Close
Faqja 10 prej 82 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 820
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Per mua Vlora eshte ajo qe do tja beje varrin politik perfundimisht Sali Berishes.
    Jo sepse po e therret Rama me kompani po per nje arsye krejt tjeter qe i ngjan humbjes se pasurise se njerezve ne piramida.
    Klani i Berishes ne Vlore, ne Orikum, ne Zvernec etj ka tjetersuar qindra e qindra prona te vlonjateve.
    Ne kete moment nuk e diine te gjithe vlonjatet se deri me tani dihet vetem ai incindenti ne Orikum ku pronar Rrahman Selmanllari. Vlonjatet do ta marin vesh kur ne pronen e tyre te shohin teneqete e pallateve te reja ne emer te klanit Berisha.
    Athere do filloje orteku vlonjat kunder diktatorit jo tani qe bertasin ramaistet per karrike te vet.
    Njelloj sic humben parate ne 97 vlonjatet tani po humbin pronat dhe kam shume besim qe nuk do ta lejojne te realizohet kete here se sjane para qe ti mare Cenaj me vete po jane prona te patundura dhe nuk i shkul dot nga vendi Saliu.
    Albania Uber Alles

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Kush eshte Cenaj?
    Mesues pune me dru.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Protesta kutihapese e 20 nentorit

    Me refuzimin e Kuvendit të Shqipërisë, ku ajo ka 66 deputetë dhe duke kërkuar prej këtij institucioni, që ajo nuk e njeh, të ngrejë një komision hetimi për procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste vendosi në skenën politike shqiptare një komedi të paparë më herët. Tani, me artikulimin e saj për probleme të ditës, PS mundohet që komedinë ta zëvendësojë me një dramë, në fakt, gjithë ç‘mund të dalë prej saj është diçka më e keqe se kaq.

    Konflikti i pronave në Orikum apo diku tjetër, problemi i rritjes së çmimit të energjisë, ngjarja e shëmtuar ku u rrah një gazetar, apo çështje të tjera që PS ka artikuluar përmes deklaratave të shtypit kohët e fundit, kanë rëndësinë e tyre specifike, por asnjëri veçmas nga këto probleme dhe as të gjithë së bashku nuk mund të barazohen ose të lënë nën hije problemin themelor politik të Shqipërisë: bojkotin.

    Partia Socialiste nuk mund të kërkojë të mbrojë të drejtat e grupeve apo individëve të ndryshëm, ndërkohë që ajo nuk respekton të drejtën e votës së thuajse gjysmës së votuesve të Shqipërisë. Zgjedhësit që e votuan PS-në nuk e bënë këtë që ajo të rrijë jashtë Parlamentit e të artikulohet me deklarata shtypi, por të futet në Kuvend dhe të merret me veprimtari politike aktive. Me deklarata shtypi, në pamundësi për rrugë të tjera, mund të veprojnë partitë joparlamentare.

    Bojkoti nuk është një e drejtë demokratike, pavarësisht se dikush mund ta justifikojë edhe kështu mendjelehtësisht. Bojkoti është dhunë e pastër. Refuzim total i demokracisë, me mjete të ndryshme nga regjimet totalitare.

    Duke mos shkuar në Kuvend, opozita nuk dëmton vetëm punën e Kuvendit, por i krijon vetes një imazh negativ si forcë politike që refuzon demokracinë.

    Çështja e numërimit të votave ka marrë zgjidhje nga gjykata dhe nuk është më problem politik. Për çdo pakënaqësi të saj, opozita tashmë duhej t‘u ishte drejtuar gjykatave dhe të vazhdonte punën normalisht në Kuvend. Ndoshta edhe duke ndihmuar me votën e saj në miratimin e ligjeve për reformimin e gjyqësorit.

    Duke qëndruar jashtë Kuvendit, opozita kujton se dëmton mazhorancën, por e ka gabim. Është e vërtetë që puna e Kuvendit është frenuar për shkak të bojkotit, por kostot reale bien mbi shoqërinë që do të përfitonte prej saj dhe politikisht mbi opozitën.

    Tani mazhoranca parlamentare nuk mund t‘i kalojë ligjet që kërkojnë 84 vota, por ajo mund të mos i kalonte edhe me opozitën brenda, nëse PS merrte vendim që të votonte në bllok kundër. Frika e kryetarit të saj, nëse ekziston, se mos deputetët e tij nuk i binden vendimit të grupit parlamentar, nëse PS hyn në Kuvend, nuk duhet të ekzistojë. Deputetët e tij, nëse do të kishin dashur të minonin punën e partisë së tyre, mund ta kishin bërë këtë gjë deri tani, duke shkuar në Kuvend. Më shumë se vendimi i partisë, ata i ka frenuar vetëdija e tyre organizative partiake.

    Refuzimi me kokëfortësi i vërejtjeve të ndërkombëtarëve është një veprim që do të ketë pasoja afatgjata për vetë PS-në dhe sidomos për kryetarin e saj.

    Reagimin e faktorit të jashtëm nuk duhet ta shikojmë me indiferencë dhe as ta zvogëlojmë nisur nga fakti që problemet e brendshme janë problemet tona. Nëse Tirana kërkon të jetë aktor dinjitoz në politikën rajonale apo më gjerë, atëherë të huajt kanë të drejtë të kërkojnë prej saj një partner serioz, përndryshe, e humbur është vetëm Shqipëria.

    Brukseli është shprehur qartë, me të gjitha mënyrat e mundshme, me eurodeputetët dhe ambasadorët e vet në Tiranë.

    Eurodeputetët, të djathtë e të majtë, nuk kanë fjalë pozitive as për bojkotin dhe as për hapjen e kutive të votimit që kërkohet nga PS. Këshilla e tyre është që bojkoti duhet të marrë fund.

    "Hapja e kutive është çështje e rrezikshme", u shpreh eurodeputeti i majtë, Kristian Vigenin, javën e kaluar në Bruksel. "Duhet të ketë sjellje të përgjegjshme si nga qeveria, dhe nga opozita, për të zgjidhur situatën, sepse kuptohet që kjo çështje nuk mund të zgjasë me vite, përjetësisht".

    "Nëse ata (socialistët) janë brenda Parlamentit, mund të kërkojnë ç‘të duan, por nuk mund të kërkojnë rihapje të kutive. Kjo nuk është e mundur, sepse zgjedhjet janë vlerësuar si të drejta e korrekte dhe ky kapitull është mbyllur", u shpreh në të njëjtën ditë eurodeputetja e djathtë, Doris Pack.

    Disa ambasadorë eruropianë u shprehën saktësisht në të njëjtën linjë disa ditë më vonë në Tiranë.

    "Rruga e kompromisit duhet ta zgjidhë situatën dhe ky kompromis duhet dhënë nga të dyja palët", u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Berndt Borchardt, në një takim të enjten e kaluar.

    "Shqipëria duhet të futet në procesin e reformave të brendshme të vendit, ku një nga më të rëndësishmet është reforma në drejtësi. Ligjet duhet të adaptohen nga shumica në Parlament dhe ato nuk mund të miratohen pa praninë e opozitës", tha ambasadorja e Çekisë, Marketa Fialkova.

    "Ju duhet t‘i zgjidhni vetë problemet tuaja, e jo të prisni ndërhyrje nga jashtë," u shpreh ambasadori i Austrisë, Florian Rauning.

    Ndërkohë, nga ana e opozitës shqiptare nuk ka asnjë shenjë reagimi në lidhje me këtë çështje. PS vazhdon të japë deklarata shtypi e të organizojë seminare për çmimin e energjisë.

    Nëse opozita nuk përpiqet të gjejë zgjidhje, duke hequr dorë nga kokëfortësia e saj për hapjen e kutive, shumë shpejt ajo do të gjendet përpara situatash edhe më të vështira.

    Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit digjet nëse ai mungon pa arsye në Kuvend. Në rastin e socialistëve, kur kandidatët e saj fitues në Kuvend nuk kanë bërë betimin, atëherë ata nuk janë deputetë dhe pas gjashtë muajsh Kuvendi mund të fillojë procedurat për t‘i zëvendësuar.

    Çfarë do të bëjë PS-ja kur Kuvendi të respektojë ligjin?

    Gjërat nuk duhen lënë që të arrijnë në këtë pikë. Komedia e sotme në të ardhmen mund të kthehet në një nyjë që vetëm përdorimi i shpatës mund të duket si rruga më racionale për ta zgjidhur. Kjo do të ishte tragjedi.

    Çelo Hoxha (Shqip)

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Cfare ka ne plan Rama per 20 nentor?

    Edvin Rama dhe njerezit e tij po mbajne protesta neper pjese te ndryshme te Shqiperise por cdo here e me shume po e permendin kercenimin e 20 nentorit...
    Valle, cka kane ndermend te bejne me 20 nentor? Ka protesta te paralajmeruara per Tirane, mirepo cka kane ndermend te bejne? Ndonje trazire per te ja prishur Shqiperise festen e afrimit cdo dite e me afer Evropes? Edvin Rama edhe mund ta kete kete plan, por a do ti bashkohen shqiptaret Edvin Rames per ta realizuar kete plan, plan i cili do te fundos edhe njehere Shqiperine, plan i cili do te ja beje qejfin sadistit Rama, por qe do ta shkaterroje identitetin e Shqiperise ne kete kohe kur Shqiperia me ne fund po shikohet me nje sy shume me pozitiv nga Evropa.

    Valle cka kane ndermend keta qe te qajne diten e te vrajne naten?

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rama po mbledh enveristet ku jan e ku sjane.
    sigurisht ne zonat lalucore labore ai parashikon dhe me te drejte.. qe te grumbulloje me shume nga ky elementi qe i duhet.. pra caushe tip 97 te..

    me kujtohet nje tregim a ese e edvin rames botuar qemoti..

    ai tallet me lalo-laboret.. i quan xhuxha shtrembaluqa..korozinj e shemtaraqe..e te pa denje.. e te pavlere si njerez.. dhe sipas edvinit ata jan te tille sepse jane kopila te fshatarkave te ktyre zonave qe hoqen mbathjet e poturet.. e u mbarsen dikur qemoti ferrave e kocimareve ( kocimare nje lloj shkurre e njohur ne zonat lalo-mallo-kastro-labore) me ushtaret e sulltaneve te epokes se okupacinot otoman.. e meqe po sipas edvinit.. keta ushtare ishin rraca te perziera aziatiko jevgjitore.. prandaj dhe njerzit e ktyre aneve jan te shemtuar.. te pa vlere e shkurtabiqe e rakitike etjetj..

    mirpo nashi i duhen keta zagare e zagaresha enveroiste te ketyre aneve.. sepse me ata ka planifikuar te rrezoje shtetin demokratik e te behet sulltan i shqiperise.. meqe i tiranes durresit vlores e ca qyteteve tjera ka nja 10 vjet qe eshte..

    i lumte kur eshte maestro qe di tu a lëroje mire shqiptareve..

    i lumte..


    ..





    ..

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Edvin Rama dhe njerezit e tij po mbajne protesta neper pjese te ndryshme te Shqiperise por cdo here e me shume po e permendin kercenimin e 20 nentorit...
    Valle, cka kane ndermend te bejne me 20 nentor? Ka protesta te paralajmeruara per Tirane, mirepo cka kane ndermend te bejne? Ndonje trazire per te ja prishur Shqiperise festen e afrimit cdo dite e me afer Evropes? Edvin Rama edhe mund ta kete kete plan, por a do ti bashkohen shqiptaret Edvin Rames per ta realizuar kete plan, plan i cili do te fundos edhe njehere Shqiperine, plan i cili do te ja beje qejfin sadistit Rama, por qe do ta shkaterroje identitetin e Shqiperise ne kete kohe kur Shqiperia me ne fund po shikohet me nje sy shume me pozitiv nga Evropa.

    Valle cka kane ndermend keta qe te qajne diten e te vrajne naten?

    Demokracia lejon protesten paqesore.
    Ne 20 nentor do te protestojne ajo 50 % qe nuk eshte dakord me qeverine aktuale.
    50% tjeter do beje sehir.

    Per keto temat.
    Prostitucion intelektual si e tha Mourinho,ose masturbim kolektiv.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Protesta kutihapese e 20 nentorit




    Dhjetra, madje qindra mijera qytetare socialiste dhe pertejmajtodjathtise do zbarkojne ne sheshet dhe rruget e Tiranes per te kerkuar hapjen e kutive qe dikur u hapen po me pas u mbyllen prap ne menyre misterioze. Protestuesit do fillojne tek kryeministria, ku pasi te kene hapur kanace, kuti e konserva te ndryshme do ti hedhin ato ne ndertese, me pas do shkojne tek Skenderbeu dhe do kendojne kenge te ndryshme qe ne vargjet e tyre kane fjalet "kuti" dhe "hap" dhe ne duar do mbajne kutiza brenda te cilave do kete nje qiri te ndezur ne forme vote. Edi Rama ne fund te fjalimit te tij do hape nje kuti nga e cila do fluturojne disa pellumba me ngjyra te ndryshme, te cilet do simbolizojne njekohesisht votat, koalicionin pertej te majtes dhe te djathtes, integrimin ne Evrope, rritjen e mirqenies se njerzve pas hapjes se kutive, si dhe paqen ne bote.

    Ne fjalim Edi Rama pritet ti premtoje socialisteve qe kjo proteste madhore e papare ndonjehere ne historine e protestave do te jete e fundit pasi ai ose do te realizoje hapjen e kutive deri ne fund te vitit ose do te jape doreheqjen nga Partia Socialiste, me kusht qe kryetari qe vjen pas tij te kete si motiv hapjen e kutive brenda tre muajve ose ndryshe dhe ai te jape doreheqjen.

    Me pas do shkohet prap tek kryeministria ku tashme G99 do kete bere gati cadrat ne te cilat Rama dhe gjithe deputetet socialiste do te jetojne deri ne renien dakort nga Berisha per hapjen e kutive. Gjithashtu jane punesuar nje sere shitesisht ambulante qe do te ushqejne deputetet e PS, si dhe WC-te portative dhe jane dhene udhezimet qe socialistet te dalin nga cadrat ne forme vote sa here qe kane nevoje te hane, permjerin, ose prononcohen per shtypin. Nese as kjo nuk funksionon, pritet qe te jepet urdheri per greve urie neper cadra. Kjo pritet qe te sjelle ose acarimin e Berishes dhe hedhjen e tij nga dritarja, ose dicka tjeter, gje e cila cado te jete do propozohet qe mund te zgjidhet vetem me hapjen e kutive. Rama vete do sjelle me cadra aty gjithe stafin e tij te PS-se dhe bashkise dhe do kryeje funksionet zyrtare nga kryecadra perballe kryeministrise.

    Pavaresisht se ndonje detaj i siperpermendur mund te ndryshohet sipas situates ne terren dhe motit, ky eshte skenari i perfolur deri tani dhe do jete vertet nje revolucion i papare te cilin Shqiperia (bile mbase gjithe bota) s'e ka pare deri me sot.

    Peshku pa uje

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    pse bre vlla nuk pe vrani kete psikopat qe e mori n`qafe shqiperine...vrajeni hekjani flamen pshurrni nto.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin

    Valle cka kane ndermend keta qe te qajne diten e te vrajne naten?
    Sa frike keni dhe ju. Protesta do bej aman. Po te duash dil. po mos te dush jo. Nuk ka per te nxjerr me pahir sic ben Sala. Edhe kalamajt e shkollave i do ne shesh.
    Feelings change - memories don't.

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22
    Protesta, 3 dite rreth Kryeministrise

    Denis Dedej
    E Marte, 17 Nentor 2009

    Protesta e shumeperfolur e dates 20 nentor qe do te zhvillohet nga Partia Socialiste dhe partite e tjera aleate te saj, do te zgjase tre dite. Keshtu pra, protestimi per hapjen e kutive do te filloje diten e premte dhe pritet te mbaroje te dielen ne darke. Vendimi eshte marre mbremjen e djeshme nga grupi parlamentar socialist, i cili ishte i pranishem ne qytetin e Fierit, per mitingun e radhes te opozites per hapjen e kutive. Burime brenda grupit socialist bejne te ditur se objekti i bisedes ne grupin parlamentar socialist, ishte organizimi i protestes se madhe ne kryeqytet. Keshtu pra, deputetet parlamentare jane porositur qe secili prej tyre te marre me vete rreth 50 mbeshtetes. Deputetet do te ndahen ne grupe prej 30 personash, te cilet do te udheheqin protesten ne dy ditet e para. Qe do te thote, diten e premte nje grup prej 30 deputetesh do te udheheqe protesten deri te nesermen, kur protesten do ta udheheqin 30 deputete te tjere, per te perfunduar me pas diten e diel, ku do te mblidhen te gjithe. Por, nuk eshte perjashtuar mundesia qe ne rast se do te kete intensitet edhe perkrahje, protesta te vijoje. Ne kete takim ishin te lajmeruar edhe deputetet, te cilet njihen si Mendimi Kunder ne Partine Socialiste. Mbledhja eshte mbyllur me nje darke te perbashket. Nderkohe qe dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga stacioni i radhes i protestave te opozites per hapjen e kutive ne qytetin e Fierit, theksoi se ka vetem dy mundesi per kryeministrin Berisha deri me 20 nentor, ose te hape kutite ose te largohet. Gjate fjales se tij, ai nenvizoi faktin se protestat e opozites nuk do t'iu vije fundi me 20 nentor. "Me 20 nentor eshte fillimi i fundit te pushtetit te Sali Berishes. Me 20 nentor eshte sfida ku Sali Berisha, duhet te zgjedhe ose te hape kutite, ose te largohet me gjithe kutite", kushtezoi qendrimin e opozites, lideri socialist. Ai ftoi te gjithe te pranishmit qe me 20 nentor te rimblidhen me shume dhe me te vendosur se kurre, per te kerkuar nje te drejte qe nuk ua mohon dot Sali Berisha. Ne kete proteste ishin te pranishem gjithashtu, te gjithe deputetet e grupit parlamentar socialist. Ne fjalen e mbajtur nga kreu socialist, nuk u la pa permendur dhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi. "Une dua qe ne kete moment, Sali Berisha dhe te gjithe ata qe e ndjekin kete proteste, te degjojne per nje minute zerin e forte te heshtjes suaj, ne nderim te Fatmirit dhe njekohesisht ne shprehje te se vertetes se madhe, se ne jo vetem nuk harrojme, por nese drejtesia nuk ben drejtesi, ne nuk falim", u shpreh kreu i selise roze, duke kerkuar me pas mbajtjen e nje minute heshtje ne nder te deputetit Xhindi. "Do te vini keshtu sic jeni per te treguar te gjitheve se si mbrohet liria e votes, se si mbrohet liria dhe dinjiteti njerezor, nga nje pushtet ilegjitim qe me vota te vjedhura po vjedh te ardhmen e femijeve shqiptare", theksoi Rama. Ai i kerkoi kundershtarit te tij politik, Sali Berisha, qe te mos qendroje ne kutite e zullumit te 28 qershorit, se do fundoset vete, njesoj si atehere kur u be President ne mes te plumbave, ne vitin 1997. "Por ndryshe nga atehere kur more me vete te gjithe Shqiperine, ne s'do te lejojme qe te ndodhe nje gje e tille, por do te ikesh me zgjedhje shume te parakohshme", sfidoi rivalin e tij, Edi Rama. Ai u tha te pranishmeve se nuk do te ndalen ne rrugen e kesaj beteje dhe se nuk hyjne dhe nuk do te hyjne ne Parlament per t'u bere bashkefajtore ne mbylljen e syve.

    Ruci: "Me 20 nentor, te rrezojme murin pengues"

    Kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, kerkoi nga qyteti i Fierit qe ne daten 20 nentor te gjithe te vijne ne Tirane per t'u ballafaquar me Berishen qe nuk do te shikoje, qe nuk do te degjoje. Ai ftoi te gjithe ne Tirane per te zbardhur krimin elektoral. "Te gjithe ne Tirane per hapjen e kutive se kjo eshte e vetmja rruge per nje Shqiperi te denje. Me daten 20 nentor te gjithe ne Tirane per te treguar dinjitetin e Shqiperise dhe shqiptareve. Te gjithe ne Tirane per t'i thene nje here e mire ndal fenomenit te vjedhjes se votave. Te gjithe ne Tirane per te rrezuar murin qe na ka penguar per ecjen e Shqiperise perpara", drejtoi thirrjen Ruci, teksa ka deklaruar se ne proteste gjendej gjuthe grupi parlamentar i PS.

    Milo: "Berishes, kane nisur t'i dridhen gjunjet"

    Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, u shpreh dje se kryemjeshtri i manipulimit dhe vjedhjes se votave ka marre nje lajm te hidhur tuneli i Kalimashit, alibia e tij doli ne shesh, atje ne Kalimash, ku tuneli per fat te keq eshte rrezuar. "Nje grope e zeze mes shume gropash te zeza qe ka hapur ky njeri ne vite, gropa e zeze e Gerdecit, Kalimashit, zgjedhjeve, ndaj ky njeri i gropave te zeza do kete nje perfundim te tille politik ne gropen e zeze", deklaroi Milo. Sipas tij, eshte ne doren tone qe ta kemi fundin e Sali Berishes si nje dhurate pse jo per vitin e ri, nese nuk ploteson kushtet e opozites fundi i tij politik eshte shume i shpejte. Ai tha se tashme si ne '97 kane nisur t'i dridhen gjunjet.

    Caci: "Protesta, jo per interesat e Edi Rames"

    Deputeti socialist, Albert Caci, deklaroi dje gjate fjales se tij te mbajtur ne miting se opozita kerkon nje kamera televizive, pese persona dhe tre jave kohe, e zgjidhet kriza ne Shqiperi. "Kemi qene deshmitare sesi ketu ne Fier, donte te grabiste mandatin e 9, por qendresa juaj, beri qe kutite te hapen dhe u pa cfare kishin brenda ato. U pa qarte se mandati i 9 i takonte Fierit. Ashtu sic e dime mire, se cfare kane kutite qe ne duam te hapim", u shpreh zyrtari socialist. Sipas tij, per kutite qe ata kerkojne te hapen, nevojitet vetem nje kamera, pese persona dhe zgjidhet kriza politike dhe hapet rruga e reformave per tre jave. "Ne po protestojme, jo per interesa personale te Edi Rames, sic ka thene dikush, por per te drejten themelore te demokracise",-tha Caci.

    KJ

Faqja 10 prej 82 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •