Policia: Dyshohet se Agim Metalia gjatë kësaj kohe ka bashkëpunuar me UÇK-në

Vrau dajën, kapet në Pejë
Bashkëpunim me Kukësin e UNMIK-un



DURRES

Eshtë dashur një operacioni i përbashkët mes Policisë së Durrësit, asaj të Kukësit dhe UNMIK-ut për të identifikuar dhe kapur e 32-vjeçarit Agim Metalia, i përfshirë në listën e personave të kërkuar për krime në Durrës, madje i dyshuar edhe si pjesëtar i UÇK-së.

Ai arrestua ditën e martën në Pejë të Kosovës nga policia e UNMIK-ut dhe më pas iu dorëzua forcave të Kukësit. Metalia ka lindur në Has, por është vendosur pas viteve '90 në zonën e ish-kënetës në lagjen 15 të Durrësit, bashkë me gruan dhe 4 fëmijët. Vetëm pak metra më tutje banonte edhe daja i tij, Riza Hutra, së bashku me familjen e vet. Të dyja banesat i ndante vetëm një gardh. Në nëntor të '98-s dajë e nip janë grindur për gardhin që i ndante dhe e akuzonin njëri-tjetrin se kishin hyrë në territoret reciproke. Pas një grindje me fjalë, Metalia ka marrë automatikun dhe ka vrarë dajën e tij. Pas ngjarjes ai ishte larguar nga Durrësi dhe është shpallur person në kërkim, madje ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg, në mungesë. Më pas, po në mungesë, u zhvillua edhe procesi gjyqësor, në përfundim të të cilit ai u dënua me 20 vjet burg me akuzën e vrasjes me paramendim dhe të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë Metalia fshihej në Pejë te disa të njohur dhe për disa vjet askush nuk e ka pasur mendjen tek ai, pasi situata atje nuk ka qenë e stabilizuar. Madje të dhëna të siguruara në rrugë operative flasin se ai ka qenë rreshtuar edhe në repartet e UÇK-së. Më pas Policia Shqiptare vendosi urat e bashkëpunimit me UNMIK-un nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve.
----------------------------
--------------------------------
Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?