Ish-kryesuesja e Republikės Serbe nė Bosnje, Biljana Plavsic, u lirua pas shtatė viteve burgimi nė Suedi.


E hėnė, 02 Nėntor 2009 12:09


Njė aeroplan i qeverisė po priste pėr ta transportuar njė tė dėnuar tė liruar, pėr ta shijuar pritjen organizuar njė heroi nė Beograd. Gazetarėt lėviznin pėrreth saj, me qėllim qė tė marrin ndonjė deklaratė. Njė gjė mjaft pozitive pėr njė kriminele tė dėnuar, e cila po kthehej nė shtėpi.

Pikėrisht kjo ndodhi, nė momentin kur ish-kryesuesja e Republikės Serbe nė Bosnje, Biljana Plavsic, u lirua, pasi qė qėndroi pėr shtatė vjet nė njė burg nė Suedi.

Nė seancėn para Tribunalit Ndėrkombėtar pėr krime tė luftės nė ish-Jugosllavi, nė nėntor tė vitit 2002, Plavsic u bė zyrtarja mė e lartė nga territoret e ish-Jugosllavisė, e cila pranoi fajin pėr krimet e kryera gjatė luftėrave nė vitet '90 dhe e cilėsoi si tė drejtė dėnimin e saj me 11 vjet burg.

Prandaj, dikush mund tė jetė i befasuar tė shoh kėtė 79-vjeēare duke u pritur si heroinė nga bashkėkombėsit e saj serbė, pas kthimit tė saj nė rajon.

Nė vitin 2007, zyrtarėt dhe mediet nė Serbi dhe nė Republikėn Serbe kremtuan kur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė erdhi nė pėrfundim se Serbia "nuk ėshtė fajtore" pėr gjenocidin nė Srebrenicė, por ėshtė fajtore pėr faktin se nuk e parandaloi masakrėn.

Siē ka mundur tė parashikohet, serbėt e nėnvizuan pjesėn "tė pafajshėm", por me kėtė rast harruan "pėrgjegjėsinė".

Udhėheqėsit serbė, luftėrat nė Ballkan ende i cilėsojnė si seri tė luftėrave civile dhe injorojnė rolin qė ka luajtur Beogradi nė nxitjen e tyre. Ato pak procese pėr krime tė luftės pėrqendrohen vetėm tek ata, tė cilėt kanė kryer krimet dhe lėnė anash pyetjet pėr ata qė kanė urdhėruar kėto krime dhe pėr politikėn, e cila ka mbėshtetur ato.

Njerėzit nė pėrgjithėsi e dinė se ēfarė kanė bėrė ushtarėt e uniformuar serbė nė Srebrenicė dhe se ata janė armatosur, ushqyer dhe paguar nga Beogradi, por nuk e dinė tė vėrtetėn e plotė se pse Beogradi i ka bėrė kėto gjėra.

Zyrtarėt serbė publikisht deklarojnė se e respektojnė integritetin territorial tė Bosnjės fqinje, por ata ndjekin politika- duke pėrfshirė kėtu edhe pėrkrahjen pėr kryeministrin e Republikės Serbe, Milorad Dodikut- tė cilat mund tė rezultojnė vetėm me shpėrbėrjen e Bosnjės.

Shėrbimi i fshehtė i Serbisė i ka ofruar identitet tė rremė ish-udhėheqėsit tė serbėve tė Bosnjės, Radovan Karaxhicit, i cili i mundėsoi atij qė pėr vite tė tėra tė fshehėt nga drejtėsia. Nė mars, deputetėt nė Parlamentin e Serbisė u ngritėn nė kėmbė dhe filluan tė duartrokasin, kur kryetari i Parlamentit ia uroi ditėlindjen ish-komandantit tė serbėve tė Bosnjės dhe kriminelit tė akuzuar tė luftės, Ratko Mladic.

Serbia ka qenė dhe vazhdon tė jetė nė njė gjendje tė mohimit, kur bėhet fjalė pėr luftėrat e viteve '90. Kur Plavsic u kthye javėn e kaluar nė shtėpi, mediet serbe e minimizuan kėtė ngjarje, me qėllim qė tė mos dėmtojnė interesat politike tė Serbisė.

Por ato bėnė mė shumė se kaq- ato dėshtuan qė tė kujtojnė publikun se Plavshic ėshtė dėnuar pėr krime kundėr njerėzimit dhe se ajo ka vuajtur dėnim me burg pėr shkak tė kėtyre krimeve. Ato nuk raportuan se ajo e ka pranuar fajin e saj pėr kėto krime. Dhe natyrisht, nuk u raportua as pėr krimet, pėr tė cilat ajo e ka pranuar fajin.

Ministri serb i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Rasim Lajic, shpjegoi para gazetarėve se Plavsic nuk ėshtė mirėpritur nė mėnyrė zyrtare nga ana e Qeverisė sė Serbisė, jo pėr shkak tė asaj qė ka bėrė ajo, por pėr shkak se njė pritje e tillė do tė kishte dėmtuar reputacionin ndėrkombėtar tė Serbisė.

Por Dodik nuk kishte nevojė tė fshehte ndjenjat e tij, apo tė brengosej pėr atė se ēka mendon bashkėsia ndėrkombėtare. Ai nė tė kaluarėn ka bėrė njė varg deklaratash agresive, tė cilat janė injoruar nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Prandaj Dodik e priti Plavshicin si heroinė, gjė qė e bėnė edhe tė gjitha mediet nė Banja Llukė. Njė banor lokal e pėrmblodhi qėndrimin e serbėve: "Ajo ka sakrifikuar veten pėr serbėt".

Me pritjen qė ia organizoi Plavsicit, Dodik intensifikoi edhe mė shumė pėrēarjet etnike nė Bosnje.

Plavsici kishte ndjekur politikėn e copėtimit tė Bosnjės dhe ky sot ėshtė edhe qėllimi i politikės sė Dodikut.

Urrejtja etnike, si atėbotė, ashtu edhe sot, ėshtė elementi mė i rėndėsishėm politik. Plavsic dhe Dodik ndajnė tė njėjtat qėllime dhe tė njėjtat metoda. (RFE/Express )




Serbet japin koken per Ratko Mladicin (keshtu thot nje serb ne ket video), njeri nga pergjegjesit per vrasjen ne menyr bizare te 8000 meshkujve mbi 14 vjec ne Srebrenic , meshkuj te paarmatosur , te ndar nga grat dhe femijet e tyre dhe te pushkatuar e granatuar.








Kjo esht videoja kur u pushkatuan me gjakftohtsi disa persona , viti 1995 EUROP.




Kjo ne Kosove :






Videon jan per personat mbi 18 vjet ( kjo e fundit ne vecanti)