Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45

Tema: Halil Xani

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    28. A po ta hanė lopėt kashtėn

    Njė grup tė rinjsh nga Polaci, duke bredhur nga fshati nė fshat, u bie rruga edhe nėpėr Braboniq. Afrohen te njė shtėpi, thėrrasin dhe kėrkojnė leje qė atė natė me shi ta kalonin nė plemen e tij me kashtė.
    -Jo, valla nuk mund t`u bėj konak, se nuk ma hanė lopėt pastaj kashtėn,- ishte pėrgjigjur i braboniqsi.
    Pas dy-tri ditėsh, kėta tė rinj, duke u kthyer nga Kotorri pėr nė Mitrovicė, e shohin plemen rrafsh me tokė dhe tė zotin qė sillej andej pari, e pyetėn si me ironi:
    -Apo ta hanė lopėt kashtėn, o lum miku?

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    29. Shokėt e bunkerit

    Njė grup gazetarėsh ishin ofruar tek bunkeri ku kishte qėndruar Adem Jashari para e gjatė luftės. Pasi i bėnė disa fotografi po e pyesin njė vendės.
    -E dini ju zotri, kush ishin shokėt e Adem Jasharit qė kanė qėndruar nė kėtė bunker?
    -More zotni gazetar, siē po e shihni, kėtu ėshtė bukur ngusht, por siē po flasin tash njerėzit, ata qė kanė qenė nė bunker me komandantin Adem Jashari, tash nuk i zė as kulla.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    30. O ti djalė, merr edhe ti najsen !

    Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi qė kishte qenė luftėtar i UĒK-sė, ishte kthyer nga mali nė shtėpi. Mezi kishte hyrė brenda nga kuterbimi i njė qeni tė vrarė kaherė, po brenda gjeti njė grua me disa fėmijė duke marrė gjėsende. Ajo duke mos e njohur, i thotė Naimit:
    -O ti djalė, merr edhe ti najsen se kėtu paska gjithēka!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    14. Andej ka perplot police

    Njefare Sadiku nga Kozhica, nje dite ishte
    nisur kembe per ne Polac. Diku ne rruge e
    takon njerin me veture qe shkonte ne drejtim
    te Qirezit. Ai u ndal dhe e pyeti plakun:
    -A mund te shkohet per ne Qirez?
    -Ēfare Qirezi, more burre, andej nga Beēiqi,
    po vijne forca te shumta. Ai e ktheu veturen,
    e mori edhe plakun dhe kur arriten ne Polac,
    Sadiku po i thote atij:
    -Mua ndalma ketu se e kam nje moter e po
    zbres e ti nese ke ndonje pune shume me
    rendesi, shko ne Qirez, se ndoshta me kane
    bere syte se s`ka police.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    32. Perde pėr ahur

    Pas luftės, nė njė shitore tė tekstilit, nė Skenderaj, hyn njė fshatar nga Llausha dhe i drejtohet shitėsit:
    -Ju lutem, a keni perde pėr dritare tė ahurit?
    Shitėsi: ( duke e shikuar me habi)
    -Ēka po thua lum jarani, njerėzit nuk po kanė tė blejnė perde pėr shtėpi e ti thua pėr ahur.
    -O burrė, unė nuk kam shtėpi, por mė duhet perde pėr dritaren e vogėl tė ahurit qė e kam adaptuar pėr banim, se po tė kisha shtėpi s`do tė mėrzitesha fare pėr perde.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    34. O babi, po ecėn kapela

    Njė familje nga Runiku ishte kthyer pranė shtėpisė sė djegur. Derisa tė rriturit pėrpiqeshin tė bėjnė pak vend pėr tė hyrė brenda, njė voglush 4 vjeēar luante nėpėr oborr. Kur e kishte vėrejtur njė breshkė, ai me zė tė lartė e kishte thirrur babain:
    -O babi, eja shih si po ecėn njė kapelė e UĒK-sė.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    35. Shtėpitė kabriolet

    Pas mbarimit tė luftės, nė pjesėn jugore tė Mitrovicės, njė serb nga Runiku qė shkonte nėn pėrcjelljen e KFOR-it, prej sė largu po e pyet Hamdi Miftarin:
    -Komsho, a din qish i kena shpijat atje nė Runikė?
    -Aaaa, komsho, mos vet, shumė bet, sikur tonat, kabriolet, i kish thėnė Hamdiu.

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    36. Serbėt pam-pam

    Gjatė ofenzivės sė shtatorit tė vitit 1998, Hilmi Xani, njė ushtar i UĒK-sė ishte plagosur rėndė nė malet e Qyqavicės. Pas luftės shkon nė Tiranė pėr njė kontroll tek mjekėt italianė. Duke hyrė nė portėn e spitalit, njėfarė aparati nisi tė fishkėllojė pip-pip-pip. Roja e ndali. Hilmiu nxjerr nga xhepat gjithēka qė kishte, por aparati prapė fishkėllonte. Hilmiu atėherė nisi t`iu shpjegonte italianėve:
    -Serbėt, pam-pam,-dhe bėnte me dorė nga kėmba.
    Kur e fotografuan nė aparat tė rentgenit, i thanė:
    -Ti vėrtet armė nuk paske, ama, pam-pam-pam, municion po.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    38. Plaku dhe kriteret pėr shtėpi

    Njė plak nga Rezalla kishte shkuar tė ankohet pse ende nuk ia kishin ndėrtuar shtėpinė e djegur. Njė anėtar i komisionit komunal po i thotė:
    -Mixhok, pėr t`i plotėsuar kriteret pėr shtėpi, ti duhet tė kesh fėmijė nėn 5 vjeē, s`duhet tė kesh lopė, s`duhet tė kesh tokė, traktor, apo dikė nė botėn e jashtme.
    -Demek- tha plaku me nervozė-sipas jush unė po u dashka tė jem i vdekur dhe t`i plotėsoj kushtet pėr varr, a ?

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Me Nastradinin e ri nėpėr Kosovė e Shqipėri

    1.Nastradini nė kufi

    Nė dalje tė Kosovės, Nastradinit, polici i flet shqip.
    Nė hyrje tė Shqipėrisė tjetri polic prapė i flet shqip:
    -Heu, sa bukur, - nisi t`i fėrkojė sytė e veshėt,
    - po pse nuk rrinė nė njė vend kėta policė, po rrinė kėshtu ndaras,
    - pyeti Nastradini plak.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •