SIDA, dy politikanë me virus Banore e Tiranës, 19 vjeçe studente. Janë të dhënat e vajzës që guxoi të bëjë analizat e SIDA-s. Përgjigja ishte pozitive. Mjekët nuk mund të publikojnë emrin e saj. Në seancën e terapi- konsultë, ajo ka pohuar: "Dy të ish- dashurit e mi janë politikanë". Njerëzit që kanë folur me vajzën, mohojnë që ajo të ketë treguar emrat e tyre, dhe pse i është sugjeruar të flasë me mashkullin që aktualisht ka lidhje intime, qoftë edhe politikan. Treguesi, burim i sigurtë i gazetës, thotë se vajza ka pohuar në çastet e traumës së pësuar, pasi është njohur me analizat. Ajo është me SIDA. Ka kërkuar ndihmë për mjekimin që duhet të marrë. Të bindur se aktualisht në Shqipëri mjeksia nuk disponon ilaçin antisida, vajzës i është dhënë shpresë për sherimin e saj, së pari duke nisur me seancat psikoterapi. Ky është fati i vajzës, emri i së cilës mbahet anonim për shumë arsye. ….Rasti i dytë me SIDA që ka traumatizuar bluzat e bardha, është i frikshëm. Asnjë nga personeli njohës i histories, nuk pranon të flasë më askënd. Frika jo vetëm e ligjit por edhe e një përballje deri me vrasje nga personi i infektuar , bënë që ata të heshtin, ndoshta deri në fund. Një i ri rreth të 30-ve, është njohur me semundjen e tij. Ai është me SIDA. Jashtë kufijve, dyshoi tek marrja e virusit. Përgjigja ishte pozitive. Ka disa muaj që ai jeton me idenë e vdekjes. Si fillim, mjekët kujtojnë se i infektuari u përball me semundjen duke u mbyllur ne banesë. Vazhdoi gjatë të rrinte larg shoqërimit. Kur një ditë rikthehet atje ku kishte marrë përgjigjen e semundjes së tij. Djali është njohur nga personeli. Dikush tregon se 30 vjeçari duhet të ketë fituar simptomat e një krimineli. "Ai po hekmerret", të thotë. Të paktën shtatë femra të reja dhe të bukura, janë paraqitur në sportelin mjeksor. Djali luan rolin e të dashurit ose të fejuarit dhe dergon vajzën për analiza jo të SIDA-s por për semundje të tjera infektive. Askush nuk guxon të flaws me vajzat, thotë burimi. Kanë frikë se mos ai mund ti diktojë dhe mund ti kercenojë deri me jetën. "Duket agresiv", thonë. "Kurse vajzat vijnë duke qeshur dhe të kenaqura në shoqërinë e djalit. Aktualisht askush nuk mund të jap një mundësi zgjidhjeje", thuhet nga ata që dinë të vertetën e historisë. Çpo ndodh…Nga diagnostikimi i deritanishëm, treguesi i të infektuarve me virusin e SIDA-s është në rritje. Konfirmohet se është i paktën numri zyrtar i të semurëve. Llogaritet një përqindje e lartë e shoqërisë shqiptare e infektuar, aktualisht bartës të mikrobit, ose ndryshe në fazën e parë të sëmundjes.Ajo çka konstatohet, të semurët po bëhen transportus të virusit brenda për brenda (burrat po infektojnë gratë). Deri pak kohë më parë të infektuarit vinin nga jashtë kufijve. Pozicionimi dhe stabilizimi i tyre social brenda territorit shqiptar, kanë dhenë mundësinë e ngjitjes së semundjes edhe tek individët jo të rrezikuar. Femrat e rikthyera përbëjnë kontigjentin tjetër bartës të virusit. Nga konstatimet, meshkujt shqiptar së shumti kanë qenë klientë në shtepitë publike brenda dhe jashtë kufijve. Shumë femra (prostituta) kanë pohuar se klientët shqiptarw, midis tyre dhe politikanë, kanë paguar me tepër, vetëm për të mos kryer mardhenie me mjete mbojtëse. Sikurse ende nuk shfaqen shenjat e përgjegjësisë rreth semundjes për të marrë masa mbrojtëse, ndonëse nuk sigurojnë qind për qind marrjen e virusit.
Krijoni Kontakt