Postuar mė parė nga
busavata
po jua prezentoj fshatin Busavatė
Shtrihet nė perėndim tė Dardanės ( Kamenica) dhe ka pozitė shumė tė volitshme gjeografike sepse nėpėr kėtė vendbanim kalojnė rrugėt qė lidhin tri qendrat komunale . Nėpėr Busavatė kalon rruga mė e shkurtėr qė lidh Prishtinėn me Dardanėn. Busavata shtrihet nė njė lartėsi mbidetare nga 600-887 m. Maja mė e lartė ėshtė Ēuka, me lartėsi mbidetare 887 m. Busavata nė perėndim kufizohet me fshatin Makresh,nė veri me fshatrat Zmijarnik e Miganoc, nė jug me fshatin Bozhec, e nė lindje me fshatin Ruboc. Fshati ka 6 lagje tė medha: mėhalla e poshtme, mėhalla e epėrme, bajrovitėt, jabukovica (mollishtja), prokorogjėt dhe oranėt.
Ndėr toponimet e njohura nė Busavatė janė : Ara e vidhave, livadhi i madh, baqovina, rrafshina, kodra e vosės, kungullari, rrezja, lugu i demės, ara e misinit, quka, lugu, gropshtina, stanet, baret, ligatat , kodra e bokave, lugi i thanes , nen mrize, zavojka, livadhi i pites, rakitat, kroni i milloshit, kroni i hajdukut.
Nė bazė tė shėnimeve, shtėpi pėr shtėpi, nė fillim tė vitit 2005 , Busavata ka pasur 182 familje me 1120 banorė. Kėtu janė pėrfshirė edhe familjet tė cilat pėrkohėsisht jetojnė dhe punojnė pėrkohėsisht nė botėn e jashtme. Jasht Busavatės jetojnė 358 familje me 1890 banorė. Gjithėsejt 540 familje me 3010 banorė. Prej tyre nė botėn e jashtm jetojnė 141 familje me 630 banorė.
Krijoni Kontakt