Policia me maska po terrorizon banorėt e Karadakut
Prania e vazhdueshme e njėsive speciale policore pėr rreth fshatrave tė Karadakut tė Shkupit ka shtuar shqetėsimet e banorėve lokal tė Malinės, Brezės dhe Tanushės.
Banorėt theksojnė se janė nėn presion tė vazhdueshėm tė policisė dhe se janė caqe tė pėrherhshme tė provokimeve. Shqetėsimi ėshtė paraqitur nėpėrmjet njė konference pėr media edhe nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
Kryetari i degės sė kėsaj partie nė Butel tė Shkupit, Rasim Murati ka theksuar se qytetarėt e Shkupit dhe nė veēanti ata tė fshatrave tė Karadakut: Malinė, Brezė dhe Tanushė ditėve tė fundit janė nėn presion tė vazhdueshėm tė policisė.
Ata ndalen nga ana e policėve tė maskuar dhe tė armatosur rėndė pa ndonjė arsye, ka theksuar Murati. Gjithė ky siklet pėr kėta fshatarė ka qenė permanent, por kohėn e fundit ėshtė intensifikuar, ndėrsa tani policia e Maqedonisė ka aktivizuar edhe pikat tė cilat i ka pasur gjatė konfliktit tė 2001-shit, ka deklaruar Murati, duke shtuar se kjo po tregon edhe servilitetin e partisė shqiptare nė Qeveri, BDI-sė, e cila nuk ka qasje nė realitetin qė po ndodhė dhe se siē shtoi ai nuk ka qasje as nė parandalimin e sė keqes qė po i pėrgaditet shqiptarėve.
PDSH ka kėrkuar nga pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė qė tė shqyrtojnė kėtė situatė dhe tė parandalojnė kėtė tė keqe, qė siē thuhet po i pėrgaditet shqiptarėve nga ana e policisė sė Maqedonisė. I apelojmė BDI-sė dhe atij zėvendėsministri tė saj anonim, qė urgjentisht tė tėrhiqen nga Qeveria, pasiqė edhe ashtu janė vetėm dekor, ka theksuar Murati, duke alarmuar mediat tė dalin nė terren dhe tė njihen me situatėn.
Po deri KURRRR Keshtu??
Krijoni Kontakt