Close
Faqja 18 prej 82 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 820
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e Berti71m
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    8

    Edhe ky Forum nga komunistat po kontrollohet

    Nuk mundem ta besoj se gjithe mediat shqiptare nga Topnews, News24, Ora News, Alsat, gjitha gazetat e Shqiperise me SHEKULLIN ne krye, po ashtu edhe ky forum kontrollohen nga komunistat e Enver Hoxhes dhe Edi Rames. Shko te SHEKULLI me shkruajt nja dy llafe sti botojne, shko te Ballkan Web sti botojne, hajde tek ky forumi qe quhet shqiptar edhe ketu ti zhdukin mesazhet mbas 2 minutash sa ta marrin vesh se je kunder Edi Rames. Demokraci dhe fjale e lire eshte kjo? E thoni pastaj se Sala eshte diktator, ska ma diktator te qelbur e fodull se Edi Rama.

    Mos harroni tju coni nga nji kafe atyre herojve trima ne shesh qe po pine kafe me Spartak Ngjelen e Skender Gjinushin, please.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berti:

    Këtu je plotësisht gabim! Sepse në forumin shqiptar dhe stafin e lart i ke me Sali Berishen. Meqe i ke vetem 3 postime më von e kupton.


    Kurse dicka për temen.

    Pse s'po del ndonjë snaiperist i mirë e t'ja fusi mu në ball një plumb këtij Edi Rames mo?

  3. #173
    Jam "admirues" i hershem i Edi Rames, por me kete qe po ben do gajaset Tirana, Shqiperia dhe Salia bashke per nje fare kohe. Eshte komplet qesharake. Ja do rri 3 dite me tenda e cadra hapur dhe do detyrohet ti mbledhe prape leckat e do iki. Nuk kane me nevoje shqiptaret per komedi te tilla qe u ka kaluar vakti me kohe.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Citim Postuar më parë nga Berti71m Lexo Postimin
    Nuk mundem ta besoj se gjithe mediat shqiptare nga Topnews, News24, Ora News, Alsat, gjitha gazetat e Shqiperise me SHEKULLIN ne krye, po ashtu edhe ky forum kontrollohen nga komunistat e Enver Hoxhes dhe Edi Rames. Shko te SHEKULLI me shkruajt nja dy llafe sti botojne, shko te Ballkan Web sti botojne, hajde tek ky forumi qe quhet shqiptar edhe ketu ti zhdukin mesazhet mbas 2 minutash sa ta marrin vesh se je kunder Edi Rames. Demokraci dhe fjale e lire eshte kjo? E thoni pastaj se Sala eshte diktator, ska ma diktator te qelbur e fodull se Edi Rama.

    Mos harroni tju coni nga nji kafe atyre herojve trima ne shesh qe po pine kafe me Spartak Ngjelen e Skender Gjinushin, please.


    Mos kalo ne ekstrem se ke ne pushtet super komunistin sekretarin e partis shokun Sali Berisha edhe sa per forumin qe esht mush me komunista, ktu sbehet politik jo sala jo rama ktu jepet nje mendim,,,,
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  5. #175
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin



    Pse s'po del ndonjë snaiperist i mirë e t'ja fusi mu në ball një plumb këtij Edi Rames mo?
    Amin o zot se vallaj do shpetonim

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga [MaRiO] Lexo Postimin
    mesa duket qenke demokrat jo asnjanes nejse demokraci esht dhe protesta po kjo nuk esht protest politike po popullore do populli pa ngrihet forca politike e mbeshtet edhe pse ishte organizusja po keto qe jan mbledh jan aty per te drejtat e tyre ....


    shpresojm qe te jet paqsore protesta se ne shqiptaret jemi agresiv devijojm shum nga etika...
    ku e pe ca isha ca osht edi duket si par'e kuqe. kur sdi me drejtu veten ene shpin e vet tjerat lloqe pazari. njeriu tamom shef kush p ia thot dy llafe se ment prej nji tmarri s'jom tu mor aq mteper do pralla per tdrejtat qe sajon
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Berti71m
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    8

    keqkuptim

    Citim Postuar më parë nga [MaRiO] Lexo Postimin
    Mos kalo ne ekstrem se ke ne pushtet super komunistin sekretarin e partis shokun Sali Berisha edhe sa per forumin qe esht mush me komunista, ktu sbehet politik jo sala jo rama ktu jepet nje mendim,,,,
    Me keqkuptuat, nuk e kisha fjalen per ju qe po flisni lirshem, thashe per ata qe jane administratoret e forumit. Ato po na i heqin diskutimet tona per dite, ashtu sic bejne ato te tjeret tek SHEKULLI apo te tjere qe permenda me pare. Une lexova qe edhe ca parafolesve te tjere me lart ose ne faqe te tjera dikush po jua heq mesazhet nga forumi dhe kjo me duket e padrejte.

  8. #178
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Berti71m Lexo Postimin
    Me keqkuptuat, nuk e kisha fjalen per ju qe po flisni lirshem, thashe per ata qe jane administratoret e forumit. Ato po na i heqin diskutimet tona per dite, ashtu sic bejne ato te tjeret tek SHEKULLI apo te tjere qe permenda me pare. Une lexova qe edhe ca parafolesve te tjere me lart ose ne faqe te tjera dikush po jua heq mesazhet nga forumi dhe kjo me duket e padrejte.


    Berto, jane mesuar ato, e kane ne gjak çensuren dhe genjeshtren, e kane te trasheguar ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    E ftoj Xhuxhune e te tjere qe ndodhen ne Tirane te na informojne sakte per mitingun qe fillon sot e qe nuk dihet kur mbaron..
    Bujrum Xhu e ju te tjere.. karajfila plot me ere.. cpo ben Edua me te tjere..

    ???

    Me te tjere e me 99-sha eshte tu mbledh nja tremije veta mer tu befsha,
    Ne krye te kopese eshte vene asgani Edvin me praparoje trimin Veline,
    Jane bere gati me hedh qeverine dhe as ata vete nuk e dine se si,
    Kercenon e kercenon Edvini i shkrete por me teper se nje palacollek kete miting nuk e sheh.
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nicboj..

    snajperi eshte vota or djal..
    cjan keto primitivizma..

    voto te mirin e keshtu e ke hequr qafe te keqin..

    nuk duam me pushke..

    vot vot vot..pik..

    -------------

    standart

    Ruçi në Fier hedh idenë e protestave të dhunshme







    Tri ditë e tri net do të flenë para Kryeministrisë deputetët e PS-së, por ky s’duket se do të jetë fundi i tubimeve të socialistëve, pasi nën zë po flitet për protesta të tjera, ku nuk përjashtohet përdorimi i dhunës. Për herë të parë për këtë është folur hapur në një takim partie në Fier, ku kryesuesi i listës së deputetëve të këtij qarku, Gramoz Ruçi, dhe kolegu i tij, Armando Subashi, kanë përmendur fjalën dhunë, duke ftuar socialistët që t’i ndjekin pas në këtë sipërmarrje. Burime nga takimi i partisë në Fier, ku arsyeja e mbledhjes ka qenë përgatitja për protestën e 20 nëntorit në Tiranë, por Ruçi dhe ish-anëtari i KLD-së, Subashi, kanë thënë se pas 3 ditëve të qëndrimit në çadra, do të marrë një kthesë tjetër aksioni i PS-së, ku nuk do të përjashtohet dhuna. Ata nuk kanë sqaruar se çfarë nënkuptojnë me këtë fjalë, por një deklaratë e tillë ngre dyshime të forta për rrugën që do të marrë kjo parti, duke pasur parasysh fraza të tilla të thëna nga goja e Gramoz Ruçit. Edhe deputetë të tjerë pranojnë se është diskutuar që protestat të marrin një rrugë tjetër pas ditëve të qëndrimit në çadra në trotuaret para Kryeministrisë. Megjithëse kjo gjë nuk është diskutuar dhe aq më pak të merret vendim në forumet e partisë, duket se arkitektët e bojkotit dhe të protestave kanë në mendje përshkallëzim të qëndrimit të opozitës, duke e kaluar atë në një qëndrim force. Këta skenarë duken krejt të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me të gjitha qëndrimet që po vijnë nga ndërkombëtarët, që jo vetëm nuk i kanë miratuar bojkotin e Parlamentit dhe protestat e vazhdueshme, por po i kërkojnë opozitës që ta gjejë gjuhën e dialogut në Kuvend.

    Edi Rama, kryetar i PS-së, ditët e fundit e ka radikalizuar gjuhën në takimet në rrethe, duke përmendur disa herë togfjalëshin “do të protestojmë me forcë” dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë, duke tejkaluar kërkesën për hetim të zgjedhjeve dhe hapje të kutive. Ndërsa dje, Rama doli nëpër rrugë, duke ftuar njerëzit personalisht që të shkojnë në tubimin e datës 20 nëntor. Ai u shpërndante atyre disa fletushka, të cilat Kryeministri Berisha i cilësoi trakte. Këtë fushatë në rrugë Rama, i cili mban dhe postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, e bëri në lagjen Komuna e Parisit, një nga lagjet e ndërtuara pas ardhjes së tij në pushtet dhe që ka mangësi të mëdha infrastrukturore, si: rrugë, parqe, kanalizime etj. Duke iu referuar deklaratave të Kryeministrit Berisha, kreu i selisë rozë e ka cilësuar “të turpshëm qëndrimin për mohimin e kontributit të socialistëve në procesin e anëtarësimit në NATO”.








    19/11/2009
    AKTUALITET
    Abort dhune tek protesta e çadrave pink të Edvinit
    20-11-2009 / Gazeta 55


    Vlerësimet e para folën për 5 mijë protestues të opozitës majtiste dhe xhaketat e vjetra që bllokojnë trafikun, por media ndërkombëtare "Earth Times" foli vetëm për 3 mijë protestues. Shifra më e çmendur u tha nga Erion Braçe, i cili nga pika ku i shikon ai protestuesit, i ishin dukur si 100 mijë




    Protesta e opozitës, në të cilën ekspertët thonë se po marrin pjesë rreth 5 mijë protestues, ka nisur në orën 16 në sheshin “Skënderbej” dhe ndërkohë po vazhdon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Partia Socialiste ka parashikuar të ngrejë çadra në mes të bulevardit para kryeministrisë ku protestuesit do të qëndrojnë për tre ditë rresht ditë-natë. Në agjendën e kësaj proteste opozita caktuar 20 deputetë të qëndrojnë mes protestuesve në 3 netët që do të vazhdojë protesta, dhe priste një pjesëmarrje prej 25-50 mijë protestuesish (në bazë të marrëveshjeve paraprake kontraktuale të nënshkruara), por duket se në përfundim të treditorit, protesta do të shndërrohet në një betejë për prerje kokash, për shkak të paaftësisë për të mobilizuar shqiptarët të dalin në shesh, kundër një klase politike lualaje, e cila po kërkon të përshpejtojë ritmet e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Protesta e opozitës është hapur me fjalimin e Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje për hapjen e kutive. “Sali Berisha ka hapur dy tunele që po shemben nën malin e korrupsion dhe abuzimit e ka futur vendin në një tunel të pashpresë për të nesërmen, Saliu i atyre që na thotë se ka në pronë vetëm një apartament i kërkon të bëhet pronar edhe i vullnetit të gjithë shqiptarëve ju ato që thotë ai se votat e tuaja i mbroj unë për këtë arsye ka vendosur të fshehë në errësirë provën e krimit elektoral politik” tha Ruçi. Ai shtoi se protestuesit do të qëndrojnë ditë natë deri në hapjen e kutive dhe e ka çuar llafin atje ku na dhemb të gjithëve, tek bllokimi i pashpresë i trafikut për shkak të disa protestave që na bëjnë dëm të gjithëve. Simboli i dështimit politik me 28 qershor, kryetari në detyrë i PBDNJ-së, Vangjel Dule, e ka marrë fjalën në podium i dyti, duke kërkuar një rikonfigurim politik, me shpresë se në të ardhmen, situata do të ishte më e mirë për të. “Jemi sot këtu, të majtë e të djathtë për t’i thënë Europës se duam demokraci, se kërkojmë votim të lirë, e duam të ndërtojmë një shtet të së drejtës”, u është drejtuar ai pjesëmarrësve në protestë. Më tej, ai ka vënë në dukje edhe faktin e vazhdimësisë së nismave opozitare në kërkim të së drejtës së saj për zbardhjen e të vërtetës së zgjedhjeve. “Pjesëmarrja juaj sot nuk përfundon këtu para Kryeministrisë. Ky tubim përfundon në destinacionin tonë përfundimtar: në Bruksel, atje ku vendet anëtarë të Bashkimit Europian, atje ku familja më e civilizuar na ka shtrijë dorën e na ka ftuar të jemi pjesëtarë të barabartë, me kontributin, dinjitetin e vlerat tona”, tha Vangjel Dule.



    Edvini nga dëshpërimi ka shtuar mbrëmë dozën e frazave antiligjore, duke shpallur se synon që përmes Ligjit të Forcës të përmbushë edhe dëshirën e tij irracionale për ardhjen në pushtet. Në një shesh me mitingashë, numri i të cilëve ishte dukshëm larg shpresave të tij, Edvini s’u kursye në dozat e frazave të dhunshme. “Futja e opozitës në Parlament në Kuvend në kushtet e rënda të demokracisë, do të ishte mbyllja pa kushte e një problemi që jo vetëm nuk do të zgjidhet por do të rishfaqet në të ardhmen”, theksoi Rama. “Shkurt dhe troç, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme. Do të përdorim një të drejtë që nuk na e ndalon dot askush” theksoi Rama. “Faktet, provat dhe dëshmitë e ulën Shqipërinë në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës. Berisha nuk po qeveris në respekt ëe kushtetutës, ligjit dhe barazisë, Berisha po sundon duke thyer ligjin e duke shkelur Kushtetutën për qëllime aspak të fshehura fitimi”, tha ai. Fraza edhe më të paarsyeshme kanë regjistruar Namik Dokle, Spartak Ngjela e Erion Veliaj, dhunë verbale që gjithsesi mund të ketë kuptim për shkak të profilit të tyre të ulët politik.




    Reagimi - LSI dënon dhunën e ushtruar nga Lidershipi i PS ndaj administratës se bashkive



    "Degjuam diten e djeshme nga goja e Gramoz Ruçit lajmin se lidershipi i Partise Socialiste po tenton qe te organizoje sot perpara kryeministrise nje proteste te dhunshme dhe per me teper z.Ruci deklaroi se kete proteste te dhunshme e mbeshtesin nderkombetaret. I bejme me dije z.Ruci dhe gjithe qytetareve shqiptare se nderkombetaret e vetem qe mund te mbeshtesin protesten e tij te dhunshme ndoshta jane kmeret e kuq kamboxhiane apo Kim Jong-il-i i Korese se Veriut. Ish-ministri i brendshem i Partise se Punes, i kthyer ne ikone te vjeter te politikes se dhunes verbale dhe fizike e qe ende nxin nga hija e zeze e 2 prillit, duhet te kuptoje se koha e kmereve te kuq dhe permbysjeve te dhunshme ka marre fund dhe se asnje prej drejtuesve te Partise Socialiste nuk mund ta pengoje dot me Shqiperine dhe shqiptaret qe te eci ne rrugen pa kthim drejt liberalizmit te vizave dhe integrimit te plote ne Bashkimin Europian. Eshte e patolerueshme qe ne vend qe ti marrin seriozisht deklaratat e ministrit te shendetesise dhe te kujdesen per shendetin e qytetareve, Rama e .Ruci tregojne se jane te gatshem te sakrifikojne edhe jete njerezish per te arritur qellimin e tij ogurzi. Gjithashtu dua te theksoj se dhuna e protestes se sotme ka nisur qe ne oret e para te mengjesit ku me mijra qytetare shqiptare te cilet punojne ne administratat e bashkive te qeverisura nga Partia Socialiste jane nxjerre me force nga vendet e punes dhe me dhune jane detyruar te nisen drejt Tiranes nen kercenimin e pushimit nga puna apo ndeshkimit ekonomik te tyre. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dua sot te falenderoj te gjithe ata punonjes administrate te bashkive te PS qe pamvaresiht dhunes dhe presionit kane vendosur te vazhdojne ti sherbejne qytetareve si dhe dua tju bej thirrje te gjithe atyre qe sot ndihen te frikesuar prej Edi Rames dhe Gramoz Rucit se kjo qeveri do te jete gjithnje ne mbrojtje te tyre dhe te interesave te tyre prandaj le ti pergjigjen presionit dhe dhunes me injorim. Partia Socialiste sot ka zgjedhur te ndjeke nje rruge te re, ate te terrorizmit politik prandaj i ftoj te gjithe shqiptaret qe te distancohen nga kjo politike e mbrapshte e vjeter dhe e rrezikshme. Dialogu politik ne kete vend behet dhe do te behet ne sallen e parlamentit ku edhe e ftojme rishtazi opoziten qe te vije per te luajtuar rolin e saj ne reformat e medha qe po ndermeren per ta cuar vendin drejt BE".

    ...

    Komente

    ca kutie kerkon gjinushi milua dulja apo ata qe i thone gjasme vetes te djathte kur shejtanin e kane ne krahun e tyre .2 dite mbas zgjedhjeve thane se votat na i vodhi rama tanipa pik turpi dalin ne podjum,kujtojne se e ha populli .
    Postuar nga adi ne daten 20-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Turp per ata njeres qe genjehen me dy lek sepse nuk kuptojne realitetin qe sot me shume se kurre ne duhet ta perkrahim kete qeveri per te hecur perpara drejt evropes.Kjo qeveri nuk eshte e perkryer,sigurisht qe ka te meta te medha,por ne nuk duhet te dalim kunder te gjitheve,sepse me te drejte do te na quajne popull i eger dhe pa kulture.Te mbrojme voten me ligje dhe jo me rrugaceri.
    Postuar nga niko ne daten 20-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Po po e drejte ishin ekzakt aq sa thoni ju, ama keshtu i paskeni numeruar dhe votat dmth paskan te drejte ata qe te protestojne. te shikojme a do te botohet apo do botohet vetem kur te thuhet qe jane vetem 3000 protestues, oh......mjere ne
    Postuar nga trimosh ne daten 20-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

    Protesta e maskarenjeve socialist s,po mundet me e mashtru popullin shqiptar me gjithë se edvin papagalli me ngjel spartak grekun jan duke hedhë baltë dhe jan kthyer edhe kundra vetevetës. Po nuk kan turpe ata 5000 vetë që për pak para e kan shitë vehten e janë bërë rob të socialosllavizmit edvinist,ruqist engjelist. Socialistve duhet te ju vijë turp para botes e evropës .
    Postuar nga ENKU ne daten 20-11-2009
    --------------------------------------------------------------------------------

Faqja 18 prej 82 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •