kanë shpërndarë protestuesit grupe-grupe të vogla deri në afërsi të Hotel Dajtit, për të dhënë imazhin e rremë të mbështetjes për kauzën personale të Ramës. Dhjetëra autobusë dhe makina të paguara nga buxhetet e bashkive të majta në rrethe, të cilët kanë sjellë në kryeqytet militantë dhe pjesëmarrës me pagesë në mitingun e djeshëm, e kanë kthyer në një katrahurë të vërtetë trafikun në Tiranë duke lënë mijëra qytetarë me orë të tëra duke pritur në rrugë. Turmën e kryesonte Qarku i Fierit, i cili mbante dhe pjesën më të madhe të mitingut me autobusët e sjellë drejt kryeqytetit. Deputetët e këtij qarku së bashku me këshilltarët e njësive vendore kishin mbërritur në orët e para të paradites së djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste. Kjo masë është marrë nga drejtuesit e selisë rozë për të bërë apelin e pjesëmarrësve në protestë të të zgjedhurve vendorë dhe administratave që drejtohen nga pushtetarë të majtë. Në bashkitë e majta e premtja u bë pushim nga administrata me anë të urdhërave verbalë të kryetarëve të bashkive. Ndarja sipas bashkive dhe qarqeve është bërë për dy arsye. Sipas organizatorëve, arsyeja e parë ishte numërimi dhe identifikimi i pjesëmarrësve dhe manipulimi i pamjeve me anë të zgjatjes artificiale të turmës. Këshilltarët vendorë të majtë janë numëruar në apel nga ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi. Protesta që nuk reflektohej aspak në fytyrat e protestuesve, ka degjeneruar në firmosjen e çdo punonjësi tek eprori i tij.






    Ultimatumi i Ramës për njerëzit e bashkisë: Apeli në katër të mëngjesit, kush nuk është, përjashtohet


    Kryetari i PS ka terrorizuar dje të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës duke i kërcënuar ata se në rast se nuk do të jenë prezent në apelin që do të bëhet në çadrat e protestës në orën 4 të mëngjesit, atëhere do të përjashtohen nga puna. Ky përbën rastin më flagrant të abuzimit me pushtetin, ku në emër të interesave personale të një individi kthehen praktikat e skllavërimit njerëzor, të njohura gjerësisht këto gjatë regjimit komunist. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë boshatisur zyrat prej ditës së martë për t'u instaluar pranë selisë rozë, ku është vendosur grupi organizator. Prej ditës së hënë deputeti, i cili mban postin e nënkryetarit të Bashkisë, Eduart Shalsi ka urdhëruar punonjësit e Bashkisë që të marrin familjarët e tyre në protestën e djeshme. Në të kundërt, ata do të përballen me largim të menjëhershëm nga puna. Ndryshe nga herët e tjera, organizimin e protestës e ka bërë kreu socialist, i cili ka llogaritur dhe detajin më të vogël për të manipuluar opinionin publik me anë të pamjeve të servirura nga një regji televizive, e cila komandohet nga Partia Socialiste.


    Elementë kriminalë financues të protestës së Ramës


    Rama dhe biznesmenët pranë tij janë kujdesur për të likujduar protestuesit lëvizës, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me korrektësinë në pagesat e tyre. Frika nga braktisja e protestuesve lëvizës ka mbledhur biznesmenët e lejeve të ndërtimit dhe një përfaqësi protestuesish për të gjetur gjuhën e përbashkët. Vetë Rama është kujdesur për këtë problem, duke i premtuar çdo protestuesi me pagesë se do të likujdohet. Në mëngjesin e djeshëm deputetët ndërtues të PS-së kanë likujduar protestuesit shëtitës për të garantuar pjesëmarrjen e tyre në tubimin e djeshëm. Meqenëse protesta pritet të zgjasë tre ditë, pagesa e tyre pritet të jetë e lartë. Kështu, pagesat variojnë nga 2500 lekë për protestuesit ditor deri në 5 mijë për protestuesit që do të rrijnë turnin e tretë. Tek kjo shumë nuk përfshihej transporti, i cili u krye me autobusë të prenotuar nga deputetët dhe kryebashkiakët e qyteteve nga vinin protestuesit. Burime pranë organizatorëve të protestës shprehen se shpenzimet e protestës paguhen nga njerëz të afërt të Ramës të lidhur jo vetëm me biznesin, por edhe me afera kriminale. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, kanë zbarkuar në Tiranë autobusët me punëtorë të firmave përkrahëse të Ramës dhe mercenarë të sjellur nga rrethet. Shuma e shpenzimeve vetëm për protestën e djeshme është shumë e majme, saqë me të mund të ishte ndërtuar një rrjet ujësjellësi apo një shkollë 9-vjeçare në kryeqytet. Ndërkohë mësohet se shpenzimet e autobusëve të prenotuar javë më parë janë paguar nga kryetarët e bashkive të majta, si Vlorë, Berat, Lushnjë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Kjo është një shkelje flagrante dhe një abuzivizëm i pashoq që demonstrojnë drejtuesit vendorë të PS-së, me taksat e qytetarëve të bashkive që drejtojnë.


    Banjot portative të PS qelbin në erë ambientin

    Mungesa e një alternative të qartë politike ka detyruar Partinë Socialiste ta pasurojë aktivitetin e saj politik me një kamping çadrash të vendosur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pranë kryeministrisë ku priten të qëndrojnë për tre ditë-netë disa deputetë socialistë, punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë të tjerë kundrejt një pagese deri në 5 mijë lekë të reja nata. Orët e vona të protestës do të shoqërohen nga disa aktivitete, të cilat janë parashikuar të mbajnë në mënyrë artificiale gjallë protestën, e cila ëhstë unike në llojin e saj, pasi nuk ka një motiv. Përgjegjës për grupin e parë të çadrave janë caktuar Gramoz Ruçi dhe Valentina Leskaj, të cilët do të inkurajojnë protestuesit për të fjetur në çadra. Për grupin e dytë të çadrave janë ngarkuar shoqja me emrin e artit Mimi dhe me emrin e saj të vërtetë "Mrika", me shoqen Ermelinda Meksi. Ndërsa për gatimin do të kujdesen shoqet e njohura Tahiri, Dash Peza dhe Erion Veliaj. Të tre këta do të ofrojnë gatime të shijshme për protestuesit duke qenë se janë amvisa të mira. Rama vetë do të inspektojë çadrat e ngritura në shesh, në cilësinë e komandantit të ushtrisë së vdekur. Duket se problemi është sa serioz aq edhe komik. Rama ka mbledhur me emergjencë grupin përgatitor të Partisë Socialiste, nga ku ka urdhëruar që të rinjtë të tërhiqen drejt çadrave të PS-së me anë të tingujve muzikorë. Vështirësia më e madhe për grupin organizator gjatë natës së parë ishte shumë e madhe, pasi pjesa më e madhe e protestueve ishte moshë e thyer, të cilët nuk mund të përballonin turnin e natës për shkak edhe të temperaturave jo shumë të favorshme. Për këtë arsye, njerëzit që qëndruan gjatë turnit të tretë ishin zgjedhur disi më të rinj në moshë dhe më të shëndetshëm. Çadrat ishin vendosur në trotuaret dhe në lulishtet përreth së bashku me banjot portative. Banjot që ishin vendosur pranë piramidës filluan të qelbnin në erë të keqe gjithë ambientin pasi kishin probleme me pastrimin. Për këtë Rama ka angazhuar me emergjencë në orët e vona të natës punonjës të ndërmarrjes së zhbllokimit të ujërave të zeza, të cilët gjithsesi nuk kanë mundur ti japin një zgjidhje situatës. Si zgjidhje u gjet që banjot portative të zevendësohen me lokalet e kullës së Fidel Yllit, i cili ka urdhëruar baret në pronësi të tij të qëndrojnë 24 orë hapur.

    Elis KUÇI

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin


    Erion Velia dhe Mero Baze pretendojne se ketu jane 100 mijë protestues.

    Pyetja per 1 milion euro.

    Sa ?????




    .
    Shikoje me mire bir... se keto fotot si gjithmone kur ska ardh asnjeri i marrin keta fotografet tuaj... mire qe skane qit foto te te enjtes ne mengjes...

    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 20-11-2009 më 21:55

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Agjensia e Shtypit Gjerman (Deutsche Presse-Agentur, DPA) shkruan:

    Albanian opposition demands repeat of the June elections

    Tirana - Some 3,000 supporters of Albania's opposition gathered Friday outside the government building in Tirana, demanding a repeat of the general elections, held in June...

    Copyright DPA


    http://www.earthtimes.org/articles/show/295612,albanian-opposition-demands-repeat-of-the-june-elections.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 20-11-2009 më 22:31

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Une te them ja ujku ti thua ku jane gjurmet...

    Germo tare germo...

    -----
    EDIT: Meqe e do dhe me te shkronjtur

    TIRANA (Reuters) - Tens of thousands of Albanian opposition Socialist Party supporters launched their latest protest Friday to demand the

    Reuters

    Ja dhe foto e Reuters:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 20-11-2009 më 22:48

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Artikullin te "Reuters" e paska derguar (shkruar) nje farë Benet Koleka.

    Mos ka gje lidhje me dajen e Ed Rames (Spiro Koleka)???



    Fotografite e trukuara te "Top Channel" nuk mund te merren si prova.

    Edhe fotografite e meposhtme, jane trukuar (me nje program te thjeshte Photoshop) me mire se ajo e "Top Channel.










    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 20-11-2009 më 23:03

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    liri demokraci............. hapni qefinat. po pjate te dyte ca ka??

    si nuk jom aty n'Tiron mer jahu.

    ps.Edo mos i fshi deri neser se ka gallat.


    Kush eshte ne Tirane ta na thote ndonje te re nga dita e dyte e zborit para Kryeministrise.

    Lum si ju qe jeni aty!


    .

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin

    Fotografite e trukuara te "Top Channel" nuk mund te merren si prova.



    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    sa rende qe jeni

    Po videot LIVE

    http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/593.flv
    http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/594.flv

    Mire veten qe e genjeni kollaj, po 1 milione banore te Tiranes qe e kane pare me syte e tyre si do i genjeni...

    P.S. Mund te konfirmoj se fotoja qe ke nxjerre ti nuk eshte origjinale, origjinalen munda ta siguroj nepermjet dikujt qe eshte afert me Sali Berishënë



    Mjafton nje zoom i thjeshte te shikosh njollat e lena nga furca...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 20-11-2009 më 23:51

  9. #219
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ka gallata ktu, njeri i fshin militantet e PS nga fotoja, tjetri i shton ne photoshop.

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Mire veten qe e genjeni kollaj, po 1 milione banore te Tiranes qe e kane pare me syte e tyre si do i genjeni...
    rrugecet dalin rrugeve, fjala e tyre nuk besohet.

    po ata qe nuk kane dale nga shtepia te premmten genjejne kur thone se skane pare mijera demostrues?

Faqja 22 prej 82 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •