Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45

Tema: Halil Xani

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    2. Nastradini nė Mirditė

    Nastradini ishte mėsuar t`i hipė gomarit, por jo edhe tė udhėtojė me autobus. Rrugėt leqe-leqe nėpėr bjeshkė e kodra mezi i pėrballoi. Kur autobusi mbėrrini nė Mirditė e u ndal te njė restorant, po i thotė shoferit:
    -Pasi shpėtuam, a don tė ta kėndoj njė kėngė?
    -Hajt se me ėndje do tė dėgjoj.

    "O Malet e Shqipėrisė
    Dhe ju qė s`ju pashė askund o fusha
    Kėndej pari sėrish do tė vi
    Edhe pse brekėt gati i mbusha".

    -Tė lumtė Nastradin,- i tha shoferi dhe ia porositi njė kafe turke.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    3. Ku han majmuni banane

    Nastradinin e kishte kapur pėr krahu njė grua dhe donte ta ēonte pėr tė banuar nė shtėpinė e saj. Aty diku te Rrota e Kuqe, njė grua tjetėr i thotė Nastradinit:
    -Hajde mixhok te unė se kam banesė mė tė lirė.
    -M`i marrsh tė ligat, ia kthei e para,-ti e ke banesėn mė tė lirė, ama je larg, atje ku han majmuni banane.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Sot u bėnė 42 vjet nga vdekja e babait tim tė dashur. Mos ma zini pėr tė madhe, do ta sjell kėtu njė shkrim tė shkurtėr qė e kam shkruar para njė viti.

    E martė, 4 nėntor 2008

    Nė ditėn e sotme, mė 1967, ka ndėrruar jetė babai im, ndjesė pastė, tė cilin shumė e kam dashtė, por edhe mė ka dashtė. Jo vetėm unė e kam dashur atė. Se vėrtet ka qenė njeri i mirė dėshmon fakti se gjysma e fėmijėve tė mėhallės i kanė thėnė “babė” sikur edhe unė. Ai pa fije pėrtese u bėnte fėmijėve ski, saja e lodra tė tjera, ama tek ai: fėmijėt e jepnin betimin se nuk do ta harronin mėsimin”. Baba Ferat e donte shumė shkollėn. Vet nuk kishte arritur tė shkollohej, por kėtė e donte pėr neve. Suksesi im nė shkollė e gėzonte pa masė. Nuk kalonte ditė ( kur ishte nė shtėpi) e tė mos mė pyeste a kam marrė ndonjė notė tė mirė. Nė ditėn e sotme, para 41 vitesh, mė kujtohet , ishte njė mot i bukur sikur sot. I gjithė xhemati ( ishin shumė) hėngrėn drekė, morėn abdes dhe qėndruan nė kopshtin tonė me pemė. Edhe njė pjesė e madhe e tė pames qe kryer nė ambient tė hapur. Deri para luftės tė tre djemtė ( ne vėllezėrit) e kemi pasur nga njė foto tė babės, tė cilėn e patėm rritur e futur nė kornizė, por lufta na i mori edhe ato fotografi. Kėshtu, tash pamjen e babės e ruaj vetėm nė kujtesėn time.
    Librin e dytė me poezi pėr fėmijė e kam titulluar:“Unė e babi mjeshtėr”, nė shenjė kujtimi pėr tė. Jam krenar qė e kisha njė baba tė tillė, dhe gėzohem shumė kur dėgjoj tė flasin mirė pėr tė, njerėz qė e kanė njohur.
    Ai pėr aq sa kishte mundėsi nuk kthente kė prapa pa e ndihmuar kur kėrkonte para a ndonjė gjė prej tij.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Fjala e kritikut Prend Buzhala nė promovimin e 5 librave dhe n[ė shėnimin e 40 vjetorit tė krijimtarisė sė Halil Xanit, mė 1 qershor 2010, nė Skenderaj

    Nga lirika e haresė fėmijėrore deri te komikja ezopiane



    Kėndvėshtrim


    Nga lirika e haresė fėmijėrore deri te komikja ezopiane


    Nė 40-vjetorin e punės e tė krijimatrisė letrare tė halil xanit


    Nga Prend BUZHALA


    Para dyzet vjetėsh, njė vit pas rėnies sė Rankoviqit, nė Kosovė po fillonte njė emancipimø sado qė i kufizuar, nacional, arsimor, politik e kulturor, njė Renesancė a Rilindje Kombėtare. Dhe brezat e rinj atėherė po shfaqnin njė etje tė madhe pėr kulturė e pėr ta njohur vetveten, historinė e qenien kombėtare, aq tė anatemuara e tė ndaluara, mbasi rrathėt rankoviēistė po pėlcisnin para zhvillimeve tė reja e lėvizjeve tė reja atdhetare nė kėto hapėsira, ani se regjimi shtypės politik po vazhdonte nė forma tė tjera.

    1. Portreti krijues: pėrtėritja e shkrimit


    Pikėrisht nė njė atmosferė tė tillė, halil xani shfaqet me krijimet e para, njė etjeje e dashuri tė madhe pėr artin e shkrimit, tė cilit nuk iu nda asnjėherė. Edhe tani, pas dyzet vjetėsh, Halili dhe brezi i tij i kulturės po e pėrjetojnė njė renesancė tjetėr, tė re, me energji tė ēliruara krijuese, tė cilat ishin ndrydhur pėr kaq e kaq dekada pėr shkaqet qė dihen. Krijuesit e provincės nuk e kishin tė lehtė t’i thyenin rrathėt e ekzorcizmit shtetėror edhe nė fushėn e krijimtarisė, pėr tė botuar veprat e tyre. Kėta rrathė plasėn bashkė me tė ligat dhe tė kėqijat qė i lamė pas, ani se edhe koha jonė nuk kursehet nga shumė e shumė tė liga, pėr tė cilat di tė shkruajė me aq pėrkushtim edhe pena e Halilit. Portreti i tij krijues shtrihet nė disa fusha: nė atė tė krijimtarisė letrare pėr fėmijė, nė fushėn e lirikės fabulative, humoristike e satirike, nė atė tė anekdotės popullore e bashkėkohore, si dhe nė atė tė publicistikės e gazetarisė. Portreti krijues i Halilit shfaqet e ravijėzohet i larmishėm, gjithnjė nė pėrtėritje tė shkrimit letrar, humoristik, satirik e publicistik, gjithnjė me qėllimin human nė shėrbim tė tė vėrtetės, sikundėr do tė thoshte Belou: “E vėrteta na shfaqet ndonjėherė nė trajtat, nė tė cilat ne nuk jemi tė ,pėrgatitur”, apo sikundėr kishte thėnė Gete: “Tė vėrtetės sė re asgjė nuk i bėn mė shumė dėm, se ē’i bėjnė iluzionet e gabimet e vjetra.” Prandaj, kėtė prirje tė ringjallur ai po e pėrjeton nė botimin e krijimtarisė letrare pėr fėmijė e nė atė tė zhanrit tė humorit e tė satirės, si dhe nė trajtat tjera tė shkrimit publicistik e letrar, nė dy pėrmbledhje vjershash pėr fėmijė: “Ndal Drenushe” (1996) dhe “Unė e babi mjeshtėr”(2005), si dhe nė tri vėllime tė tjera humoristike e satirike: “101 qyfyret e Nastradinit” (2009), “Pak pėr mahi mė shumė pėrnjėmend” (2009 dhe “Ec e mos u bėj nervoz” (2010). Prandaj, shkrimit tė tij i shkojnė sė bashku, dorė pėr dore, buzėqeshja e hareshme e botės sė fėmijėve, e qeshura e shėndetshme dhe nėnqeshja tallėse e humorit dhe satirės.


    2. Ringjallja e poetikės sė fėmijėrisė


    Tė ringjallėsh poetikėn e fėmijėrisė, atė poetikė kaq emotive e kaq jetėsore, do tė thotė tė thurėsh edhe poetikėn e bashkėkohėsisė, sepse poeti nuk ėshtė thjesht njė kalimtar rasti, por ėshtė njė vėzhgues e gėrmues i tė fshehtave shpirtėrore,... i pėrjetimit tė brendshėm. Kėtė vėzhgim e gėrmim nė tė fshehtat e artit e tė botės sė fėmijėve, Halili e qėmton qe dyzet vite. Fryt i kėtij shoqėrimi me muzėn e virgjėr tė lirikave pėr fėmijė, janė librat e larttheksuar. Te pėrmbledhja e parė “Ndal drenushė”, ai na e rrėfen shtegtimin e tij tė parė nė takim me artin e shkrimit, nė njė natė pagjumėsie, kur nuk kishte guxim ta ndizte as dritėn, nė kushtet e atėhershme, tė rėnda, tė jetesės nė katund:


    U ktheva kah drita e stufės
    Fillova tė shėnoj nė letėr
    Kur pa dashur preka mashėn
    Ajo rrapėlloi nė stufėn e vjetėr.


    E pra, kėtė flakė tė ndezur tė pasionit pėr artin, tė pashuar qė nga fėmijėria, Halili e mban tė ndezur edhe sot. Drita e tij sa vjen e pėrhapet, sepse kurrė nuk ka dritė tė tepėrt, as dashuri tė tepėrt pėr qenien e fėmijės, as dashuri tė tepruar pėr artin e pėr gjėrat tjera sublime nė botė. Mund t’i kenė dalė pengesa Halilit qė nė fėmijėri, pėr tė mos u marrė me artin, mė vonė ato veē sa mund tė jenė shtuar, krahas kushteve tė rėnda sociale, nacionale e politike, por ja qė ai, si arsimtar e publicist, si poet dhe gazetar, diti ta mbajė tė zgjuar fjalėn e tij tė artit. Madje, te poezia pėr fėmijė, bota nuk ėshtė e tillė, e rėndė, por e bukur, me ngjyra ylberore, me peizazhe mahnitėse, me botėn e pasur tė florės dhe faunės, me harenė dhe larminė e lojėrave pėr fėmijė, me vlerat humane tė shpirtit njerėzor, siē i komunikon poezia “Ndal drenushė”, me rritjen emocionale e mendore tė fėmijės, me artin e edukimit aspak moralizues:


    Beni nė klasė tė parė
    Mėsimit kur ia nisi
    A-nė e bėri si shkallė
    I-nė si maje lisi.


    halil xani i kėrkon nė poezitė lirike pėr fėmijė pikėrisht ato inspirime fine, tejet tė ndjeshme, inspirime tė gjetura edhe nėpėrmes metrit dhe rimės, edhė nėpėrmes njė rrėfimi pasionant nė vargje, duke manifestuar, kėshtu, vetėdije tė fortė krijuese pėr specifikat e artit pėr fėmijė e tė botės sė fėmijėve, me njė fjalė, duke dhuruar energjinė e tij krijuese dhe shpirtin e tij aq tė pasur me imagjinatėn edukuese, artistike e argėtuese pėr qenien aq tė dashur e tė virgjėr, siē ėshtė fėmija. Kėtė prirje ai do ta vazhdojė e do ta thellojė edhe nė dy librat tjerė poetikė pėr fėmijė, “Unė e babi mjeshtėr”, nė tė cilėn tėrėsia e motiveve e temave, gama e ideve dhe e ligjėrimit figurativ-poetik,sa vjen e pasurohet. Tashmė nė lirikėn pėr fėmijė hyjnė edhe gjurmėt e kohėve: dhuna e ushtruar nga pushtuesit serb dhe rezistenca e lufta pėr liri, me emrat e shenjtė tė dėshmorėve dhe tė tė rėnėve. Diēka e ka vrarė buzėqeshjen e librit tė parė:


    Pėrse ma vranė lapsin
    Ai ish pushka ime?


    Gjatė leximit ti do ta ndjesh pasurinė e brendshme tė thesarit estetik qė ta dhuron kjo krijimtari, do tė pėrjetosh kėndshėm kėrkesėn e krijuesit, se sa me respekt ai merret me pamjet e fėmijėrisė e tė shėmbėlltyrės sė fėmijės, do tė reflektosh se me ēfarė pėrkushtimi ai do tė meditojė pėr fėmijėrinė, si njė faktor jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė kulturės sonė e tė letėrsisė sonė veēanėrisht:


    Ua hapa derėn
    Luleve, bletėve
    E fėmijėve pėrnjėherė,
    Hyri edhe dielli
    E mora dhe shiun
    Vjersha u bė ylber.
    Mė tha trimi
    Me pushkėn time
    Edhe unė do tė vi,
    Ju asnjė pa mua
    Fare s`keni vlerė
    Po s`patėt liri.

    Teksti i tillė, i poetikės sė lirikės pėr fėmijė, flet pėr identifikimin e plotė tė krijuesit me botėn imagjinatave e emocionale tė fėmijėve, por flet edhe pėr atė poetikė tė ngulitur nė ndėrgjegjen e hershme tė krijuesit, kur i kishte formuar idetė e inspirimet pėr thesaret e bukuritė e rruzullimit, atdheut dhe botės sė fėmijėve e tė cilat vijnė te kjo lirikė si pamje me thellėsi trajtimi.


    3. Fryma ezopiane: humori e thumbimi


    Tė tre librat tjerė, “101 qyfyret e Nastradinit”, “Pak pėr mahi mė shumė pėrnjėmend” dhe “Ec e mos u bėj nervoz” (vargje me gjemba) pėr nga strukturimi i tyre, shfaqin njė prirje tjetėr, tė kryehershme, tė halil xanit: pikėsynimin pėr ta krijuar kategorinė e pėrgjithshme tė humorit, pra tė komikes e tė tė qeshurės. Dikur Platoni i moēėm nėnvizonte se komikja pėrbėn kontradiktėn midis tė shėmtuarės dhe seriozes, duke e pėrveēuar kundėrshtinė nė dukurinė komike qė bėhet objekt i tė qeshurės. Atėherė edhe kėto tri vėllime, i pari me lirika humoristike e satirke fabulative tė tipit anekdotik e kund e kund ezopian, i dyti me anekdota e kallėzime humoristike-satirike, tė frymės popullore, po edhe tė frymės bashkėkohore; dhe i treti me vargje tė satirės politike, sociale e tė larmishme - arrin qė tek situatat, personazhet, idetė, temat, motivet e sidomos tek shfaqja e dukurive tė vjetra qė paraqiten nėn petkun e sė resė, ta shquajė disfatėn morale tė kėtyre personazheve komikė e tė kėtyre dukurive komike, nga njėra anė, po edhe vėnien nė pah tė mprehtėsisė satirike kundruall situatave tė sotme tė deformimeve morale e social-politike, nga ana tjetėr. Nė vėllimin e parė, figura interesante, e kėndshme dhe qesharake e Nastradinit, kėsaj shėmbėlltyre me pėrmasa ndėrkombėtare, bėhet subjekt e objekt i krijimeve fabulative nė poezi. Te secila poezi, shfaqet njė humor i butė, nė frymė popullore. Mirėpo, nėn petkun e tyre shpėrthen mjeshtėrisht e pėrqeshura nga pak e hidhur, acaruese, madje, edhe revoltuese, kund e kund moralizuese, pėrplasjesh tė zhveshura komike-satirike, pėr ta shqiptuar njė porosi nga mėsimi i vėshtirė i pėrvojės sė rėndė tė jetės.
    Duke i trajtuar kotėsitė primitive tė kėsaj shoqėrie, besėtytnitė si mjete tė zgjidhjes sė fatit tė njeriut apo tė problemeve familjare, nga njėra anė, si dhe tė trajtimit tė problemeve tė rėndėsishme shoqėrore, nga ana tjetėr; procedimori i tillė letrar e shfrytėzon mjeshtėrisht gėrshetimin e kėtyre dy anėve. Ndėrsa nė planin tematike-humoristike shquhen veprimet qesharake, gjestet e replikat qė zgjojnė gaz, karshi demaskimit tė degjenerimit tė pėrgjithshėm moral e politik tė shoqėrisė sonė, qoftė edhe tė kėsaj tė mbas luftės. Po kjo frymė humori, hareje, qeshjeje e demaskimi e pėrshkon edhe vėllimin e dytė “Pak pėr mahi mė shumė pėrnjėmend” qė ndahet nė katėr njėsi tematike-anekdotike: “Mahi nga lufta” (1998-99), “Tė bėmat e Dautit”, “Me Nastradiniin e ri nėpėr Kosovė e Shqipėri” dhe “Nė veten e parė”, trajton anė tė ndryshme tė jetės sonė tė luftės e tė mbas luftės. Kjo shtrirje tematike-humoristike-demaskuese e qė nxit, mbi tė gjitha, gaz tė lezetshėm e tė kėndshėm, flet pėr natyrėn komplekse, tė ndėrlikuar dhe gjithėpėrfshirėse tė humorit e tė komikes.
    Duke i paraqitur frymėn humoristike e kritike nė trajtat ezopike, tė shkurta e spirituoze (anekdotėn, thėnien aforistike, fabulėn lirike, skicėn narrative-humoristike, vjershėn satirike etj) nėpėr disa periudha e nėpėr disa kohė, tė periudhave tė ndryshme e tė kohėve tė ndryshme; duke i riaktualizuar e duke iu veshur, si heronjve e protagonistėve, ashtu edhe pėrmbajtjeve tė dikurshme humoristike pėrmbajtjet e kohėve qė i jetuam e pėrjetuam, halil xani sikur dėshiron tė na e tėrheqė vėmendjen se zhvillimin e njeriut e tė shoqėrisė sonė e kanė pėrcjellė edhe zhvillimi e evoluimi i spirituozitetit, pra i qeshjes e nėnqeshjes sonė ironike. Sado qė kohėt ishin tė vėshtira pėr popullin tonė, me pėrjetime tė rėnda, ishin mu kėto vlera thėniesh, fabulash, ngjarjesh anekdotike e humoristike qė e shėnuan dhe e dėshmuan frymėn tonė spirituoze, qėndrimin kritik tė polemit tonė. Kundruall kėtyre ngjarjeve e pėrvojave, represionit shtetėror, diktaturave e dogmave nga mė tė rėndat, populli ynė, nė pėrgjithėsi, po edhe krijues si halil xani, nė veēanti, kėtyre situatave tė tilla u janė kundėrvėnė e pėrgjigjur shpesh me tė qeshurėn, me humorin e me satirėn. Dhe tė gjitha kėto trajta na e japin edhe njė model tė posaēėm tė qėndrimit kritik. halil xani kėtė e manifeston dhe e dėshmon qe disa dekada.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281

    Pėr: Halil Xani

    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Biografia Halil Xanit


    Halil Xani u lind me 1952 ne fshatin Polac te Skenderajt.Shkollen fillore e mbaroi ne Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studjoi ne degen e Gjuhes dhe Letersise shqipe ne fakultetin Filologjik ne Prishtine.

    Nga viti 1974 e deri ne vitin 1976 punoi arsimtar I gjuhes shqipe ne shkollen fillore te Qirezit, kurse ne shkollen fillore te polacit nga viti 1976 e deri ne vitin 1983, Nga viti 1983 e deri ne vitin 1990, punoi gazetar ne Radio Mitrovice, deri atehere kur policia serbe i deboi punetoret shqiptare nga puna dhe mbylli programin shqip.

    Pas luftes se fundit, nga nje vit punoi gazetar ne te perditshmet “Dita” dhe “24 ore” si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenices.

    Pos vjershave per femije te cilat i botoi qe nga viti 1971 e kendej ne gazeta e revista te ndryshme qe dilnin ne Prishtine e Shkup shkruan edhe humor.

    Ne vitin 1996 botoi permbledhjen e pare me titull “Ndal Drenushe”, librin e dyte me titull “Une e babi mjeshter” e botoi ne vitin 2005, nderkaq ka ne doreshkrim nje liber me mahi te ndryshme dhe nje tjeter po ashtu me vjersha per femije.
    Libra tė botuar

    1.Ndal Drenushė, vjersha pėr fėmijė, 1996
    2.Unė e babi mjeshtėr, vjwersha pėr fėmijė, 2005
    3.101 qyfyret e Nastradinit-vj, sipas anekdotave, 2009
    4.Pak pėr mahi, mė shumė pėrnjėmend-mahi origjinale, 2009
    5.Ec e mos u bėj nervoz, vargje me gjemba, 2010
    6.Borxhin e hėngri qeni, mahi origjinale, 2010
    7.Gjuha e zemrės, vjersha pėr fėmijė, 2012

    Ka edhe disa dorėshkrime me tematika tė ndryshme.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •